Pozita e gruas në Islam

Pozita e gruas në Islam

Pozita e gruas në Islam

مكانة المرأة في ظلال الإسلام باللغة الألبانية

 

 

 

Dr. Abd Ar-Rahmân bin Abd Al-Kareem Ash-Sheha

د. عبد الرحمن بن عبد الكريم الشيحة

 

 

Përktheu:

EUROPEAN ISLAMIC RESEARCH CENTER (EIRC)

المركز الأوروبي للدراسات الإسلامية

& Arben Ahmetaj

Redaktori: Mr. Rasim Haxha

www.islamland.com

 

 

Me emrin e Allahut, Ar-Rahmân (të Gjithëmëshirshmit), Ar-Raheem (Mëshiruesit)

Pozita e gruas në Islam

Lavdërimet dhe falënderimet I takojnë Allahut, kurse salavatet dhe përshëndetjet tona ia dërgojmë Pejgmaberit tonë, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, familjes dhe shokëve të tij.

 Allahu I Lartësuar thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mahkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më I ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (që ëhtë më I devotshëm)” [1].

 Është gabim shumë i madh që t’i atribouhet Islamit ajo që nuk është prej tij, siç është pretendimi se Islami nuk e ka nderuar e as respektuar gruan, se ai nuk ia ka dhënë të drejtat që i meriton. Allahu në Kur’an thotë: “Nëse i urreni ato (gratë), bëni durim, pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”. Suretu En-Nisaë: 19. Gjithashtu thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dahsuri e mëshirë. Në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë”. Suretu Err-Rrum: 21.

 Janë shpeshtuar thirrjet për të drejtat e gruas, për lirinë e saj dhe për barazimin e saj me burrin. Këto thirrje dhe kërkesa mund të jenë të pranuara në shoqeritë që i kanë bërë padrejtësi gruas dhe nuk ia kanë dhënë asaj të drejtat e saja. Prandaj, është e çuditshme dhe e pakuptueshme prezenca e këtyre thirrjeve dhe kërkesave në shoqërinë islame, e cila që nga fillimi i saj, ia ka dhënë gruas të drejtat dhe liritë e saja, para se të ekzistonin këto thirrje, madje Islami realizimin e këtyre të drejtave e ka për obligim. Po, mund të ketë asi që i bëjnë keq dhe ia marrin të drejtat e gruas, mirëpo kjo ndodh për shkak të mopërfilljes së mësimeve islame dhe udhëzimeve madhështore të kësaj feje.

 Kërkesat e thirrësve për çlirimin e gruas dhe për respektimin e të drejtave të saja –siç ata pretendojnë([2])- përfshijnë këto aspekte:

  1. Thirrja për çlirimin (emancipimin) e gruas.
  2. Barazimi në mes ta gruas dhe burrit.
  3. Mbrojtja e të drejtave të gruas.

 

 

 

Çlirimi (emancipimi) i femrës:

 Fjala “çlirim” jepë të kuptojë se diçka është e lidhur dhe kërkon që të zgjidhet. Pra, vetë fjala përmban në vete mashtrim të madh sepse e paraqet femrën sikur të jetë e robëruar dhe se ajo duhet liruar. Liria absolute është e pamundur. Njeriu nga natyra e tij është i kufizuar, sepse mundësitë dhe forcat e tij janë të kufizuara. Njerëzit, qofshin në shoqëri moderne apo primitive, jetojnë sipas disa sistemeve dhe rregullave të caktuara, në bazë të cilave i rregullojnë çështjet e tyre jetësore. A nënkupton kjo se ata nuk janë të lirë? Pra, liria ka një kufi të caktuar, të cilin nëse e kalon bien në nivelin shtazarak, nivel ky i cili nuk njeh sistem e as rregull. Prof. Dr. Henry Makow (mendimtar dhe akademik amerikan, specializant në laminë e çështjeve të gruas në botë)([3]) ka thënë: “Çlirimi (emancipimi) i gruas është mashtrim prej mashtrimeve të rendit të ri botëror. Ky është një mashtrim i ashpër, që ka joshur dhe mashtruar gratë amerikane dhe e ka shkatërruar qytetërimin përendimor”.

 E vërteta duhet thënë: Islami është feja e parë që ia mundësoie gruas që të ketë qasje direkte në shoqëri, pasi që ajo nuk mund të bënte asgjë vetëm se nëpërmjet kujdestarit dhe përgjegjësit të saj. Islami ia ka ndaluar gruas dhënjen pas epsheve, banalitetin dhe degjenerimin, ashtu siç ia ka ndaluar edhe burrit. Kuptimin e lirisë në Islam e sqaron hadithi vijues i Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Shembulli I atyre që i përfillin dhe atyre që nuk i përfillin kufinjtë e Allahut është sikurse shembulli i disa njerëzve që lundrojnë me anije. Sipas shortit, disa prej tyre u vendosën në pjesën e sipërme të anijes, kurse të tjerët në pjesën e poshtme të saj. Kur i kaplonte etja ata që ishin poshtë, ngjiteshin lartë dhe pinin ujë. Një ditë menduan e thanë: Sikur ta hapnim një vrimë në pjesën tonë të anijes që të futej nga aty uji dhe të pinim e mos t’i pengonim ata që janë lartë. Nëse ata që janë lart i lënë këta të veprojnë atë që menduan do të fundosen të gjithë, e nëse i pengojnë do të shpëtojnë të gjithë”([4]). Ky është kuptimi i lirisë në Islam, ku sjelljet dhe veprimet individuale duhet të jenë ne përputhje me rregullat fetare, sepse kështu i pamundësohet individit që t’i bëjë dëm vetes apo shoqërisë.

 Ajo për të cilën duhet hulumtuar thirrësit e çlirimit të gruas është se cili sistem është më i mirë, më i dobishëm, që e ruan nderin e gruas dhe e mbron shoqërinë më shumë. A është ai sistemi dhe ligji islam, i cili e llogaritë gruan si plotësuese të burrit dhe i cili i llogarit ata të dytë si ndërtues të shoqërisë? Apo janë ligjet dhe sistemet njerëzore, të cilat ishin shkak për cenim të nderit, për lejimin e të ndaluareve (harameve), për shkatërrimin e shoqërive dhe për pushtimin e shumë shteteve?

 

Barazimi në mes të gruas dhe burrit:

 Barazimi i absolut, në mes të gruas dhe burrit është i pamundur, për shkak të dallimeve në mes të natyrës së çdonjërit prej tyre, qoftë në aspektin fizik, mendor apo shpirtëror. Nëse barazimi absolut në mes të dy personave të të njëjtës gjini është i pamundur, për shkak të dallimeve në mes tyre, atëherë barazimi në mes të dy personave të gjinive të kundërta është edhe më i pamundur. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)”[5].

 Kjo, sepse Allahu I Lartmadhëruar kur i krijoi dy gjinitë, e bëri natyrën e çdonjërit prej tyre ndryshe nga natyra e tjetrit, dhe e bëri çdonjërin plotësues të tjetrit. Nëse shikojmë një grup të caktuar të krijesave që janë të ndara në dy lloje, duhet thënë se ato nuk janë ndarë në dy lloje për tjetër, vetëm se për të kryer dy funksione të ndryshme, sepse po të ishte funksioni i tyre i njejtë, do të ishin në një grup të vetëm. Pra, ndarja e tyre në dy lloje argumenton për veçimin dhe dallimin e çdonjërit prej tyre nga tjetri, e të dyjat i bashkon të qenurit e tyre një grup…. E marrim shembull natën dhe ditën si dy lloje të të njëjtës gjë, e që është koha, ku misioni i të parës është qetësia dhe pushimi, kurse i të dytës puna dhe angazhimi. Kështu janë edhe burri dhe gruaja, dy lloje të të njëjtit grup të krijesave, e që është njerëzimi. Pra, ka gjëra që kërkohen nga çdonjëri prej tyre për faktin se janë njerëz, pastaj ka gjëra që kërkohen vetëm nga burri dhe gjëra që kërkohen vetëm nga gruaja. Prej këtu mund të themi se ata janë dy lloje të të njëjtit grup. Ata kanë funksione të përbashkëta sepse janë një grup, dhe funksione të ndara, sepse janë dy lloje të ndryshme([6]).

 Nga ajo që u tha më lart kuptohet se barazimi në mes të gruas dhe burrit në çdo aspekt është i pamundur dhe angazhimi për një gjë të tillë është i kotë, sepse është angazhim për ndryshim të natyrshmërisë. Gjithashtu, ky është angazhim për nënçmimin dhe poshtërimin e gruas, sepse kërkon prej saj daljen nga natyrshmëria e saj në të cilën e ka krijuar Allahu Fuqiplotë dhe sjell rezultat negativ për shoqërinë në përgjithësi.

 

Thirrja për të drejtat e gruas:

 Nuk ka ligj e as sistem, në të kaluaren apo të tashmen, që i ka ruajtur të drejtat e gruas dhe që e ka ngritur atë më shumë se sa Islami. Ardhja e dritës islame, me dërgimin e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte për besimtarët që besuan në të, e nëpërmjet tyre edhe për tërë njerëzimin, ndodhia më e çuditshme në historinë njerëzore. Shpallja ishte e çuditshme në çdo aspekt; në shpejtësinë e përhapjes së saj, në gjithpërfshirjen dhe saktësinë e saj, lehtësinë e saj për t’u kuptuar dhe përputhjen e saj me natyrshmërinë njerëzore. Në të nuk kishte paqartësi e as pështjellime dhe nuk kishte përplasje me natyrshmërinë e shëndoshë njerëzore. Ta marrim shembull ndryshimin që i bëri çasjes ndaj rolit të gruas dhe ndaj të drejtave të saj, e që është aspekti që na intereson në këtë libër. Autori i librit “Hadaretu el-Arab” (qytetërimi i arabëve)([7]) thotë: “Përparësia e Islamit nuk qëndron vetëm në ngritjen e pozitës së gruas, por edhe në atë se është feja e parë që e bën një gjë të tillë”. Po në të njëjtin libër, në faqen 497, thotë: “Të brejtat bashkëshortore të cilat i ka përmendur Kurani dhe shpjeguesit e tij, janë shumë më të mira se sa të drejtat bashkëshortore evropiane”.

 Të drejtat e gruas duhet të kërkohen në ato shoqëri që ia kanë marrur asaj ato të drejta, apo në ato shoqëri që i kanë dhënë asaj të drejta të pakufizuara që e kanë shpier atë në rrugë të imoralitetit dhe shkatërrimit, që e kanë bërë atë mjet për lojë, kënaqësi dhe shfryerje të epshit. Kurse Islami ka qenë i drejtë me gruan, ia ka ruajtur asaj të drejtat e saja, të përgjithshme dhe të veçanta, me anë të së cilave mund të jetojë e lumtur dhe në paqe, si dhe mund ta luajë rolin për të cilin e ka krijuar Allahu I Madhërishëm.

 

 Pozita e gruas gjatë historisë:

Pozita e gruas në shoqërinë arabe të xhahilijetit (injorancës para zbritjes së Kuranit):

 Në këtë shoqëri, gruaja i ekspozohej mashtrimit, fyerjes dhe padrejtësisë. I mohoheshun të drejtat, i grabitej pasuria, madje llogaritej e pavlerë. Ajo nuk trashëgonte, sepse trashëgimia ishte vetëm për ata që kalëronin, luftonin dhe siguronin plaçkë të luftës, saqë ajo edhe trashëgohej pas vdekjes së burrit të saj siç trashëgohet pasuria tjetër. Nëse burri i saj i vdekur kishte djem me gruan para saj, djali i madh e meritonte gruan e babait të tij më shumë se të tjerët, e merrte si trashëgimi sikur të ishte mall dhe ajo nuk mund të dilte nga shtëpia e tij para se të paguante për veten e saj (lloj tatimi).

 Nëse gruan e shkurorizonte burri i saj, asaj i ndalohej të kthehej tek ai përsëri, burri i saj mund të martohej përveç saj edhe me sa gra të dojë. Ajo nuk kishte kurrfarë roli në përzgjedhjen e burrit të saj, nuk kishte kurrfarë të drejtash përballë burrit të saj. Në atë kohë nuk kishte ligj që t’i ndalojë këto padrejtësi. Arabët në periudhën e injorancës nuk kishin dëshirë që t'u lindin vajza dhe lindja e tyre ju shkaktonte pesimizëm, si dhe i konsideronin symbol të së keqës dhe fatkeqësisë. Nëse ndonjërit prej tyre i lindte vajzë, atë e kaplonte mërzia dhe pikëllimi, sa që disa prej tyre edhe i varrosnin ato për së gjalli. Varrosja e vajzave për së gjalli praktikohej nga disa fise arabe, ndërsa arsyet për këtë ndryshonin sipas pozitës shoqërore të familjes; disa nga frika e turpit që mund t'ua sjell vajza, e disa për shkak të ndonjë defekti që kishte në trupin e saj (sëmundje apo të ngjashme). Allahu I Lartësuar, duke e përshkruar gjendjen e tyre, thotë: “Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet plot mllef. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim I tyre”[8]. Kurse të varfërit prej tyre i varrosnin ato nga frika prej varfërisë. Kurani e ka regjistruar këtë në ajetin vijues: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne jua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”[9].. Bile, ato nuk i gëzonin as të drejtat më elementare, saqë kishte ushqime të lejuara për meshkuj e të ndaluara për femra. Allahu I Lartësuar thotë: “Madje ata thoshin: Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona”[10].

 Ajo nuk kishte me çka të lavdërohej përveç mbrojtjes së saj nga bashkëshorti i saj, ruajtja e nderit të saj dhe hakmarrja për përdhosjen e atij nderi.

 

Pozita e gruas ne shoqërinë e vjetër indiane:

 Në librin “Vedas”, që është një prej librave të shenjtë që përmban bazat e fesë “Brahma”, në lidhje me gruan thuhet([11]): "Feja Brahma bënë dallim në mes të burrit dhe gruas në vlerën e tyre njerëzore dhe në të drejtat e tjera. Ajo e privon gruan nga të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, dhe e vë atë nën pushtetin e burrit në të gjitha etapat jetësore".

 Këtë e vërtetojnë edhe Ligjet “Manu” ku potencohet se gruaja nuk ka të drejtë në asnjë prej etapave të jetës së saj të veprojë sipas dëshirës së saj, edhe nëse ka të bëjë me çështjet e saja të brendshme dhe me shtëpinë e saj. Në kohën e fëmijërisë është nën pushtetin e prindit të saj, në kohën e rinisë është pasuese e burrit të saj, e nëse i vdes burri, atëherë përgjegjësia për të bie mbi axhallarët e saj, e nëse nuk ka axhallarë, atëherë përgjegjësia për të bie mbi udhëheqësin e vendit. Pra, gruaja në asnjë etapë të jetës së saj nuk ka liri dhe pavarësi që të sillet ashtu si të dojë.

 Pozita e gruas në shoqërinë indiane ishte sikur pozita e robëreshave; pasonte burrin e saj dhe nuk kishte të drejtë të vepronte gjë sipas dëshirës së saj, saqë burri i saj edhe mund ta humbiste atë në lojë të kumarit([12]).

 Në këtë shoqëri gruaja nuk martohej pas vdekjes së burrit të saj, dhe nuk kishte të drejtë të jetojë pas tij, por duhej të vdiste ditën që i vdiste burri. Ajo digjej së bashku me burrin e saj të vdekur. Librat e tyre fetarë thonë([13]): "Është mirë që gruaja ta hedhë veten mbi drunjtë e pregatitur për djegien e burrit të saj të vdekur". Ata kur e vendosnin kufomen e burrit mbi drunjë, vinte gruaja e tij me fytyrë të mbuluar (me burka). Murgu i tyre ia hiqte mbulesën nga fytyra, ia merrte stolitë dhe zbukurimet e saj dhe ia shpërndante të afermve të saj dhe ia zgjidhte flokët e bëra gërshet. E kapte murgu kryesor për dore dhe rrotulloheshin rreth drunjve tre herë, pastaj gruaja hypte mbi drunjë dhe e ofronte këmbën e burrit të saj të vdedkur te balli i saj si shenjë i nënshtrimit të saj ndaj tij. Pas kësaj, gruaja ulej afër kokës së burrit dhe e vendoste dorën e djathtë sipër trupit të tij. Në këtë moment të pranishmit e ndiznin zjarrin dhe gruaja digjej së bashku me kufomën e burrit të saj. Ata besonin se kjo i sjell begati gruas sepse kështu ajo do të rrinte me burrin e saj në qiell tridhjetë e pesë milion vjet… Me këtë djegie ajo pastronte familjen e nënës dhe babait të saj, familjen e burrit dhe vetë burrin e saj nga çdo mëkat… Me këtë, ajo konsiderohej prej grave më të pastërta, më të ndershme dhe më të famshme. Ky zakon u bë shumë i njohur te kjo shoqëri, saqë gjatë dhjetë viteve (1815-1825) kishin djegur rreth gjashtë mijë gra, dhe vazhduan punën me të deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur u anulua, edhe pse murgjit indian e urryen dhe e kundërshtuan një gjë të tillë. Këtë gjendje të mjeruëshme të gruas në këtë shoqëri e vërteton edhe ky citat nga ligjet dhe mësimet hinduse ku thuhet([14]): "Fatkeqësitë e përcaktuara më herët, era e fuqishme, vdekja, ferri, helmi, gjarpërinjtë dhe zjarri nuk janë më të këqinjë se sa gruaja".

 Në disa raste gruaja kishte më shumë se një burrë dhe pozita e saj ishte saktësisht si pozita e zinahqareve (të pamoralshmeve).

 

Pozita e gruas në shoqërinë e vjetër kineze:

 Autori I librit “Kisatu el-Hadareti” e përshkruan gjendjen e gruas në këtë shoqëri duke thënë([15]): "Ajo pasonte burrin e saj dhe tërë jetën ia kushtonte shërbimit ndaj tij. Nuk kishte të drejta pronësore e as shoqërore. Pra, nuk posedonte asgjë dhe nuk mund të vëpronte çfarë të dojë. Ajo ishte e varur totalisht nga burri i saj. Nuk kishte të drejtë të mësojë e as të edukohet, por duhej të mbyllej në shtëpinë e saj, të shërbente, të qepte rrobat dhe të mësonte forma të ndryshme të shërbimit dhe të kujdesit për shtëpi. Kur i mbushte pesëmbëdhjetë vjet obligohej që t’i shkurtonte flokët e saj, kurse kur i mbushte njëzet vjet obligohej që të martohej me burrin që ia kishte gjetur vet babai i saj apo me ndihmën e mësitit".

 Lindja e vajzës llogaritej se sjellë fat të keq. W. Durant në librin e tij “Kisatu el-Hadareti” thotë([16]): "Baballarët luteshin gjatë ritualeve të tyre fetare që t’u lindnin djemë. Kurse, moslindja e djemëve ishte prej shkaqeve të nënçmimit të vazhdueshëm të nënave, sepse ata ishin më të zotët për punë në fushë dhe më të qëndrueshëm në luftë. Vajzat konsideroheshin si ngarkesë për baballarët e tyre sepse ata i rritnin dhe edukonin me vështirësi, e pastaj i dërgonin te burrat e tyre. Në këtë shoqëri edhe zakoni i mbytjes së vajzave ishte prezent, saqë kur në një familje lindnin më shumë vajza se sa i duheshin dhe gjenin vështirësi rreth rritjes së tyre, i linin në fushë që t’i mbyste të ftohtit e natës apo ndonjë egërsirë, me qëllim që familjarët mos ta shihnin ngjarjen e tu vinte keq".

 Një proverb I vjetër kinez thotë([17]): “Dëgjoje gruan tënde, por mos i beso asaj”.

 

Pozita e gruas në shoqërinë e vjetër romake.

 Autori I librit “Kisatu el-Hadareti”([18]) thotë: "(në atë shoqëri) Lindja e vajzave nuk preferohej assesi, ndërsa dëshira për lindjen e djemëve ishte shumë e madhe. Zakoni ia lejonte babait që nëse i lindte femiu me të meta, apo i lindte vajzë t’ia ekspozonte vdekjes.

 Gruaja nuk kishte pushtet mbi asgjë që kishte të bënte me të, ngase burri e drejtonte atë kah të dojë. Burri i kishte të gjitha të drejtat dhe kompetencat. Ai kishte të drejta të plota ndaj të gjithë anëtarëve të familjes. Prej këryre të drejtave ishte se në disa raste kur ajo akuzohej për diçka, atij i lejohej që ta dënonte atë edhe me vdekje, ([19]). Burri kishte pushtet edhe ndaj grave të bijve të tij dhe grave të bijvë të bijve të tij. Ky pushtet përfshinte shitjen e tyre, malltretimin, largimin, madje edhe vrasejn e tyre.

 Detyra e gruas ishte që të dëgjojë, respektojë dhe të realizojë atë me çfarë urdhërohej. Ajo nuk kishtë të drejtë të kundërshtojë e as të kërkojë gjë, si dhe nuk trashëgonte, sepse trashëgimia i ipej djalit më të madh. Kishte arritur puna deri sa burri të ketë të drejtë ta përfshinë në familjen e tij atë që nuk ishte prej saj dhe ta largonte nga familja kë të dojë nga djemtë e tij, nëpërmjet shitjes së tij([20]).

