Romantika në Islam me sqarime

Romantika në Islam me sqarime

Romantika në Islam me sqarime
الرومانسية الإسلامية باللغة الألبانية

 


Abd Ar-Rahman bin Abd Al-Kareem Esh-Shijha
د. عبد الرحمن بن عبد الكريم الشيحة

 

 

Përkthim:
EUROPEAN ISLAMIC RESEARCH CENTER (EIRC)
المركز الأوروبي للدراسات الإسلامية

 
www.islamland.com

 

Në Emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit

Falënderimi i takon Allahut, Salavatet dhe Selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe mbi shokët e tij.
Meqë do të flasim rreth Romantikës në Islam, patjetër është që Muhamedi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) të jetë në qendër të kësaj, nga fakti se ai është i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzimin që t’ua mësoj atyre Sheriatin e Allahut dhe që të pajisen me moralin e tij dhe se ai është shembëlltyra e muslimanëve të cilën duhet që ta pasojnë dhe të veprojnë sipas Sunetit të tij, duke vepruar sipas urdhërit të Allahut teala: “Me të vërtetë keni patur shembull më të mirë tek i Dërguari i Allahut për atë që shpreson në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe që e përmend shumë Allahun”. (el Ahzabë 21)
Ai është që na ka transmetuar nga Allahu dhe për këtë shkak s’ka gjë që ka të bëj me jetën e tij, qoftë e vogël apo e madhe, e veçantë apo e përgjithshme, vetëmse është bërë e njohur dhe e përhapur në mesin e tyre dhe është bartur prej gjenerate në gjeneratë dhe se thëniet e tija dhe veprat janë dispozita ligjdhënëse, nëpërmjet të cilave muslimani e njeh fenë e cila është udhërrëfyese për tek dashuria e Allahut, deri tek kënaqësia dhe Xheneti i Tij.
Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, pasomëni mua, do t’ju dojë Allahu dhe do t’ju falë gabimet tuaja”.
Baza e Islamit është dashuria e cila të shpien që t’i bindesh Atij që e don dhe të veprosh sipas urdhërave të Tij dhe të ndalohesh nga veprat që të ndalon dhe që të mundohesh të afrohesh tek Ai aq sa mundesh duke kryer veprat që Ai i don. Prej veprave më të mëdha dhe më të dashura dhe më të lavdishme është dashuria ndaj Allahut, nëpërmjet së cilës udhëzohet karakteri i muslimanit dhe lirohet nga egoizmi dhe nga ana tjetër lartësohet dhe fisnikërohet me të. Muslimani jep mund, dashuri, mëshirë ndaj krijesave të Allahut duke mos pritur shpërblim nga ana e krijesave dhe largohet nga dashuria egoiste e cila është e ndërtuar mbi dobi dhe përfitime personale. Pas kësaj vjen dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut e cila është dashuri e sinqertë të cilës i jepet përparsi edhe ndaj vetes së tij, ndaj pasurisë apo fëmijës. Kjo është kështu, sepse Pejgamberi është shkaku i udhëzimit dhe drejtimit tonë në Fenë e vërtetë të Allahut të cilën Allahu e bëri shpëtim nga Zjarri për atë që e pason këtë Fe dhe e bëri hyrje në Xhenet dhe në ngritje në shkallët dhe gradat më të larta për atë person që e ul veten e tij në gradën e robit dhe përuljes dhe nënshtrimit përpara Allahut.
Thotë Allahu teala: "Thuaj: "Nëse baballarët tuaj dhe bijtë tuaj dhe vëllezërit tuaj dhe bashkëshortet tuaja dhe farefisi juaj dhe pasuria që e keni fituar dhe tregtia që keni frikë se do t'ju humbë dhe vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, janë më të dashura tek ju sesa Allahu, i Dërguari dhe sesa sakrifica në rrugën e Tij, atëherë pritni (dënimin), se me të vërtetë Allahu nuk e udhëzon popullin fasik". (et Teube 24)
Kush mendon se Islami është fe e ekstremizmit dhe ashpërsisë ka gabuar, përkundrazi Islami është fe e plotë që don të thotë se s'ka lënë gjë të vogël e as të madhe, qoftë ajo materiale apo shpirtërore në jetën e muslimanit, vetëmse e ka udhëzuar në drejtim të vërtetë dhe e ka vënduar në vendin e duhur. Pra Islami nuk është vetëm fe e besimit, dispozitave dhe e moralit, por Islami është edhe në të cilën ka romantikë në kuptimin e plotë Islam i cili reflektohet në dashuri, në mëshirë, në butësi dhe në bamirësi, në ndjenja të buta dhe virtyte të larta, dhe butësi në marrdhënie me ata që e rrethojnë njeriun në këtë univers, pra me të gjitha krijesat, dhe kjo nuk është e kufizuar në mes burrit dhe gruas dhe në marrdhëniet njerëzore të tyre me gojë dhe me vepër. Nuk është romantikë Islame të bëhesh i sjellshëm me atë që e don dhe i pasjellshëm me atë që nuk e don. Për këtë shkak ne do të zbërthejmë disa tipare dhe cilësi morale të muslimanit romantik, derisa ta qartësojmë kuptimin e dashurisë dhe romantikës në Islam me çdogjë që e rrethon muslimanin.


Abd Ar-Rahman bin Abd Al-Kareem Esh-Shijha

 
www.islamland.com
Muslimani romantik

•    Muslimani romantik është ai të cilin njerëzit e llogaritin si njeri të sigurtë e të emanetit, që janë të sigurtë plotësisht në të, për vetet e tyre, pasurinë, nderin. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "A t'ju tregoj për besimtarin? që janë të sigurtë njerëzit për pasurinë dhe vetet e tyre dhe për muslimanin prej të cilit shpëtojnë prej njerëzit tjerë prej gjuhës dhe dorës së tij". (Transmeton Ahmedi 549) (Atij që njerëzit ia besojnë pasuritë dhe vetet e tyre dhe musliman është ai prej dorës dhe gjuhës të së cilit janë të sigurt njerëzit)
•    Muslimani romantik është ai që ua dëshiron të mirën njerëzve dhe mundohet që atyre t'ju bëj mirë, pa mos duke dëshiruar shpërblim prej tyre. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Ruaju prej ndalesave do të bëhesh prej më adhuruesve, kënaqu me atë që ta ka ndarë Allahu do të jeshë njeriu më i pasur, bëhu bamirës me fqiun tënd do të jeshë besimtar, dhe dëshiroju njerëzve atë që ia dëshiron vetes tënde do të jeshë musliman". (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Albani e ka bërë Hasen)
•    Muslimani romantik është i drejtë me veten e tij, me shoqërinë e tij, por edhe me armiqtë e tij, nuk e gjykon dikë për krimin e dikujt tjetër. Kur Pejgamberi e ka dërguar ushtrinë muslimane deri tek mushrikët që e maltretuan dhe që e nxorrën nga shtëpia e tij dhe që ndihmuan që të dilte nga shtëpia e tij dhe që i vranë shokët (sahabët) e tij dhe që torturuan ata që e pasuan Fenë e tij, Pejgamberi tha: "Mos vritni foshnjë fëmijë dhe as grua e as plak, as mos nxirrni sy, as mos prisni drunjë, përveçse drunjët që ju pengojnë për t'i luftuar, ose që janë pengesë mes jush dhe mes mushrikëve, as mos masakroni njeri e as kafshë, as mos tradhëtoni e as mos e mashtroni (merrni pa të drejtë) prej plaçkës së luftës". (el Bejheki) Muslimani romantik është që kujdeset për rrethinën dhe për gjithçka që e rrethon prej gjallesave. Ai nuk është i kënaqur që kafshët të torturohen, kur Pejgamberi ka kaluar pranë një gomari që ka qenë me nishan në fytyrën e tij tha: "A s'ju ka arritur se unë e kam mallkuar atë që e djeg dhe i lë nishan në fytyrë kafshës, ose që e godet kafshën në fytyrë?". (Ebu Davudi, Albani e ka bërë Sahih) Ai sillet me ta me butësi dhe me mëshirë, thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Pejgamberi i mbushte pije në enë një maceje dhe ajo pinte në të". (Transmeton et Tajalesij 4958)
•     Muslimani romantik kujdeset për shpendët dhe nuk i frikëson ata e as që i gjuan pa mos patur dobi prej tyre. Thotë ibn Mes'udi: "Ishim në udhëtim me të Dërguarin e Allahut dhe ai i largua prej nesh për nevojë të vete dhe në pamë një shpend që me veti kishte dy të vegjlat e tija. Ne i morëm dy shpendët e saj të vegjël, dhe shpendi filloi të grithte tokën me këmbët dhe erdhi i Dërguari i Allahut dhe tha: Kush i solli të vegjlat e saja? Kthenia prap asaj". Dhe pa vendbanimin e milingonave që e kishim djegur dhe tha: "Kush i dogji këta?" Thamë: Ne. Ai tha: "Nuk i takon të dënoj me zjarr përveçse Zoti i zjarrit". (Ebu Davudi. Albani e ka bërë Sahih)
•    Muslimani romantik kujdeset për vendet publike dhe vendet ku njerëzit rekreohen dhe ai nuk bën aty diçka që i pengon njerëzit të përfitojnë prej saj, siç është hedhja e mbeturinave dhe ngjashëm. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Keni frikë prej dy mallkimeve (që i bën njerëzit të mallkojnë), ai që e kryen nevojën në rrugën e njerëzve apo në ndonjë hije". (Ebu Davudi. Albani e ka bërë Sahih)
•    Muslimani romantik i mënjanon pengesat që u pengojnë njerëzve. Thotë Pejgamberi: "Largimi i pengesës prej rruge është sadaka". (Ebu Davudi)
•    Muslimani romantik kujdeset për mirëqenien e rrethinës dhe njerëzit. Thotë Pejgamberi: "Mos pre pemë që jep fryt, e as mos mbyt kafshë pa nevojë dhe ki frikë nga keqbërja ndaj besimtarit". (Ebu Davudi)
•    Muslimani romantik kujdeset për natyrën. Thotë Pejgamberi: "Nëse vjen Ora (Kijameti) dhe në dorën e dikujt prej jush ka filiz (pallmë hurme), nëse mund ta mbjell le ta mbjell". (Buhariu)
•    Muslimani romantik kujdeset për ujërat dhe nuk i ndot ata. Transmetohet se Xhabiri (radija Allahu ‘anhu) ka thënë: "Na ka ndaluar i Dërguari i Allahut që të urinojmë në ujin e ndenjur". Dhe na ka nxitur që ta ruajmë dhe ta sigurojmë atë për çdo nevojtar, ka thënë: "Muslimanët janë ortakë në tri gjëra: në barë, në ujë dhë në zjarr". (Ebu Davudi). Muslimani kujdeset për ujin me qëllim që të përfitojë shoqëria njerëzore, kafshët, por edhe bota bimore, dhe patja kujdes që uji mos harxhohet pa nevojë. Kjo mund të shihet në thënien e Pejgamberit që ia ka thënë Sa'dit kur e ka parë duke marrë abdes: "Çka është ky harxhim?" Ai (Sa'di) tha: "A edhe në abdes ka harxhim?". Ai tha: "Po, edhe nëse je në lum që rrjedh". (ibn Maxheh)
Meqë ne jemi të urdhëruar që ta pasojmë Pejgamberin Muhamed, paqja qoftë mbi të, njeriu i cili është kulmi i përsosmërisë njerëzore që promovon mirësjellje me gjithçka që na rrethon prej krijesave. Ky pasim njëherit është edhe besim i muslimanit që e beson dhe që mundohet ta praktikon me vepër në realitet në jetën e tij, duke e kërkuar me këtë kënaqsinë e Allahut.
"Thuaj: Nëse e doni Allahun më pasoni mua, do t'ju dojë Allahu dhe do t'jua falë gjunahet, Allahu është Falës dhe Mëshirues". (Aal Imran 31)

 