 

Pozita e gruas në shoqërinë e vjetër greke:

 Pozita e gruas në këtë shoqëri nuk ishte më e mirë se sa pozita e saj në shoqëritë paraprake. Ajo nënçmohej deri në atë masë saqë mund të huazohej. Troy Long thotë([21]): "Gruaja që ishte e aftë të lind huazohej nga burrri i saj te të tjerët, që të lindë me ta fëmijë për vendin e tyre".

 Gruas i ndalohej edukimi dhe nënçmohej, saqë i thuhej: “Ndyrësirë e dreqit”([22]).

 Nuk kishte në këtë shoqëri ligj që e mbronte gruan. Nuk kishte të drejtë në trashëgimi, nuk mund të vepronte ç’të dojë me pasurinë e saj, nuk kishte liri e as vullnet të pavarur, tërë jetën ishte nën pushtet të burrit dhe nuk kishte të drejtë të kërkojë shkurorëzim, sepse ajo ishte e drejtë absolute e burrit([23]).

 Disa mendimtarë të kësaj shoqërie kishin kërkuar që emri i gruas të mbyllej në shtëpi ashtu siç mbyllet dhe ngujohet trupi i saj (të mos përmendet emri i saj jashtë shtëpisë)([24]).

 Gruaja te grekët llogaritej si krijesa më e ulët. Autori i librit “Hadaretu el-Arab”([25]) thotë: "Grekët në përgjithësi i llogaritnin gratë si krijesa të ulëta që nuk ka dobi në to përveç lindjes, kujdesit ndaj shtëpisë dhe nëse lindte fëmijë të shëmtuar e mbysnin atë grua".

 Ligjëruesi i njohur grek Dimosthen e përshkruan pozitën e gruas në këtë shoqëri duke thënë([26]): "Ne i përdorim të pamoralshmet për epsh, dashnoret për përkujdesje ndaj shëndetit te trupave tonë dhe gratë për t’na lindur fëmijë legjitim".

 E çfarë pozite mund të ketë gruaja në një shoqëri ku intelektualët e saj e thonë këtë gjë?!

 

Pozita e gruas në shoqërinë e vjetër çifute:

 Gruaja në këtë shoqëri llogaritej si burim dhe bazë e të këqijave, ashtu siç përmendet në citatet e Tevratit([27]): "Gruaja është fillimi i mëkatit (të keqës) dhe për shkak të saj devijuan të gjithë".

 Gruaja në këtë shoqëri nuk kishte pozitë më të mirë se sa në shoqëritë e lartpërmendura. Ligjet e tyre e ulën atë dhe tërhoqën vërejtjen nga ajo, siç e përshkruan Dhjata e Vjetër (Predikuesi)([28]) : "Atëherë e vura zemrën time të mësoj, të jetoj e të kërkoj mennçuri e urtësi, të mësoj se ligësia është injorancë dhe marrëzia është çmenduri, ndërsa gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës ështė kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do tė kapet nga ajo".

 Babai kishte pushtet absolut mbi familjen e tij, sidomos mbi femrat; i martonte me kë të dojë dhe ia falte ato kujt të dojë, si dhe kishte të drejtë edhe t’i shesë. Këto gjëra janë përmendur në Librin e Eksodit, kapitulli 21, paragrafi 7-11.

 Autori I librit “Kisatu el-Hadareti” thotë([29]): Babai kishte pushtet, pothuajse të pakufizuar mbi anëtarët e familjes së tij. Toka ishtë pronë e tij dhe djemtë e tij nuk mund të mbesnin gjallë nëse nuk e dëgjonin atë. Ai ishte vet shteti dhe nëse ishte i varfër kishte të drejtë ta shesë vajzën e tij para se ajo ta arrijë moshën madhore, që të jetë robëreshë te blerësi i saj. Gjithashtu, kishte të drejtë të plotë që vajzen e tij ta martojë me kë të dojë, e nëse ndonjëherë lëshonte pe, kërkonte nga vajza e tij që të pajtohet me martesën që ai ia kishte zgjedhë.

 Kur martohej femra çifute, përgjegjëisa për të bartej prej babait te burri i saj dhe ajo bëhej pjesë e pronës së tij, siç është shtëpia, robi, robëresha dhe pasuaria tjetër e përgjithshme. Këtë e vërtetojnë urdhërat e Tevaratit, në Librin e Eksodit, kapitulli 20, paragrafi 17.

 Kësaj i shtohet edhe fakti se Ligji Çifut e privonte vajzën nga trashëgimia prej babait të saj nëse ai kishte djem, ashtu siç është përmendur në Librin e Numrave, kapitulli 27, paragrafi 8, ku thuhet: "Çdo burrë që vdes dhe nuk ka djalë, atëherë pasurinë e tij barteni te vajza e tij".

 Gruaja në këtë shoqëri bartej pas vdekjes së burrit të saj automatikisht te vëllai i tij, pajtohej ajo apo jo, vetëm nësë ai nuk e donte. Kjo është përmendur në librin e tyre të shënjtë, Dhjata e vjetër([30]), ku thuhet: “Në rast se disa vëllezër banojnë bashkë dhe njëri prej tyre vdes pa lënë fëmijë, gruaja e të ndjerit nuk do të martohet me një të huaj jashtë familjes; kunati martohet me të”.

 Ata gjithashtu nuk hanin e as nuk pinin së bashku me gruan dhe nuk flenin më të kur ishte me menstruacione, por largoheshin prej saj deri sa të pastrohej. Ligjet e tyre për këtë thonë ([31]): "Gruaja është e papastër nga momenti kur ta kuptojë se të përmuajshmet e saj janë afruar, edhe nëse nuk ka shenja për këtë papastërti. Burrit të saj nuk i lejohet që ta prekë atë as me gishtin e vogël, nuk i lejohet t’i japë asaj asgjë me dorë edhe nëse është e gjatë (sendi i dhënë) dhe nuk duhet afruar asaj, nuk i lejohet të marrë gjë prej saj si dhe nuk lejohet hedhja e ndonjë sendi prej dorës së njërit te tjetri. Nuk i lejohet ngrënja me të në një sofër, vetëm nëse pjatat e tyre i ndanë ndonjë pengesë, nuk i lejohet të pijë në gotën në të cilën gruaja ka lënë ujë pas pirjes së saj, nuk u lejohet fjetja në të njëjtin shtrat e as hypja në mjetin e njëjtë të udhëtimit. Nëse ata punojnë në të njëjtin vend, duhet që të mos preken ndërmjet veti. Nëse burri sëmuret dhe nuk ka kush të kujdesët për të, i lejohet asaj kujdesja ndaj tij me kusht që mos ta prekë atë drejtpërdrejt, e nëse sëmuret gruaja, burrit nuk i lejohet të kujdeset për të edhe nëse nuk e prekë atë. Gruaja e cila lind fëmijë bëhet e papastër dhe mbetë e tillë për një javë nëse ka lind djalë, e nëse ka lind vajzë atëherë është e papastër përgjatë dy javësh. Gjithashtu, ajo nuk bënë të pastrohet para katërdhjetë ditëve nga lindja e djalit, e as para tetëdhjetë ditëve nga lindja e vajzës.

 

Pozita e gruas në shoqërinë e vjetër krishtere:

 Priftërinjtë e mesjetës kaluan në ekstrem kur e llogaritën gruan si bazë e burim i të keqës (mëkatit) dhe si burim i fatkeqësive njerëzore në përgjithësi. Nisur nga kjo, lidhja në mes të burrit dhe gruas shihej si ndyrësirë që duhet larguar nga ajo, edhe nëse ishte si rezultat i martesës zyrtare. Prifti Tertullian thotë: "Gruaja është vendhyrja e dreqit në shpirtin e njeriut, ajo e shtyu njeriun për të ngrënë nga pema e mallkuar, ajo është shkatërruese e ligjjeve të Zotit dhe shtrembëruese e dukjes së Zotit (dmth: të burrit)".

 Shkrimtari danez Wieth Knudesen përshkruan pozitën e gruas në mesjetë duke thënë: "Kujdesi për gruan ishte shumë I kufizuar, si rezultat i qëndrimit të katolicizmit ndaj saj, e që e llogariste atë si krijesë së dorës së dytë"([32]).

 Pali ka thënë([33]): “Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia… Burri nuk duhet ta mbulon kokën, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, sikurse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin. Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet”.

 Mësimet krishtere e obligonin gruan që të nënshtrohej ndaj burrit dhe të bindej ndaj tij verbërisht. Pali thoshte([34]): “Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit”.

 Poeti anglez Bernard Shu thotë: Në momentin kur femra martohet, sipas ligjit anglez e tërë pasuria e saj bëhetpronë e burrit të saj.

 Kësaj i shtohet edhe ajo se sipas fesë dhe ligjit martesat ishin të përhershme. Sado që problemet dhe urrejtja në mes të bashkëshortëve të jenë të mëdha, nuk u lejohej atyre shkurorëzimi, por mund të praktikonin ndarjen fizike (trupore), e që prej rezultateve të natyrshme të saj ishte shkuarja e burrit me gra tjera dhe e gruas me burra tjerë.

 Gjithashtu, nëse ndonjëri prej bashkëshortëve vdiste, nuk i lejohej të gjallit të martohej përsëri. Si rezultat i kësaj, pozita e gruas ra në nivel të ulët dhe roli i saj u nënvlerësua. Kjo situatë solli kundër reagim të keq në shoqërinë moderne përendimore, ku intelektualët dhe elita e tyre thirrën në dhënien e çdo individi në shoqëri, mashkull qoftë apo femër, të drejtat e plota dhe të pakufizuara. Kjo kishte efekt negativ dhe solli gjendjen e tanishme në këto shoqëri, ku ka shembje të moralit dhe të familjes. E tërë kjo ishte si rezultat i presionit të kishës, ekstremizmit të saj dhe ligjeve të saja të padrejta dhe në kundërshtim me natyrshmërinë e shëndoshë njerëzore.

 

Të drejtat e gruas në Islam:

 Pas këtij përshkrimi të shpejtë të pozitës dhe të drejtave të gruas në shoqëritë njerëzore para Islamit, të shohim pozitën e saj në Islam, si dhe të drejtat që Islami ia ka dhënë asaj.

 Gruaja në Islam ka të drejta të përgjithshme dhe të drejta të veçanta.

Prej të drejtave të saj të përgjithshme janë:

  1. Gruaja është e barabartë me burrin në obligimet fetare, siç janë: namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi, nëse ata i plotësojnë kushtet për t’u obliguar me ato obligime, e që janë: Të jenë muslimanë, të jenë në moshën madhore dhe të jenë të shëndoshë mendërisht. Shtesë kësaj, Sheriati ia ka lehtësuar gruas disa dispozita, siç është lirimi i tyre nga e namazi dhe agjërimi gjatë kohës së menstruacioneve dhe lehonisë, duke theksuar se ajo obligohet me kompenzim të agjërimit pas pastrimit të saj, e nuk e kompenzon namazin e asaj kohe fare. I tërë ky lehtësim për shkak të gjendjes fizike dhe psikike të gruas gjatë menstruacioneve dhe lehonisë.
  2. Gruaja është e barabartë me burrin në shpërblim dhe ndëshkim të kësaj bote dhe botës tjetër. Allahu I Lartësuar thotë: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre”[35]..
  3. Gruaja është e barabartë me burrin në njerëzoren e tyre; ajo nuk është burim i të keqës, nuk është shkak për daljen e Ademit, alejhi selam, prej Xhenetit dhe nuk është lloj më i ulët se burri, ashtu siç thonë prijësat fetarë të feve tjera. Allahu I Lartësuar ka thënë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju”[36].

 Allahu I Lartësuar në këto ajete tregoi se Ai krijoi të dy gjinitë, mashkullin dhe femrën, nga i njëjti burim. Ata nuk kanë dallim në esencën e krijimtarisë së tyre dhe në gatishmërinë e tyre për të bartur përgjegjësi. Me këtë, Islami i anuloi ligjet dhe rregullat paraprake që i bënin padrejtësi gruas, sidomos ato që gruan e llogaritnin në shkallë më të ulët njerëzore, e si rezultat i tyre asaj iu mohuan shumë të drejta elementare njerëzore. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë gratë janë pjesë e barabartë me burrat”([37]).

  1. Gruaja është e barabartë me burrin në ruajtjen e nderit dhe krenarisë së saj, prandaj, akuzimi i saj në nder meriton dënim. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm”[38].
  2. Gruaja ka të drejtë në trashëgimi ashtu siç ka të drejtë në të edhe burri. Allahu I Lartmadhërishëm thotë: “Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)”. En-Nisaë: 7.

 Pra, Islami ia njohi femrës të drejtën e trashëgimisë, pasiqë në kohën e injorancës paraislamike i mohohej një gjë e tillë, bile ajo vetë trashëgohej siç trashëgohej pasuria tjetër. Allahu Fuqiplotë thotë: “O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre…”[39].

 Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: …"Pasha Allahun, në xhahilijet nuk i bënim mallë gratë, derisa Allahu zbriti për to (të drejtat e tyre) ajete kuranore dhe u dha atyre atë pjesë që u takon([40]).

  1. Gruaja është e barabartë me burrin në aftësi dhe liri për shitblerje dhe gjithçka që ndërlidhet me çështjet materiali si dhe ne posedimin e tyre, pa kurrfarë presioni apo kufizimi, me përjashtim të rsateve kur ato veprime janë në dëm të saj apo janë në kundërshtim me Sheriat. Allahu I Lartësuar thotë: “O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat…”[41].. Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertet, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhanësit e sadakadhanëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh”[42].
  2. Islami respektimin e gruas e konsideron si shenjë të një personaliteti të shëndoshë, të plotë dhe të mirë. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Imanin më të plotë prej besimtarëve e ka ai që ka moral më të mirë, dhe më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët për gratë e tyre”([43]).
  3. Islami, sikurse e obligoi burrin, e obligoi edhe gruan me kërkimin e diturisë dhe shpërndarjen e saj. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kërkimi I diturisë është obligim për çdo musliman”([44]). Kurse dijetarët islam janë pajtuar unanimisht se fjala “musliman” përfshinë mashkullin dhe femrën.
  4. Gruaja është e barabartë me burrin në edukim; që të dytë kanë të drejtë të rriten dhe të edukohen në formën më të mirë. Prandaj, Islami e llogëritë edukimin e vajzave dhe shpenzimin për to prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet, e në këtë aspekt femrat i tejkalojnë meshkujt. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka tri vajza dhe bënë durim me to, shpenzon nga pasuria e tij për hajën, pijen dhe veshmbathjen e tyre, ato do të jenë mburojë për të nga zjarri Ditën e Kijametit”([45]).
  5. Gruaja është sikurse burri në përgjegjësine e përmirësimit të shoqërisë nëpërmjet urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, I Urtë.”[46]..
  6. Gruaja është e barabartë me burrin në dhënien e besës dhe në strehim. Allahu I Lartësuar thotë: “E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kuranin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt”[47]. Kurse Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “… dhe muslimanët në dhënien e besës dhe në strehim të dikujt (prej jomuslimanëve) janë të barabartë. Atë mund ta realizojë cilido prej tyre, dhe kushdo që ia prishë muslimanit besën e tij të dhënë, mallkimi i Allahut, meleqëve dhe i të gjithë njerëzve bie mbi të, si dhe atij Allahu nuk do t’ia pranojë veprat e tij. ”([48]).

 Në këtë të drejtë, burrat dhe gratë janë të barabartë. Këtë e vërteton hadithi i Ummu Hani’ bint Ebi Talib, e cila thotë: Shkova te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në vitin e çlirimit të Mekes dhe e gjeta duke u pastruar, kurse Fatimeja, bija e tij e kishte mbuluar që të mos shihej duke u larë. E përshendeta me selam dhe ai tha: Kush është? I thashë: Jam Ummu Hani’ bintu Ebi Talib. Ai tha: Mirësevjen Ummu Hani’. Kur u pastrua, i fali tetë rekate duke qenë i mbështjellur në një rrobë. Kur e përfundoi namazin i thashë: O i dërguar i Allahut! I biri i nënës sime (kështu i thuhej vëllaut edhe pse ishte nga nëna dhe babai, si në rastin konkret ku është për qëllim Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të) dëdhiron ta vrasë një person, fulan ibn Hubejrete, e të cilit unë i kam dhënë besë. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “O Ummu Hani’! Ai që e ka besën tënde, e ka edhe besën tonë”. Ummu Hani’ tha në fund se kjo ngjarje kishte ndodhur në kohën e Duhasë (paradrekës)[49].

 Pra, si njohje e vlerës së saj, ajo ka të drejtë që t’i japë besë dhe ta strehojë kë të dojë, dhe muslimanët obligohen që ta respektojnë një gjë të tillë, ashtu siç është përmendur në hadithin e Ebu Hurejres nga i Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. ([50])

 Duhet ditur se ka gjëra që janë të veçanta vetëm për burra, në të cilat Islami nuk i ka llogaritur si të barabartë burrat dhe gratë, e për të cilat do të flasim kur të përmendim dyshimet që janë ngritur rreth pozitës së gruas në Islam.

 Ndoshta është e arsyeshme që të kuptohet pozita e gruas para Islamit dhe pozita e saj pas ardhjes së tij, që të kuptohet pozita që Islami ia ka dhënë gruas dhe nderimi që ia ka bërë asaj.

 Të drejtat e veçanta të gruas: Islami i qaset të drejtave të gruas në mënyrë gjithpërfshirëse, që garanton respektimin e saj dhe dhënien e të drejtave asaj në të gjitha etapat e jetës, nga lindja e deri në vdekje, e jo vetëm në një etapë të caktuar. Islami është kujdesur për të kur ajo është vajzë, kur është bashkëshorte, kur është nënë dhe si femër në përgjithësi.

 Do t’i përmendim shkurtimisht disa prej të drejtave të gruas në Islam dhe kush dëshiron të dijë më shumë mund t’i kthehet librave të fikhut (jurisprudencës) islam në të cilat janë përmendur këto gjëra më detajisht.

 

 

Të drejtat e saj duke qenë vajzë:

E drejta e saj për jetë:

Allahu I Lartmadhërishëm prindërit I obligoi me kujdesin për jetën e fëmijëve të tyre, qofshin ata djemë apo vajza, ndërsa mbytjen e tyre e konsideron krim tejet të rëndë. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizmin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh”[51].

 Gjithashtu, Allahu Fuqiplotë e ka bërë shpenzimin për fëmijët, djem apo vajza, obligim për babain e tyre, që nga koha kur ata janë foshnje në barkun e nënës së tyre. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre”[52].

 

E drejta e saj në gjidhënie:

Allahu Fuqiplotë e ka bërë obligim bamirësinë, interesimin dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve, djem apo vajza qofshin ata. Gjithashtu sigurimin e kërkasave jetësore për një jetë dinjitoze e ka bërë prej të drejtave të fëmijëve ndaj prindërve të tyre. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Nënat, ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vjet të plota. I ati i fëmijës është i obliguar për furnizmin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregulli”[53].

 

E drejta e saj në rritje dhe edukim:

Allahu u ka bërë obligim baballarëve edukimin e fëmijëve të tyre, djem apo vajza, me edukatë trupore, mendore dhe fetare. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “I mjafton njeriut si mëkat që ta humbë atë që e ka nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e tij”([54]). Ai, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: “Çdonjëri nga ju është kujdestar dhe përgjegjës për atë që e ka nën përkujdesje; Udhëheqësi është kujdestar dhe përgjegjës për ata që i ka nën udhëheqje, burri është kujdestar i familjes së tij dhe është përgjegjës për ta, gruaja është kujdestare në shtëpinë e familjes së burrit të saj dhe përgjegjëse për atë që e ka nën përkujdesje dhe shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotëriut të tij dhe përgjegjës për atë që e ka nën përkujdesje”([55]).

 Gjithashtu, prindërit duhet zgjedhur emrat më të bukur dhe më të përshtatshëm për fëmijët e tyre.

 Nëse ndodh ndarja në mes të burrit dhe gruas, atëherë fëmijët duhet të mbesin me nënën e tyre, sepse ajo ndjen më shumë dhimbje për ta dhe është më e mëshirshme. Këtë e vërteton hadithi i Amr ibn Shuajbit, në të cilin përcillet se një grua tha: O i dërguar i Allahut! Për këtë birin tim barku im ka qenë bartës i tij, gjiri im shuajtës i etjes së tij dhe prehëri im bartës dhe mbrojtës i tij, e babai i tij pasi që më ka shkurorëzuar dëshiron ta marrë nga unë. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ti ke më shumë të drejtë në të, përderisa nuk martohesh”([56]).

 

E drejta e saj në butësi, solidaritet dhe mëshirë ndaj saj:

Vajza ka nevojë për këto gjëra sikurse ka nevojë për ushqim dhe pije, sepse këto ndikojnë në gjendjen e saj shpirtërore dhe në sjelljet e saja. Islami është fe e dashurisë, ndjeshmërisë dhe dhembshurisë ndaj të largëtit, e si mos të jetë ndaj të afërmit. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e puthi Hasanin, të birin e Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të në prezencën e El-Ekrau ibn Habis, i cili tha: Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjëherë nuk e kam puthur asnjërin prej tyre. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e shikoi atë dhe tha: “Ai që nuk mëshiron, nuk mëshirohet”([57]).

 

E drejta e saj në mësim:

Islami e ka obliguar kërkimin e diturisë për çdo musliman dhe muslimane. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kërkimi i diturisë është obligim për çdo musliman”([58]).

 Gjithashtu, mësimin e vajzave në veçanti e ka bërë shkak për shtimin e shpërblimit. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që e posedon një robëreshë të vogël, e mëson dhe e edukon atë në formën e duhur, pastaj e liron atë dhe martohet me të, ai do t’i ketë dy shpërblime”([59]).

 

E drejta e saj në barazi:

Islami ka obliguar barazinë dhe drejtësinë, në formë të përgjithshëm, në mes të fëmijëve. Nuk ka dallim në sjellje të mëshirshme prindërore dhe në dhembshuri ndaj tyre, pa marrë parasysh gjininë e tyre. Këtë e vërteton ajeti vijues: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”[60].

 En-Nu’amn Ibn Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte duke ligjëruar në minber kur tha: Babai im ma dhuroi një dhuratë. Amretu bintu Reuahate tha: Unë nuk jam e kënaqur me këtë gjë, por dua që për këtë të jetë dëshmitar Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Babai im shkoi te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe I tha: O I dërguar i Allahut! Djalit tim që e kam me Amretu bintu Reuahate ia kam dhënë një dhuratë, por ajo kërkoi nga unë që ti të jeshë dëshmitar për këtë gjë. Ai i tha: “A i kë dhënë fëmijëve tjerë dhurata të ngjashme me këtë?” Ai tha: Jo. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kini frikë Allahun dhe mbani drejtësi në mes të fëmijëve tuaj”. Pas kësaj babi im u kthye dhe e ktheu prapa (e anuloi) atë dhuratë([61]).

 Cili është qëndrimi i pretenduesve se Islami i ka mohuar të drejtat e gruas ndaj këtij hadithi?

 

E drejta e saj në zgjedhjen e burrit:

Islami e respekton mendimin e vajzës rreth martesës, e llogaritë atë si kusht për saktësinë e martesës dhe i jep asaj të drejtën e pranimit apo refuzimit të atij që i ofron asaj martesë. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nuk martohet e veja para se të merret mendimi i saj për martesë dhe nuk martohet beqareja para se të merret leja (pëlqimi) e saj për atë martesë. Të pranishmit thanë: O I dërguar i Allahut! Si është leja e beqares për martesë? Ai tha: Heshtja e saj është leje për martesë”([62]).

 Babai apo kujdestari i femrës nuk ka të drejtë ta detyrojë atë që të martohet me atë burrë që ajo nuk e dëshiron, dhe, nëse ndodh një gjë e tillë ajo ka të drejtë të kërkon prishjen e asaj martese. Këtë e vërteton hadithi I Hansa’ Bintu Xhudham El-Ensarije e cila ishte e ve dhe babai i saj e kishte martuar me dikë që ajo nuk dëshironte (e urrente martesën me atë burrë). Ajo u ankua te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe ai e anuloi atë martesë([63]).

 Udhëzimet e ndershme profetike çdoherë nxitnin për kujdesje, nderim, mirësi dhe ndihmë të veçantë ndaj vajzave. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush i ka tri vajza apo tri motra, ose i ka dy vajza apo dy motra, sjellet mirë me to dhe i frikësohet Zotit në raportet e tij më to, do të hyjë në Xhenet”([64]).

 Islami e ka llogaritur perkujdesjen dhe mirësinë ndaj vajzave prej shkaqeve për hyrje në Xhenet, që të jetë kjo nxitje për prindërit që të kujdesen për vajzat e tyre duke shpresuar në shpërblimin e Allahut. Aisheja, nëna e besimtarëve, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Më erdhi një e varfër që i bartte me veti dy vajzat e saj. Ia dhashë asaj tri kokrra hurma. Ajo ia dha secilës prej vajzave të saj nga një hurmë, ndërsa e ngriti të treten te goja e vet për ta ngrënë. Dy vajzat e saj ia kërkuan asaj edhe atë hurmë. Ajo e ndau atë në dy pjesë dhe secilës ia dha nga një gjysmë. Më pëlqeu veprimi i saj, prandaj ia përmenda atë Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili tha: “Për këtë gjë Allahu e ka bërë atë prej banoreve të Xhenetit, apo e ka amnestuar nga zjarri i Xhehnemit”([65]).

 Siç ka urdhëruar Sheriati për barazi dhe drejtësi në mes të fëmijëve, djem qofshin ata apo vajza, në aspektin emocional, po ashtu ka urdhëruar për drejtësi në mes tyre në aspektin material. Ata janë të njejtë, prandaj nuk lejohet veçimi i djalit apo vajzës me ndonjë dhuratë. En-Nu’amn Ibn Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Babai im më dha mua sadaka diç nga pasuria e tij. Nëna ime Amretu bintu Reuahate tha: Unë nuk jam e kënaqur me këtë gjë para se të dëshmojë për të Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Babai im shkoi te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që të kërkojë nga ai të bëhet dëshmitar i asaj sadakaje. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “A e ke bërë këtë me të gjithë fëmijët tuaj?” Ai tha: Jo. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Kini frikë Allahun dhe mbani drejtësi në mes të fëmijëve tuaj”. Pas kësaj babai im u kthye dhe e ktheu prapa (e anuloi) atë dhuratë([66]).

 Kjo drejtësi në Islam nuk kërkohet vetëm në gjëra të mëdha, por edhe në gjërat e vogla dhe të thjeshta, e për të cilat njeriut shpesh nuk i bie fare ndërmend, siç është drejtësia në mes të fëmijëve sa i përket puthjes së tyre. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Një njeri ishte ulur afër Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur atij i erdhi djali i tij të cilin e mori, e puthi dhe e uli në prehër. Pas pak erdhi vajza e tij të cilën e mori dhe e uli pranë vetës. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Nuk bëre drejtësi në mes tyre (në mes te djalit dhe vajzës në puthjen e tyre)([67])

 Është e udhës, pasi që po flasim për kujdesin e Islamit ndaj fëmijëve, të flasim shkurtimisht për kujdesin e Islamit ndaj jetimit, për shkak të ndikimit të bonjakërisë në gjendjen shpirtërore të fëmiut, e që mund ta shpie atë në devijim nëse jeton në një shoqëri që nuk ia jep atij të drejtat e tij, nuk e mbështet atë, nuk ndjen dhimbje për të dhe nuk e mëshiron atë.

 Islami i ka kushtuar rëndësi të madhe kujdesit ndaj jetimit, djalë apo vajzë qoftë ai, dhe e ka bërë atë obligim për të afërmit e tij. Nëse ai nuk ka të afërm, atëherë obligimi për kujdesin ndaj tij, për edukimin dhe udhëzimin e tij bie mbi shtetin islam.

 Allahu Fuqiplotë ka drejtuar kërcënim të ashpër për ata që e hanë pasurinë e jetimit pa të drejtë dhe që ia mohojnë atij të drejtat e veta, duke thënë: “Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehenemit”[68].

 Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë jua bëjë haram hakun (padrejtësinë dhe mohimin e të drejtave) e dy të dobëtve: Jetimit dhe gruas”([69]).

 Gjithashtu, na u është tërhekur vërejtja nga dëbimi i jetimit, duke i bërtitur dhe përulja e tij. Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Pra, mos e përul jetimin”[70]. 9.

 Në mësimet islame shumë citate nxisin për kujdes dhe mirësi ndaj jetimit. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet kështu, dhe e ngriti gishtin tregues dhe të mesmin, duke i ndarë, paksa, ndërmjet veti”([71]).

 Gjithashtu nxisin për ndjeshmëri dhe dhembshuri ndaj jetimit. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A dëshiron që të të zbutet zemra dhe t’i arrish qëllimet (nevojat) tuaja? Mëshiro jetimin, përkëdhel kokën e tij dhe ushqeje atë nga ushqimi yt, do të të zbutet zemra dhe do t’i arrish qëllimet tuaja”([72]).

 Islami ka treguar kujdes edhe për fëmijët që nuk u dihen prindërit, djem apo vajza qofshin ata. Ata kanë të drejtë ndaj muslimanëve dhe shtetit islam, dhe ata trajtohen sikurse jetimët. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Për çdo gjallesë (për kujdesin ndaj saj) ka shpërblim”([73]).

 Ne, me këtë kujdes ndaj tyre (jetimëve dhe atyre që nuk u dihen prindërit) i kemi ofruar shoqërisë dy anëtarë të mirë që do t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj shoqërisë dhe do të jetojnë sikurse njerëzit normal.

 

 

 

Të drejtat e gruas si bashkëshorte:

 Allahu I Lartësuar ka thënë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë”[74].

 Pra, nga argumentet që tregojnë madhërinë e Allahut është që Ai njerëzit i krijoi në dy gjini, që njëri te tjetri të gjen prehje, pushim trupor dhe rehati shpirtërore.

 Bashkëshortja në Islam është shtylla kryesore dhe bazamenti mbi të cilin ndërtohet familja islame. Islami e ka obliguar atë me obligime dhe respektim të drejtave të tjerëve, gjithashtu i ka dhënë asaj të drejta dhe i ka obliguar të tjerët me obligime të caktuara ndaj saj. Prej të drejtave dhe obligimeve të gruas janë:

 

E drejta e saj në Mehr:

 Mehri është pasuri e caktuar të cilën Islami e ka bërë obligim për burrin që t’ia japë gruas së tij dhe është e drejtë e pakontestueshme e saj. Nga ajo pasuri nuk i lejohet të marrë as njeriu më i afërt i gruas, vetëm se me lejen dhe pëlqimin e saj. Akti martesor nuk plotësohet pa të dhe ky është argument i prerë për të drejtën e gruas në posedim të pasurisë. E drejta e saj në mehr nuk anulohet edhe nëse gruaja pajtohet me këtë gjë, përderisa nuk finalizohet akti martesor. E pas kësaj, ajo mund të veprojë me atë pasuri çfarë të dojë. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë”[75].

 Mehri është e drejtë e gruas dhe burrit nuk i lejohet që, nëse e shkurorëzon gruan për arsye nga ana e tij. Allahu I Lartësuar e ka përmendur se marrja e burrit gjë nga ajo pasuri është një veprimi I gabuar dhe shumë I rëndë, duke thënë: “Në qoftë se dëshironi të ndërroni (ta merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do të merrni atë pa të drejtë e në mënyrë mizore? Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetrit iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?”[76]. Gjithashtu ka thënë: “O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”[77].

 Në këtë verset përmenden dhe garantohen të drejtat e bashkëshortes, e që janë:

  • Ndalimin e trashëgimit të pasurisë së grave që bëhej pa dëshirën e tyre. Kur vdiste burri te arabët para Islamit –siç u përmend më lartë-, të afërmit e tij ishin përgjegjës për gruan e tij; nëse donte ndonjëri prej tyre martohej me të, apo e martonin për dikë tjetër, apo e mbanin peng; as nuk e lejonin të martohet me tjetër e as nuk e martonte ndonjëri prej tyre. Pra, ata kishin të drejtë ndaj saj më shumë se familja e saj dhe ajo shndërrohej në mall që posedohej nëpërmjet trashëgimisë.
  • Allahu I Lartësuar spjegoi se është e ndaluar për burrin që ta ndalojë ish bashkëshorten e saj për t’u martuar me dikë tjetër, duke e sharë atë, duke e rrahur, duke ia marrur pasurinë apo duke e ndaluar nga dalja e saj nga shtëpia, e të ngjashme, dhe e tërë kjo me qëllim që ta detyrojë atë të paguajë në këmbim të lrimit nga ai dhe të mundësisë për t’u martuar me tjetrin.
  • I lejohet burrit ndalimi i ish bashkëshortes nga martesa me tjetrin nëse ajo ka bërë imoralitet derisa ta rimarrë mehrin që ia ka dhënë asaj dhe pas kësaj e shkurorëzon dhe e lë të lirë.
  • Pastaj urdhëroi Allahu Fuqiplotë burrin që të sjellet mirë me gruan e tij, të jetë i butë, t’i thotë asaj fjalë të mira dhe të bëjë punë që e kënaqin atë.
  •  

 E drejta e bashkëshortes në drejtësi dhe barazi:

 Kjo vlen për rastet e poligamisë, në të cilat burri obligohet me barazi në mes të grave të tija; në ushqim, pije, veshmbathje, vendbanim dhe fjetje me to. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i ka dy gra dhe anon nga njëra prej tyre, ai do të vijë ditën e Kijametit (do të ringjallet) duke e pasur njëren nga dy anët e trupit të tij të rrënuar (të shtrembër dhe të paralizuar)”([78]).

 

E drejta e saj në përkujdesjen materiale:

 Burri e ka obligim të shpenzojë për bashkëshorten e saj sipas mesatares së njohur në mesin ku jetojnë. Ky shpenzim përfshinë: sigurimin e vendbanimit të përshtatshëm dhe realizimin e kërkesave të saj që lidhen me ushqimin, pijen dhe veshmbathjen, edhe nëse ajo është e pasur. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “…Keni frikë Zotin sa i përket (sjelljeve ndaj) grave tuaja; ato i keni marrur me besën e Zotit (janë emanet në duart tuaja) dhe ju është lejuar të keni marrëdhënie intime me to në bazë të fjalës dhe lejes së Zotit. Është e drejtë e juaja ndaj tyre të kërkoni nga to që t’mos e lejojnë të hyjë në shtëpitë tuaja askë pa dëshirën tuaj. E nëse ato e bëjnë një gjë të tillë, atëherë rrihni ato me një rrahje të lehtë. Kurse ato kanë të drejtë ndaj jush që t’i furnizoni dhe t’i veshmbathni sipas traditës së shoqërisë suaj”([79]).

 Gjithashtu, burri obligohet që prej pasurisë së tij t’i japë gruas së tij aq sa i nevojitet asaj, sipas mundësisë dhe pasurisë që ai posedon. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu, e Allahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo, pas vështirësisë Allahu sjell lehtësi (begati)”[80].

 Nëse burri është i pasur dhe nuk shpenzon për gruan e tij atë që obligohet dhe ajo ka mundësi ta marrë atë nga pasuria e tij, pa lejen e tij, i lejohet të marrë aq sa i mjafton për nevojat e saja. Këtë e vërteton hadithi i Hind bint Utbete, e cila i kishte thënë Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: O I dërguar i Allahut! Ebu Sufjani (burri i saj) është njëri koprrac dhe nuk po më jep mua dhe fëmijëve të mi atë që na mjafton, prandaj a bën të marr nga pasuria e tij duke mos e ditur ai? Ai tha: “Merr atë që të mjafton ty dhe fëmijëve tuaj me masë të duhur”([81]).

 Nëse burrin e godet varfëria dhe ia pamundëson kujdesin material ndaj gruas së tij, apo largohet nga gruaja e tij dhe si pasojë nuk shpenzon për të dhe gruaja dëmtohet nga kjo gjë, ajo ka të drejtë të kërkojë ndërprerjen e martesës. Ebu Ez-Zinadi ka thënë: E pyeta Se’id ibn Musej-jibin për një burrë që nuk ka mundësi të shpenzojë për gruan e tij? Ai tha: Ata të dy duhet ndarë. Ebu Ez-Zinadi tha: I thashë: Sunnet? Tha: Sunnet. Shafiu ka thënë: Duket se qëllimi i Seidit me fjalën “Sunnet” këtu ishte se kjo dispozitë është e mbështetur në traditën profetike të Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.([82])

 

E drejta e saj në marrëdhënie intime:

Kjo është prej të drejtave të rëndësishme të gruas dhe Sheriati e ka urdhëruar burrin me përmbushjen e saj, në mënyrë që mos të bëhet shkaktar që gruaja e saj të veprojë punë të pahijshme. Pra, gruaja ka nevojë për një zemër që e don dhe ndjen dhembshuri ndaj saj, për një burrë që relaksohet me të, që kujdeset për ndjenjat e saj dhe ia plotëson nevojat e saja të natyrshme. Sheriati ka ndaluar nga thellimi në adhurime vullnetare, nëse ai shpie deri te moskujdesi ndaj kësaj të drejte të gruas. Këtë e dëshmon hadithi i Selman El-Farisiut, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili kishte shkuar për vizitë tek Ebu Derdaja, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ai e gjeti Ummu Derdanë, Allahu qoftë I kënaqur me të, me rroba të punës (e lodhur dhe e padisponuar) dhe i tha: Ç’ke kështu? Ao i tha: Vëllau yt (Ebu Derdaja, e që ishte bashkëshorti i saj) nuk po ka kurrfarë nevoje të kësaj bote; po falet natën dhe po agjëron ditën. Kur erdhi Ebu Derdaja, i dëshiroi mirëseardhje musafirit dhe i ofroi atij ushqim. Selmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, I tha: Ha! Ai tha: Jam agjërueshëm. Selmani ia ktheu: Po të betohem në Allahun që të hash me mua. Ai pranoi dhe hëngri së bashku me të. Musafiri flejti në shtëpinë e tyre atë natë. Kur u bë nata, Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, deshi të ngritet për të falur namaz të natës. Atë e ndaloi musafiri dhe i tha: Trupi yt ka të drejtë ndaj teje, Zoti yt ka të drejtë ndaj teje dhe familja jote ka të drejtë ndaj teje. Agjëro, por jo pa ndërprerje, falu por jo pandërprerë, afroju gruas tënde dhe çdonjërit jepja të drejtën e vet. Kur erdhi koha e sabahut, Selmani i tha nikoçirit: Tani ngrihu dhe falu po deshe. Ata të dytë u ngritën, morrën abdest, u falën në shtëpi dhe dolën në xhami për namaz të sabahut. Ebu Derda ia tregoi Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tërë ngjarjen, e ai i tha: Të vërtetën e ka thënë Selmani.([83])

 Ibn Hazmi ka thënë: Është obligim për çdo burrë që të ketë marrëdhënie me gruan e vet së paku një herë gjatë kohës sa është e pastër nga menstruacionet, nëse ka mundësi, sepse përndryshe do të bëjë mëkat… dhe këtë e dëshmon ajeti vijues: “E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu.”[84].

  • Është e drejtë e gruas ndaj burrit që nëse ai udhëton, të mos qëndorojë larg gruas së tij më shumë se gjashtë muaj. Nëse ajo bën durim më shumë se gjashtë muaj dhe hjek dorë nga kjo e drejtë e saj, atëherë nuk ka problem, por nëse ajo kërkon që pas kësaj kohe t’i kthehet burri i saj nga udhëtimi, ai obligohet me këtë gjë, vetëm nëse e ka të pamundur kthimin. Kështu gjykonte edhe Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili e dëgjoi një grua duke u ankuar për këtë dhe ankesen e shprehte në formë të vargjeve poetike.([85]) Në mëngjes, Omeri e kërkoi atë grua dhe e pyeti: A ishe ti që mbrëmë thoje kështu dhe kështu? Ajo tha: Po. Ai pyeti: E pse kështu? Ajo u përgigj: Ti e ke dërguar burrin tim në luftë më ushtrinë muslimane. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e pyeti Hafsen, Allahu qoftë i kënaqur me të, se sa mund të durojë gruaja pa burrin e saj? Ajo i tha: Gjashtë muaj. Prej asaj kohe Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i kthente ushtarët e tij në shtëpi pas gjashtë muajve.([86])
  • Është e drejtë e gruas që bashkëshorti i saj të mos ia zbulojë fshehtësitë apo mangësitë e saj askujt dhe për raportet e marrëdhëniet e tyre intime të mos flasin me askë. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Prej njerëzve që kanë pozitën më të ultë tek Allahu janë edhe bashkëshortët; vetmohen njëri me tjetrin, pastaj i shpërndajnë fshehtësitë e njëri tjetrit”.([87])
  •  

E drejta e gruas për mirësjellje dhe raporte të mira me të:

  • Gruaja ka të drejtë që burri i saj të sjellet mirë me të dhe ta respektojë atë, edhe nëse ajo ka gjëra që ai i urren, sepse Allahu I Lartësuar ka thënë: “Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni”[88].

 E nëse burri e urren atë, nuk lejohet që ta nënçmojë apo poshtërojë atë, por duhet që ta mëshirojë, të ndjejë dhimbje dhe keqardhje për të, apo ta shkurorëzojë me mirëkuptim. Allahu I Lartësuar thotë: “Shkurorëzimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim”[89].