Ky është Islami

Ky është Islami, dashuri për secilin që e ka krijuar Allahu dhe që zbatohet nëpërmjet urdhërave të Allahut. Ashtusiç ngjallet trupi nëpërmjet hajes dhe pijes, njashtu edhe shpirti ngjallet me fenë me të cilën ngritet në botën e bujarisë dhe largohet nga bota e kafshëve dhe epsheve dhe zbehja e ndjenjave. Në këtë libruc ne do të shtjellojmë një aspekt nga aspektet e romantizmit në jetën e Pejgamberit Muhamed me gratë ku edhe shpallja që iu dërgua si pejgamber ishte ndriçim i bukur për të gjithë botën dhe në veçanti për gratë, ku edhe e ngriti pozitën e saj dhe e obligoi respektimin e saj, poashtu edhe e largoi padrejtësinë nga ajo. Ishin gratë para Islamit që jetonin në pozitë më të nënçmuar, këtë edhe e ka përshkruar Omer ibnul Hattabi (radija Allahu ‘anhu) i cili ishte prijësi i besimtarëve dhe Halife i dytë i Pejgamberit të Allahut. Thotë ai: "Për Allahun në injorancë (paraislamike) nuk i llogaritnim gratë gjë, derisa Allahu zbriti atë që e zbriti dhe u caktoi atyre atë që u caktoi". (Muttefekun alejhi)
Kur erdhi Islami, kishte udhëzime të qarta rreth grave dhe sqaroi se burri i mirë dhe morali i tij është në mirësjelljen e tij me gratë. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të tija". (el Hakim. Albani e ka bërë Sahih)
Jetoi gruaja nën hijen e Islamit në pozitë të lartë, pozitë të cilën nuk e kanë provuar burrat e as gratë në shoqëritë tjera. Ka qenë Pejgamberi që i ka dashur gratë. Thotë ai: "Më është bërë e dashur prej dunjasë tuaj, gratë dhe parfumi dhe më është bërë kënaqësia e syve të mi në namaz". (Bejhekiu)
Ajo dashuri që është e rrethuar me mirësi, butësi. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "...Ju këshilloj që të jeni të mirë me gratë". (Muslimi)
Dhe këshillon që asaj mos i humben të drejtat dhe urdhëron për mirësjellje të lartë me atë, poashtu urdhëron të nderohet dhe të mos nënçmohet.
Islami thëret në butësi me atë dhe që të nderohet, thotë Pejgamberi: "Besimtarë me iman më të plotë janë ata që janë më të sjellshëm dhe më të butë me familjet e tyre". (Tirmidhiu)
Islami e ka vendosur gruan në vendin prej së cilit para Islamit është privuar dhe ia ka dhënë të drejtat në trashigimi dhe dëshmi dhe të tjera për të cilat ka ardhur argument dhe e ka bërë vëlla të burrit dhe plotësues të tij. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Me të vërtetë gratë janë vëllezër të burrave". (Ebu Davudi)
Bile edhe e ka bërë atë prej gjërave më të mira që Allahu i dhuron dikujt në këtë dunja. Thotë ai: "Dunjaja është gjë (send) dhe gjëja më e mirë e dunjasë është gruaja e mirë". (Muslimi)
E ka bërë çelës të lumturisë në këtë dunja, thotë Pejgamberi: "Katër gjëra janë prej lumturisë: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë, fqiu i mirë dhe kafsha e rehatshme (që përdoret për transport)". (Transmeton el Hakim, Albani e ka bërë Sahih 282)
E ka bërë gjysëm e fesë së burrit e cila është shkak që burri të udhëzohet në drejtimin e duhur. Ka thënë Pejgamberi: "Kur martohet robi, plotësohet gjysma e dinit, le të ketë frikë Allahun për gjysmën tjetër". (Bejhekiu 6148)
Ashtusiç i ka dashur Pejgamberi gratë si njeri, e donte gruan edhe si nënë, e obligoi nderimin e saj dhe urdhëroi që t'i bëhet mirë asaj dhe t'i kushtohet kujdes dhe rëndësi asaj, e bëri atë edhe shkak për hyrje në Xhenet. Erdhi Xhahime es Sulemi deri tek Pejgamberi dhe i tha atij: "O i Dërguar i Allahut, dua që të luftoj (Xhihad) dhe erdha që të konsultohem me ty", Pejgamberi i tha: "A ke nënë?" Ai tha: "Po", Pejgamberi i tha: "Kujdesu për atë, sepse Xheneti është nën këmbët e saj". (Nesaiu, Albani e ka bërë Sahih)
E ka bërë në bamirësi më përpara burrit (babait) ashtusiç ka ardhur në Hadith kur njëri e pyeti dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut kush më së shumti e meriton mirësinë time? Ai tha: "Nëna yte", më pas kush? Tha:"Nëna yte", më pas kush? Tha: "Nëna yte" më pas kush? Tha: "Babai yt". (Buhariu)
Ashtusiç e ka dashur Pejgamberi gruan si nënë, e ka dashur edhe si bashkëshorte, ku edhe i thotë Amër ibn el Asit kur ai e pyet se "kë prej njerëzve e don më së shumti? Ai tha: "Aishen", unë thashë: "prej burrave kë? Ai tha: "babain e saj", e më pastaj kë? Ai tha: "Omerin" Dhe ai numëroi shumë burra dhe unë heshta (nuk pyeta më) nga frika se do të më përmend më në fund të tyre". (Buhariu)
Ashtusiç e ka dashur Pejgamberi gruan si bashkëshorte, e ka dashur edhe si bijë, thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "S'kam parë askë në pamje që më së shumti i ngjan Pejgamberit në çuarjen dhe në rënien e saj dhe më me frikërespekt dhe modesti për Allahun dhe më të butë dhe më të qetë sesa Fatimeja bija e të Dërguarit të Allahut. Thotë ajo: "Kur ajo hynte tek i Dërguari i Allahut, ai çohej dhe e puthte dhe e ulte në ulësen e tij dhe ishte Pejgamberi kur hynte tek ajo, ajo çohej prej ulëses së saj, e puthte dhe e ulte në ulësen e saj". (Tirmidhiu)
Kjo sjellje e përkryer me të gjithë dhe me gratë në veçanti, buron e tëra nga udhëzimi i Allahut për të gjithë muslimanët, me butësi, solidarizim për ato dhe nderim. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): "...dhe jetoni mirë me ata (bashkëshortet), nëse ju urreni tek ata diçka, ndoshta mu tek ajo gjë Allahu ka bërë ndonjë hajr të madh". (en Nisaa 19)
Thotë ibn Kethiri në komentin e tij: "Flisni me ata me fjalë të mira dhe përmirsoni veprat me ato dhe përmirsoni pamjen tuaj sipas mundësisë, ashtu siç edhe ti dëshiron prej saj, bëje ti të njëjtën për atë ashtu siç ka thënë Allahu: "Edhe ata kanë të drejta sa edhe detyra për të mirë".
Ishin sahabët e të Dërguarit të Allahut që nguteshin që ta zbatojnë këtë metodologji dhe udhëzim të Allahut. Thotë ibn Abbasi murgu i këtij Umeti: "Unë zbukurohem për gruan time, ashtusiç ajo zbukurohet për mua dhe nuk dua që ta harxhoj tërë hakun tim për atë dhe të obligohet ajo që të ma jep hakun e asaj mua, sepse ka thënë Allahu: "Edhe ata kanë të drejta sa edhe detyra për të mirë".


Amaneti i babait musliman për të birin në natën e martesës

Me të vërtetë romantika, mirësjellja, butësia dhe durimi ndaj tjetrit është metodologji e muslimanit të mirë, metodologji nëpër të cilën ai ec, e praktikon, punon sipas tij dhe e përhap atë duke iu bindur me këtë urdhërit të Allahut. Pra ky imam i ehli sunetit dhe xhematit e këshillon me amanete birin e tij në natën e martesës dhe ia mëson të drejtat e ndërsjella dhe i thotë:
"O biri im, ti nuk do ta arrish lumturinë në jetën tënde, përveç nëse nuk pajisesh me (me dhjetë) cilësi në raport me bashkëshorten tënde...mësoi përmendësh dhe kujdesu për ta":
E para dhe e dyta: Me të vërtetë gratë i duan fjalët e mira dhe të ëmbla dhe shfaqjen e dashurisë, pra mos u bë koprac në shfaqjen e dashurisë ndaj saj. Nëse ti bëhesh koprac ajo do të bëj mes teje dhe mes saj një pengesë të ftohtë dhe mangësim në dashuri.
E treta: Gratë nuk e duan burrin e ashpër dhe të rreptë dhe ato e shfrytëzojnë burrin e dobët dhe të butë, pra ti pajisu me çdo cilësi në vendin e duhur të vet, sepse kjo është më afër dashurisë dhe është përfituese e rehatisë.
E katërta: Gratë duan prej burrit të njëjtën çka burri e don prej gruas, siç janë fjalët e mira, kujdesi për pamjen e mirë, pastërti të teshave, era e mirë, pra bëhu i tillë në çdo rast.
E pesta: Shtëpia është mbretëria e femrës dhe ajo ndjen në të se është pronarja e fronit dhe zonja e shtëpisë, andaj kujdes mos ta shkatërrosh këtë mbretëri në të cilën jeton dhe mos tento ta rrëzosh atë nga froni i saj, sepse me këtë ti e vë në pyetje sundimin e saj, ndërsa sundimtarët armiqësi më të madhe kanë ndaj atyrë që e kundërshtojnë sundimin e tyre, edhe në qoftë se këtë nuk e shprehin.
E gjashta: Gruaja dëshiron ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj, pra ki kujdes që mos ta vendosësh veten tënde në të njëjtën peshojë me ata...ose ti ose familja e saj...ajo edhe nëse të zgjedh ty përpara familjes së saj, ajo prap do të ngel në mes dhe kjo do të reflektohet negativisht në jetën e përditshme.
E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i shtrembër dhe kjo është fshehtësia te bukuria e saj dhe fshehtësia e atraktivitetit të saj, ky fakt nuk është mangësi, "Mbulesa e diçkaje të mangët është zbukurim për të". Ti mos u zbraz ndaj asaj duke i thënë se ka gabuar duke u bërë i pamëshirshëm dhe të mundohesh ta drejtosh bririn e shtrembër, dhe mundimi për ta drejtuar është thyerje e saj dhe thyerja e saj është divorci. As mos lejo që nëse gabon të vazhdon shtrembëria edhe më tej dhe të mos bëhet e butë me ty e as të mos të ndëgjon, por bëhu me atë mesatar.
E teta: Gratë janë krijuar që t'i mohojnë të mirat e burrit dhe të shkelin të mirat. Nëse ti çdoherë i ke bërë mirë dhe vetëm njëherë i ke bërë keq, do të thotë: "Prej teje kurrë s'kam pa hajr", mos lejo që këtë ta përsërit dhe ti të largohesh prej asaj. Nëse urren ndonjë sjellje të asaj, do të jesh i kënaqur me ndonjë sjellje tjetër te saj.
E nënta: Gruaja kalon nëpër periudha të lodhjes trupore (fizike) dhe lodhjes psiqike, për këtë shkak Allahu i ka ngritur një varg obligimesh prej saj, siç është rënia e obligimit të namazit plotësisht nga ajo, poashtu edhe agjërimi derisa t'i kthehet shëndeti dhe kthjelltësia. Pra bëhu i mençur në këto periudha me atë dhe ashtusiç Allahu ia ka lehtësua asaj obligimet, edhe ti poashtu pakësoi urdhërat dhe kërkesat ndaj saj.