 Duke qenë se përsosmëria është e pamundur te gratë, Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ju porosis që të sjelleni mirë me gratë. Gruaja është e krijuar nga briri dhe pjesa më e shtrembër e bririt është pjesa e lartë e tij; nëse dëshiron ta drejtosh atë do ta thyesh, e nëse e lën ashtu do të mbetet i shtrembër. Prandaj, ju porosis që të sjelleni mirë me gratë”.([90])

Duke i ditur gabimet që ndodhin gjatë jetës martesore, burri është i urdhëruar që të bëjë durim dhe t’i përballojë dinjitetshëm sjelljet që i urren te bashkëshortja e tij, me qëllim të ruajtjes së lidhjes martesore. Pra, nëse ai përmend diç prej të këqijave të saj, duhet t’i përmend edhe të mirat e saj. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mos ta urrejë besimtari besimtaren (bashkëshorten); nëse e urren një sjellje të saj, e pëlqen një tjetër”.([91])

  • Bashkëshortja meriton butësi, dashuri dhe mirësi. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari me imanin më të plotë është ai që ka moralin më të mirë dhe më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirët për gratë e tyre”.([92])
  • Ajo ka të drejtë që në raportet me bashkëshortin e saj të ketë lojë, humor dhe të qeshura. Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Garova me Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe unë fitova. Pastaj, pas një kohe kur unë u shëndosha dhe shtova në peshë garuam përsëri. Ai fitoi kësaj radhe dhe më tha: “Kjo është për heren e parë që më ke mundur”.([93])

Bile Islami e llogarit këtë prej gjërave të mira dhe të kërkuara. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo gjë që nuk është prej përmendjes së Allahut, është prej bisedave dhe lojërave të kota, apo është shkujdesje (pra janë veprime të padobishme), përveç katër gjërave: gjuajtja me shigjetë, mbajtja dhe kujdesi i njeriut ndaj kalit të tij, dëfrimi me gruan e tij dhe mësimi i notit”.([94])

  • Ruajtja e pasurisë personale të bashkëshortes. Bashkëshorti nuk ka të drejtë në shfrytëzim pasurisë së gruas pa dijen dhe pëlqimin e saj. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar”[95].
  • Konsultimi i bashkëshortes rreth gjërave që kanë të bëjnë me shtëpinë, fëmijët dhe gjërat tjera të përbashkëta. Nuk është urtësi që bashkëshorti të veprojë çdoherë sipas mendimit të tij, edhe nëse është i drejtë, dhe mos ta marrë mendimin e gruas së tij. Konsultimi i ndërsjellt e shton dashurinë ndërmjet bashkëshortëve. Allahu I Lartësuar thotë: “…dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta”[96].
  • Bashkëshortja meriton që të ndihmohet rreth punëve të shtëpisë dhe një gjë e tillë nuk bën të llogaritet si punë e ulët dhe nënçmuese për burrin, sepse Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e qepte rrobën e vet, kujdesej për mirëmbajtjen e këpucëve të veta dhe i ndihmonte familjes së tij rreth disa punëve të shtëpisë. Është pyetur Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur ishte në shtëpi? Ajo tha: I ndihmonte dhe i shërbente familjes së tij dhe kur vinte koha e namazit shkonte në xhami për tu falur.([97]) Prandaj, për këtë gjë e këmi shembull Profetin tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
  • Nuk duhet që të hulumtohen mangësitë dhe gabimet e bashkëshortes. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush largohet nga shtëpia për një kohë më të gjatë, kur të kthehet mos të hyjë te familja e tij natën”.([98]) Është për qëllim këtu që të mos futet në shtëpi kur kthehet nga udhëtimi natën, duke mos e ditur bashkëshortja e tij, sepse mund ta gjejë atë në ndonjë gjendje që nuk dëshiron ta shohë dhe si rezultat i kësaj mund ta urrejë pastaj gruan e vet.
  • Bashkëshorti nuk duhet ta bëjë bashkëshorten e tij të vuajë, qoftë edhe vetem me fjalë që e lëndojnë dhe e mërzisin. Kjo dëshmohet nga hadithi i Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili, kur ishte pyetur se cila është e drejta e gruas së ndonjërit prej neve ndaj burrit të saj, ka thënë: “Ta ushqesh atë kur të ushqehesh për veti, ta veshmbathësh kur të veshmbathesh, apo kur të fitosh pasuri për veti, që t’mos e godasësh në fytyrë dhe t’mos e ofendosh atë si dhe nëse largohesh prej saj (si formë e edukimit të saj) të mos largohesh nga shtëpia tërësisht”.([99])
  • Ajo ka të drejtë që, nëse e urren bashkëshortin e saj, të kërkojë shkurorëzim, me kusht që t’ia kthejë bashkëshortit të saj mehrin që ia ka dhënë në fillim, vetëm nëse ai heqë dorë vullnetarisht nga ajo pasuri. Është transmetuar nga Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Xhemileja, e bija e Selulit, erdhi te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Për Zotin nuk kam vërejtje ndaj Thabitit (burrit të saj) në fenë apo moralin e tij, por e urrej kufrin pas Islamit (kam frikë se nuk mund t’i kryej obligimet e mia si grua dhe të bëhem mosmirënjohëse) sepse nuk po mund ta duroj atë nga urrejtja që e kam ndaj tij. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “A po ia kthen atij kopështin e tij (të cilin ia kishte dhënë asaj për mehr)?” Ajo tha: Po. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e urdhëroi burrin e saj që ta marr prej saj kopështin e tij dhe t’mos kërkojë asgjë më tepër se kaq. ([100])
  • Burri duhet ruajtur bashkëshorten e tij nga çdo gjë që mund të jetë shkak për nënçmimin e saj, apo për cenimin e nderit të saj. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Tre persona nuk do të hynë në Xhennet: Mosrespektuesi i prindërve, dejuzi (ai që nuk ka xhelozi për familjen e tij) dhe femra që i përngjason burrave”.([101])
  • Duhet pasur xhelozi për bashkëshorten dhe nuk duhet dërguar atë në vende të këqija, degjeneruese, në ato vende që e prishin moralin dhe e humbin turpin. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu xhelozon dhe besimtari xhelozon. Xhelozia e Allahut është kur besimtari e vepron atë që iu është ndaluar”.([102])

Mirëpo kjo xhelozi duhet të jetë me masë. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ka xhelozi që e don Zoti dhe ka xhelozi të cilën e urren Zoti. Xhelozia të cilën e don Zoti është ajo që është me të drejtë dhe me arsye (kur të ketë shenja të tradhëtisë), kurse xhelozia të cilën e urren Zoti është ajo që është me pa të drejtë dhe pa arsye”.([103])

 

 

 

Të drejtat e gruas si nënë:

 Islami në shumë ajete kuranore porosit për përkujdesje dhe sjellje të mirë ndaj prindërve dhe të drejtën e tyre, madje e ka përmendur së bashku me të drejtën e Vet, për të treguar rëndësinë dhe vlerën e mirësjelljes ndaj prindërve. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël!”[104].

  • Islami e ka bërë mirësinë, mirësjelljen, modestinë dhe shprehjen e dashurisë ndaj nënës prej shkaqeve të hyrjes në Xhennet. Një sahabi i quajtur Xhahimetu erdhi te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: O i dërguar i Allahut! Unë dua të luftoj në rrugë të Allahut, prandaj kam ardhur që të konsultohem me ty. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “A e kë nënën gjallë?” Ai tha: Po. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Shko dhe qëndro pranë saj (kujdesu për të) sepse Xhenneti është pranë këmbëve të saj”.([105])

 Duke qenë se gruaja, zakonisht, është më e dobët se burri, e që kjo mund të jetë shkak për mohimin e shumë prej të drejtave të saj, Islami i ka dhënë asaj, si nënë, përparësi ndaj burrit si baba, në mirësjellje, kujdes dhe mirësi ndaj saj. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Erdhi një njeri te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe e pyeti: Kush është personi që me së shumti ka të drejtë në mirësjelljen time ndaj tij? Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Nëna jote”. Ai tha: Pasatj kush? Tha: “Nëna jote”. Ai tha: Pastaj kush? Tha: “Nëna jote”. Pyetësi tha: Pastaj kush? Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Babai yt”.([106])

 Kuptimi i hadithit është së nëna meriton përkujdesje tri herë sa mëriton babai dhe atë për shkak të vështirësive në shtatzani, lindje dhe gjidhënie. Vështirësitë në këto tri faza i përjeton vetëm nëna, e cila pastaj, së bashku me babain, i përjetojnë edhe vështirësitë e edukimit të fëmijëve.

 Pra, nëna të bartë ne barkun e saj zakonisht nëntë muaj dhe ti ushqehesh nëpërmjet saj dhe ajo sakrifikon shëndetin e saj për shkak tëndin. Pastaj te ushqen nëpërmjet gjirit të saj për dy vite, në rastet kur gjidhënia është e plotë, ashtu siç e ka përmendur Allahu I Lartësuar në Kuran: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit e vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj”[107].

 Mosrespektimi i nënës, mosreailizimi i kërkesave të saj dhe mohimi i të drejtave të saj është nga mëkatet më të mëdha. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu ju ka ndaluar juve mosrespektimin e nënave tuaja, mosdhënien nga pasurie asaj që e meritojnë të tjerët në pasurinë tënde (zekatin) dhe kërkimin nga ata atë që nuk të takon, varrosjen e vajzave për së gjalli dhe tek Ai janë të urryera: thashethëmet, pyetjet e shumta dhe humbja (shpërdorimi) e pasurisë”.([108])

  • Nënën duhet respektuar, duhet realizuar kërkesat e saja dhe nuk bënë që të kundërshtohet ajo, përderisa nuk kërkon diçka që është e ndaluar fetarisht. E nëse urdhëron me diçka që është e ndaluar, nuk duhet realizuar urdhërin e saj, sepse kënaqësia dhe respektimi i Allahut është më parësor se sa kënaqësia dhe respektimi i nënës. Mirëpo, në këtë rast nuk nënkupton assesi që të sillemi keq me të, të mos e rspektojmë, ti bërtasim asaj apo ta ofendojmë, por i spjegohet kjo gjë në mënyrën më të mirë dhe më të butë, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Kuran: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata (mos vepro atë që të këkruan), po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar”[109].
  • Allahu I Lartësuar, për ta treguar peshën e madhe që ka sjellja e mirë e fëmijëve ndaj prindërve, ka bërë që kënaqësia e Tij të arrihet nëpërmjet kënaqësisë së prindërve dhe hidhërimi I Tij të vie si rezultat i hidhërimit të prindërve. E tërë kjo me qëllim të nxitjes së fëmijëve për të siguruar prindërve të tyre një jetë të mirë dhe larg shqetësimeve. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është (arrihet) në kënaqësinë e prindit dhe hidhërimi i Allahut vie prej hidhërimit të prindit”.([110])

 Pra, kënaqja dhe respektimi i prindërve janë shkak për hyrje në Xhennet, kurse hidhërimi dhe mosrespektimi i tyre janë shkak për hyrje në Xhehennem, ashtu siç e ka spjeguar Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në hadithin e Enesti, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: Është pyetur Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për mëkatet e mëdha dhe tha: Bërja shok Zotit në adhurim, mosrespektimi i prindërve, mbytja e nejriut dhe dëshmia e rrejshme”.([111])

Abdullah Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindit, kurse hidhërimi i Zotit është në hidhërimin e prindit”.([112])

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: E kam dëgjuar Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Prindi është dera më e mirë e Xhenetit (pra kujdesi ndaj tij bën që të futesh në Xhenet nga dera më e çmueshme e tij), prandaj, kujdesu për prindërit tuaj, apo mos u kujdes (nëse dëshiron që ta humbasësh këtë rast për të fituar Xhenetin).”

  • Islami i ka dhënë përparësi mirësjelljes ndaj prindërve para adhurimeve vullnetare, siç është namazi vullnetar dhe të ngjashme. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka folur në djep (në fëmijëri të hershme para kohës së të folurit te fëmijët) vetëm se tre persona: Isau, i biri i Merjemes, alejhi selam, dhe një njeri shumë i devotshëm nga Beni Israilët i cili praktikonte adhurimin e tij në një shtëpizë të caktuar për adhurim. Një ditë, deri sa ishte duke u lutur (falur) në shtëpizën e tij të adhurimit, erdhi nëna e tij dhe e thirri: O Xhurejxh! Ai tha: O Zot! A t’i përgjigjem nënës sime apo të vazhdoj lutjen, dhe vendosi që të vazhdojë lutjen. Të nesërmën ndodhi e njëjta gjë, dhe kur nëna e tij e kuptoi se ai nuk po i përgjigjet, ajo u lut duke thënë: O Zot! mos ia merr shpirtin djalit tim para se të shikojë në fytyrat e lavireve. Benu Israilëvu ju kujtua një ditë Xhurejxhi dhe adhurimi i shumtë i tij. Në atë shoqëri ishte një lavire që mirrej shembull për bukurinë e saj. Ajo u tha Benu Israilëve: Nëse dëshironi ju, unë do ta vë atë në sprovë. Ajo iu paraqit Xhurejxhit për të bërë zina, por ai e refuzoi dhe nuk i kushtoi aspak vëmendje ofertës së saj. Ajo shkoi te një bari, i cili gjente strehim në shtëpizën e Xhurejxhit, bëri imoralitet dhe mbeti shtatzënë me atë bari. Kur e lindi fëmiun, tha se atë e kishte me Xhurejxhin. Ata shkuan te Xhurejxhi, e poshtëruan, ia rrënuan shtëpizën e adhruimit dhe filluan ta rrahnin. Ai ju tha: Pse po e bëni këtë? Ata i thanë: Ke bërë zina me këtë lavire dhe ajo e ka lindur fëmiun tend. Ai ju tha: Ku është foshnja? Ata ia sollën foshnjen. Xhurejxhi tha: Ndërpriteni dhunën ndaj meje dhe më pritni pak deri sa të falem (lutem). Pasi që u fal, iu afrua foshnjes, e goditi (e preku) atë në bark dhe i tha: O fëmijë! Kush është babai yt? Foshnja iu përgjigj: Filan bariu (e përmendi babain e tij të vërtetë). Atëherë të pranishmit iu drejtuan Xhurejxhit, filluan ta puthnin dhe ta preknin atë (duke kërkuar me ato veprime bereqet dhe të mira për vetat e tyre), si dhe i thanë: Do ta ndërtojmë shtëpizën tënde të adhurimit prej arit. Ai ju tha: Jo, nuk dua, por dua që ta rindërtoni nga lloqi, ashtu siç ishte më parë… ”.([113])

Mirësjellja ndaj prindërve është edhe më e vlefshme se lufta në rrugë të Allahut, në rastet kur ajo nuk është obligative për çdonjërin prej muslimanëve (farz ajn). Abdullah ibn Amr ibn As, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Erdhi një njeri te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Po ta jap besën se do të bëjë hixhret (do të shpërngulem në Medine) dhe do të luftoj për hirë të Allahut duke shpresuar shpërblim nga Ai. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e pyeti: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?”. Ai tha: Po, që të dytë. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “A po kërkon shpërblim nga Allahu I Lartësuar?”. Ai tha: Po. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Kthehu te prindërit tu, përkujdesu dhe sjellu mirë me ta”.([114])

  • Duke qenë se Islami ka ardhur për t’i mbështetur dhe forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve, e jo për t’i shkëputur ato, ai e ka obliguar mirësinë ndaj prindërve duke sakrifikuar për ta, duke u dhënë atyre gjëra të ndryshme, duke u thënë fjalë të mira dhe duke pasur raporte të mira me ta, edhe nëse ata nuk janë muslimanë. Esma, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Më erdhi nëna ime e cila ishte idhujtare, dhe unë e pyeta Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke i thënë: Më ka ardhur nëna ime dhe po dëshiron që unë ti ruaj lidhjet familjare me të. Çfarë të veproj në këtë rast? Ai më tha: “Po, mbaj lidhjet me nënën tënde”.([115])
  • Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke nxitur në respekt dhe mirësjellje ndaj prindërve ka treguar se kjo është shkak për pranimin e lutjeve nga ana e Allahut Fuqiplotë. Ai në një hadith ka thënë: “Tre burra nga një popull që ishte para jush i kishte zërë nata afër një shpelle. Ata hynë në atë shpellë për ta kaluar natën. Një shkëmb nga kodra u rrokullis dhe e zëri hyrjen e shpellës. Ata thanë: Nuk mund të shpëtojm nga ky shkëmb (të dalim nga shpella) vetëm se duke e lutur Allahun që t’na ndihmojë si shpërblim për punët tona të mira. Njëri prej tyre tha:O Zot! Unë I kam pasur prindërit të shtyrë ne moshë dhe askujt nuk i ipja përparësi para tyre në pirjen e qumështit të mbrëmjes. Një natë u zura me diçka dhe nuk shkova te ta me kohë. Kur shkova te ta, pasi që e kisha bërë gati qumështin që e pinin në mbrëmje, ata vetëm se kishin fjetur. E urreja që familjes dhe ata që i kisha nën përkujdesje tu jepja për të pirë para prindërve të mi, prandaj, i prita me enë në dorë deri sa u zgjuan në mëngjes dhe e pinë qumështin e pregatitur për ta. O Zot! Nëse këtë punë e kam bërë për hirë tëndin, atëherë na liro dhe na shpëto nga kjo vështirësi në të cilën gjendemi. Në atë çast u largua shkëmbi nga dalja e shpellës, por jo mjaftueshëm sa të dalin nga aty. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: I dyti nga të ngujuarit tha: O Zot! E kam pasur një vajzë xhaxhai që ishte personi më i dashur tek unë dhe dëshiroja që të kem marrëdhënie intime me të, por ajo refuzonte një gjë të tillë. Kur e goditi atë një nevojë dhe vështirësi, erdhi dhe kërkoi ndihmë nga unë. Ia dhashë asaj njëqind e njëzet dinarë, me kusht që të pranojë të ketë marrëdhënie seksuale me mua. Ajo, e shtyrë nga nevoja, pranoi një gjë të tillë. Kur iu afrova dhe kisha mundësi ta realizoj dëshirën time, ajo më tha: Nuk të lejohet që t’ma marrësh virgjërinë time me pa të drejt. Unë u ndjeva shumë keq në këtë rast dhe u largova prej saj, duke mos i bërë asgjë, dhe duke ia lënë asaj arin (dinarët) që ia dhashë. O Zot! Nëse këtë gjë e kam bërë për hirë të kënaqësisë Tënde, na çliro nga ky ngurthim në të cilin gjendemi. Atëherë guri u largua edhe pak dhe hyrja e shpellës u hap, por jo mjaftueshëm sa për të dalur nga aty. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: I treti tha: Një herë i morra disa punëtorë që të punojnë diçka tek unë dhe, pasi që përfunduan punën, të gjithëve ua dhashë atë që merituan përballë asaj pune, përveç njërit prej tyre, i cili shkoi dhe hakun e vet e la tek unë. Unë e investova atë shumë që e la tek unë dhe nga ajo u bë pasuri e madhe. Pas një kohe ai erdhi dhe e kërkoi hakun e tij. Unë i thashë: E tërë kjo pasuri që po e sheh; devetë, lopët, delet dhe robërit janë tuat, sepse janë fituar nga haku yt që e pate lënë tek unë. Ai tha: O rob i Zotit! mos u tall me mua! I thashë: Nuk jam duke u tallur assesi. Ai e morri tërë atë pasuri dhe nuk la prej saj asgjë. O Zot! Nëse këtë gjë e kam bërë duke synuar kënaqësinë tënde, atëherë na mundëso që të dalim nga këtu! Atëherë guri u largua, hyrja e shpellës u çlirua dhe ata dolën nga aty ”.([116])
  • Islami e llogarit respektin dhe mirësjelljen ndaj prindërve si pastrim nga mëkatet dhe prej shkaqeve të faljes së gabimeve nga ana e Allahut Fuqiplotë. Abdullah Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Erdhi një njeri dhe i tha Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,: A ka pendim për mua, pasi që kam bërë një mëkat të madh? Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e pyeti: “A i ke prindërit gjallë?”. Ai tha: Jo. Ai i tha: “A ke ndonjë teze gjallë?”. Ai tha: Po. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Përkujdesu për të atëherë”.([117]) Kjo është kështu sepse tezja në Islam është në pozitën e nënës, ashtu siç ka thënë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,: “Tezja është në pozitën e nënës”.([118])

 Në Islam, respekti ndaj prinërve vazhdon edhe pas vdekjes së tyre. Transmeton Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur të vdesë njeriu, atij i ndërpriten veprat e tij (si rrjedhojë ndërpritet edhe shpërblimi i atyre veprave), me përjashtim të (shpërblimit të) tri veprave: Sadakasë rrjedhëse (dobia e të cilës është e vazhdueshme), diturisë së dobishme dhe fëmiut të mire i cili lutet për të” ([119]).

 

 

 

Të drejtat e gruas në Islam duke qenë një prej grave muslimane:

Islami i ka obliguar muslimanët me sjellje të mira dhe me dhënien e të drejtave të femrës. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është sikurse një ndërtesë, ku njëra pjesë e saj e forcon pjesën tjetër, dhe (gjatë shqiptimit të hadithit) i bashkoj gishtërinjtë e tij”.([120])

  • Femra muslimane nëse është hallë, teze apo e farefis, ajo është prej të afërmëve, me të cilët Allahu Fuqiplotë ka urdhëruar që të mbajmë lidhje dhe i ka kërcënuar ata që i ndërpresin ato lidhje me dënimin më të madh. Allahu I Lartësuar ka thënë: “A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?”[121].

Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore”.([122])

Besimtari do të shpërblehet për mirësinë e tij ndaj faresfisit të vet dyfish. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Lëmosha ndaj bonjakut është lëmoshë e rëndomtë, kurse ndaj të afërmit është e dyfishtë: lëmoshë dhe ruajtje e lidhjeve farefisnore”.([123])

  • Nëse femra muslimane është fqinje, atëherë i ka dy të drejta: të drejtën e saj si besimtare dhe të drejtën e fqinjësisë. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët…”[124].

Pra, fqinët e saj e kanë obligim që t’i bëjnë mirë asaj, të interesohen për të dhe ti ndihmojnë rreth nevojave të saj. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Xhibrili vazhdimisht më porosiste për kujdes ndaj komshiut sa që mendova se do ta bëjë prej trashëgimtarëve”.([125])

Atyre u ndalohet gjithashtu që t’i shkaktojnë fqiut të tyre dhimbje me fjalë apo me vepra të tyre. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha Allahun nuk do të besojë. Pasha Allahun nuk do të besojë. Pasha Allahun nuk do të besojë. Kush nuk do të besojë?- e pyetën të pranishmit. Ai tha: Ai nga të këqijat e të cilit nuk është i sigurt komshiu i tij ”.([126])

  • Me qëllim të sigurimit të të drejtave të gruas dhe nxitjes së muslimanëve për të garuar në shërbim dhe ndihmë ndaj saj, Islami e ka llogaritur angazhimin në plotësimin e nevojave të grave prej veprave të mira. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që kujdeset ndaj gruas së ve dhe ndaj të varfërit është sikurse muxhahidi (luftëtari) në rrugë të Allahut, apo sikurse ai që falet natën dhe agjëron ditën”.([127])

 Prandaj, sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, interesoheshin për gjendjen e fqinjëve të tyre, e sidomos për nevojtarët dhe gratë. Talha, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Kishte dalë Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke qenë udhëheqës I muslimanëve, një natë dhe unë dola pas tij. Hyri në një shtëpi, pastaj në një tjetër. Të nesërmën në mëngjes, u afrova tek ajo shtëpi dhe e gjeta një plakë të verbër dhe të palëvizshme, e të cilën e pyeta: Çfarë bënte te ti ai burri mbrëmë? Ajo më tha: Ai është një njeri që kujdeset për mua, ma pastron shtëpinë dhe i largon gjërat e panevojshme prej kaq dhe kaq kohësh. Talha i tha vetes së tij: A Omerin po dëshiron ta korrigjosh a?! ([128]).

 Këto ishin të drejtat dhe obligimet e përgjithshme nën të cilat rënditen shumë të drejta dhe obligime tjera, e të cilat nuk janë përmendur këtu nga frika e zgjatjes së këtij shkrimi.

 Nga sa u tha më lartë, lexuesi kuptoi disa prej formave të ndritshme të nderimit që Islami ia ka bërë femrës, e që nuk mund t’i gjejë, as në të kaluaren e as në të tashmen, vetëm se në Islam dhe në zbatimin e dispozitave të tij.

 

 

 

Dyshime rreth pozitës së gruas në Islam:

 Është e udhës që, pasi jemi duke folur për gruan, të flasim diç për disa dyshime që janë ngritur rreth të drejtave të gruas në Islam, të cilat kishin për qëllim sulmin ndaj Islamit dhe njollosjen e imazhit të bukur e të ndritshëm që ai e ka, duke i siguruar gruas muslimane respektin, pozitën, krenarinë dhe nderin e saj.

 Dyshimet që ngriten rreth gruas dhe të drejtave të saja në Islam, nëpërmjet fushatave të mëdha me anë të konferencave dhe seminareve të ndryshme, kanë qëllime të fshehta që shkojnë përtej dhënies së grave të drejtat e tyre. Nuk e di pse nuk flitet me të njëjtin intensitet për të drejtat e fëmijëve, të personave me aftësi të kufizuara, për të papunët dhe për të dobëtit nga të dy gjinitë, për personat e shtypur e të persekutuar për shkak të përkatësisë fetare, të cilëve u pushtohen vendet e tyre dhe largohen nga to me dhunë. Përse nuk mbahen konferenca dhe seminare në të cilat do të kërkohej nga pirësit e gjakut të popujve që tua kthejnë atyre të drejtat? Përse çdoherë diskutohen gjëra që, në mendjet e atyre që nuk e njohin Islamin, janë negative në këtë fe, e nuk diskutohen gjërat pozitive në të?

 Disa nga qëllimet e veprimeve të lartpërmendura, shkurtimisht, janë:

  • Devijimi i opinionit të përgjithshëm, në shoqëritë islame apo joislame, nga ajo që atyre u përgatitet për interesa dhe qëllime të ngushta. Ata dëshirojnë që shoqëritë njerëzore të derdhin mundin e tyre rreth këtyre temave, duke ua paraqitur ato si shumë të rëndësishme për ta, edhe pse në të vërtetë ata lënë anash gjëra tjera shumë më të rëndësishme. Ne muslimanët besojmë se këto tema nuk duhet zmadhuar, sepse Islami i ka definuar shumë qartë. Pra, ata që i nxisin këto tema paraqiten si këshillues, kërkues të vërtetës dhe mbrojtës të të drejtave të grave deri sa t’i përfitojnë ato dhe ato të rreshtohen në anën e tyre. Pas kësaj ato gra janë sikur figurat e shahut, që i lëvizin si të duan dhe i përdorin si karrem për të zënë viktima tjera që duan t’i fusin nën kontroll.
  • Dëshira për të përhapur të keqen dhe imoralitetin në shoqëritë njerëzore. Një shoqëri në të cilën është i përhapur imoraliteti dhe degjenerimi, është shumë lehtë të pushtohet, ti mirren pasuritë dhe të mirat e tyre nga ana e pushtuesve që kanë aspirata të tilla. Kjo sepse forca e asaj shoqërie, që do të shërbente si mbrojtje për të, shpenzohet në lojëra dhe epshe personale të ndaluara duke mos kryer obligimet e tyre materiale dhe shoqërore ndaj vendit të tyre. Profesori Henry Makow([129]) ka thënë: "Lufta e perëndimit kundër botës arabe dhe islame përfshin luftën politike dhe kulturore, sepse synon pasuritë dhe rezervat e tyre. Kësaj i shtohet edhe tendenca për tua larguar atyre më të shtrenjtën që e posedojnë, e që është feja dhe thesarët kulturore e morale. Kurse në aspektin e gruas synohet zëvendësimi i ferexhesë dhe vlerat që ajo i bartë me bikini".

 Sikur ky interesim i tyre për gruan të ishte i sinqert, nuk do të kufizohej në të drejtat e saj në një moshë të caktuar, e kur ta kalojë atë moshë të hudhet dhe të lihet menjanë. Ku janë kërkesat për të drejtat e gruas duke qenë ajo nënë, apo kur të plaket dhe ta arrij moshën në të cilën ka nevojë për përkujdesje- duke ditur se Islami e ka llogaritur kujdesin ndaj saj kur është në moshë të shtyrë prej veprave që afrojnë tek Allahu. Kjo gjë vërehet qartë nga numri i madh i shtëpive të pleqëve në vendet në të cilat thirret për lirinë e gruas dhe për mbrojtjen e të drejtave të saj. Ah sa e mirë, sa e bukur dhe e qëndrueshme është dhënia e të drejtave të dikujt duke shpresuar në shpërblim nga Allahu I Lartësuar, duke synuar kënaqsinë e Tij dhe duke u frikësuar nga dënimi i Tij në rast të mohimit të atyre të drejtave. Kjo dallon shumë nga të drejtat që fitohen me forcën e ligjit, e të cilat humbin dhe mohohen shumë lehtë në rast të mungesës së tij. Unë çuditem me ato revista që shfaqin fotot e vajzave të bukura dhe provokative, e që harrojnë, apo bëhen sikur harrojnë, që poshtë tyre të shfaqin fotot e atyre që janë më pak të bukura, apo fotot e plakave. A nuk janë të gjitha gra? Apo kjo është një lloj gjuetie apo reklamim i mallit nëpërmjet nderit dhe krenarisë së femrës?!

  • Urrejtja e madhe e fanatikëve nga fetë tjera ndaj Islamit edhe pasuesve të tij. Samuel Zwemer, kryetari i shoqatave për futjen e njerëzve ne krishterizëm, në kongresin e Kudsit për thirrësat në Krishterizën, i mbajtur në vitin 1935([130]), ka thënë: Roli i thirrjes në Krishterizëm, punë me të cilën ju kanë obliguar shtetet krishtere që ta realizoni në vendet muhamediane, nuk është futja e muslimanëve në Krishterizëm, sepse kjo është nder për ta. Roli juaj është që ta nxjerrni muslimanin nga feja e tij, që të mos ketë lidhje me Zotin e tij, e rrjedhimisht të mos ketë lidhje as me normat morale në të cilat mbështeten popujt të ndryshëm. Kështu, ju me punën tuaj do të jeni si fillim i pushtimit të vendeve të muslimanëve.

 Një tjetër ka thënë: Nëse arrijmë ta nxjerrim femrën nga shtëpia dhe ta përfitojmë atë, do t’ia arrijmë qëllimit tonë.

 E cili është qëllimi i tyre përveç përhapjes së të keqës dhe degjenerimit, e pastaj pushtimin e vendeve dhe popujve. Ata nëpërmjet këtyre dyshimeve dëshirojnë ta njollosin Islamin. Duhet ditur se e tërë kjo armiqësi dhe kjo luftë nuk i bëhet askujt përpos Islamit dhe pasuesve të tij. Të vërtetën e ka thënë Allahu I Lartësuar kur ka thënë: “As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: Udhëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga Allahu”[131].

  • Qëllimi i ngritjes së herëpashershme të dyshimeve rreth të drejtave të gruas në Islam është largimi i saj nga nderi e morali dhe hedhja e saj në humnerën e imoralitetit dhe shfrenimit, duke e paraqitur gruan perëndimore si model që duhet ndjekur. Le ta pyes vetën dhe le të gjykojë çdo femër që e lexon këtë libër, muslimane apo jomuslimane, se a është pozita e gruas perëndimore në kohën e sotme pozitë nderuese për gruan apo pozitë poshtëruese. Profesori Henry Macow thotë([132]): Vajza amerikane jeton një jetë të shfrenuar. Dhjetëra meshkuj njihen dhe lidhen me të para martesës së saj, e si rezultat ajo e humb padjallëzinë e saj femërore e cila e bënë atë tërheqëse. Ajo bëhet e ngurtë, tinzare dhe e paaftë për të dashuruar. Ajo e gjen vetën të shtyrë drejt sjelljeve mashkullore dhe si e tillë është armiqësore dhe e papërshtatshme për të qenë grua apo nënë. Ajo shërben për kënaqësi seksuale e jo për dashuri e pasardhës. Të qenurit nënë është shkalla më e lartë e zhvillimit njerëzor dhe është mbrojtje nga zhytja në epshe për të arritur nderin e të qenurit robër të vërtetë të Zotit. Rregulli i ri botëror nuk dëshiron që ne të arrimë këtë shkallë të pjekurisë, por dëshiron t’na shohë të vetmuar, larg njëri tjetrit dhe të etur seksualisht, prandaj na ofron forma turpëruese të lidhjeve si zëvendësim të martesës.

 Çdo i mënçur e kupton se si keqpërdoret femra; përderisa ka bukuri dhe gjallëri, asaj i ofrohen shumë mundësi, e kur të humbin ato dyja e hudhin atë ashtu siç hudhet fara e pemës së ngrënë. Ata duan që, nëpërmjet mjeteve të shkruara apo vizuele të informimit, ta bëjnë femrën si mall që shitet e blihet dhe objekt për shfryrjen e epshit. Ata janë që e kanë humbur vajzën, e kanë tradhtuar gruan, kanë sjellje të këqija me prindërit dhe fqinjtë e tyre. Ata janë që në realitet ia kanë humbur të drejtat gruas, ia rrëmbyen asaj lirinë dhe e shpien atë në shkatërrim. E ku mund të krahasohet kjo me thënien e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,: “Ju porosis që të silleni mirë me gratë!”.

 Liria e palimituar e femrës në shoqëritë perëndimore ka ardhur si kundërpërgjigjje ndaj qëndrimin të kishës karshi femrës në mesjetë, e cila i bëntë padrejtësi asaj, ia mohonte të drejtat dhe e kontestonte njerëzoren e saj. Këtë situatë e shfrytëzuan ata që kishin qëllime të errëta për ta goditur shoqërinë dhe parinë fetare, e si rezultat i kësaj të vie një gjeneratë e zhveshur nga vlerat dhe parimet e tyre, me qëllim të lehtësimit të nënshtrimit të tyre ndaj armiqve. Në Islam nuk ka padrejtësi ndaj gruas e as mohim të të drejtave të saj. Ajo është e barabartë me mashkullin në çdo gjë, me përjashtim të dallimeve që vijnë si rezultat i dallimeve gjinore dhe psikike ndërmjet tyre, e të cilat nuk i mohon askush.

 Dr.G. Lebon në librin e tij “Hadaretu el-arab” (qytetërimi arab) ka thënë: Nëse duam ta kuptojmë ndikimin e Kuranit në pozitën e gruas, duhet të shikojmë kohën e lulëzimit të qytetërimit arab. Historianët tregojnë se pozita e gruas në atë kohë ishte shumë e mirë, e që gratë evropiane e kanë përjetuar një gjë të tillë vetëm në kohët e fundit. Evropianët i kanë marrur nga arabët parimet e burrërisë, e prej tyre edhe respekti ndaj gruas. Prandaj, është Islami e jo Krishterimi ai që e ngriti femrën nga pozita më e ulët e mundshme në të cilën gjendej, edhe pse një gjë e tillë i atribuohet Krishterimit. Nëse i shikon të krishterët e hershëm në kohën e mesjetës, do të shohësh se nuk kishin respekt për femrën, dhe kjo vërtetohet edhe në librat e historisë. Aty do të lexosh se feudalët ishin të ashpër ndaj grave para se ta mësonin nga arabët sjelljen e mirë ndaj tyre.

 Çdo njeri i mençur me natyrshmëri të shëndoshë e të pastër refuzon që nderi dhe morali i tij të jenë ushqim për ujqit nga lloji njerëzor, e të cilët nuk kanë mision tjetër përveç permbushjes së dëshirave te tyre shtazarake. Gjithashtu, çdo femër me natyrshmëri të shëndoshë e të pastër refuzon që të jetë mall që shitet e blihet, apo të jetë trëndafil të cilit do t’i marrë erë kushdo që dëshiron, e pastaj të rrudhet ai trëndafil e të hidhet ashtu si hidhen rrobat e vjetëruara. Mësimet islame për ruajtjen e pjestarëve të shoqërisë janë ta qarta, të arsyeshme, të natyrshme dhe të logjikshme. Ato janë në përputhje të plotë me ndejenjen e brendshme e të dëshiruarit të mirën të gjithëve. Islami i edukon pasuesit e vet në dëlirësi, pastërti, ndershmëri dhe i udhëzom me udhëzim të ndërtuar mbi vetëkontroll, me anë të të cilit kontrollohen sjelljet e tyre. Një djalë i ri erdhi te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Ma lejo mua të bëj zina (imoralitet)! Njerëzit iu afruan dhe e kundërshtuan duke i thënë: Hesht, hesht. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: Afrohu. Ai u afrua dhe u ul afër tij. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: A e dëshiron një gjë të tillë për nënen tënde? Ai tha: Jo pasha Allahun, tu bëfsha kurban o i dërguar i Zotit! Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: As njerëzit nuk e duan atë për nënat e tyre. Pastaj Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vazhdoi duke e pyetur: A e dëshiron një gjë të tillë për vajzën tënde? Ai tha: Jo. I dërguari i Zotit ia ktheu: As njerëzit tjerë nuk e dëshirojnë atë për vajzat e tyre. Pastaj e pyeti: A e dëshiron një gjë të tillë për motren tënde: Ai tha: Jo. I Dërguari i tha: As të tjerët nuk e duan një gjë të tillë për motrat e tyre. Pastaj i tha: A e dëshiron një gjë të tillë për hallen tënde? Ai u përgjigj: Jo, o i Dërguar i Zotit. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: As njerëzit nuk e duan atë për hallat e tyre. Në fund e pyeti se a e dëshiron një gjë të tillë për tezen e tënde? Ai i tha: Jo. I Dërguari i Zotit i tha: As njerëzit tjerë nuk e dëshirojnë atë për tezet e tyre. Pas kësaj Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e vendosi dorën e tij mbi të dhe u lut: “O Zot falja mëkatet, pastroja zemrën dhe ruaje nga imoraliteti”. Pas kësaj iu largua në tërësi problemi që e kishte ai djalosh.([133])

 

 

 

Dyshime dhe akuza rreth pozitës së gruas në Islam:

Poligamia:

 Lejimi i poligamisë është ligj hyjnor, të cilin nuk duhet mohuar apo sulmuar askush që beson në Zot dhe në shpalljet qiellore. Poligamia në Islam, ashtu si edhe në fetë tjera është traditë profetike. Pra, ajo nuk ndërlidhet vetëm me Islamin, por edhe në fetë tjera dhe kjo është e shënuar edhe në Tevrat dhe Inxhil. Shumë prej profetëve para Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kishin më shumë se një grua dhe nuk e kishin poligaminë të kufizuar në një numër të caktuar, siç ishin Ibrahimi dhe Jakubi, aljhimas-selam, të cilët i kishin nga dy gra, si dhe Sulejmani, alejhis-selam, i cili kishtë disa gra. Prandaj, poligamia nuk është diçka e re, por është e vjetër sa vet njerëzimi.

 Në disa kapituj të Dhjatës së vjetër te jehudët thuhet se: nuk bën që një femër të jetë ortake (nën të njejtën kurorë) me motrën e saj, që të mos ia sheh pjesët e saj të turpshme. Pra, e ndaluar është bashkimi në mes të dy motrave në një kurorë, e jo vet poligamia.

 Gjithashtu në Tevrat, në kapitullin e Samuelit, thuhet se profeti Davud, alejhis-selam, përveç robëreshave të tij, kishte dhe disa gra. Kurse në kapitullin e Mbretërve thuhet se Sulejmani, aljhis-selam, kishte shtatëqind gra nga gratë e lira dhe kishte treqind robëresha.

 Kur erdhi Musai, alejhis-selam, si profet, e aprovoi poligaminë duke mos e përcaktuar numrin se sa gra i lejohet ti ketë një burrë. Përcaktimin e numrit e bënë Benu Israilët (jehudët) në Kuds, edhe pse disa prej dijetarëve të tyre e ndaluan poligaminë, e disa e lejuan nëse gruaja është e sëmurë apo sterile.

 Poligamia në Inxhil: Isau, alejhis-selan, ka ardhur si plotësues i Sheriatit të Musait, alejhis-selam, dhe në Inxhil nuk ka asnjë citat që e ndalon poligaminë.

 Mbreti i Irlandës Ditharmite([134]) i kishte dy gra. Gjithashtu mbreti Frederiku i dytë i kishte dy gra, me leje të kishës. Prandaj, lejimi dhe ndalimi i poligamisë nuk ishte nga feja e Krishtere, por nga njerëzit e kishës.

 Themeluesi I Protestanizmit, gjermani Martin Luter nuk e shihte poligaminë si një gjë që kundërshton ligjin krishter dhe thërriste në poligami në pothuajse cdo rast. Ai thotë([135]): Po, Zoti ia ka lejuar poligaminë në të kaluaren disa njerëzve në situata të veçanta. Mirëpo, nëse një i krishter dëshiron të veprojë njejtë si ata, i lejohet ajo gjë nëse sigurohet se situata e tij i përngjanë situates së tyre. Sidoqoftë, poligamia është më e mirë se sa divorci në çdo rast.

 Ndalimi i poligamisë në Krishterizëm ka ardhur nga ligjet e vendosura nga njerëzit e kishës, e jo nga vet feja krishtere. Pra, kisha moderne, nën udhëheqjen e papës së Romës e ndalon poligaminë. Prandaj, Ortodoksizmi nuk ia lejon asnjërit prej bashkëshortëve që të martohet me dikë tjetër, përderisa janë nën një kurorë dhe e njejta gjë është edhe tek Ortodoksizmi armen dhe ai romak.

 

Arabët në kohën e xhahilijetit (injorancës, para ardhjes së Islamit):

Poligamia ishte mjaft e njohur ndër fiset arabe përgjatë injorancës, para ardhjes së Islamit, ku burri martohej me sa gra dëshironte dhe nuk kishte kufizim në numrin e grave që mund ti kishte një burrë nën kurorë.

 Poligamia ka qenë e njohur gjithashtu edhe tek egjiptasit e vjetër, persianët, asirianët, japonezët, hindusët, rusët, fiset gjermanike dhe atë e praktikonin edhe disa mbretër grekë.

 Nga kjo kuptohet se poligamia nuk është diçka e re dhe e shpikur nga muslimanët, sepse ajo ishte prezente edhe te popujt paraprak. Kur erdhi Islami e lejoi poligaminë dhe për të vendosi kushte dhe rregulla të caktuara. Prej kushteve kryesore të poligamisë janë:

  1. Një burrë nuk mund t’i ketë më shumë se katër gra në të njejtën kohë. Këtë e dëshmon hadithi i Gajlan ibn Selemete eth-Thekafijj i cili e pranoi Islamin në kohën që i kishte dhjetë gra. Profeti, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, i tha: “Zgjidh nga to vetëm katër([136])
  2. Mbajtja e drejtësisë dhe barazisë në mes të grave dhe largimi nga padrejtësia ndaj tyre. I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë me të, ka thënë: Kush i ka dy gra dhe nuk mban drejtësi në mes tyre, ai do të vijë ditën e Kijametit (do të ringjallet) duke e pasur njëren nga dy anët e trupit të tij të rrënuar (të shtrembër dhe të paralizuar) ([137]).

 Këtu është për qëllim drejtësia dhe barazia në gjërat materiale siç janë shpenzimet, dhuratat dhe fjetja me to, kursë sa i përket gjërave që nuk janë nën kontrollin e burrit, siç është dashuria dhe animi i zemrës nga njëra grua më shumë se nga të tjerat, nuk obligohet me to, me kusht që kjo mos të shpie deri te mohimi i ndonjë të drejteje të grave tjera. Aisheja, Allahu qoftë I kënaqur me të, ka thënë: “Profeti mbante drejtësi në mes të grave të tij (duke I ndarë netët në të cilat shkonte te çdonjëra prej grave të tij me drejtësi, si dhe në gjërat tjera në përgjithësi) dhe thoshte: O Zot, kjo është ajo që kam mundësi të bëj, prandaj mos më qorto për atë që është në doren Tënde, e nuk është në dorën time.”([138])

  1. Mundësia për përballimin e shpenzimeve për gruan e dytë dhe për fëmijët e saj dhe në të kundërten duhet që të mos martohet me më shumë se një grua.

 Dëshiroj që t’i përmend, shkurtimisht, disa gjëra që janë prezente te pothuajse çdo shoqëri dhe të shohim se a është poligamia e dobishme për shoqërinë në përgjithësi dhe për femrën në veçanti:

  1. Cila është më e mirë për një grua sterile, burri i së cilës dëshiron të ketë fëmijë; të martohet edhe me një grua, duke e pasur edhe të parën, apo që ta shkurorëzoj të paren me pafaj. Kjo sepse ashtu si ka të drejtë gruaja në kërkimin e trashëgimtarëve, ashtu ka të drejtë edhe burri.
  2. Cila është më e mirë për një grua të sëmurë me sëmundje që ia pamundëson kryerjen e obligimeve martesore; të martohet burri i saj edhe me një grua, e që edhe ajo ta ruaj krenarinë e saj, apo që burri, përveç saj, të ketë lidhje jashtmartesore me gra tjera.
  3. Disa burra kanë nevojë seksuale të cilën nuk mund ta plotësojë një grua e vetme, sidomos në rastet kur gratë e tyre nuk ndjejnë nevojë të madhe për atë gjë, apo kur atyre i zgjasin menstruacionet apo lehonia më shumë se grave tjera. Në këto raste, cila është më e mirë; që burrat të martohen me gra të dyta apo ta shfryejnë epshin e tyre në forma të ndaluara?
  4. Dihet mirëfilli se në luftëra të ndryshme dhe në probleme brenda shoqërive të ndryshme, viktimat më të shpeshta janë meshkujt, e këtë e dëshmojnë dy luftërat e para botërore ku u vranë më shumë se njëzet milion burra. Sikur të mjaftohej çdo burrë me vetëm një grua, si do të ishte puna e grave tjera; a do tu duhet atyre që të kërkojnë rrugë jolegjitime për plotësimin e nevojave të tyre seksuale, apo më mirë do të ishte që atë ta bëjnë në rrugë të lejuara duke e ruajtur nderin dhe krenarinë e tyre, duke i marrur të drejtat e tyre, duke lindur fëmijë legjitim, e që kjo mund të arrihet duke e pranuar dhe duke e praktikuar poligaminë? Ska dyshim se ekzistimi i grave të shumta pa burra ia lehtëson atyre rrugët e imoralitetit.
  5. Cila do të ishte më e mirë për gratë e veja, të shkurorëzuarat apo ato që iu është vonuar martesa; të mbesin pa burrë, apo të martohen e të ketë kush i ruan e kujdeset për to, edhe pse burrat e tyre kanë edhe gra tjera?

 

 Poligamia në shoqëritë moderne:

 Poligamia ekziston në çdo shoqëri moderne, por në shoqëritë joislame ajo është e pakufizuar, jolegjitime sipas ligjit të Zotit, dhe në vend që femra të quhet bashkëshorte asaj i thuhet: e dashur apo dashnore. Burri në këto lidhje nuk ka kurrfarë obligimesh materiale. Ai shfryen epshin e tij duke e përdhosur nderin e femrës me të cilën është në lidhje, e pastaj e lë atë vetëm në përballimin e dhimbjeve dhe pasojave të shtatzanisë, si dhe ai nuk obligohet që të pranojë atësinë e fëmiut dhe përkujdesjen ndaj tij. Ndërkaq, poligamia në shoqëritë islame është e kufizuar në katër gra, martesa duhet të ndodhë duke i plotësuar kushtet e parapara, duhet dhënë mehrin çdonjëres prej grave, duhet pranuar atësinë e fëmijëve që lindin dhe duhet bartur përgjegjësinë për përkujdesje financiare të plotë ndaj grave dhe fëmijëve të tyre.

 Dikush mund të pyes: pse nuk lejohet qe një grua të ketë më shumë se një burrë, ashtu siç lejohet që burri të ketë më shumë se një grua?

 Kjo është e pamundur për arsyet vijuese:

 Së pari: Burri është zot shtëpie në të gjitha shoqëritë, sepse ai, me përjashtime të rralla, është më i fortë se gruaja. E nëse gruaja i ka dy apo më shumë burra, cili prej tyre do të jetë zot shtëpie? Cilit do t’i japë ajo përparësi në realizmin e kërkesave të tyre? Është e pamundur që t’i realizojë të tërat, e nëse ndonjërit i jep përparësi, atëherë do t’i hidhërojë të tjerët.

 Së dyti: Gruaja mund të lind vetëm një herë në vit dhe vetëm fëmiun e një burri, kurse burri mund të ketë më shumë se një fëmijë, me më shumë se një grua në të njejtën kohë. Sikur të kishte gruaja më shumë se një burrë, fëmiun që e lind, i cilit burrë do të jetë?

 

 Thirrja e disa mendimtarëve perëndimorë për poligami:

 Është e udhës që të përmendim këtu fjalët e disa prej mendimtarëve perëndimorë të cilët thërrasin në poligami dhe atë e shohin si shpëtim të vetëm për zgjidhjen e disa problemeve në shoqëritë e tyre:

  • Filozofi Gustave Le Bon, në librin e tij “Civilizimi arab” thotë: “Poligamia e ruan shoqërinë nga tragjedi të shumta dhe nga rreziku i të pasurit dashnore dhe fëmijë pa prind”.
  • Annie Besant, në librin e saj “Fetë e njohura në Indi” thotë([139]): “Në Dhjatën e Vjetër (Tevrat) e gjen se i sinqerti, ai që zemra e tij ishte në përputhje më dëshirën e Zotit, kishte më shumë se një grua. Gjthashtu edhe Dhjata e Re (Inxhili) nuk e ndalon poligaminë, përveç për peshkopët dhe sakrestanët të cilëve nuk u lejohet më shumë se një grua. Poligaminë e gjen edhe në librat e vjetra indiane. Megjithëkëte, përveç Islamit, asnjë fe nuk sulmohet për shkak se e lejon poligaminë, sepse është e lehtë të hulumtohen dhe të shfaqen të metat e besimeve tjera. Si është e mundur që perëndimi ta luftojë poligaminë e kufizuar, kur prostitucioni është i shpërndarë shumë në shoqëritë e tyre. Nëse mediton rreth situatës në ato shoqëri do të gjesh se janë vetëm një pakicë e njerëzve të pastër që mjaftohen vetëm me gratë e tyre legjitime. Prandaj, nuk mund të thuhet se antarët e një shoqërie e respektojnë monogaminë, kur krahas grave legjitime kanë edhe dashnore tjera të fshehta. Nëse i masim gjërat me pëshoren e drejtësisë, do të shohim se poligamia islame, e cila i ruan, i mbron, i ushqen dhe i veshmbath gratë është më e mirë se sa prostitucioni perëndimor, i cili ia lejon burrit që të ketë një femër të cilën do ta përdor vetëm për shfryerje të epshit të tij, e më pastaj ta lë atë kudo në rrugë. Të dyjat janë të këqija([140]), mirëpo nuk bën që një i krishter ta qortojë vëllaun e tij musliman për një gjë të cilën e praktikojnë që të dytë”.

 

 

Gruaja dhe dëshmia:

Allahu I Lartësuar ka thënë: “Thirrni dy dëshmitarë prej njerëzve tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra”([141]).

 Allahu I Madhëruar ka spjeguar në këtë ajet se dëshmia për vërtetimin e të drejtave të ndryshme plotësohet me dëshminë e dy burrave, apo me dëshminë e një burri dhe dy grave.

 Allahu me urtësinë e Tij ka bërë që ndjenjat dhe delikatesa te femrat të jenë më të fuqishme se sa te burrat, me qëllim të realizimit të misionit të saj natyral, e që është shtatzania, gjidhënia dhe kujdesi ndaj fëmijëve, gjëra për realizimin e të cilave kërkohet zemër e butë, ndjeshmëri dhe pasion.

 Duke i pasur parasysh këto dhe situatat e ndryshme gjatë procesit të dëshmisë, Allahu ka kërkuar që të vendosen masa preventive kur është në pyetje dëshmia e femrës, prandaj ajo nuk dëshmon rreth gjërave të rrezikshme siç janë krimet e ndryshme. Kjo sepse nëse femra ndodhet në një vend ku ka konflikt, i cili mund të përfundoj me krim, ajo mundohet që sa më parë të ik nga ai vend, e nëse nuk mund të ikë, së paku, do t’i mbyll sytë nga trishtimi dhe nuk mund ta shoh ngjarjen në terësi, e si rezultat i kësaj edhe dëshmia e saj do te jetë e mangët.

 Edhe pse Islami ia ka lejuar gruas, njejtë si burrit, vperimtaritë e ndryshme financiare, megjithatë natyrshmëria dhe misioni i saj shoqëror kërkojnë nga ajo qëndrim më të gjatë në shtëpi, që të kujdeset për shtëpi dhe për familje. E kjo gjë i merr asaj shumë prej kohës së saj dhe e mban atë larg nga vendet ku ndodhin shitblerjet apo mospajtimet e shumta financiare në mes të njerëzve. E nëse ndonjëherë ndodhet në vende të tilla, asaj nuk i interesojnë ato mosmarrëveshje dhe nuk kujdeset që ndodhitë e tilla t’i mbajë në mend. E nëse kërkohet dëshmia e saj rreth atyre ngjarjeve, mundësia e harresës dhe gabimit është shumë reale, e nëse i bashkohet dëshmisë së saj dëshmia e një gruaje tjetër, atëherë mundësia e harresës dhe gabimit është më e vogël. Prandaj, me këtë është arsyetuar kushti i të qenurit dy gra për pranimin e dëshmisë së tyre në Kuran: “në mënyrë që, nëse njëra grua harron, t’ia kujtojë tjetra”.

 Pra kjo është e tëra rreth kësaj çështjeje dhe s’ka të bëjë aspak me nënçmim të gruas apo përdhosje të krenarisë së saj, sepse në të kundërten nuk do të pranohej dëshmia e saj fare, kur dihet se dëshmia e saj e vetme është e pranueshme në gjërat të cilat i dinë zakonisht vetëm gratë. Pra, pranohet dëshmia e saj e vetme, duke mos pasur dëshmitarë tjerë, në vertëtimin e virgjërisë, lindjes, të metave seksuale, e të ngjashme. Në të njejtën kohë, nuk pranohet dëshmia e vetëm një burri në gjërat më të thjeshta financiare, pra ajo duke qenë se dëshmia e saj si e vetme pranohet në çështje më të rëndësishme se sa ato financiare, mund të thuhet se ajo është më e privilegjuar se burri në këtë aspekt. Pasi që dëshmia e një burri të vetëm nuk pranohet, por kërkohet dëshmia e dy prej tyre në çështjet financiare, askush nuk e ka llogaritur këtë gjë nënçmim dhe përdhosje të krenarisë së burrit.

 Duhet ditur se dëshmia nuk është privilegj të cilin njerëzit e kërkojnë, por është ngarkesë e rëndë nga e cila ata ikin, prandaj Allahu I Lartësuar ka thënë: “Dëshmitarët nuk duhet të kundërshtojnë kurdo që të thirren”. Kjo thirrje nga Allahu I Lartësuar është e përgjithshmë për të dy gjinitë.

 Pra, duke qenë dëshmia ngarkesë nga e cila ikin njerëzit, nga e cila mund të ketë dëme të ndryshme si pjesmarrja në seanca gjyqësore, mundime trupore dhe shpenzime materiale, feja Islame çdoherë bën lehtësime për gruan dhe angazhohet për lehtisimin e ngarkesave jetësore me të cilat përballet ajo. Prandaj gruaja nuk obligohet me shpenzime ndaj familjes, me qëllim që të jetë e gatshme që ta luaj rolin e saj kryesor në shoqëri. E tërë kjo nuk është cënim i krenarisë dhe ulje e pozitës së saj, por është nderim dhe respekt për të.

 Kësaj i shtohet edhe fakti së Sheriati e ka bërë dëshminë e gruas të barabartë me dëshminë e burrit, siç ndodh në rastin kur burri e akuzon gruan e tij për imoralitet, por nuk ka dëshmitarë që e dëshmojnë një gjë të tillë. Allahu I Lartësuar ka thënë: “Nëse një burrë e akuzon gruan e tij pa pasur dëshmitarë të tjerë përveç vetes, ai duhet të betohet në Allahun katër herë, se thotë të vërtetën, dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer. Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar.

dhe, herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.”[142].

 

 

 

Kujdestaria dhe përgjegjësia:

 Allahu I Lartësuar ka thënë: Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre[143].

 Fjala “el-kavametu” në arabisht e ka kuptimin e përkujdesjes ndaj diçkahit. E kjo gjë i takon burrave, e jo grave, sepse ndërtimi fizik e mendor i burrave ua mundëson një gjë të tillë. Pra, ky është mision i natyrshëm i burrave, por edhe mision i merituar në bazë të obligimeve që burri i ka ndaj gruas, siç janë shpenzimi për të, përkujdesja dhe ruajtja e saj, si dhe sigurimi i gjërave të nevojshme jetësore për të. Burri është kujdestar dhe përgjegjës për familjen e tij, ashtu siç është përmendur në hadithin e profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

 Kurse gruaja është më e dobët për sa i përket ndërtimit të saj fizik, për shkak të gjendjeve dhe situatave që i paraqiten asaj, siç janë: menstruacionet, shtatzania, lindja, gjidhënia dhe përkujdesja ndaj fëmijëve, gjëra të cilat e pengojnë atë nga të qenurit zot shtëpie.

Menstruacionet:

Ato kanë ndikim psikik në gruan dhe e dobësojnë atë fizikisht për shkak të gjakut që e humb çdo muaj.

Shtatzania:

Gruaja vuan mjaft gjatë shtatzanisë; qoftë ajo vuajtje fizike për shkak të rritjes së fetusit në barkun e saj, të ushqyerit e tij nëpërmjet saj, gjë që e lodhë atë mjaft, apo vuajtje psikike si rezultat i frikës dhe merakosjes për foshnjën e saj, apo edhe për vetveten se si do të kalojë gjatë lindjes. Këto situata ndikojnë mjaft shume në disponimin dhe sjelljet e saja.

Gjatë dhe pas lindjes:

Në këtë periudhë gratë kanë mjaft dhimbje dhe kanë nevojë për pushim gjatë një kohe të caktuar, dhe kjo kohë dallon prej njëres në tjetrën grua.

Gjidhënia:

Ky process nënkupton kalimin e një pjese të ushqimit të gruas te fëmiu i saj, e që ndikon direkt në shëndetin e saj. Prandaj, disave prej tyre u bien flokët gjatë kësaj periudhe, u ndryshon ngjyra e lëkurës dhe kanë marramendje.

Përkujdesja ndaj fëmiut:

Kujdesi ndaj fëmiut dhe pasojat e tij siç është pagjumësia e të ngjashme, marrin shumë nga koha e gruas.

 El-Akkadi ka thënë([144]): Gruaja ka ndërtim emocional që dallon nga ai i burrit; sepse kujdesi dhe qëndrimi i gjatë i gruas me fëmiun e saj kërkon përputhje të madhe në mes të disponimit, të të kuptuarit, ndërtimit trupor e emocional të atyre dyve. Këto gjëra janë esenciale të gruaja, e që e bëjnë atë të dobët përballë ndjenjave dhe emocioneve, prandaj e ka të vështirë atë që për burrin është më e lehtë, e që është mbështetja e vendimeve mbi logjikë e arsye dhe qëndrueshmëria në ambicie.

 Gjithashtu, Alexis Carrel, fitues i çmimit Nobel, duke folur për dallimet fizike në mes të burrit dhe gruas ka thënë([145]): Dallimi në mes të burrit dhe gruas nuk qëndron vetëm në organet gjenitale, në mitër e shtatzani, e as në arsimimin e tyre, por dallimet në mes tyre janë esenciale; dallimi i indeve në trupat e tyre, substancat kimike të cilat i sekretojnë gjëndrat e ndryshme në trupat e tyre. Gjithashtu gruaja dallon nga burri edhe për sa i përket substances kimike e cila sekretohet në mitrën e saj. Pra, ata që thërrasin për barazi në mes të dy gjinive, nuk i dinë këto dallime esenciale në mes tyre. Prandaj, ata thërrasin që burri dhe gruaja ta kenë të njejtin lloj të arsimimit, të njejtat përgjegjësi e detyra, por realiteti tregon se gruaja dallon shumë nga burri. Çdo qelizë e trupit të saj ka natyrë femërore, e kështu janë edhe gjymtyrët, bile edhe sistemi i saj nervor. Sistemi i rolit të gjymtyrëve është i kufizuar dhe i rregulluar ashtu siç është i rregulluar edhe sistemi kosmologjik. Ato sisteme nuk mund të ndryshohen sipas qejfeve dhe tekeve njerëzore. Ato duhet pranuar ashtu si janë dhe nuk duhet të mundohemi të bëjmë diç jasht normales. Gjithashtu edhe grate duhet t’i zhvillojnë aftësitë e tyre duke e ditur dhe repektuar natyrën e tyre njerëzore, e të mos mundohen që t’i imitojnë burrat.

 Gjithashtu edhe muskujt e burrit janë më të fuqishëm se muskujt e gruas. Kjo gjë është e ditur. Prandaj burrat kryejnë punë të rënda e të lodhshme të cilat gratë nuk mund t’i kryejnë në të shumtën e rasteve. Nga gjërat paraprake, na bëhet e qartë se pse është detyrë e burrit përkujdesja ndaj gruas dhe pse ai ka përgjegjësi ndaj saj.

 

 

E drejta e femrës në trashëgimi:

Femra në të kaluarën nuk kishte fare të drejtë në trashëgimi, bile ajo vetë trashëgohej sikurse trashëgohet pasuria. Kur erdhi Islami, i dha femrës të drejtën në trashëgimi. Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke shpjeguar ajetin: “O besimtarë! - nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë”, ka thënë: Kur vdiste ndonjë njeri, trashëgimtarët e tij kishin të drejtë absolute ndaj gruas së tij; nëse donte ndonjëri e merrte për grua, nëse donin e martonin me tjetërkë dhe nëse donin e lënin ashtu të pamartuar. Ata kishin të drejtë më të madhe ndaj saj se sa familja e saj. E, për këtë zbriti ky ajet([146]).

 Kur erdhi Islami e ndaloi këtë zakon të padrejtë. Allahu I Lartësuar thotë: “O besimtarë! - nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë”([147]).

 Islami i dha gruas të drejtën në trashëgimi dhe i garantoi asaj një pjesë nga pasuria e atij që e trashëgon. Allahu I Lartësuar thotë: “Meshkujve u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit, por, edhe femrave u takon pjesë nga ajo që ua kanë lënë prindërit dhe të afërmit qoftë ajo pak apo shumë, si pjesë e caktuar dhe e detyruar.”([148]).

 Sejid Kutub, Allahu e mëshiroftë, duke e komentuar këtë ajet ka thënë([149]): Ky është parimi i përgjithshëm mbi të cilin Islami, qysh para katërmbëdhjetë shekujve, i ka dhënë gruas, ashtu sikurse burrrit, të drejtën në trashëgimi. Po me këtë parim Islami i ka ruajtur të drejtat e të vegjëlve, të cilëve, në kohën e injorancës, u bëhej padrejtësi dhe u mohoheshin atyre ato të drejta. Kjo sepse në atë periudhë personi vlerësohej në bazë të rolit të tij praktik në luftë dhe në prodhimtari, përderisa Islami, i cili erdhi me program hyjnor, e shikon njeriun në radhë të parë në bazë të vlerës së tij njerëzore, e që është vlerë themelore dhe e pandashme e njeriut, pastaj ai vlerësohet në bazë të përgjegjësive të tij reale në familje dhe në shoqëri.