Amaneti i nënës muslimane për vajzën e saj në natën e martesës

Ashtusiç meshkujt në mesin e tyre flasin për romantikën Islame, poashtu edhe gratë muslimane kanë hise (pjesë) që në mesin e tyre të diskutojnë për këtë gjë, siç është harmonia bashkëshortore, mirësjellja me bashkëshortin. Ishte Umm Ijas bint Auf bin Alem esh Shejbani që kur Amr bin Hixhr mbreti i Kindes u fejua me bijën e saj dhe erdhi koha e martesës, ajo u vetmua me bijën e saj dhe këshilloi me një amanet me të cilin ia bëri të qartë themelet e jetës së lumtur bashkëshortore dhe se çka ka ajo për obligim ndaj burrit të saj dhe i tha: "Oj bija ime, nëse amaneti do të lihej për shkak të edukatës, do ta kisha lënë, por është përkujtim për neglizhentin dhe preventivë për të mençurin, dhe nëse gruaja nuk kishte nevojë për burrë, për shkak se i ka prindërit dhe për nevojën e madhe të tyre për të (bijën), do të ishe ti gruaja më e panevojshme për burrë, por gratë për burrat janë krijuar dhe burrat për gratë janë krijuar".
Oj bija ime, ti u largove nga atmosfera e cila ke dalë dhe lae prapa jetën që e jetove për një çerdhe që nuk e njeh, dhe një shoqërues që nuk e njeh dhe është bërë me pushtetin që ka mbi ty mbikqyrës dhe mbret. Bëhu ti për atë robëreshë, ai do të bëhet rob. Mësoi dhjetë gjëra që do të jenë mjet për ty.
E para dhe e dyta: Frikërespekt me kënaqsi dhe bindje me ndëgjim.
E treta dhe e katërta: Kushto kujdes syrit dhe hundës së tij, mos të sheh tek ti pjesë të mangëta dhe as tu nuhas përveçse erë të mirë.
E pesta dhe e gjashta: Kushto kujdes kohës së tij të gjumit dhe ushqimit, sepse uria është irituese dhe vonimi i gjumit është trazues hidhërues.
E shtata dhe e teta: Ruajtja e pasurisë së tij, dhe kujdesi për shërbetorët dhe fëmjët e tij. Kujdesi për pasurinë të sjellin pozitë të lavdëruar tek ai dhe mirësjellja në familje të sjellin rregull dhe menaxhim.
E nënta dhe e dhjeta: Mos e kundërshto urdhërin e tij, mos ia zbulo fshehtësitë e tij ndaj dikujt tjetër. Ti nëse e kundërshton urdhërin e tij apo ia djeg gjoksin dhe nëse ia zbulon fshehtësitë nuk mund të sigurohesh nga tradhëtia e tij, ki kujdes mos shpreh gëzim kur ai është i brengosur dhe as mos e prish fytyrën tënde kur ai është i gëzuar.
Prej gjithë kësaj bëhet e qartë pozita e lartë të cilën e gëzon gruaja nën hijen e romantikës Islame dhe kjo është replikë ndaj atij që thotë se Islami është i padrejtë ndaj gruas. Si mund që t'i bëj padrejtësi dhe t'ia shkel të drejtat dikush që e dashuron dhe që kujdeset për të.
Kjo do të qartësohet o ti lexues i çmuar në këtë libruc kur do të flasim për aspektin romantik në jetën e mëshiruesit udhëzues, Muhamedit paqja qoftë mbi të, në relacion me familjen e tij, ku atë nuk e pengonte pozita e tij si transmetues i fesë dhe udhëheqës i Umetit, që të harrojë përkushtimin ndaj familjes së tij. Ai këtë përkushtim na e shkurtoi në fjalë të shkurta të cilat mbajnë në vete kuptime të gjëra dhe e ka bërë amanet për Umetin e vet, ku dhe thotë: "Më i miri prej jush është ai që është më i mirë për familjen e vet".
Burri është i mirë aq sa është i mirë për familjen e vet, mirësi e cila shpie në dashuri dhe në mëshirë. Pejgamberi i cili ishte njeriu më i mirë, mirësia e tij e bëri që të jetë në shkallën më të lartë të përsosmërisë njerëzore në mëshirë dhe në dashuri dhe në mirësjellje me njerëzit në përgjithësi dhe me familjen e tij në veçanti. Kur gratë e tij e pyetën për Ajetin e "Zgjedhjes" (Ajete në Suren Ahzab 28-29), ato e refuzuan jetën e kësaj dunjaje dhe zbukurimet e saja, dhe ngelën të kënaqura me atë që ai e zgjodhi për veten e tij me një jetë modeste i kënaqur me pak. Thotë Aishja: "Kur u urdhërua Pejgamberi që t'ju jap grave të veta zgjidhje (në mes të mirave të dunjasë dhe Ahiretit) ai filloi me mua dhe më tha: "Unë të them diçka, por ti mos u ngut derisa të konsultohesh me prindët e tu". Por ai e dinte se prindët e mi nuk do më urdhëronin që të ndahem prej tij. Më pastaj tha: "O ti Pejgamber, thuaju grave të tuaja, nëse e dëshironi jetën e dunjasë dhe zbukurimet e saja, ejani, do t'ju lë të kënaqeni (pak) dhe do t'ju lëshoj (do ju jap divorc) me lëshim më të mirë. Por nëse e doni Allahun dhe Pejgamberin e Tij dhe banimin e Ahiretit (atëherë dine se) me të vërtetë Allahu ka përgatitur për vepërmiret prej jush shpërblim të madh". (Ahzab 28-29) Aishja tha: "Në çka prej kësaj të konsultoj prindët? Unë e dua Allahun, Pejgamberin e Tij dhe banimin e Ahiretit". Më pas Aishja tha: "Më pastaj të njëjtën ofertë të zgjedhjes e bëri edhe me gratë tjera". (Muslimi)
Nëse kjo është argument për diçka, është argument për dashurinë që e kanë patur gratë e tij për atë dhe kënaqsia e tyre me atë. Poashtu edhe kapja e tyre për atë dhe për atë moral dhe sjellje që e gjetën tek ai, edhe atë dashuri dhe butësi në marrdhënie njerëzore me të. Ata e dinin se nuk do gjenin dikë tjetër më të mirë se ai.
Pati Pejgamberi nëntë gra të cilët jetuan në kopshtin e tij jetë të lumtura dhe të qeta, thotë për atë shkrimtarja italiane L. Vecia Vaglieri në librin e saj "Në mbrojtje të Islamit" ku e mbron Pejgamberin prej atyre që e akuzuan atë si epsharak, thotë ajo: "Muhamedi paqja qoftë mbi të gjatë jetës së tij rinore kur epshi seksual është më i fortë dhe më i theksuar, përkundër kësaj ai edhe jetoi në një shoqëri si shoqëri arabe ku martesa si institucion shoqëror gjindej pak ose ishte humbur, ku poligamia ishte rregull e përgjithshme dhe ku divorci ishte i lehtë pa kufij. Në këtë gjendje ai nuk u martua vetëmse me një grua e ajo ishte Hadixheja (radija Allahu ‘anha) e cila ka qenë shumë më e moshuar sesa Pejgamberi dhe jetoi me atë njëzet e pesë vite si burrë i sinqert dhe i dashur dhe nuk u martua me të dytën, përveçse pas vdekjes së Hadixhes kur i bëri pesëdhjet vjet. Në secilën martesë që e pati më pastaj pati shkak, siç ishte shkaku shoqëror ose politik etj. Ai e kishte për qëllim nëpërmjet martesës me ata gra t'i nderoj ata gra që cilësohen si të devotshme ose që të krijoj raporte bashkëshortore me disa fise dhe familje të tjera duke dëshiruar që kjo ta hap rrugë të re për përhapjen e Islamit, në përjashtim të Aishes. U martua Muhamedi paqja qoftë mbi të, me gra që edhe nuk kanë qenë të virgjëra e as të reja, as të bukura...pra a ishte ai njeri epsharak?!
Ishte njeri nuk ishte zot. Mund të ishte dëshira për fëmijë që e bëri të martohet përsëri, sepse fëmijët që i ka patur me Hadixhen i vdiqën pa mos përfituar shumë, duke patur parasysh barën e rëndë që e kishte nga familja e tij e gjerë, por çdoherë mundohej që ta gjej rrugën e mesme e të plotë me të gjithë ata. Ai u soll me ata me metodë pejgamberike të pejgamberëve të mëhershëm, siç ishte Musa dhe të tjerët dhe s'ka njeri që e kundërshton martesën e tyre me shumë gra, përveç se kjo është rezultat i faktit se ne jemi injorant për detajet e jetës së tyre të përditshme në të njëjtën kohë kur ne dijmë çdogjë për jetën familjare të Muhamedit (salla Allahu alejhi ue sel-lem).
Pejgamberi bujar llogaritet personaliteti më i madh që e ka njohur historia njerëzore dhe personalitet i cili ka patur ndikim të madh dhe aktiv në ndryshimin për të cilin dëshmojnë edhe mesatarët prej jomuslimanëve të cilët janë thelluar në jetëpërshkrimin e tij. Ata shikuan në thellësi në mesazhin e tij, në përhapjen e e këtij mesazhi dhe në ndikimin tij. Thotë Michael Hart në librin e tij "Njëqind personalitetet më me ndikim në historinë e njerëzimit"
''Zgjidhja ime e Muhamedit të parin në listë të njerëzve më me ndikim në njerëzim mund t'i habit disa lexues dhe disa të tjerë të kundërshtojnë, por ai (Muhamedi) ishte njeriu i vetëm në histori i cili korri sukses të dukshëm në çdo shkallë, në aspekt fetar dhe në aspekt të kësaj bote. Dhe këtë që e shohim përreth nesh, këtë thirrje e cila përhapet me shpejtësi dhe këtë përkushtim të pasuesve të tij në kapjen e Ligjit të atij dhe sakrifikimin e çdo gjëje të shtrenjtë dhe të lirë në përhapjen e Sunetit, për këtë janë të shumtë ata që hyjnë në fenë e tij dhe janë shumë të paktë ata që dalin prej saj. Nëse e vërteta e prek dashurinë në zemër dhe përzihet me shpirtin, bëhet udhëpërshkrim për ata. Bilal Habeshiu u dënua me kamxhik kur e pranoi Islamin dhe gurri i madh u vendos mbi gjoksin e tij dhe u tërhoq përmbi fytyrën e tij në shkretirën e flaktë të Mekkes, vetëm me qëllim që ta kthej atë nga feja e tij. Teprimi në dënim nuk shtoi tek asgjë përveç se e shtoi këmbnguljen e tij dhe me shfaqje haptazi të kësaj vendosmërie. Ngeli pas tij e përhershme fjala e njohur e tij (أحد أحد) Një, Një''.
Dhe Sa'd ibn ebi Vekasi i cili ishte njeri bamirës ndaj nënës së tij. Kur ky e pranoi Islamin, i tha nëna e tij: "Unë nuk ha e as pi derisa të vdes" Do të thuan njerëzit për ty "Vrasës i nënës së vet". Ai i tha: "Mos e bën këtë oj nënë, se unë nuk e lë këtë fe për asgjë". Ajo nuk hëngri e as piu një ditë të plotë dhe u lodh nga kjo. Pas kësaj qëndroi edhe një ditë edhe një natë dhe u lodh së tepërmi. Tha (S'adi): Kur e pashë këtë thashë: "Pasha Allahun a e din oj nënë se sikur të kishe pasur edhe njëqind shpirtëra dhe të gjitha të të kishin dalur një nga një, nuk do ta kisha lënë këtë fe, si të duash ha dhe si të duash mos ha". Kur ajo e pa këtë gjë filloi të hante.


Pejgamberi fisnik dhe ana argëtuese me familjen e tij

Islami e udhëzon muslimanin në patjetërsinë e dhënies së hakut ndaj vetes së tij me argëtim të lejuar brenda suazave të Sheriatit me qëllim që mos të mërzitet dhe me këtë të vazhdoj rrugën për tek Allahu me sakrificë dhe me vullnet.
Por kjo është me kusht që mos e teproj në lojë dhe argëtim dhe në këtë mënyrë jeta e muslimanit e tëra bëhet lojë, dhe nuk ka dobi në të, por edhe harron edhe faktin se pse ai është krijuar.
Ishin shokët e Pejgamberit prej atyre me të cilët filloi thirrja e Pejgamberit dhe kishte prej tyre që mendonin se Islami është fe e cila nuk njeh freskim dhe argëtim e as lojë të lejuar.
Thotë Handhaleh: "Më takoi ebu Bekri dhe më tha: "Si je o Handhale?" Ai thotë: "Thashë: "Sikur munafik". Ai tha: "SubhanAllah! Cka je duke thënë?!". Unë thashë: "Kur jemi tek i Dërguari i Allahut, ai na përkujton Zjarrin dhe Xhenetin, sikurse me i patur përpara nesh, por kur dalim nga i Dërguari i Allahut (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) përballemi me gratë, fëmijët dhe mallin (pasurinë) dhe harrojmë shumëçka".
Thotë ebu Bekri (radija Allahu ‘anhu): "Për Allahun! Edhe ne e gjejmë të njëjtën". Dhe dolëm unë dhe ebu Bekri derisa hyrëm tek i Dërguari i Allahut dhe thashë: "Ka bërë nifak Handhalja o i Dërguar i Allahut!". Tha i Dërguari i Allahut: "Po si ashtu?" Unë i thashë: "Kur jemi tek ti, na përkujton Zjarrin dhe Xhenetin, sikurse me e patur përpara syve, por kur dalim prej tek ti përballemi me gratë, fëmijët, pasurinë (mallin), shumë gjëra i harrojmë". Tha i Dërguari i Allahut: "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikurse të vazhdonit të jeni sikurse kur jeni me mua dhe ne dhikër, melekët do t'ju jepnin duart me përshëndetje nëpër shtretërat tuaj dhe në rrugët tuaja, por o Handhale, çaste dhe çaste!". (Muslimi)
Mirëpo ky perceptim ndryshoi në kohën kur Islami e bëri prej fesë lozjen me familjen, argëtimin e lejuar dhe gëzimin e tyre. Në këtë s'ka çudi, sepse Islami është fe e përkryer që i plotëson të gjitha kërkesat e njeriut, kërkesat shpirtërore, psiqike dhe trupore, Thotë Pejgamberi (alejhi salatu ues-selam): "Secila lozje është e kotë përveç këtyre katër: Lozja e burrit me gruan e tij, disciplinimi i kalit, tejkalimi i armikut (në forcë, në shkathtësi etj) dhe mësimin e notit". (Ahmedi, Nesaiu)
Poashtu ky perceptim ndryshoi edhe kur ata e panë të Dërguarin e Allahut duke nxitur në këtë. Transmetohet nga Xhabir bin Semurah: "Ishte i Dërguari i Allahut që nuk çohej nga vendi që e ka falur sabahun derisa të lind dielli. Pasi lindte dielli çohej, dhe nisnin (të flisnin) nga çështjet e injorancës, ata (sahabët) qeshnin. ndërsa ai (Pejgamberi) buzëqeshej". (Muslimi)
Jo vetëm kaq, por ai edhe ka qortuar në çështjen e dhënies së hakut ndaj vetes. I ka thënë i Dërguari i Allahut Abdullah ibn Omerit: "O Abdullah, më ka ardhur lajmi se (ti je betuar në Allah) se do të agjërosh ditën dhe do të falesh (tërë) natën (derisa të jeshë gjallë)?" Ai thotë:"Po, o i Dërguar i Allahut". Pejgamberi i tha: "Mos bën kështu, (ndonjëherë) agjëro edhe (ndonjëherë) ha, falu edhe fli. Me të vërtetë ti ke hak ndaj trupit tënd, agjëro edhe ha, edhe syrit tënd i ke hak, edhe gruas tënde i ke hak, edhe vizituesit tënd i ke hak". (Buhariu)

1. Pejgamberi e argëton familjen e tij
I Dërguari i Allahut ishte njeri që kujdesej në lozjen dhe argëtimin e familjes së tij që ta përmirsoj disponimin familjar dhe që ta shtij gëzimin në zemrat e tyre. Prandaj ai ju jepte atyre çdo mundësi që e gjente për të futur tek ata kënaqsinë dhe që ta largoj prej tyre bezdinë. Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Hyrën habeshijtë (etiopiasit) për të lozur në xhami dhe ai tha": "Oj Humerja (oj fytyrbardhë me pika të imta të kuqe në fytyrë) a ke dëshirë që të shikosh?" Unë thash: "Po". Ai qëndroi tek dera dhe unë hipa dhe vëndova mjekrën time në shpatullën e tij dhe mbështeta fytyrën time për faqen e tij. Ajo (Aishja) thotë: "Prej fjalëve të tyre në atë ishte eba el Kasim i mirë" . Tha i Dërguari i Allahut: "A e pate mjaft?" Unë thashë: "Mos u ngut o i Dërguar i Allahut", më pas tha: "A e pate mjaft?" Unë thashë: "Mos u ngut o i Dërguar i Allahut, unë nuk kisha dëshirë që t'i shikoj ata, por pata dëshirë që gratë ta mernin pozitën e tij tek unë dhe pozitën time tek ai".

2. Pejgamberi fisnik ua fal gabimet për ta ruajtur lumturinë e familjes së tij
Allahu e edukoi atë dhe ishte prej edukatës së tij të mirë që nuk përleshej me dikë për diçka që ai nuk e pëlqente dhe ua falte atyre dhe e neglizhonte atë, bëhet fjalë për disa gjëra për të cilat s'ka pengesë Sheriatike. Në këtë mënyrë ai nuk i lëndonte ndjenjat e tyre ata e as nuk i largonte. Kur themi se i neglizhonte, kjo don të thotë se ai i neglizhonte disa gjëra që nuk i pëlqenin duke patur dituri të plotë për atë gjë. Thotë Aishja gruaja e Pejgamberit: "Hyri tek ne ebu Bekri dhe dhe tek ajo kishte dy vajza të vogla që i binin defit dhe kjo ishte gjatë ditëve të Minës dhe ishte Pejgamberi i mbështjellur me petkun e tij. Ebu Bekri i qortoi ato dhe Pejgamberi e zbuloi fytyrën e tij dhe tha: "Lëri ato o ebu Bekër, këto janë ditë bajrami, këto janë ditët e Minës". Thotë Aishja: "E pashë të Dërguarin e Allahut duke më mbuluar dhe unë duke shikuar habeshijtë duke lozur në xhami". Omeri i qortoi ata. I tha Pejgamberi (alejhi salatu ues selam): "Lëri ata të sigurtë Benij Erfeda-n". (Buhariu)

3. Pejgamberi bujar dhe realizimi i i lumturisë së tij me gratë
Prej shenjave të dashurisë dhe qetësisë emocionale është kërkimi i çdogjëje e cila e fut gëzimin në zemrën të cilën ti e don.
Ishte Pejgamberi që çdoherë mundohej që të fut harenë dhe gëzimin në zemrat e familjarëve të tij.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha) se ka lozur një lojë me vajzat tek i dërguari i Allahut dhe (shpesh) tek ajo vinin shoqet e saja. Thotë ajo: "Ndonjëherë ata u ndalnin (nuk vinin) për shkak të Dërguarit të Allahut, por ishte i Dërguari i Allahut që i sillte ata tek unë".