 Allahu I Lartësuar thotë: “Allahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave”([150]).

 Dikush që nuk e ka kuptuar urtësinë e Islamit mund të mendojë, kur ta lexojë këtë ajet, se Islami ia ka cunguar femrës të drejtën e saj në trashëgimi, se përndryshe si mund të shpjegohet që burri ta meritojë dyfishin e asaj që e meriton femra?!

 Allahu I Lartmadhëruar e ka shpjeguar atë që e meriton gruaja si trashëgimi me një shpjegim të hollësishëm, duke e dalluar atë sipas situatave vijuese:

  • Meriton aq sa meriton burri.
  • Meriton aq sa meriton burri apo pak më pak.
  • Meriton gjysmën e asaj që e meriton mashkulli, dhe kjo është situata më e shpeshtë në trashëgimi([151]).

 Para se të gjykohet se a ia ka cunguar Islami gruas të drejtën e saj në trashëgimi, ta marrim një shembull nga i cili mund ta kuptojme urtësinë nga të qenurit e asaj që e meriton femra në trashëgimi sa gjysma e asaj që e meriton mashkulli: të themi se ka vdekur një njeri i cili ka lënë pas vetes një djalë dhe një vajzë dhe i cili ka lënë pasuri në vlerë prej tremijë euro. Djalit të tij i takojnë dymijë, kurse vajzës njëmijë euro. Por të shohim se çfarë ndodhë me këtë pasuri më pastaj; pasuria e këtij djali do të pakësohet, sepse ai është i obliguar të paguaj mehrin e gruas me të cilën do të martohet, ta pregatisë shtëpinë në të cilën do të jetojë dhe të kujdeset e të shpenzojë për shtëpinë, gruan dhe fëmijët e tij. Kurse gruaja nuk është e obliguar të shpenzojë asgjë për këto nevoja edhe nëse është e pasur. Gjithashtu, burri e ka obligim të shpenzojë për prindërit, vëllezërit dhe të afërmit e tij të varfër e të dobët nëse ka mundësi materiale.

 Ndërkaq gruaja në Islam është e nderuar dhe e respektuar. Ajo përfiton dashuri, kujdes dhe për të shpenzon kujdestari i saj. Asaj nuk i kërkohen shpenzime materiale, bile as për veten e saj nuk obligohet që të shpenzojë. Pra, pasuria e saj do të shtohet; ajo do ta merr mehrin nga burri i saj, nëse ndahet nga burri i saj ai obligohet që të shpenzojë për fëmijët e tij edhe pas ndarjes, kurse gruaja mundet që t’i investojë paratë e saj në projekte të ndryshme fitimprurëse.

 Nga ajo që u tha më lart na bëhet e ditur se pasuria e gruas i mbet asaj nëse nuk ka kush që të kujdeset për të, kurse pasuria e burrit harxhohet dhe humb për shkak të obligimeve që burri i mbart mbi supet e tij.

 Sheriati Islam dallon nga ligjet tjera botërore në të cilat prindi nuk ka kurrfarë përgjegjësie ndaj vajzës së saj kur ajo e arrin një moshë të caktuar dhe detyrohet që të punojë për të siguruar kafshatën e gojës ne rrugë dhe forma të ndryshme. Pra, babai në Islam e ka obligim që të kujdeset për vajzën e saj deri sa ajo të martohet, pastaj ky obligim bie mbi burrin e saj, e pastaj edhe mbi fëmijët e saj.

 Ligjet të cilat e barazojnë burrin me gruan në trashëgimi, i barazojnë ata të dytë edhe në bartjen e përgjegjësive dhe obligimeve financiare. Prandaj, nuk është drejtësi të kërkohet që gruaja të trashëgoj njejtë sikurse burri, e mos të kërkohet nga ajo që të shpenzojë njejtë sikurse burri. Kjo është padrejtësi të cilën Sheriati Islam e refuzon.

 Pra, është prej drejtësisë që gruaja, pasi që trashëgon më pak se burri, të lirohet nga obligimet financiare, siç janë shpenzimet rreth shtëpisë, fëmijëve e të ngjashme. Bile Islami e ka liruar atë nga të gjitha obligimet financiare me të cilat obligohet burri. Megjithëkëtë, Islami nuk e ka privuar gruan nga trashëgimia plotësisht por i ka dhënë asaj gjysmën e asaj që i ka dhënë burrit. A nuk është kjo drejtësi?

 Duhet përmendur këtu se çdo njeri, burrë apo grua, e ka hisen e vet nga trashëgimia të cilën nuk mund t’ia mohojë askush. Prandaj, që të mos privohet askush me pa të drejtë nga trashëgimia, testamenti në Islam realizohet nga një e treta e pasurisë e më pak. Transmeton Amr ibn Sa’d ibn Ebi Uekkas se babai i tij, Allahu qoftë I kënaqur me të, ka thënë: “Profeti, Allahu qoftë i kënaqur me të, më vizitonte në Haxhin Lamtumirës për shkak të sëmundjes e cila më shkaktonte shumë dhimbje, dhe një here i thashë: Ti po e sheh se në çfarë gjendje jam. Prandaj, duke e ditur se unë kam mjaft pasuri dhe nuk më trashëgon mua vetëm se një vajzë, a t’i jap dy të tretat e pasurisë sime lëmoshë? Ai më tha: Jo. I thashë: Po gjysmën e saj? Më tha: Jo. Pastaj më tha: Një të tretën, bile edhe një e treta është shumë. Më mire për ty është që t’i lësh trashëgimtarët tuaj të pasur, se sa t’i lësh të varfër, e të kenë nevojë t’ia shtrijnë dorën njerëzve. Dije se për çdo shpenzim tëndin, me të cilin e synon kënaqësinë e Zotit, ti do të shpërblehesh, bile edhe për kafshatën të ciën e vendos në gojën e gruas tënde”([152]).

 Pra, profeti ynë bujar, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nëpërmjet udhëzimeve dhe urdhërave të tij, i ka ruajtur të drejtat e gruas, të cilat ia mundësojnë asaj një jetë të dinjitetshme.

 Kësaj i shtohet edhe fakti se shpagimet dhe përgjegjësitë e tjera financiare përballë të tjerëve, të cilat vijnë si rezultat i veprave të ndryshme penale, i bartin në supe burrat e jo gratë.

 

 

Dija ([153])

 Dija e gruas në Sheriatin Islam është sa gjysma e dijes së burrit, dhe kjo në rastin kur vrasja është e paqëllimshme dhe familjarët e viktimës e meritojnë dijen e jo kisasin (mbytja e dorasit). Ndërkaq, kur vrasja është e qëllimshme dhe familjarët e viktimës ngulin këmbë në realizimin e kisasit, atëhëerë ata e kanë këtë të drejtë. Pra, dispozita është e njejtë si për burrin ashtu edhe për gruan, pa marrë parasysh se a është vrasësi burrë apo grua dhe pa marrë parasysh se a është viktima burrë apo grua. E tërë kjo për shkak se burri dhe gruaja në aspektin njerëzor janë të barabartë.

 Kurse të qenurit e dijes së gruas në vrasjen e paqëllimshme sa gjysma e dijes së burrit mund të jetë e mbështetur në atë se sa i shkakton dëm një familjeje vrasja e një gruaje dhe sa vrasja e një burri. Familja e cila e humb babain e saj në vrasje të paqëllimshme, e humb kujdestarin, përgjegjësin, personin që shpenzonte dhe u siguronte atyre nevojat e tyre. Pra, ata e humbin kujdesin në aspektin material, por edhe atë shpirtëror të manifestuar në dashuri e dhembshuri, edhe pse ky i fundit te burri është shumë më i vogël se sa te gruaja.

 Kurse familja që e humb nënen e saj nga vrasja e paqëllimshme, ajo ka humbur kujdestarin shpirtëror që ka të bëjë me dhembshurinë, ndjeshmërnë, butësinë, e të ngjashme, aspekte të cilat te gratë janë më të theksuara e të cilat nuk mund t’i realizojë shumica e burrave. Sikur të shpenzohej pasuri e madhe nuk mund të kompenzohshin këto aspekte të kujdesit.

 Pra, dija në vetvete nuk është shpagim i vlerës së të vrarit, por është shpagim i dëmeve që vijnë si pasojë e vrarjes së burrit apo të gruas. Nga sa u tha më lartë, kuptojmë një nga arsyet e të qenurit dija e gruas sa gjysma e dijes së burrit.

 

 

Punësimi i gruas:

 Allahu I Lartmadhëruar e ka krijuar njeriun nga një burrë e një grua dhe ka vendosur në mes tyre dashuri e mëshirë që garantojnë bashkpunimin e tyre për zhvillimin e jetës së tyre. Ashtu siç e ka dalluar Allahu I Madhërishëm burrin me fuqi dhe qëndrueshmëri, që ia mundësojnë atij kërkimin e furnizimit, Ai e ka veçuar gruan me shtatzani, lindje, gjidhënie, përkujdesje ndaj fëmiut, si dhe e ka veçuar atë me cilësi që ia mundësojnë asaj realizmit e këtyre gjërave, siç janë ndjenjat e fuqishme, dhembshuria, dashuria dhe butësia. Pra, në bazë të kësaj që u tha, është e natyrshme që puna e burrit të jetë jashtë shtëpisë, kurse puna e gruas brenda shtëpisë.

 Islami nuk e ka ndaluar gruan nga puna. Ai ia ka lejuar asaj transaksionet dhe aktivitetet tjera tregtare e financiare, dhe vërtetësinë e tyre nuk e ka kushtëzuar me pëlqimin e kujdestarit apo burrit të saj. Mirëpo, Islami e ka rregulluar punësimin e gruas dhe për të ka vendosur rregulla, kushte e kritere të cilat nëse nuk plotësohen atëherë punësimi i saj kalon nga të qenurit i lejuar në të ndaluar. Disa nga ato rregulla e kushte janë:

  1. Të mos bie ndesh puna e gruas jashtë shtëpisë dhe puna e saj brenda shtëpisë, e si rezultat i kësaj të mos i kryej obligimet e saj ndaj burrit dhe fëmijëve të saj, si dhe të mos mund të kujdeset për shtëpinë e saj. Kjo ngase gruaja në Islam, ashtu siç ka të drejta ndaj burrit dhë fëmijëve të saj, gjithashtu ka edhe obligime ndaj tyre. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “….. dhe gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të saj dhe është përgjegjëse për atë që e ka nën kujdestari”([154]).
  2. Gruaja mund të punojë në një punë ku ka gra tjera, larg nga përzierja me burra të huaj, me qëllim të ruajtjes së nderit dhe krenarisë së saj, ruajtjes së saj nga shfrytëzimi dhe keqpërdorimi që mund t’i bëhen prej njerëzve të ligë, prej disa ujqve në formë të njeriut. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Mos të vetmohet askush prej juve me ndonjë femër, sepse (nëse ndodh kjo) djalli është i treti (është prezent aty)”([155]).

 Shkrimtarja angleze, Lady Coke, në revistën Echo, ka thënë([156]): "Përzierja në mes të gjinive u përshtatet burrave, prandaj, kur gruaja e kërkon një gjë të tillë ajo vetëm se e ka kundërshtuar natyrshmërinë e saj. Aq më tepër që të ketë përzierje në mes të burrave dhe grave aq më shumë do të ketë fëmijë jashtmartesorë (nga imoraliteti), dhe mu kjo është fatkeqësia më e madhe".

 Sejid Kutub, Allahu e mëshiroftë, ka thënë([157]): Mashkulli dhe femra duhet të jenë të sigurtë njëri nga tjetri, të mos i ekspozohen joshjeve të ndrsyhme që mund tua devijojnë qëndrimin e tyre ndaj njëri tjetrit, dhe kjo nëse nuk i shpien deri te ndonjë mëkat që do t’i kërcënonte seriozisht raportet dhe sigurinë që e ka njëri përballë tjetrit. Ky devijim në ndjenja dhe rrëshqitje në atë që është edhe më e rëndë se kjo ndodhë çdo ditë në shoqëritë në të cilat ka përzierje në mes të burrave dhe grave, ku gratë dalin të zbukuruara e të pambuluara dhe ku shejtanët e fitnes janë shumë aktivë. Realiteti i vlerëson si të kota fjalët e papagallëve ketu, e të humburve atje, se përzierja në mes të burrave dhe grave i gdhend ndjenjat, i largon paragjykimet, ua meson atyre edukaten e bisedës dhe raporteve të ndësjellta, si dhe i mbronë ata, nëpërmjet përvojës që e marrin, nga rrëshqitjet morale. Ata thonë se zgjedhja e partnerit në bazë të përvojes që e ki me të, duke përfshirë edhe lidhjet jashtmartesore, është garantues i vazhdimësisë së jetës së atyre së bashku, sepse çdonjëri prej tyre e ka zgjedhur partnerin e tij sipas dëshirës dhe përvojës që e kishte me të para martesës. Kjo nuk qëndron aspak dhe këtë e vërteton realiteti i devijimeve të vazhdueshme, ndryshimeve të vazhdueshme të ndjenjave përballë njëri tjetrit, shkatërrimi i familjeve me anë të shkurorëzimit apo me forma tjera, si dhe tradhëtitë e shpeshta bashkëshortore në ato shoqëri. Kurse sa i përket gdhendjes së ndjenjave, edukates së bisedës e të ngjashme, le të pyesin për numrin e vajzave shtatzëna në shkollat e mesme amerikane, ku në një shkollë ka arritur deri në 48%. Kurse sa i përket jetës së lumtur për shkak të zgjedhjes së partnerit dhe të pasurit raporte me të para martesës, le të pyesin për familjet e shkatërruara me anë të shkurorëzimit në Amerikë, ku përqindja e këtyre rasteve rritet çdoherë kur ka më shumë përzierje në mes të burrave dhe grave dhe kur përzgjedhja e partnerit bëhet në bazë të raporteve paraprake me të.

  1. Puna në esencë të jetë e lejuar fetarisht dhe të jetë në përputhje me natyrshmërinë e gruas. Pra, të mos punoj gruaja në industri të rëndë, në punë të vazhdueshme luftarake, në punë që janë nënçmuese për të, siç janë: punët që kanë të bëjnë me pastrim e që janë të veçanta për burrat, apo në pastrimin e rrugëve etj, punë të cilat Sheriati Islam nuk pranon që ato t’i kryej gruaja.

 Këtu parashtrohet një pyetje: Përse punon gruaja?

 Nëse punon për të mbijetuar, ajo duhet ditur se Islami ia ka siguruar asaj këtë gjë. Islami e obligon babain e vajzës që të shpenzoj për të deri sa të martohet, e pasi që të martohet, burri i saj obligohet që të shpenzoj për të dhe për fëmijët e saj. E nëse i vdes burri, atëherë përgjegjësia për shpenzimet e saja bie mbi babain e saj përsëri, e nëse nuk ka baba, atëhërë mbi fëmijët e saj. Por nëse fëmijët e saj janë të vegjël, atëherë përgjegjësia bie mbi vëllezërit e saj. E nëse nuk ka vëllezër, atëherë këtë përgjegjësi e kanë të afërmit e saj, në bazë të afërsisë farefisnore që ka me ta. Pra, femrës në Islam i garantohet përkujdesja ndaj saj, prej lindjes e deri në vdekje, prandaj ajo nuk ka nevojë që të punojë për të siguruar jetesën. E tërë kjo me qëllim që ajo të jetë e lirë dhe të ketë mundësi që ta luaj rolin e saj fisnik që e ka në shoqëri, për të cilin ia kanë zili të tjerët, e që është përkujdesja për shtëpinë dhe edukimi i fëmijëve me edukatë të lartë. Kjo gjë kërkon nga gruaja angazhim dhe mund të madh që ia merr asaj shumicën e kohës dhe mendimeve të saj.

 Dijetari anglez dhe njëri prej shtyllave të Rilindjes Angleze, Samuel Smiles, ka thënë([158]): Sistemi i cili kërkon që gruaja të punojë në vendpunime të ndryshme jashtë shtëpisë së saj, edhe pse ka sjellur pasurim të vendeve të ndryshme, rezultati i tij ka qenë shkatërrues për jetën familjare në shtëpi, sepse ai sulmoi strukturën familjare, i dobësoi shtyllat e familjes dhe i shkatërroi lidhjet shoqërore. Ky sistem e largoi gruan nga burri i saj, fëmijët nga të afërmit e tyre dhe një farë mënyre rezultati i vetëm i tij ishte dobësimi i moralit të femrës, pasi që roli esencial i femrës është kryerja e obligimeve shtëipake, siç janë rregullimi I shtëpisë, edukimi i fëmijëve dhe menaxhimi me mjetet e disponueshme për realizimin e nevojave jetësore. Mirëpo, vendpunimet e ndryshme e pengojnë atë që t’i kryej këto obligime, prandaj shtëpitë nuk janë si përpara, fëmijët rriten duke mos pasur kujdes dhe edukim të nevojshëm, dashuria në mes të çifteve pothuajse është fikur, dhe gruaja prej të qenurit grua e afërt, me humor dhe e dashuruar në burrin e saj është shndërruar në kolege të punës. E tërë kjo e bën gruan të ekspozuar ndaj ndikimevë të cilat, në të shumtën e rasteve, ia hupin asaj intelektualitetin dhe moralin e saj, e mbi të cilat realizohet ruajtja e vlerave.

 

 

 

Shkurorëzimi është në dorën e burrit, e jo në dorën e gruas:

 Shkurorëzimi në kohen e injorancës nuk ishte fare i rregulluar; burri e shkurorëzonte gruan e tij dhe i kthehej asaj sa herë që dëshironte. Islami erdhi me rregulla dhe dispozita që e mbrojnë gruan nga padrejtësitë dhe mundimet që mund t’i shkaktohen asaj. Burri e lëshonte gruan e tij sa herë që dëshironte në kohën e injorancës, dhe nëse e kthente atë në kohen e idetit([159]), ajo bëhej përsëri gruaja e tij edhe nëse e kishte shkurorëzuar njëqind herë. Njëri i kishte thënë gruas së tij: për Zotin, nuk të shkurorëzoj, e që të lirohesh nga unë, e as nuk të trajtoj si grua të vërtetë asnjëherë (pra donte ta lë të varur; as e lirë që të martohet me tjetërkë, e as grua e tij me të gjitha të drejtat e saj). Ajo e pyeti: E si kështu? Ai tha: të shkurorëzoj, dhe sa herë që afrohet fundi i idetit tënd, të kthej përsëri. Atëherë zbriti ajeti i Kuranit: ﴾Ndarja mund të bëhet dy herë. Më pas, gruaja ose të mbahet me të mirë, ose të lejohet të ikë me të mirë﴿.

 Shkurorëzimi lejohet në Islam në rast nevoje dhe domosdoshmërie jetësore, atëherë kur vazhdimi i jetës bashkëshortore është i pamundur.

 Sheriati islam angazhohet për gjetjen e zgjidhjeve fillestare për problemet bashkëshortore, me qëllim që mos të arrijë puna deri te shkurorëzimi. Allahu i Lartësuar thotë: ﴾Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë﴿ ([160]).

 Përse shkurorëzimi është në dorë të burrit? Të qenurit e shkurorëzimit në dorën e burrit është vendim i natyrshëm dhe i logjikshëm, sepse përgjegjësia materiale ndaj gruas dhe shtëpisë është e burrit. Pra, burri e ka paguar mehrin, ka shpenzuar për martesë, dhe e ka siguruar vendbanimin, është e drejtë që vendimi për ndërprerjen e jetës martesore të jetë në dorën e tij, përderisa është i gatshëm t’i bartë pasojat financiare dhe morale të shkurorëzimit. Ai e din së shkurorëzimi sjell humbje materiale, siç është moskthimi i mehrit të cilin e ka paguar, shpenzimet që i ka bërë për martesë, kompenzimin që duhet t’ia bëjë gruas së tij pas martesës, si dhe shpenzimet dhe obligimet që do t’i ketë gjatë martesës me gruan tjetër.

 Kësaj i shtohet edhe fakti së burri, zakonisht, është më i aftë për përmbajtje dhe kontroll të veprimeve të tij gjatë mospajtimeve dhe zënkave të tij me gruan e vet. Burri, zakonisht, nuk e zgjedh shkurorëzimin si zgjidhje fillestare të problemit, por atë e bën kur e humb shpresën nga mundësia e realizimt të lumturisë bashkëshortore me gruan e tij.

 Megjithëkëtë, Sheriati nuk e ka privuar gruan nga e drejta e shkurorëzimit. Shkurorëzimi mund të jetë në dorën e gruas nëse një gjë e tillë kushëzohet gjatë aktit të martesës, pasi që të jetë pajtuar burri me një gjë të tillë.