4. Pejgamberi bujar dhe ngacmimi me lojë i familjes së tij
Mësimet Islame udhëzojnë në çdogjë të dobishme për shpirtin dhe trupin, poashtu edhe në atë që ndikon pozitivisht në gjendjen emocionale. Pejgamberi e fuste gëzimin dhe harenë në familjarët e tij dhe ai nuk e neglizhonte këtë aspekt dhe ia jepte hakun.
Ai bënte shaka me shokët dhe me familjen dhe nuk e thoshte vetëm se të vërtetën dhe dihet se shakaja që është e dashur për shpirtin e largon bezdinë nëse shakaja është brenda suazave të Sheriatit, pra mos të jetë gënjeshtër dhe as mos të jetë teprim me të keqe ndaj dikujt. Thotë Aishja: "U kthye tek unë i Dërguari i Allahut nga një varrim i një kufome në varrezat el Bekij' dhe më gjeti mua me kokëdhimbje dhe duke thënë "Ah koka!'. Ai tha: "Por unë oj Aishe Ah, koka, çka do të bëja nëse ti vdes përpara mua dhe të laja, të qefinosja, të falja namazin (e xhenazes) të varrosja?". Unë thashë: "Për Allahun sikurse të shoh (duke bërë atë që e the). Nëse do e bëje këtë do të ktheje në shtëpinë time dhe do të rregulloje veten tënde me disa gra tuaja!". "I Dërguari i Allahut buzëqeshi dhe pas kësaj filloi dhimbja prej së cilës ai vdiq". (Hasen, Darimij)

5. Pejgamberi bujar dhe ekskurzionet me familjen e tij
Jeta e Pejgamberit ishte e mbushur me gjëra që e qetësojnë shpirtin. Daljet e tij me familjen nuk pengoheshin nga fakti se atij i zbriste shpallja dhe fakti se atë e transmetonte, poashtu nuk e pengonte as fakti se ai ishte udhëheqës i Umetit. Thotë Aishja e cila na transmeton daljen e saj në udhëtime me të Dërguarin e Allahut: "...dhe ishte i Dërguari i Allahut që kur ishte natë, dilte me Aishen dhe fliste me të...". (Muslimi)

6. Pejgamberi bujar dhe qeshja me shakatë e familjes së tij
Qeshja është gjë e natyrshme për njeriun dhe ka pozitë në udhëzimin Islam. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Buzëqeshja e yte në fytyrën e vëllait tënd është sadaka". (Tirmidhiu)
Kështu na mësoi feja e jonë, pra muslimani duhet të jetë fytyrçelur dhe jo fytyrmrolur. Të jetë fytyra e tij sikurse qielli me mjegulla të zeza, saqë kjo e pengon nga përzierja me njerëzit tjerë. Ishte Pejgamberi që qeshte dhe i bënte edhe të tjerët të qeshin me qëllim që ta largoj brengën dhe mërzinë nga ata që rinin me të dhe të mbjell tek ata çiltërsi dhe hare.
Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Mos e nënçmo ndonjë vepër të mirë edhe nëse ajo vepër është (e vogël) takimi i vëllait tënd me fytyrë të çelur".

7. Pejgamberi bujar dhe përhapja e zbavitjes me familjen e tij
Ishte prej natyrës së Pejgamberit që i ngacmonte për të mirë ata që ulenin përreth atij dhe bënte shaka me ata. Edhe familja e tij ishin prej atyre që meritonin të freskohen me shakatë e tij me qëllim largimin e bezdisë prej tyre dhe futjen e gëzimit tek ata.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Erdha tek i Dërguari i Allahut me (خزيرة) ushqim (brum me yndyrë, poashtu edhe mish i zier me ujë dhe krip) të cilin e kisha gatuar për atë. Ai i tha Seudas e cila ishte mes meje dhe atij "Ha!" por ajo refuzoi. Dhe unë thashë: "Do të hashë ose do ta njollos fytyrën tënde (me ushqim), por ajo prap refuzoi, dhe unë e vendosa dorën time në ushqim dhe e njollosa fytyrën e saj, pas kësaj qeshi i Dërguari i Allahut dhe e hoqi këmbën për atë (që ajo të arrij deri tek unë) dhe i tha Seudas: "Njollose fytyrën e saj." Pastaj edhe ajo e njollosi fytyrën time dhe qeshi i Dërguari i Allahut. Poashtu kaloi Omeri (radija Allahu ‘anhu) dhe thirri "O Abdullah o robi i Allahut", Pejgamberi mendoi se do të hyjë brenda dhe na tha: "Shpërlani fytyrat tuaja" dhe unë çdoherë kam patur frikërespekt prej Omerit, nga respekti të cilën e kishte Pejgamberi ndaj tij". (ebu Ja'la el Musilij, Albani e ka bërë Hasen)

8. Pejgamberi Fisnik dhe pjesëmarrja e tij në gëzime të njerëzve
Ishte prej urtësisë së Pejgamberit (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) se veproi dhe ka qenë interaktiv me secilin njeri, varësisht se për çka është bërë fjala, përderisa kjo nuk ka rënë në kundërshtim me Sheriatin.
Thotë Aishja: "Erdhi Pejgamberi prej betejës së Tebukit ose Hajberit dhe kishte një kazan të mbuluar, kur fryni era e shpaloi nga njëra anë mbulesën që e kishte sipër "Cka është kjo oj Aishe? Ajo tha: "Vajzat e mia!" Dhe pa mes tyre një kalë me dy fleta prej copëzave dhe tha: "Cka është ajo që e shoh mes tyre?" Ajo tha: "Kalë". Dhe cka janë ata mbi të? Ajo tha: "Ata janë dy fleta". Ai i tha: "Kalë që ka dy fleta (krahë)?!" Ajo tha: "A s'ke dëgjuar se Sulejmani ka patur kalë me fleta? Ajo tha: "Ai qeshi derisa ia pashë dhëmballat". (ebu Davudi)

9. Pejgamberi bujar dhe hareja e tij me gëzimin e familjes së tij
Futja e gëzimit dhe haresë në familje është prej shenjave të mira të njeriut. Pejgamberi ishte që mundohej ta fus gëzimin në familjen e tij. Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Ishte Pejgamberi ulur dhe ndëgjuam një zhurmë dhe një zë fëmijësh. U çua Pejgamberi dhe pa se habeshijtë loznin dhe fëmijët përreth tyre (gëzoheshin). Ai tha: "Oj Aishe eja dhe shiko". Unë erdha dhe e vendosa mjekrën time në shpatullën e tij afër kokës së tij dhe ai më tha mua: "A nuk u ngope, a nuk u ngope?" Ajo thotë: "Dhe unë vazhdoja të them "Jo!" derisa ta shoh se çfarë pozite kam tek ai...dikur doli Omeri dhe njerëzit filluan të largohen dhe shpërndahen" Tha Pejgamberi: "Unë shoh se si shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve se si ikin prej Omerit". Ajo tha: "Dhe unë u ktheva". (Tirmidhiu)

10. Pejgamberi bujar dhe sjellja e butë ndaj familjes dhe biseda me ata
Ishte traditë e Pejgamberit (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) se sillej butë me familjen si bisedonte me ata dhe me të cilat shtohej kuptimi dhe lidhja familjare dhe shtohej edhe dashuria. Thotë Safije bint Hujej se ka ardhur tek i Dërguari i Allahut që ta vizitoj në Itikaf në dhjetë ditët e fundit të ramazanit dhe foli me të do çaste. Më pastaj ajo u çua për të shkuar në shtëpinë e vet dhe u çua edhe Pejgamberi për ta dërguar në shtëpi, përderisa arriti tek dera Umm Selemeh, kaluan atypari dy burra prej ensarëve dhe ata i dhanë selam Pejgamberit dhe ai ju tha atyre: "Mos u ngutni, ajo është Safije bint Hujej (bashkëshortja ime)". Ata dy thanë: "SubhanAllah, o i Dërguar i Allahut" dhe ju tha: "Me të vërtetë Shejtani arrin tek njeriu siç arrin gjaku dhe unë u frikësova mos të fus në zemrat tuaja diçka". (Buhariu)


Pejgamberi bujar dhe ana e tij emocionale me familjen:

Islami i ruan aspektet njerëzore në natyrën e pastër në të cilën i ka krijuar ata fillimisht. Prej këtyre aspekteve është edhe aspekti emocional në mes gruas dhe burrit dhe e trajton dëshirën seksuale si nevojë të patjetërsueshme e cila ka nevojë që të plotësohet dhe mos të shtypet. Kjo nevojë seksuale nuk është vetëm epsh i thjesht dhe vetëm perceptim shtazarak i pistë. Për këtë shkak Allahu e ka rregulluar këtë nëpërmjet martesës dhe që ndërtohet mbi pastërti dhe në ruajtje të nderit dhe që jep qetësi shpirtërore dhe qëndrueshmëri emocionale, si dhe j'ua garanton të drejtat të dyja palëve. Thotë i Lartësuari: "Dhe prej argumenteve të Tij është që prej veteve tuaja krijoi çiftin, që të preheni tek ata dhe bëri mes jush dashuri dhe mëshirë, me të vërtetë në këtë ka argumente për popullin që mendon". (er Rum 21)
Për këtë shkak Islami urdhëroi pasuesit e tij që të ngutin martesën kur kanë mundësi. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "O ju grumbull i të rinjëve! Kush ka mundësi prej jush le të martohet, sepse kjo është më afër uljes së shikimit dhe më e ndershme për organin (gjenital), kush s'ka mundësi le të agjëroj, sepse kjo është pengesë (për të rënë në vepër)". (Muslimi)
Pejgamberi ka tërhequr vërejtjen nga mosmartesa, thotë Enes bin Maliku: "Erdhën tri delegacione (grupe) në shtëpitë e grave të Pejgamberit (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që të pyesnin për adhurimin e Pejgamberit, kur u treguan (se si ishte adhurimi i tij) ata sikurse filluan të flasin në mes veti duke thënë se "ku jemi ne (adhurimi jonë) dhe adhurimi i Pejgamberit, kur atij Allahu ia ka falur gjunahet e kaluara dhe të ardhme". Njëri prej tyre tha: "Unë do të falem tërë natën" tjetri tha: "Unë do të agjëroj përgjithmonë dhe nuk ha" dhe tha i treti: "Unë do të largohem prej grave dhe kurrë s'martohem". Erdhi Pejgamberi tek ata dhe ju tha: "Ju jeni ata që thatë kështu e kështu? Por Vallahi, unë më shumti ia kam frikën Allahut dhe jam më i devotshëm, unë agjëroj dhe falem, falem dhe flej dhe martohem, kush largohet prej Sunetit tim nuk është prej meje". (Buhariu)
Islami e ka ngritur anën emocionale në mes burrit dhe gruas dhe e ka bërë adhurim për të cilin muslimani shpërblehet, sikurse shpërblehet për veprat tjera të mira. Thotë Pejgamberi (Salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "...edhe në mardhëniet (intime bashkëshorten) ka sadaka" ata thanë: "O i Dërguar i Allahut! A edhe kur dikush kur i shkon (e plotëson) epshit (seksual) edhe në këtë ka shpërblim?!"Ai tha: "Nëse dikush shkon (bën marrdhënie) në haram a ka gjunah? Poashtu nëse i shkon hallallit ka shpërblim". (Muslimi)
Ai poashtu ka nxitur në këtë aspekt përshkak të rëndësisë madhe që e ka për jetën e muslimanit, ashtuqë nëpërmjet ngopjes së epshit të jetoj i qetë psiqikisht dhe i rehatshëm emocionalisht dhe të kryej adhurimet duke patur kokën e qetë dhe mendjen e kthjelltë.
Në vazhdim do të marim disa sekuenca nga jeta e Pejgamberit me familjen e tij në aspektin emocional:

1. Pejgamberi bujar dhe mostradhëtia ndaj familjes
Ishte Pejgamberi shembëlltyrë të clin njerëzit e kishin si shembull për nder se si duhet të veproj muslimani kur atë e ngacmon shejtani në veten e tij dhe që e thërret në bërjen e ndonjë gjunahi. Thotë Xhabir bin Abdilah se Pejgamberi ka thënë: "Kur dikush prej jush sheh ndonjë femër që e mahnit, le t'i shkoj gruas së vet, sepse te ajo (gruaja e vet) e ka të njëjtën që e ka edhe ajo tjetra". (Tirmidhiu Albani e ka bërë Sahih 235)

2. Pejgamberi bujar dhe malli për familjen e vet
Vet fakti se dikush kthehet shpejt nga udhëtimi i tij është argument i dashurisë së atij ndaj atyre. Në këtë ka dobi të shumta që dihen dhe që ofrojnë qetësi shpirtërore dhe emocionale.
Ka thënë Pejgamberi (alejhi salatu ue selam): "Udhëtimi është pjesë e dënimit, (njeriu) privohet prej hajes, pijes dhe gjumit. Pra kur dikush prej jush e kryen nevojën e tij, le të ngutet në kthim". (Buhariu)

3. Pejgamberi bujar dhe ripërtrirja e dashurisë për familjen
Dhurata ka pozitë dhe asaj ia rrit çmimin nëse ajo është prej dikujt të cilin e don.
Thotë Pejgamberi: "Jepni dhurata, sepse dhurata e largon nxehtësinë e gjoksit, e as mos e nënçmoni një mish të madh me pak kockë, sepse ajo është për deven sikurse këmba për kalin". (Muttefekun alejhi)
Me qëllim që të ripërtrihet dashuria dhe të kalojë ajo e keqe që ka ngelur në ego e cila ndikon negativisht në bashkëjetesën bashkëshortore, Pejgamberi ka lënë amanet që njeriu t'i jep dhuratë atij që e don. Thotë ai: "Kur dikush prej jush kthehet prej udhëtimit, le të kthehet tek familja e tij me dhuratë". (ibn Hibban)

4. Pejgamberi bujar dhe tolerimi ndaj familjes
Ruajtja e gjymtyrëve ndaj familjes është argument i personalitetit të matur. Shejtani mundohet që ta devijon këtë personalitet dhe që ta çoj atë në rrugën e fëlliqtë. Dy sytë bëjnë zina, zinaja e tyre është shikimi, veshi bën zina, zinaja e tij është ndëgjimi, gjuha bën zina, zinaja e saj është të folurit edhe dora bën zina, zinaja e saj është të prekurit, këmba bën zina, zinaja e saj është ecja dhe zemra shpreson dhe dëshiron, ndërsa organi (gjenital) e vërteton këtë apo e përgënjeshtron.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Kur besimtaret bënin hixhret për tek i Dërguari i Allahut dhe i provonte (me provim se janë besimtare). Thotë Allahu (subhanehu ue teala): "O ti Pejgamber, kur të vijnë tek ti besimtaret dhe të japin bejën se nuk do t'i bëjnë shirk Allahut, as të vjedhin e as të bëjnë zina..." (el Mumtehine) dhe kush prej besimtareve e pranonte këtë e pranonte edhe provimin. Ishte Pejgamberi që kur ata e pranonin këtë (e jepnin bejën) Pejgamberi ju thoshte "Shkoni tash se ju e dhatë bejën tash" dhe Vall-llahi dora e Pejgamberit nuk e ka prekur dorën e ndonjë gruaje, ai ua merte bejën me fjalë. (Muslimi)

5. Pejgamberi bujar dhe shfaqja e dashurisë së tij ndaj familjes
Ishte Pejgamberi që nuk gjente ngushtësi në vete kur dëshironte ta shfaq dashurinë ndaj familjes së tij dhe kjo njëherit llogaritet prej edukatës së tij të lartë dhe prej bashkjetesës dhe mirësjelljes në përgjithësi, duke patur edhe parasysh se ai u dërgua në një shoqëri injorante e cila nuk e llogariste femrën gjë. Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Nuk është bërë xheloz për gratë e Pejgamberit, përveç se për Hadixhen të cilën unë nuk e kam arritur. Ishte Pejgamberi që kur therrte dele thoshte: "Këtë dërgone për shokët e Hadixhes". Një ditë e hidhërova dhe i thashë: "Hadixhes...?!" Pejgamberi tha: "Jam furnizuar me dashuri ndaj saj". (Muslimi)

Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) kur e përmendte Hadixhen e lavdëronte me lavdërime të mira, një ditë u bëra xheloze dhe thashë: "Ti shumë e përmend atë, por Allahu ta ka zëvendësuar me më të mirë" Ai tha: "Allahu s'ma ka zëvendësuar me më të mirë. Ajo besoi në mua, kur njerëzit tjerë bënë kufër në mua, ajo më besoi kur njerëzit tjerë më përgënjeshtruan dhe më ndihmoi me pasurinë e saj kur njerëzit tjerë më privonin dhe Allahu më furnizoi me fëmijë prej saj kur më ndaloi fëmijë prej grave tjera". (Ahmed)

6. Pejgamberi bujar dhe pastërtia e jetesës bashkëshortore
Mësimet Islame na mësojnë se Allahu i Lartësuar është i bukur dhe e don bukurinë dhe është Bujar dhe e don zemërgjersinë, është i Pastër dhe e don të pastërtën, ashtusiç edhe na ka njoftuar Pejgamberi që njeriu të jetë në pamjen më të bukur me njerëzit në përgjithësi dhe me familjen e vet në veçanti.
Thotë Pejgamberi: "Kur dikush i ka shkuar gruas së vet (për marrdhënie intime) dhe dëshiron që të rikthehet përsëri, le të merr abdes". (Muslimi)
Dhe tha: "Kjo është më pastër (shpirtërisht), më mirë dhe më pastër". (Ebu Davud)

7. Pejgamberi bujar dhe dashuria e ndërsjelltë me familjen e tij
Dashuria e vërtetë është ajo dashuri e cila është e vazhdueshme e cila nuk ndryshohet me ndryshimin e rrethanave dhe kohërave. Kjo është dashuria e Pejgamberit ndaj grave të tija. Thotë Aishja: "Ishte Pejgamberi më afrohej (intimisht, por pa bërë mardhënie vaginale) kur unë isha në menstruacione, ai e nxirrte kokën prej xhamisë kur ishte në Itikaf dhe unë ia laja atë dhe unë isha në menstruacione". (Buhariu)

8. Pejgamberi bujar dhe mospërhapja e sekreteve familjare
Jeta bashkëshortore është një fshehtësi prej fshehtësirave për të cilat Sheriati ka insistuar që të ruhen dhe të mos përhapen. Bëhet fjalë për atë fshehtësi e cila e bën ndëgjuesin që të jetojë çaste të veprës nëpërmjet ndëgjimit dhe përshkrimit. Kjo gjë e zhduk turpin dhe e rrëzon edukatën.
Thotë Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) "Prej njerëzve me pozitë më të keqe tek Allahu në Ditën e Kijametit është ai i cili e shpalos (sekretet e saj) gruan e tij dhe ajo grua e cila e shpalos burrin e saj dhe më pastaj ia përhap sekretin". (Muslimi)

9. Pejgamberi bujar dhe privilegjimi i grave të tij
Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) me ndjenja të buta dhe i ndijshëm që i thoshte familjes së vet fjalë dashurie dhe butësie dhe secila prej grave të tija ka menduar se mu atë e dashuron më tepër se tjetrën. Ai e thëriste secilën prej tyre me emra të cilat ata i pëlqenin. Ai e thërriste Aishen: "Oj Humejra" dhe ndonjëherë i shkurtonte emrat e tyre që t'ua qartësojë atyre atë çka e ka në zemrën e tij prej dashurisë dhe thoshte "Oj Aish..." (Muslimi)

10. Pejgamberi bujar dhe afërsia me familjen e tij edhe në rastet kur ka patur arsye Sheriatike
Pejgamberi edhe kur kishte arsye Sheriatike, rinte ulur me familjen e tij, hante dhe pinte me ata dhe bënte marrdhënie me gratë e tij për të plotësuar epshin e tyre dhe që t'ju sqarojë atyre dispozitat Sheriatike në këtë çështje dhe se çka i lejohet burrit në relacion me gruan e tij. Kjo ëshë e kundërta e asaj që mësohet në librin e shenjtë krishterë, ku gruaja në menstruacione cilësohet si e ndytë dhe e urdhëron burrin që të largohet prej gruas së tij (Levitiku 15: 19)
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Pejgamberi (salla Allahu alejhi ue sel-lem) bënte marrdhënie me mua (pa kontakt direkt vaginal) i veshur me një petk dhe unë isha në menstruacione, por ai ishte që mundej ta kontrolloj epshin e vet". (Bejhekiu)

11. Pejgamberi bujar kujdeset për ndjenjat e grave të tij
Nevoja e gruas për burrin dhe nevoja e burrit për gruan janë gjë natyrale që Allahu i ka krijuar te njeriu. Kjo nevojë është e përhershme dhe e vazhdueshme dhe nuk ka sezonë kohore të caktuar siç është rasti tek disa krijesa tek të cilat kanë periudhë kohore të caktuar kur ata shumohen.
Pejgamberi nuk i bojkotonte gratë e tij kur kishte arsye Sheriatike, por ai flinte me ata dhe kënaqej me ata dhe ata kënaqeshin me të pa bërë marrdhënie (direkte vaginale).
Thotë Aishja: "Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që falej natën dhe unë isha pranë atij dhe isha në menstruacione dhe kisha vënduar një copëz të leshtë dhe ai pranë tij kishte një copë". (Muslimi)

12. Pejgamberi bujar dhe pasioni me gratë e tij
Veprat e Pejgamberit në përgjithësi të gjitha janë udhëzuese për Umetin e tij dhe janë dispozita juridike nëpërmjet të cilëve ata munden që ta rregullojnë jetën e tyre fetare. Me marrdhëniet e tij seksuale që i ka patur me gratë e tij dhe gjumi me ata kur ata kanë qenë në menstruacione ka shumë domethëine Sheriatike me të cilat sqarohet kuptimi i pastërtisë së trupit të gruas dhe vendit të saj dhe lejesa e gjumit me atë në një shtrat, si edhe shumë dispozita tjera të cilat rrjedhin prej kësaj vepre.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që vinte tek dhoma ime dhe unë isha në menstruacione dhe lexonte Kur'an". (Muslimi)

13. Pejgamberi bujar dhe larja e tij me gratë e tij
Pejgamberi ishte i kujdesshëm që të fut gëzim në familjen e tij në çdo rast, bile edhe në raste kur ishte i dobët në trup. Pejgamberi lahej me gratë të tij dhe luante me ata gjatë larjes.
Thotë Aishja: "Unë lahesha me Pejgamberin në një enë, unë atë e stërpikja (me lojë) dhe ai më stërpikte mua, derisa thoshte "më lër mua" dhe unë thoja "më lër mua". (Nesaiu, Albani e ka bërë Sahih)

14. Pejgamberi bujar dhe puthja e grave të tija
Mbajtja e pasionit të vazhdueshëm në jetën bashkëshortore është gjë e kërkuar. Kjo arrihet edhe me vepra të vogla dhe me fjalë të lehta, nëpërmjet të cilave përfitohet dashuria e gruas dhe shuhet etja emocionale e tyre. Kjo është shkak që i qetëson ata.
Pejgamberi kujdesej për këta aspekte të imta dhe nuk i neglizhonte ata.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): U afrua Pejgamberi për të më puthur dhe unë i thashë: "Jam agjërueshëm" ai tha "Edhe unë jam" dhe më puthi". (Nesai)
Pejgamberi dhe aspekti njerëzor me familjen e tij

Pejgamberi Muhamed (Paqja qoftë mbi të) ishte njeri sikurse të gjithë njerëzit, i cili ishte i privilegjuar dhe nderuar me faktin që iu dha pejgamberia për t'ua transmetuar atyre me qëllim që t'i nxjerr ata prej adhurimit të robërve, në adhurim të Zotit të robërve. Transmetimi i Sheriatit të Allahut është mirësi të cilin Allahu ia jep kujt të doj prej robërve.
Thotë Allahu: "Thuaj: "Unë jam njeri sikurse ju, më është dhënë Shpallja se Zoti juaj është Një dhe kush shpreson takimin e Zotit të vet, le të veproj vepër të mirë dhe mos t'i bëj shirk në adhurimin e Zotit të tij askë". (el Kehf 110)
Pejgamberi s'ka patur cilësi të cilat i takojnë vetëm Zotit, ai nuk e ka ditur as gajbin (fshehtësinë) ai nuk bën as dëm e as dobi e as që e kontrollon universin. Thotë Allahu për atë: "Thuaj: "Unë s'mundem të bëj dobi e as dëm vetes time, përveç atë që don Allahu. Sikur ta kisha ditur gajbin (fshehtësinë) do të kisha vepruar edhe më shumë vepra të mira dhe as që do më kishte goditur ndonjë e keqe. Unë jam vetëm qortues dhe përgëzues për një popull që beson". (el A'arafë 188)
Përkundër vlerës së lartë të tij dhe nderimit që iu bë me Shpalljen ai refuzoi që njerëzit ta teprojnë në atë, ose që të vendoset në pozitë të adhurimit siç adhurohet vetëm Allahu. Thotë Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Mos më shenjtëroni sikurse e shenjtëruan të krishterët birin e Merjemit. Unë jam vetëm rob i Tij, pra thuani "Robi dhe i Dërguari i Tij". (Buhariu)
Veçoritë të cilat i ka patur kanë qenë njerëzore, pra ai nuk ishte i pavdekshëm. Thotë Allahu për atë: "Nuk ishte Muhamedi tjetër, vetëmse pejgamber, përpara tij ka pasur edhe pejgamberë tjerë. E nëse ai vdes ose vritet ju do të ktheni shpinën (Islamit). Kush ia kthen shpinën ai nuk i bën dëm Allahut asgjë. Allahu do t'i shpërblej falënderuesit". (Aal Imran 144)
Atë e godet ajo që i godet edhe tjerët, sëmuret dhe kërkon shërim. Thotë Abdullah ibn Mes'udi: "Hyra tek i Dërguari i Allahut dhe ai kishte dhimbje dhe i thashë: "O i Dërguar i Allahut a ke dhembje të fortë?". Ai tha: "Po, unë kam dhimbje aq sa kanë dhimbje dy burra prej jush". Unë i thashë: "Kjo është sepse edhe ke dyfish shpërblim?" Ai tha: "Po, s'ka musliman që e godet diçka e keqe, qoftë edhe ndonjë therrë apo edhe diç më e vogël se ajo, vetëmse Allahu me ta ia fshin të këqijat, ashtusiç i bien gjethet prej drurit". (Buhariu)
Shënim: Thënia "Kjo është sepse edhe ke dyfish shpërblim?" kjo qartëson kuptimin e Hadithit kur Sad ibn Vekasi i ka thënë të Dërguarit: "O i Dërguar i Allahut, cilët njerëz sprovohen më shumë?" Ai tha: "Pejgamberët, më pastaj të tjerët (që pasojnë rrugën e tyre) e të tjerët, sprovohet njeriu aq sa ka fe".
Ai pëlqen dhe nuk pëlqen. Thotë Omer ibnul Hatabi se erdhi një burrë tek i Dërguari i Allahut dhe i tha: "Nuk kam çka të të jap, por do të huazoj diçka për ne derisa të na vijë diçka që të ta japim". Tha Omer ibnul Hatabi: "O i Dërguar i Allahut, i bëfsha kurban për ty nënën dhe babën, ty nuk të ka obliguar Allahu që të japësh kur s'ke, e nëse s'ke mos e ngarko veten". Këtë thënie të Omerit e urrejti i Dërguari i Allahut dhe kur ai urrente diçka, kjo njihej në fytyrën e tij. U çua njëri prej ensarëve dhe tha: "E bëfsha kurban nënën dhe babën, jep dhe mos u frikëso se do të pakësohet nga Ai që ka Arsh". Pejgamberi buzëqeshi dhe tha: "Me këtë jam urdhëruar". (et Taberi në “Tehdhib el Athaar” dhe Bezzar në Musnedin e tij)
Ai gëzohet dhe pikëllohet. Thotë Omer ibnul Hatabi se erdhi një burrë tek Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) kur vdiq djali i tij Ibrahimi, i tha ai burri që kishte ardhur për të shprehur ngushëllimet: "Ose ebu Bekri ose Omeri ti je që më së shumti të ka ngritur Allahu." Tha Pejgamberi: "Syri loton dhe zemra pikëllohet dhe ne nuk themi atë që e hidhëron Zotin. Sikur mos ishte premtimi i vërtetë dhe gjëra e premtuar bashkë dhe se i fundit e pason të parin, do të gjenim për ty o Ibrahim më mirë se çka kemi gjetur dhe ne jemi të pikëlluar për ty". (ibn Maxheh)
Ai qesh edhe qan. Thotë Usama bin Zejd: "Kishte një djal i njërave prej bijave të Pejgamberit dhe ia dërgova atij që të shkoj tek ajo dhe ai dërgoi tek ajo":
"E Allahut është çka ka marrë dhe e Atij është atë që e jep dhe çdo gjë tek Ai është deri në afat të caktuar, e nëse duron do të shpërblehesh". Unë ia dërgova tij dhe u betova dhe u çua i Dërguari i Allahut dhe u çova edhe unë dhe me të ishin Muadh bin Xhebeli, Ubej bin Ka'b dhe Ubade ibn Samit dhe ne kur hyrëm ia afruam fëmijën të Dërguarit të Allahut dhe shpirti i tij gurgullonte në gjoksin e tij, Pejgamberi tha: "E morre në llogari" Ai tha: "Sikurse të jetë Sunet". Ai tha: "Dhe qajti i Dërguari i Allahut dhe i tha atij Ubade ibn Samit": "Cka është kjo o i Dërguar i Allahut?". Ai tha: "Mëshira të cilën e krijoi tek biri i Ademit, se më së shumti që i mëshiron Allahu janë mëshiruesit". (ibn Maxheh)
Ai gëzohet dhe ndjen dhimbje. Thotë Xha'fer ibn ebi Talib në tregimin e kthimit prej tokës së Habeshijve "Dolëm derisa mbërritëm në Medine dhe më takoi i Dërguari I Allahut dhe m'u afrua e më pastaj tha": "Nuk e di me çka më shumë të gëzohem, me çlirimin e Hajberit apo me ardhjen e Xha'ferit". (ibn Haxheri, Albani e ka bërë Sahih)
Ai edhe harron. Ka ndodhur që të harroj në namaz dhe e kanë përmirsuar, thotë Abdullah ibni Omeri: "Na e fali Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) një namaz të jacisë dy rekatë dhe i tha atij Dhul Jedejni": "A harrove o i Dërguar i Allahut apo u shkurtua namazi?" Ai tha: "As nuk harrova dhe as nuk është shkurtuar namazi". Ai i tha: "Ti na i fale neve dy rekat". Ai u kthye ka xhemati dhe tha: "A është sikurse thotë Dhul Jedejni?". Ata thanë: "Po". "Ai i fali edhe dy rekatë edhe bëri sexhde harrese". (Buhariu)
Ai nuk është i pagabueshëm më marrdhënie njerëzore dhe në dhënie të mendimeve njerëzore, ku ka mundësi që t'ia qëlloj apo të gaboj. Pejgamberi është i pagabueshëm (معصوم) në atë që ai e transmeton prej Shpalljes. Ka kaluar Pejgamberi pranë pallmave (të hurmave) dhe i pa njerëzit se si i shumonin hurmat dhe tha: "Cka bëjnë këta?". Ata thanë: "Marrin prej mashkullit dhe e fusin tek femra". Ai tha: "Unë supozoj se kjo s'bën gjë dobi". Kjo fjalë arriti tek ata dhe ata e lanë këtë dhe zbritën prej tij (drurit). Kjo arriti deri tek Pejgamberi dhe tha: Kjo është vetëm supozim, nëse kjo bën dobi, atëherë veprone, sepse unë me të vërtetë jam njeri sikurse ju dhe se supozimi ia gabon dhe ia qëllon, por atë ju'a thashë dhe unë nuk gënjej për Allahun". (Muslimi)
Ai ngel njeri në marrdhënie me njerëzit. Thotë ai: "O Allahu im! Me të vërtetë Muhamedi është njeri. Hidhërohet sikurse hidhërohen njerëzit. Dhe unë me të vërtetë kam marrë prej Teje premtim që nuk do të ma thesh. Që secilit besimtar që i kam bërë keq, e kam sharrë ose që e kam rrahur në kamxhik, bëre atë falje të gjunaheve për atë dhe bëre atë afërsi me të cilën do të afrohet tek ti në Ditën e Kijametit". (Muslimi)
Dhe njeri në relacion me njerëzit dhe njerëzit në relacion me ata. Thotë ai: "Unë jam njeri dhe ju vini tek unë për t'i zgjedhur mosmarrveshjet dhe ndoshta dikush prej jush është më elokuent (gojëtar) me argumentin e tij sesa tjetri dhe vendosi për atë çështje prej asaj që e ndëgjoj. Dhe për kë kam gjykuar që të merr prej hakut të vëllait të tij, le të mos merr, me të vërtetë unë i pres atij një copë zjarri". (Buhariu)
Dhe ishte njeri në jetën e tij shoqërore, martohej me gra dhe kishte dëshirë për pasardhës dhe ishte ai sikurse edhe ishin pejgamberët përpara tij. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): "Dhe Ne kemi dërguar pejgamberë përpara teje dhe u bëmë atyre bashkëshorte dhe pasardhës dhe nuk i takon një pejgamberi që të vij me një argument përveç se me lejen e Allahut. Për çdo periudhë ka shkrim". (er Ra'd 39)

Do të marim disa anë nga marrdhënia e tij me njerëzit:
1. Pejgamberi bujar dhe falja ndaj gabimeve të familjes së tij
Xhelozia është natyrë njerëzore. Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që e pranonte xhelozinë e familjes së tij me gjoks të hapur dhe i shëronte rezultatet që dilnin prej saj me urtësi dhe me butësi. Thotë Enes bin Malik (radijAllaju anhu): "Ishte Pejgamberi tek njëra prej grave të tij dhe dërgoi njëra prej nënave të besimtarëve një enë e cila kishte ushqim dhe i ra dorës së Pejgamberit dhe u thye (ena). Pejgamberi i mori dy copat e thyera dhe i bashkoi dhe filloi që ta mbledh edhe ushqimin i cili ishte në enë dhe duke thënë "U bë xheloze nëna juaj" e më pastaj e bëri shërbetorin që të pres derisa erdhi me enë nga enët e asaj në shtëpinë e së cilës ishte dhe e shtyri enën e shëndoshë deri tek ajo që ishte thyer dhe e mbajti të thyerën në shtëpinë që u thye". (Buhariu)

2. Pejgamberi bujar dhe lojaliteti ndaj familjes së tij
Pëmbushja e premtimit dhe ruajtja e tij janë cilësi që tregojnë personalitetin e personit që cilësohet me ata.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) kur e përmendte Hadixhen e lavdëronte me lavdërime të mira, një ditë u bëra xheloze dhe thashë: "Ti shumë e përmend atë, por Allahu ta ka zëvendësuar me më të mirë" Ai tha: "Allahu s'ma ka zëvendësuar me më të mirë. Ajo besoi në mua, kur njerëzit tjerë bënë kufër në mua, ajo më besoi kur njerëzit tjerë më përgënjeshtruan dhe më ndihmoi me pasurinë e saj kur njerëzit tjerë më privonin dhe Allahu më furnizoi me fëmijë prej saj kur më ndaloi fëmijë prej grave tjera". (Ahmedi)

3. Pejgamberi bujar dhe respekti i lartë për gratë e tij
Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) në tërë jetën e tij përpara Shpalljes dhe pas Shpalljes, nuk është përmendur se Pejgamberi ka çuar dorë ndaj ndonjë gruaje në përgjithësi e as që vjen parasysh të ketë çuar dorë ndaj ndonjë gruaje të afërt. Dihet se s'ka shtëpi bashkëshortore që s'ka probleme, por edhe shtëpia e Pejgamberit nuk ishte përjashtim, por edhe përkundër kësaj ai asnjëherë nuk ka rrahur ndonjë prej grave të tij, ose të flas me ata me ndonjë fjalë nënçmuese.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Pejgamberi kurrë nuk ka goditur grua".
Thotë Abdullah bin Ubejd: "Kur iu thye dhëmbi (në xhihad) Pejgamberit dhe iu çajt balli dhe gjaku rridhte nga fytyra e tij, i thanë atij: "O Pejgamber i Allahut, lute Allahun që t'i shkatërroj ata (qafira)". Tha Pejgamberi: "Allahu s'më ka dërguar të teproj në kritika dhe të flas keq për njerëzit e as mallkues, por më ka dërguar thirrës dhe mëshirë, O Allahu im, fale popullin tim se ata nuk dijnë". (Albani e ka bërë Sahih)

4. Pejgamberi bujar dhe dhimbja që e kishte ndaj grave të tij
Martesa e Pejgamberit me nëntë gra kishte shkaqe dhe arsye nxitëse. Prej shkaqeve është mëshira, mirënjohja për të mirë dhe dhimbsja që ai e kishte për ata të cilët besuan dhe e pasuan atë, përkundër vështirësive që ata hasën në këtë rrugë.
E këtij lloji është martesa e tij me Seuda bint Zum'a (radija Allahu ‘anha). Ajo kishte pesëdhjetë e pesë vjet dhe ai kishte pesëdhjetë vjet. Banorët e Mekes u habitën me këtë martesë, sepse ajo nuk ishte e bukur dhe nuk ishte prej atyre që burrat ta dëshironin. Ajo kishte pesë fëmijë, por njerëzia e saj e bëri që ai të njihet dhe të sillet butë me hallin e asaj. Atij Seuda i dhimbsej dhe e nderoi Pejgamberi me martesë pasi që ajo u kthye nga Habeshe (Etiopia e më gjerë) pasiqë u ballafaqua me rrezik dhe pas vdekjes së burrit të saj.
Deshti Pejgamberi që ta bëj divorc atë pasiqë ajo kaloi një pjesë të jetës me atë, sepse dëshironte që ta liroj atë prej disa obligimeve bashkëshortore dhe përgjegjësive që s'kishte mundësi që t'i mbaj. Kur ajo kuptoi këtë i tha atij: "Mos më bë divorc, më mbaj dhe jepja ditën time Aishes".
Për këtë zbriti Ajeti: "S'ka gjunah për ata dy që të pajtojnë me pajtimi se pajtimi është hajr".
Ishte dëshirë e saj që të rringjallet grua e Pejgamberit të Allahut. (Tirmidhiu)

5. Pejgamberi bujar dhe mëshira për gratë e tij
"Hyri Pejgamberi në xhami dhe pa një litar të shtrirë mes dy shtyllave dhe tha: "Cka është ky litar?" Ata thanë: "I Zejnebit, kur atë e kaplon përtacia, lidhet me të (loz)". Tha Pejgamberi: "Le të falet dikush prej ju kur ka zell (për t'u falur), e nëse e kap përtacia le të ndalet". (en Nesai)
Kjo është fe e Allahut, Pejgamberi nuk dëshironte prej grave të tija që të angazhohen me adhurim aq sa s'mund të mbajnë. Ai ishte që i tha sahabiut i cili ishte përkushtuar plotësisht adhurimit dhe i cili i kishte lënë pasdore lezetet e e lejuara të dunjasë.
"Me të vërtetë ti ke hak ndaj syrit tënd edhe trupit tënd i ke hak edhe gruas tënde i ke hak edhe mysafirit tënd i ke hak edhe shokut tënd i ke hak".

6. Pejgamberi bujar dhe kënaqja e tij me familjen e tij
Ishte Pejgamberi njeriu më i butë me njerëzit dhe në veçanti me familjarët e shtëpisë së tij. Ndonjëherë ndëgjonte se dikush e tepronte me të keq ndaj tij, por ai kalonte nëpër të dhe shihte maltretimin e tyre dhe bënte durim dhe ua falte atyre gabimet e vogla e që nuk ishin gabime Sheriatike. Të gjitha këta ai i përballonte me buzëqeshje të durimshme dhe me falje dhe me dashuri si dhe me butësi.
Shih sjelljen e tij kur Aishja e ngriti zërin ndaj tij në shtëpinë e tyre. Këtë e ndëgjoi ebu Bekri (radija Allahu ‘anhu) dhe kur hyri e hapi këtë bisedë që ta godas (me shuplakë) dhe tha se ai nuk e sheh të arsyeshme që ajo ta ngrej zërin e saj mbi Pejgamberin. Në ato çaste Pejgamberi i doli përpara (që ta mbroj Aishen). Doli ebu Bekri i hidhëruar dhe Pejgamberi tha: "Si të duket që unë të shpëtova nga ky burri". Dhe qëndroi ebu Bekri disa ditë e më pastaj mori leje që të hyj te Pejgamberi dhe kur hyri i gjeti ata të dy të pajtuar dhe ju tha: "Më futni në paqen tuaj ashtusiç më futët në luftën tuaj". I tha Pejgamberi: "E kemi bërë këtë, e kemi bërë këtë". (ebu Davudi)

7. Pejgamberi bujar dhe lehtësimi që ua bënte grave të tyre
Ishte metodologjia e Pejgamberit në marrdhënie me njerëzit, lehtësimi, butësia.
Thotë ebu Hurejra: "Hyri një beduin (njeri që jeton në shkretëtirë) në xhami...e më pastaj nuk qëndroi gjatë dhe urinoi në një anë të xhamisë, njerëzit u ngutën për tek ai (për të marrë masa), në këtë i ndaloi Pejgamberi dhe ju tha atyre: "Ju jeni dërguar lehtësues dhe nuk jeni dërguar vështirsues, hidhni (atij vendit) një enë me ujë". (ebu Davudi)
Thotë Aishja, nëna e besimtarëve duke treguar për butësinë e Pejgamberit bujar dhe lehtësimet që ia ofronte grave të tij.
"Na dha një dhuratë ushqim mua dhe Hafsës dhe ne të dyja ishim agjëruese. I tha njëra shoqes së vet: "A të vjen ta hamë (këtë dhuratë)?" Ajo tha: "Po" Dhe hëngrëm, e më pastaj hyri i Dërguari i Allahut dhe i thanë atij: "O i Dëguar i Allahut! ti na dhe neve një dhuratë që ne e pëlqejtëm dhe e hëngrëm (duke qenë agjëruese nafile)" Ai tha: "S'ka gjë, agjëroni një ditë tjetër në vend të kësaj". (Muslimi)

8. Pejgamberi bujar dhe butësia në marrdhënie me gratë e tij
Marrja e ushqimit dhe futja në gojën e e gruas tënd dhe t'i japësh asaj që të pij nuk llogariten vepra të vetme me të cilat përfitohet zemra e saj, apo që të jetë argument i mirësjelljes dhe dashurisë tënde...jo vetëm kaq, por edhe për sadakanë shpërblehesh prej Allahut dhe prej kësaj lidhjeje e cila është lidhje fetare dhe lidhje dunjaje vazhdon pasioni dhe kënaqet familja me rehati shpirtërore dhe psiqike.
Thotë Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem): "Nuk jep sadaka duke dëshiruar me këtë Fytyrën e Allahut, vetëmse shpërblehesh, bile edhe për kafshatën që e fut në gojën gruas tënde". (Buhariu)

9. Pejgamberi bujar dhe brenga e tij për familjen e tij
Respektimi i ndjenjave tregon për pastërtinë e shpirtit dhe për çiltërsinë e brendisë. Pejgamberi kujdesej për ndjenjat e familjes së tij dhe nuk i ngushtonte ata aspak për atë çka dilte prej tyre pa dëshirën e tyre.
Thotë Ammar bin Jasir: "U ndal për pushim Pejgamberi me ushtrinë dhe me atë ishte Aishja, gruaja e tij dhe iu këput asaj gjerdani prej mani të Dhifar-it (qytet në Jemen). Ngelën njerëzit duke dashur që ta gjejnë gjerdanin derisa zbardhi mëngjesi dhe njerëzit nuk kishin me veti ujë. Ebu Bekri u mllefos dhe i tha: "I ndale njerëzit dhe që nuk kanë me veti ujë". Dhe zbriti Allahu lehtësimin për të marrë tejemum me dhe. Tha ai: "Dhe u çuan muslimanët me Pejgamberin e Allahut dhe i ranë tokës me duart e tyre e më pastaj i ngritën duart në të cilat s'kishte mbetur gjë prej dheut dhe i fshinë fytyrat e tyre dhe duart e tyre deri në shpatull dhe prej shuplakave të duarve deri tek sqetullat". (Nesai, Albani e ka bërë Sahih)

10. Pejgamberi bujar dhe zbukurimi, parfumosja dhe pastrimi për gratë e tij
Pamja e bukur dhe era e mirë është gjë që i kënaq shpirtërat dhe i rehaton zemrat dhe që i kënaq zemrat.
Thotë Aishja: "Më duket sikurse e shoh shkëlqimin e parfumit në kokën e Pejgamberit (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai duke qenë në ihram". (Nesai)
Kur e pyeta Aishen (radija Allahu ‘anha): "Me çka hynte Pejgamberi tek ti?" Ajo tha: "Kur hynte tek unë fillonte me misvak (furçë prej druri për larje dhëmbësh)". (Albani, Sahih)
Kjo ishte shprehi e Pejgamberit, që të jetë me erë të mirë në gjitha rastet, bile edhe kur flen.
Kur binte që të flej, nuk flinte vetëmse duke qenë me abdes dhe në pastërti.
Thotë shërbetori i tij Enes ibn Maliku i cili u nderua që të jetë dhjetë vite në shërbimin e tij: "S'kam nuhatur anber (materie e ngurtë që kur digjet i vjen era e mirë) e as parfum, e asgjë tjetër me erë më të këndshme sesa era e Pejgamberit (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem), e as që kam prekur gjë, as kadife e as mëndafsh më të butë sesa dora e Pejgamberit". (Muslimi)

11. Pejgamberi bujar dhe shprehja e dashurisë për gratë e tij
Turpi s'vjen vetëmse me hajr, ashtusiç na ka njoftuar Pejgamberi, përveç nëse kjo bëhet shkak që muslimani të humb diç prej çështjeve të dunjasë apo të dinit të tij. Pejgamberi e ka shprehur haptazi, me qëllim që t'i mësoj pasuesit e tij që ta shfaqin dashurinë ndaj grave dhe familjeve të tyre. Kjo ka qenë me qëllim që të vazhdojë dashuria dhe të vazhdojë bashkëjetesa.
Thotë Amr ibn el Asi: "Erdha tek i Dërguari i Allahut dhe i thashë": "Kush prej njerëzve është më i dashur tek ti?"Ai tha: "Aishja" Thashë: "Ndërsa prej burrave?" Tha: "Babai i saj" Thashë: "E më pastaj kush?" Tha: "Omeri". Më pastaj numëroi burra dhe unë heshta nga frika se do të më numëroj të fundit". (Muttefekun alejhi)

12. Pejgamberi bujar dhe frika e tij për familjen e tij
Frika është gjë natyrale njerëzore, përderisa frika normale nuk i tejkalon kufijtë e normales, dhe kur kjo ndodh kjo është sëmundje. Pejgamberi është frikuar për familjen e tij dhe është kujdesur që ata mos t'i godas ndonjë e keqe.
Thotë Enesi: "Ai u kthye dhe ebu Talha ishte me Pejgamberin dhe me Pejgamberin ishte Safija e cila ishte e hipur në deven e tij. Kur u larguan në rrugë, u pengua devja dhe u rëzua Pejgamberi dhe gruaja". Ebu Talha kërceu nga devja e tij dhe i tha: "O Pejgamber i Allahut, Allahu më sakrifikoft për ty, a mos të ka goditur gjë?" Ai tha: "Jo, por shihe gruan". E hodhi Ebu Talha petkun mbi fytyrën e vet dhe u nis në drejtim të saj dhe ia hodhi petkun e tij mbi atë dhe u çua gruaja dhe i lidhi ata dy mirë në deve dhe hipën". (Buhariu)

13. Pejgamberi bujar dhe kujdesi i tij për shpëtimin e famlijes së tij
Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që e donte hajrin për ata dhe mundohej që t'u bënte mirë atyre dhe në veçanti për atë që i çon ata për te kënaqësia e Zotit të botërave dhe që i afron te Xheneti dhe që i largon nga Zjarri.
Ky është shpëtimi që e sqaruar Allahu: "Cdo shpirt do ta shijojë vdekjen dhe i merni shpërblimet tuaja në Ditën e Kijametit. Dhe kush shpëton nga Zjarri dhe hyn në Xhenet ka fituar dhe nuk është jeta e dunjasë vetëmse mjet i rrejshëm" (Al' Imran 185)
Pejgamberi e udhëzonte familjen në rrugën e hajrit, thotë Umm Selemeh, gruaja e Pejgamberit: "U zgjua Pejgamberi një natë papritmas duke thënë": "SubhanAllah, çka ka zbritur Allahu prej thesarit (të mëshirës) dhe çka ka zbritur prej fitneve(sprovave). A ka dikush që i zgjon banoret e dhomave që të falen (e kishte për qëllim gratë e Pejgamberit që të çohen e të falen e të mos mbështeten në faktin se vetëm janë gra të Pejgamberit), Zoti i të bekuarës në dunja ndërsa e zhveshur në Ahiret (e zhveshur prej të mirave)". (Buhariu)

14. Pejgamberi bujar dhe mosbefasimi i grave me kalimin e natës te gruaja tjetër
Ishte Pejgamberi që e urrente xhelozinë e cila i tejkalonte masat e normales dhe dëshironte që t'i sheh gratë e tija në gjëndjen më të mirë dhe në formën më të plotë. E tëra kjo ishte për themelimin e bazamentit të dashurisë me ata. Ai nuk e vononte vizitën intime tek ata kur kthehej prej ndonjë vizite të gjatë dhe ishte traditë e rregullt tekai që ta lajmëroj ardhjen e tij, ashtuqë gratë e tij të kenë kohë të mjaftueshme që të zbukurohen, të pastrohen dhe të përgatiten për pritjen e tij, kështuqë ai i gjente gratë e tij në pamjen e bukur.
Thotë Xhabir bin Abdilah: "Ishim në udhëtim me Pejgamberin e Allahut, kur mbërritëm që të hyjmë ai tha": "Më ngadalë që të hyjmë natën, ashtuqë të krehet e pakrehura dhe të rruhen qimet që janë rritur në mungesë". (Muttefekun alejhi)

15. Pejgamberi bujar dhe dhënia përparsi ndaj grave të tij
Ishte Pejgamberi në natyrë që u jepte atyre përparsi ndaj vetes së tij.
Ka thënë ai: "Kur Allahu i jep ndonjë të mirë dikujt prej jush, le të filloj më së pari me veten e tij dhe me familjen e tij". (Taberani, Albani e ka bërë Sahih)
Fjala e tij nuk ishte aktrim, por ai në të vërtetë atë e zbatonte. Thotë Enesi (radija Allahu ‘anhu): "Ishte Um Sulejm (nëna e Enesit) që u dërgua me një tabak në të cilin kishte hurma, që ta dërgoj atë deri tek i Dërguari i Allahut, ai filloi që ta bëj dorën grusht dhe urdhëroi që ata të dërgohen tek disa prej grave të tij, edhepse dëshironte (hurma), këtë e ka bërë më shumë herë". (Albani Sahih)

16. Pejgamberi bujar dhe modestia me gratë e tij
Thotë Enesi kur tregon për arritjen e tyre në Medine prej Hajberit, së bashku me Pejgamberin dhe me atë ishte Safija (radija Allahu ‘anha). "E pashë Pejgamberin (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) ia mbante abajën prej mbrapa, e më pastaj ulej afër deves dhe e vëndonte këmbën e tij dhe Safija vëndonte këmbën e saj në gjunin e tij derisa hipte (në deve)". (Buhariu)

17. Pejgamberi bujar dhe falja e gabimeve të grave të tij
Ishte Pejgamberi që i çmonte ndjenjat e xhelozisë së grave të tij dhe nuk hidhërohej kur ata bëheshin xheloze, por ai i shëronte këto sjellje me metodë të qetë e cila ishte përplotë me mençuri dhe urtësi.
Thotë Enes ibn Maliki: "Ishte Pejgamberi tek njëra prej grave të tij dhe dërgoi njëra prej nënave të besimtarëve një enë e cila kishte ushqim dhe i ra dorës së Pejgamberit dhe u thye (ena). Pejgamberi i mori dy copat e thyera dhe i bashkoi dhe filloi që ta mbledh edhe ushqimin i cili ishte në enë dhe duke thënë "U bë xheloze nëna juaj" e më pastaj e bëri shërbetorin që të pres derisa erdhi me enë nga enët e asaj në shtëpinë e së cilës ishte dhe e shtyri enën e shëndoshë deri tek ajo që ishte thyer dhe e mbajti të thyerën në shtëpinë që u thye". (Buhariu)

18. Pejgamberi bujar dhe njohja e gjendjes psiqike të grave të tij
Ndjeshmëria e tij e bëri atë që të jetë vigjilent për ndjenjat e grave të tij, ku ai e ndjente atë që e ndjejnë ata dhe përballohej me gjërat negative të këtyre ndjenjave me amnisti dhe falje.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha) se Pejgamberi i ka thënë asaj: "Unë e di a je e kënaqur me mua dhe kur je ndaj mua e hidhëruar". Ajo i thotë: "Prej nga e din këtë?". Ai tha: "Kur je e kënaqur me mua ti thua "Jo, pasha Zotin e Muhamedit", ndërsa kur je e hidhëruar thua "Jo, pasha Zotin e Ibrahimit". Ajo tha: "Po, o i Dërguar i Allahut, nuk e bojkotoj vetëmse emrin tënd". (Buhariu)

19. Pejgamberi bujar dhe drejtësia e tij me gratë të tij
Drejtësia e Pejgamberit me gratë e tij ishte në kulminacion. Ai ishte i drejtë me ata edhe gjatë qëndrimit me ata, por edhe gjatë udhëtimit.
Thotë Aishja: "Pejgamberi nuk bënte dallim mes nesh në ndarjet e qëndrimit me ne, për një ditë i vizitonte të gjitha dhe u ndalte tek ndonjëra pa mos rënë në shtrat me të, derisa arrinte tek ajo që e ka radhën dhe kalonte natën tek ajo". (Ebu Davud)
Ai nuk e linte drejtësinë pasdore edhe kur ishte i sëmurë. Thotë Aishja: "Në sëmundjen nga e cila vdiq thonte "Ku jam nësër, ku jam nesër?" duke dëshiruar ditën e Aishes dhe gratë e tij e lejuan që të jetë ku të dëshiroj dhe ishte vdekja e tij në shtëpinë e Aishes". (Buhariu)


Pejgamberi bujar dhe aspekti shoqëror me gratë e tij

1. Pejgamberi bujar dhe butësia me familjen e tij
Nuk është butësia në ndonjë gjë, vetëmse e zbukuron atë dhe nuk hiqet prej diçkaje, vetëmse e shëmton atë. Këto janë udhëzime profetike bujare për Umetin e tij. Ishte Pejgamberi i butë në të gjitha punët dhe e donte butësinë dhe e urdhëronte familjen e tij në atë. Ai nuk i urdhëronte e as i angazhonte me diçka që ishte e vështirë për ata.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Oj Aishe, bëhu e butë se kur Allahu dëshiron hajr për banorët e një shtëpie, e fut tek ata butësinë". (Ahmedi, Albani e ka bërë Sahih 523)

2. Pejgamberi bujar dhe ndihmesa ndaj grave të tij
Ishte prej moralit të lartë të tij që nuk pritonte që t'u ndihmoj grave të tij dhe që të bëj diçka prej punëve të tyre. E kanë pyetur Aishen, a nuk punonte Pejgamberi në shtëpinë e tij? Ajo tha: "I vendoste në vend kupëcët dhe punonte çka punojnë burrat në shtëpi". (Buhariu)

3. Pejgamberi bujar dhe ndihmesa e tij ndaj vetvetes
Të gjithë ne kemi nevoja të veçanta që duhet të plotësohen, por Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) shumë nevoja të tij i kryente vetë, duke dashur me këtë që t'ua lehtësojë familjes së tij. Kur është pyetur Aishja se çka ka punuar Pejgamberi në shtëpi, ajo tha: "Ishte njeri prej njerëzve që shikonte a ka morra në petkun e tij dhe e mjelte delen e tij dhe i shërbente vetes së tij". (Buhariu)

4. Pejgamberi bujar dhe zemërgjerësia në dhënie ndaj familjes së tij
Dhënia dhe zemërgjerësia janë parime që Pejgamberi i mbillte në personalitetet e pasuesve të tij, thotë ai: "Allahu është bujar dhe e don bujarinë dhe është Gjeneroz dhe e don gjenerozitetin". (Buhariu 1378 në Silsile Sahiha)
Ishte Pejgamberi që jepte për familjen e tij dhe nuk e kursente për ata: "Dinarin që e ke dhënë në rrugë të Allahut, dinarin që e ke dhënë në lirim robi, dinarin që e ke dhënë sadaka për një lypës, dinarin që e ke dhënë për familjen, me shpërblim më të madh është atë që e ke dhënë për familjen tënde". (Muslimi)
Ai e ka bërë këtë edhe obligative për burrin. E pyetën sahabët: "Cfarë është haku i gruas tek ne?". Ai tha: "Ta ushqesh kur t'i hahet, ta veshësh kur dëshiron të vishet dhe as mos të godasësh në fytyrë, e as mos ta thërrasësh me emra të padëshiruar (që nuk i takojnë asaj) dhe as mos ta bojkotosh në shtëpi (por vetëm në shtrat)". (ebu Davudi)

5. Pejgamberi bujar dhe rehatia e familjes së tij
Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që kërkonte rehatinë e familjes së tij dhe që mundohej në realizimin e saj, e në veçanti në udhëtim kur ka vështirësi, probleme dhe lodhje dhe kur frikohej për ata që mos t'ju ndodh diç e keqe. Thotë Enes ibn Maliki: "Ishte Pejgamberi në udhëtim dhe ishte një djalosh që u printe deveve (me shpejtësi) e që e quanin Anxhasheh, i tha Pejgamberi atij: "Më ngadalë (më butë) o Anxhasheh me gotat e xhamit". (Buhariu)
Dhe kjo ishte kështu, sepse gratë e Pejgamberit ishin në Heudexh (lloj samari deveje i mbuluar) dhe ai (Anxhasheh) këndonte me zë të lartë dhe fillonin devetë të ecin më shpejtë dhe u frikua Pejgamberi për gratë e tij (mos bien nga deveja).

6. Pejgamberi bujar dhe tolerimi i pengesave të grave të tij
Ishte Pejgamberi që pengesat e grave të tij i priste me me gjoks të hapur dhe ashpërsinë e tyre me buzëqeshje dhe bojkotin e tyre me dashuri. Ai ua falte atyre gabimet e jo kundërshtimet Sheriatike. Kur dikush e tepronte ndaj atij nuk i shtonte atij vetëmse durimin. Thotë Omer ibnul Hattabi: "Dhe ne ishim grumbull Kurejshish që i sundonim gratë dhe kur erdhëm tek ensarët i gjetëm ata se sundoheshin nga gratë dhe filluan gratë tona që të mernin nga edukata e grave të ensarëve dhe gruaja ime nxorri zë nga hidhërimi dhe ma ktheu mua (me fjalë), por unë refuzova që të ma kthej. Më tha ajo: "Dhe nuk kundërshton se të ktheva? se pasha Allahun, gratë e Pejgamberit ia kthenin atij, se ndonjëra prej tyre e bojkotonte ditën e deri në natë." Ai tha: "Kjo më habiti dhe i thashë asaj": "është pikëlluar ndonjëra prej atyre nëse e ka bërë këtë". Më pastaj i mblodhi teshat e mia, zbriti dhe hyri tek Hafsa dhe i tha asaj: "Oj Hafsa, a e hidhëron ndonjëra prej jush të Dërguarin e Allahut, prej ditën e deri në natë?" Ajo tha "Po". Ai tha: "është pikëlluar dhe ka humbur ajo që e ka bërë këtë. A sigurohesh prej hidhërimit të Allahut që e ke hidhëruar Pejgamberin e Tij dhe të shkatërrohesh? Mos kërko tepër prej tij, e as mos ia kthe atij, e as mos e bojkoto". (Buhariu)

7. Pejgamberi bujar dhe plotësimi i dëshirave të grave të tij
Ishte Pejgamberi që mundohej shpejt t'ua plotësoj dëshirat grave të tij dhe që t'ua mundësoj atyre lumturinë. E ka pyetur Aishja: "O i Dërguar i Allahut, të gjithë gratë tua kanë llagap përveç mua". Pejgamberi i tha: "Quaju me birin tënd Abdullah domethënë ibnu Zubejri, ti je Umm Abdilah". I thonin asaj Umm Abdilah derisa ajo vdiq, e kurrë nuk lindi fëmijë. (Buhariu, Albani ka bërë Sahih)

8. Pejgamberi bujar dhe mjekimi tij për gratë e tij kur ata sëmureshin
Njeriu ka nevojë për kujdes kur është i shëndoshë, por edhe më tepër kur është në gjendje dobësie apo sëmundje. Ishte Pejgamberi që nuk e neglizhonte këtë aspekt kur familjarët e tij sëmureshin dhe mjekonte sëmundjet e tyre dhe rriste vullnetin e tyre.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha): "Kur sëmurej dikush prej familjes së Pejgamberit, ai e frynte atë me suret Ihlas, Felek, Nas dhe kur ai u sëmur me sëmundjen në të cilën vdiq, atij i fryhej dhe e përfshiu trupin me prekje me dorën e vet, sepse kjo ishte më e bereqetshme sesa duart e mia". (Muslimi)

9. Pejgamberi bujar dhe marja e mallit për gratë e tij
Edhe përkundër obligimeve dhe përgjegjësive të shumta që ai i kishte ndaj Umetit, ai e bëri pjesë të kësaj përgjegjsie kujdesin ndaj familjes. Thotë Omer ibnul Hattabi: "Kur Pejgamberi e falte sabahun, ai rrinte ulur në vendin ku është falur dhe rrinin njerëzit ulur rreth atij derisa dilte dielli, e më pastaj hynte tek gratë e tij njëra pas tjetrës dhe u jepte selam dhe bënte dua për ata, ndërsa nëse ishte dita e ndonjërës prej tyre, do të ndalej tek ajo". (Taberani në “el Eusat”)

10. Pejgamberi bujar dhe konsultimi me gratë e tij
Ishte metodologji dhe traditë e Pejgamberit që të konsultohet në çështjet e tij personale dhe të përgjithshme. Ai konsultohej me gratë e tij dhe që përfitonte nga propozimet dhe mendimet e tyre bile edhe për çështjet e Umetit dhe në këtë mënyrë të zgjedh atë që është më e përshtatshme dhe më e mirë përpara se të meret vendimi.
Nga Urve ibn Zubejr nga Mervan ibnel Hakem bin Makhrameh transmetohet se i kanë folur dhe ai i përmendi fjalët e tyre në Hudejbije. Ata dy thanë: "Kur u krye shkrimi (Marrëveshja e Hudejbijes) tha Pejgamberi": "O ju njerëz! çohuni, therrni dhe dilni prej ihrami". Për Allahun nuk u çua ndonjë njeri që në zemrën e tij kishte të ndonjë të keqe". Tha Pejgamberi: "O ju njerëz! therrni dhe dilni prej ihramit" . Për Allahun askush nuk u çua. E tha këtë për së treti herë, askush nuk u çua. U çua Pejgamberi dhe hyri tek Um Seleme dhe i tha: "Oj Um Seleme! Unë i urdhëroj ata për diçka, e ata nuk e bëjnë atë?" Ajo tha: "Mos ua zin për të madhe, sepse ata janë preokupuar me një çështje të madhe nga ajo çka kanë parë se ke marrë përsipër në Marrëveshjen e Hudejbijes. Dil ti o i Dërguar i Allahut! Mos flit me asnjë prej njerëzve derisa të shkosh tek kurbani yt dhe ta therrish dhe të dalish prej ihramit. Kur njerëzit do të shohin, do të veprojnë mu ashtusiç të kanë parë." Ai doli prej tek ajo dhe nuk foli me askënd derisa mbërriti tek kurbani i tij dhe e therri dhe u ruajti kokën. Kur njerëzit e panë të Dërguarin e Allahut duke bërë këtë, u çuan dhe therrën ata që kishin kurban, disa i rruajtën kokat e tyre, e disa vetëm i shkurtuan. Dhe tha Pejgamberi: "O Allah, fali ata që i rruajtën kokat e tyre". I thanë: "O i Dërguar i Allahut, e ata që shkurtuan?" Dhe këtë e përmendi tri herë, ndërsa për së treti tha: "Edhe shkurtuesit". (Buhariu)

11. Pejgamberi bujar dhe marrja leje prej grave të tij
E ka thënë Allahu i Lartësuar kur ka thënë: "Me të vërtetë ti je me moral të lartë".
Prej moralit të tij të lartë ishte se ai asnjëherë nuk e linte drejtësinë në mes grave të tij, bile edhe në kohën kur ai ishte i sëmurë. Ai merrte leje prej grave të tij kur ishte e nevojshme ndonjëherë që ata të heqin dorë nga ndonjë e drejtë e tyre. Thotë Aishja se në kohën kur Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte i sëmurë i thirri dhe i mblodhi gratë e tij dhe tha: "Unë s'kam mundësi që të qarkulloj mes jush (prej shtëpi në shtëpi), a më jepni leje që të qëndroj te Aishja", ata i lejuan dhe ai ashtu bëri." (ebu Davud, Albani e ka bërë Sahih)

12. Pejgamberi bujar dhe gëzimi i grave të tij
Me të vërtetë futja e gëzimit dhe haresë tek njerëzit është kërkesë Sheriatike. Thuhet se Aishja (radija Allahu ‘anha) kur e ka parë të Dërguarin e Allahut në disponim të mirë i ka thënë: "Lute Allahun për mua", ai i tha: "O Allahu im, fale Aishen prej gjunaheve që i ka bërë dhe që do t'i bëj, edhe gjunahet e fshehta edhe gjunahet haptazi", saqë Aishja qeshi derisa koka e saj ra në prehërin e saj nga të qeshurit. Pejgamberi i tha: "A të gëzoi duaja ime?" Ajo tha: "Po përse të mos më gëzojë duaja yte?". Ai tha: "Pasha Allahun kjo është duaja ime për Umetin tim në çdo namaz". (Ibn Hibban dhe el Hakim, Albani e ka bërë Sahih 2254)

13. Pejgamberi bujar dhe disciplinimi i grave të tij
Prej urtësisë së Pejgamberit ishte që ai vendoste çdogjë në vendin e vet, dhe përballohej me secilën palë ashtusiç i takon. Ai dinte se si të qetësonte hidhërimin e grave të tij dhe që ta kthej balancin e qetësisë tek ata. Thotë Aishja: "I thashë Profetit “Majft më me Safijen, ajo është e shkurtë!”. Profeti më tha: “Ke thënë një fjalë që sikur ta kishe përzier me detin do ta kishte ndryshuar atë (detin)”. (ebu Davudi, Albani e ka bërë Sahih)

14. Pejgamberi bujar dhe shërimi i problemeve të grave të tij në mënyrë të mirë
Metoda e Pejgamberit në shërimin e problemeve ishte në përputhje me rregullat e Sheriatit.
Thotë Enes ibn Malik: "I ka arritur lajmi Safijes se Hafsa ka thënë për atë: "Bijë jehudie" dhe ajo qajti. Kur hyri Pejgamberi tek ajo dhe ajo ishte duke qarë, i tha: "Çka të shtyri të qajsh?" Ajo tha: "Ka thënë Hafsa se jam bijë jehudie". Pejgamberi i tha: "Ti je bijë e Pejgamberit, axha i yt është pejgamber dhe ti je nën një pejgamber, përse ajo krenohet përmbi ty?!" Më pasatj tha: "Ki frikë Allahun oj Hafsa". (Tirmidhiu, Albani e ka bërë Sahih)

15. Pejgamberi bujar dhe pranimi i gabimeve nga gratë e tij
Gabimet ndodhin me ata me të cilët jetojmë dhe pranimi i gabimeve është argument i zemrës së mirë dhe i çiltërsisë së brendshme, e kush ishte më i çiltër sesa Pejgamberi.
Ai e priste Aishen dhe ajo u vonua, e ai tha: "Çka të vonoi?" Ajo tha: "O i Dërguar i Allahut, unë ndëgjoja një lexim të një burri me një zë të mirë që s'kam dëgjuar kurrë". U çua i Dërguari i Allahut dhe ndëgjoi gjatë e më pastaj u kthye dhe tha: "Ky është Salim, meula i ebi Hudhejfes, falëndrimi i takon Allahut që ka bërë në Umetin tim njerëz sikurse ai". (el Bezzar)

16. Pejgamberi bujar dhe futja e gëzimit tek gratë e tij
Ishte Pejgamberi që fuste gëzimin dhe harenë tek gratë e tij dhe zbriste tek ata qetësinë dhe rehatinë në zemrat e tyre.
Thotë Aishja (radija Allahu ‘anha) se Pejgamberi i ka thënë: "A nuk je e kënaqur që të jesh gruaja ime në dunja dhe në Ahiret?" Ajo tha: "Po, si jo". Ai i tha: "Ti je gruaja ime në dunja dhe në Ahiret". (el Hakim, Albani e ka bërë Sahih)

17. Pejgamberi bujar dhe butësia me gratë e tij
Ishte Pejgamberi me familjen e tij dhe me njerëzit përreth tij në butësi dhe në moral të lartë, mu ashtusiç e ka përshkruar Zoti i tij: "Ti me të vërtetë je në moral të lartë". (el Kalem 4)
Ai këtë më së shumti ia mundësonte familjes së tij, thotë Aishja: "Ishte Pejgamberi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) që kur vetmohej me gratë e tij ishte më i buti, më i ndershmi dhe i qeshur dhe i buzëqeshur". (es Sujuti)

 

Përfundim:

Lidhja në Islam mes mashkullit dhe femrës është dashuri, mëshirë dhe respekt. Dashuri ndaj femrës si bashkëshorte, mëshirë ndaj asaj si bijë dhe respektim i saj si nënë. Në Islam s'ka problem mes burrit dhe gruas, pasiqë secili prej tyre është krijuar për tjetrin dhe që e plotësojnë njëri tjetrin. Secili prej tyre ka veçori me të cilat dallohet prej tjetrit, pra cilësi të mangëta tek burri të cilat plotësohen me gruan dhe ka tek gruaja mangësi të cilat plotësohen me burrin. Për këtë shkak Islami i ka obliguar gruas disa obligime Sheriatike dhe shoqërore që korespondojnë me atë si krijesë, qoftë në aspektin trupor apo emocional.
Edhe burri ka obligime që të kryej, por edhe duhet të kryej disa obligime që korespondojnë me natyrën e tij, poashtu edhe gruaja ka obligime që korespondojnë me natyrën e saj.
Këtë balanc e ka vendosur Islami, balanc i cili sjell qetësi, rehati dhe dashuri mes tyre.
Thotë Allahu (Subhanehu ue teala): "Allahu ka krijuar prej jush çifte dhe bëri prej grave tuaja djem dhe nipër dhe ju furnizoi prej të mirave. A në të kotën besojnë e në mirësitë e Allahut bëjnë kufër". (en Nahl 72)
Kur Islami i lejon diçka burrit dhe i ndalon gruas diçka, ose i lejon gruas diçka, ndërsa burrin e ndalon nga diçka, kjo e tëra buron nga natyra fizike dhe psikologjike në të cilën Allahu i ka krijuar, pasiqë është padrejtësi që të obligohet burri apo gruaja me diçka që ata s'mund ta përballojnë.
Kjo është romantika ynë me familjet tona të cilën e kemi marrë nga shembëlltyra yna, Muhamedi (salla Allahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili na ka mësuar sjelljen e lartë me të gjithë njerëzit, por edhe me familjen në veçanti dhe nga ana tjetër e ka bërë gjunah çdo sjellje të keqe me njerëzit në përgjithësi, por edhe me familjen në veçanti.
Kjo është romantikë Islame në praktikë dhe nuk është vetëm ngjyrë në letër e as aktrime, ashtusiç mund të lexohen në tregimet e dashurisë, apo iluzione që janë larg nga zbatimi dhe mbeten vetëm të shkruara dhe asgjë më shumë.
Më thuaj për Zotin tënd, a ke parë kësi sjellje të mirë të cilën e ka zbatuar Pejgamberi me familjen e tij?
Pasimi i tij është ilaç i problemeve bashkëshortore të cilat burojnë si pasojë e mosnjohjes së të drejtave të ndërsjella në mes çiftit bashkëshortor, dispozita të cilat janë të sqaruara në Islam. Sheriati e ka bërë gjunah mosdhënien e hakut ndaj bashkëshortit-es, gjunah për të cilin vepruesi e meriton dhënimin duke u bazuar në urdhërat e Allahut dhe duke kërkuar kënaqëinë dhe faljen e Tij.
Ajo çka ndodh sot në botë në mesin e disa muslimanëve me familjet e tyre është rezultat i mospasimit të tyre ndaj këtij Pejgamberi bujar dhe udhëzimeve të tij.
Kjo është romantika Islame, që është mirësjellje me moral të lartë me ata që të rrethojnë si njeri.

 

 
www.islamland.com