 Islami, si fe e natyrshmërisë, e ka pasur parasysh reailtetin shpirtëror të njerëzve dhe ndjenjat e tyre. Prandaj, ashtu siç i ka dhënë burrit të drejtën e ndarjes nga gruaja e tij nëpërmjet shkurorëzimit, poashtu i ka dhënë edhe gruas të drejtën e ndarjes kur në mes tyre të ketë mosdurin e urrejtje, kur burri ta lëndojë atë me fjalë apo vepër (me rrahje), apo kur burri ka ndonjë të metë fizike, siç është rasti kur ai nuk mundet, apo refuzon të ketë marrëdhënie me gruan e tij, kur, pas martesës, goditet me ndonjë sëmundje siç janë lebra, tuberkulozi, sifilizi, apo ndonjë sëmundje tjetër neveritëse. Pasi që gruaja në rastet e sipërpërmendura dëmtohet, ajo ka të drejtë të kërkojë ndërprerjen e martesës nëpërmjet të ashtuquajturit “el-hul’u”, e që konsiston në kompensimin material që gruaja ia bën burrit për shkak të mehrit dhe shpenzimeve tjera të cilat i kishte burri gjatë kohës sa ishin bashkë, pra, kthimit të shumës për të cilën pajtohen ata të dy. Kjo është e drejta absolute, sepse ishte gruaja ajo që këkroi ndarjen. E, nëse burri nuk e pranon këtë ofertë të gruas, atëherë ajo mund t’i drejtohet gjykates për të realizuar këtë të drejtë të saj.

 

 

Mosbarazia ndërmjet burrit dhe gruas në të drejtën e ekzekutimit të aktit të martesës:

 Zgjedhja e gruas së përshtatshme është një mision mjaft i vështirë, por, zgjedhja e burrit të përshtatshëm është edhe më e vështirë. Kjo sepse nëse burri martohet me një grua të papërshtatshme, e ka të lehtë që ta lë atë dhe ta merr një tjetër. Kurse gruaja, ashtu siç u përmend më lart, është pjesa më e dobët në të gjitha shoqëritë njerëzore, për ruajtjen dhe mbrojtjen e së cilës nga çdo e keqe Islami është kujdesur shumë dhe ka urdhëruar që ajo të mendojë mirë gjatë zgjedhjes së burrit me qëllim që të mos bëhet pre e martesës së dështuar, nga e cila më së shumti dëmtohet ajo vet. Prandaj, Islami e ka kushtëzuar vërtetësinë e martesës me ekzistimin e përgjegjësit të femrës, apo të atij që e kryen rolin e përgjegjësit dhe çdo akt martesor pa prezencën e tij është i paligjshëm, ashtu siç përmendet në një hadith të Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Nuk ka martesë vetëm se me prezencën e përgjegjësit dhe dy dëshmitarëve të drejtë. Çdo martesë pa prezencën e tyre është e pavlefshme. E, nëse në mes të përgjegjësve ka mospajtim (rreth pranimit apo refuzimit të kësaj martese), atëherë udhëheqësi i muslimanëve është përgjegjës i atij që nuk ka përgjegjës”([161]).

 Ashtu siç e ka bërë Sheriati prezencën e përgjegjësit kusht për vërtetësinë e marteses, ashtu e ka bërë edhe pëlqimin e vajzes kusht për vërtetësinë e asaj martese. E nëse ajo martohet pa pëlqimin e saj, atëherë ka të drejtë që të paraqitet në gjykatë dhe të kërkojë prishjen e asaj martese. Këtë e vërteton hadithi i el-Hansa bint Xhudham, e cila ishte e vej dhe të cilën e kishte martuar babai i saj duke mos qenë e pajtimit me atë martesë. Ajo erdhi te Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe e informoi për atë që i kishte ndodhur. Atëherë, Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e shpalli atë martesë të pavlefshme.([162])

 Arsye e kushtëzimit të kujdestarit për vërtetësinë e martesës është se ai, zakonisht, angazhohet për më të mirën e vajzes që e ka nën përkujdesje. Kurse atij që mendon se me këtë i mohohet femrës liria e saj dhe e drejta e saj në përzgjedhjen e burrit të saj, i thuhet: Islami i ka dhënë femrës moshërritur dhe të mençur, beqare qoftë ajo apo e ve, të drejtën e pranimit apo refuzimit të burrave që kërkojnë dorën e saj, dhe nuk ia lejon kujdestarit të saj që të ushtrojë çfaredo lloj presioni, fizik apo psikik, ndaj saj me qëllim që ta detyrojë atë ta pranojë për burrë atë që nuk e dëshiron. Kjo mbështetet në hadithin e Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili ka thënë: “Nuk martohet e veja derisa të jape urdhër për një gjë të tillë (të japë leje të qartë duke e shprehur pajtueshmërinë), dhe nuk martohet beqaresha derisa të japë leje (aprovim) për atë gjë. Të pranishmit e pyetën: O I dërguar i Zotit! E si është leja e beqareshës? Ai tha: Heshtja e saj është aprovim”([163]).

 Duhet ditur se kur Sheriati ka thirrur dhe ka nxitur për martesë, nuk e kishte për qëllim vetëm plotësimin e nevojës dhe dëshirës së përkohshme seksuale, por kishte për qëllim ndërtimin e një lidhjeje të përhershme dhe të vazhdueshme. Prandaj, duke qenë gruaja pjesë e kësaj lidhjeje, Sheriati e ka kushtëzuar pëlqimin e saj për të qenë një lidhje e vlefshme.

 Mirëpo, duke qenë se femra për nga natyra e saj është më e ndjeshmë, ndikohet më lehtë nga gjërat që e rrëthojnë, është më impulsive në veprimet e saj dhe mund të mashtrohet më lehtë nga pamja e jashtme, Sheriati i ka dhënë kujdestarit të saj të drejtën e refuzmit të martesës së saj me dikë që nuk është i rangut të saj dhe nuk është i përshtatshëm për të, dhe kjo për shkak se burri e njeh natyrën e burrit tjetër më mirë se sa gruaja, sepse janë të së njejtës gjini. E, nëse paraqitet ndonjë burrë i përshtatshëm për vajzën, të cilin e pranon vajza por e refuzon kujdestari i saj, jo për ndonjë arsye por për shkak të autoritarizmit të tij, atëherë atij i mirret kujdestaria ndaj asaj vajze dhe i ipet kujdestarit tjetër sipas afërsisë së tij me vajzën. E nëse vajza nuk ka të afërm që mund të jenë kujdestarë të saj, atëherë, e drejta për ta martuar atë me ndonjë burrë të përshtatshem i ipet gjykatësit.

 Islami ia ka ndaluar femrës që të martohet me një burrë që nuk është i rangut të saj dhe që është i papërshtatshëm për të dhe për familjen e saj, sepse ajo dhe familja e saj poshtërohen dhe turpërohen në raste të tilla. Pra, martesa e femrës me dikë që nuk është i pranueshëm për kujdestarin dhe familjen e saj sjell prishjen e raporteve familjare, e që për ruajtjen e tyre jemi të urdhëruar nga Allahu i Madhëruar. Duhet përmendur se kriter real për burrë të përshtatshëm është ai që është përmendur në hadithin e Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në të cilin ka thënë: “Nëse vie për ta kërkuar dorën e femrës të cilën e keni nën përkujdesje ai që me fenë (devotshmërinë) dhe moralin e të cilin jeni të kënaqur, atëherë pajtohuni me atë gjë (jepjani atij atë vajzë), sepse, nëse nuk veproni ashtu do të ketë fitne (sprova) dhe fesad të madh”([164]).

 Kjo sepse burri fetar dhe i moralshëm nëse e don gruan e tij e nderon atë, e nëse nuk e don nuk e pshtëron e as nuk e nënçmon, sepse ia ka frikën Allahut të Plotfuqishëm.

 

 

Udhëtimi i gruas pa mahrem (kujdestarin e saj)

 Gruaja në Islam është perlë e mbrojtur e margaritar i ruajtur fort, prandaj, nuk pranon që ajo të preket nga askush përpos atij që i lejohet një gjë e tillë. Për këtë qëllim Islami përdor metoda mbrojtëse dhe parandaluese, sepse, siç dihet: parandalimi është më i mirë se sa shërimi. Mu për këtë, Islami ia ndalon femrës që të udhëtojë vetëm dhe e pashoqëruar nga mahremi i saj, siç është burri, babai, vëllai apo ndonjë i afërm tjetër që i ndalohet martesa me të. Kjo mbështetet në hadithin e Profetit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ku thotë: “Gruaja nuk bën që të udhëtojë vetëm, por duhet të jetë e shoqëruar nga mahremi i saj dhe nuk bën që tek ajo të futet ndonjë burrë i huaj, vetëm se duke qenë ajo në shoqërim të mahremit të saj”. Një i pranishëm tha: O I dërguar i Zotit! Unë dua të dal së bashku me filan ushtrinë që të luftoj, kurse gruaja ime dëshiron të shkojë në Haxh, si të veproj unë? I dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i tha: “Shoqëroje gruan tënde në Haxh”.([165])

 Dikush mund të thotë se ky është kufizim i lirisë së femrës dhe privim nga e drejta e saj, sepse kështu mund të duket në shikim të parë. Mirëpo nëse e kuptojmë arsyen dhe shkakun e kësaj dispozite, do ta kuptojmë se Islami me këtë ka synuar ruajtjen dhe mbrojtjen e dinjitetit të gruas, e jo nënçmimin e saj, e as kufzimin e lirisë së saj. S’ka dyshim se udhëtimi, zakonisht, ka mjaft vështirësi e mundime, kurse femra është e dobët si në aspektin fizik, për shkak të situatave në të cilat kalon, siç janë menstruacionet, shtatzania dhe gjidhënia, ashtu edhe në aspektin psikik, është më e ndjeshmë, është më impulsive në veprimet e saj dhe ndikohet më lehtë nga gjërat që e rrëthojnë. E tërë kjo është e natyrshme për femrën dhe nuk është mangësi, prandaj I Dërguari i ka krahsuar ato me shishet prej qelqi, për të treguar butësinë, dobësinë dhe pafajësinë e tyre. Enes ibn Malik ka thënë: Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte ne një udhëtim dhe së bashku me të ishte edhe një shërbëtor i zi që quhej Enxhesheh dhe i cili me poezitë e tij i nxiste shtazët me të cilat udhëtonin që të shpejtojnë. Atëherë Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Ngadalë o Enxhesheh, se mos po i thyen shishet prej qelqit (i kishte për qëllim gratë që ishin të hypura mbi ato kafshë gjatë udhëtimit)”([166]).

 Pra, gruaja gjatë udhëtimit ka nevojë për dikë që ta ruajë atë nga ndonjë shpirtligë, i cili e pret rastin që t’i bëjë keq asaj duke ia marrur pasurinë apo duke ia cenuar nderin e saj, e që ajo, për shkak të dobësisë fizike nuk mund ta mbrojë veten e saj. Ajo, gjithashtu, ka nevojë për dikë që ia plotëson kërkesat dhe nevojat e saj gjatë udhëtimit dhe që kujdeset për rehatinë e plotë të saj. Islami e obligon kujdestarin e femrës që të kujdeset për të gjitha këto gjëra, që ajo, gjatë udhëtimit, të mos ketë aspak nevojë për dikë tjetër nga njerëzit e huaj. Pra, mahremi i gruas, në realitet, është shërbëtor dhe rojtar i saj nga çfarëdo dashakeqi që mëton ta dëmtojë atë. E si mund të llogaritet kjo si nënçmin për gruan?! Kjo, në të vërtetë, është nder dhe krenari për gruan, që të gjindet dikush që xhelozon për të, flijohet për ruajtjen e dinjitetit të saj, e ruan nga keqbërësit, i shërben asaj dhe kujdeset për nevojat e kërkesat e saj.

 

 

 

Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam

Autorë:

Ahmed el Emir & Cakora Vivian

Hyrje

Falënderimi i takon Allahut i cili e dërgoi Profetin Muhamed si përgëzues dhe si qortues, thirrësin për tek Allahu me lejen e Tij dhe që është dritë e udhëzimit. Ai i cilësoi sahabët (shokët e tij) me veti shumë të mira. Pra le të jetë paqja dhe mëshira mbi Muhamedin, familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Këtë libër e kam shkruar si përgjigje ndaj sulmeve të individëve të cilët i ka mashtruar djalli dhe i ka devijuar na rruga e drejtë. Rrahja e gruas paraqitet në vende të ndryshme. Shohim në shumë internet portale se si njerëzit japin idetë dhe bindjet e tyre pa dituri dhe pa menduar fare. Ndërsa armiqtë e Islamit marrin të gjitha mjetet në dispozicion për të përhapur gënjeshtra të cilat nuk përputhen aspak me të vërtetën.

Dëshiroj që lexuesve me këtë vepër t’ua bëj të qartë qëndrimin e Islamit rreth çështjes së rrahjes së gruas dhe që të shfaqet dallimi në mes Islamit dhe feve të tjera rreth kësaj çështje, pasiqë Islami është feja e vetme e cila në mënyrë të prerë dhe decide e potencon ndalesën e rrahjes së grave, qofshin ata të reja apo plaka.

Përpara jush është qartësim detal, pra vendosni vet pas leximit dhe mendimit në këtë çështje.

 

Autori: Ahmed el Emir

 

Kaptina e parë

Ndarja e dispozitave dhe veprave në të Drejtën Islame

Të gjitha veprat e njeriut mund të ndahen në disa lloje, derisa të bëhet e qartë se një vepër është e lejuar apo e ndaluar.

  1. Vepër e obligueshme (Farz): Kjo është niveli më i lartë i obligimit. Kjo përfshin atë që Ligjdhënësi e kërkon nga ne në mënyrë decide të padyshimtë, siç është Namazi, Zekati, Agjërimi. Ai i cili i kryen këta urdhëra shpërblehet, ndërsa ai i cili nuk i kryen dënohet.

 

  1. Vepra të pëlqyeshme (Mustehab): Janë të gjitha veprat që Ligjdhënësi i kërkon nga ne, por jo në mënyrë të urdhërit, ashtuqë ai i cili i kryen këta vepra shpërblehet, por nuk dënohet, siç është për shembull përdorimi i misvakut (copë druri për pastrimin e dhëmbëve) përpara faljes së namazit dhe ngjashëm.

 

  1. Vepra të lejuara (Mubah): Janë të gjitha veprat të cilat njeriu i kryen, por nuk ka as dënim, e as shpërblim, siç është për shembull: ecja, kalërimi dhe shumë vepra tjera të lejuara që i kryejmë në jetën e përditshme.

 

  1. Vepra të papëlqyeshme (Mekruh): Janë të gjitha veprat të cilat i ka ndaluar Ligjdhënësi, por që nuk nuk janë ndalesa në formë decide urdhërore. Ai i cili e len këtë vepër shpërblehet, por nuk dënohet. Prej njeriut është e kërkuar që të largohet prej këtij lloji të veprave dhe prej veprave që rezultojnë prej saj. Vazhdimësia e njeriut në kryerjen e këtyre veprave, shpesh shpien deri te thyerja e kufijëve të Allahut dhe hyrje në atë që Allahu e ka ndaluar. Shkaku se pse vepruesi u kësaj vepre nuk dënohet qëndron te fakti se ndonjëherë situatat dhe nevojat e skajshme të jetës imponojnë që njeriu të bie në Mekruh. Për shembull, divorcin (ndarjen) Allahu e ka cilësuar Allahu si të papëlqyeshëm, por nuk e ka ndaluar për robërit e tij, ashtuqë t’ua lehtësojë atyre nëse ata kanë nevojë për një gjë të tillë.

 

  1. Ndalesa decide (Haram): Janë të gjitha veprat që Ligjdhënësi i ka ndaluar në mënyrë decide në të cilat s’ka dyshim. Vepruesi i kësaj vepre dënohet, ndërsa ai që heq dorë shpërblehet, sepse i nënshtrohet urdhërit të Allahut. I këtij lloji është ndalesa e pirjes së alkoolit etj.

 

Dallimi në mes Hallallit dhe Haramit

Njohja e Hallallit dhe dallimi i tij prej Haramit është shtyllë e Islamit dhe është dëshmi e Imanit. Kjo njohje është e lidhur me veprat e zemrës dhe me veprat e gjymtyrëve. Esenca e veprave është se ata janë të lejuara, derisa nuk vjen tekst i qartë për të kundërtën. Pra, ndalesa e veprave dhe lejesa është e drejtë ekskluzive vetëm e Allahut të Lartësuar, sepse Ai është Krijuesi dhe Rregulluesi i tyre, Ai është që furnizon dhe vetëm Ai është që lehtëson. Ai u lejon robërve të vet atë që dëshiron dhe u ndalon atyre atë çka dëshiron. Prej bujarisë dhe mëshirës së tij është fakti se i ka bërë veprat e ndaluara të kuptueshme dhe të arsyeshme, të cilat janë vetëm në dobinë e njeriut. Pra, Allahu i Lartësuar ka lejuar vetëm vepra të mira dhe i ka ndaluar vetëm të këqijat.

 

Kalimi i veprave prej një kategorie në tjetrën

  1. Kalimi i veprave të lejuara prej kategorisë së veprave të lejuara në kategorinë e veprave të ndaluara dhe e kundërta:

Veprat e lejuara ndonjëherë bëhen të ndaluara kur paraqiten shkaqe për një gjë të tillë, ashtuqë vepra kalon prej veprës së mirë, në vepër që është e dëmshme për njeriun. Për shembull, ecja apo shëtitja nëpër rrugë është gjë e lejuar, mirëpo kjo dispozitë ndonjëherë mund të kaloj në ndalesë. Kjo mund të ndodh kështu kur për shembull, Udhëheqësi Sheriatik sjell vendim për rreziqet që mund të rezultojnë nga dalja në rrugë pas mesnate në ndonjë rrugë apo ndonjë qytet dhe që mund të rezultojë në humbjen e jetës.

Vepra e ndaluar kalon në vepër të lejuar kur ekzistojnë arsye të cilat e bëjnë të patjetërsueshme atë vepër për ta ruajtur jetën. Alkooli është i ndaluar në Islam, por ndonjëherë mund të lejohet. Për shembull kur njeriu është në buzë të greminës së vdekjes nga etja dhe me veti nuk ka gjë tjetër përveçse alkool, në këtë rast i lejohet atij që të pin, aq sa i mjafton për të mbijetuar dhe jo më tepër se kaq.

  1. Kalimi i një vepre që është Farz në vepër të ndaluar dhe e kundërta:

Vepra që është obligim i patjetërsueshëm, ndonjëherë mund të bëhet vepër e ndaluar, dhe e ndaluara mund të bëhet obligative për t’u kryer. Për shembull, Namazi që është Farz, mund të bëhet i ndaluar, si për shembull nëse njeriu gjindet në shtëpi në kohën kur ka tërmet të fuqishëm dhe kur vet është i bindur se do të pësojë nëse nuk del nga shtëpia menjëherë!!!

Prerja e këmbës së dikujt është gjë e ndaluar, mirëpo nëse doktori nuk është në gjendje ta mjekojë pacientin, përveçse me prerjen e këmbës, ose në të kundërtën vdes i sëmuri, në këtë rast prerja e këmbës së tij bëhet obligim. Nëse mjeku nuk e kryen këtë vepër është gabimtar dhe do t’i bartë pasojat e veprës së tij.

  1. Kalimi i një vepre prej kategorisë së veprave të papëlqyeshme, në vepër të pëlqyeshme dhe kalimi i një vepre Mubah në kategorinë Haram:

Për shembull divorci është vepër e papëlqyeshme, por ndonjëherë mund të vijnë situata të palakmueshme të cilat nuk mund të zgjidhen ndryshe, përveçse me divorc. Kur gruaja është e pamoralshme, ndërsa bashkëshorti e ka humbur shpresën se ajo do të përmirsohet, në këso raste është më mirë dhe e preferuar që ai të ndahet prej saj.

Ndonjëherë një vepër që është e pëlyeshme, mund të bëhet e ndaluar. Përdorimi i misvakut është i pëlqyeshëm, por kjo mund të bëhet e ndaluar. Kur dhëmbët e tu do të vuanin nga një sëmundje prej së cilës të bien dhëmbët, dhe ti e din se nëse përdor misvak, do të përkeqësohet gjendja, në këtë rast përdorimi i misvakut bie në kundërshtim me rregullën Islame:

S’lejohet shkaktimi i dëmit, e as durimi i dëmit”.

 

Rrumbullaksim:

Thelbi i asaj që e thamë më lartë është se Islami nuk është fe e verbër e cila nuk i ka parasysh gjendjet e njerëzve dhe mundësitë e tyre në jetën e përditshme, por Islami është verbëri në zemrat e armiqëve të cilët dëshirojnë të shpërndajnë gënjeshtra dhe të pavërteta për Islamin dhe duke dëshiruar me këtë ta shuajnë dritën e Allahut, por Allahu do ta plotësoj dritën e Tij, edhenëse këtë e urrejnë jobesmitarët.

Shpresoj se ti lexues i nderuar deri tani ke mësuar se Islami nuk është fe e padrejtësisë, por është fe e drejtësisë. Veprat e lejuara dhe të ndaluara në Islam janë të ndërtuara mbi drëjtësi dhe jo mbi verbëri, ndërsa sa i përket padrejtësisë, ajo në Ligjin e Sheriatit është e ndaluar në të gjitha format.

 

Kaptina e dytë

Trajtimi i gruas nën hijen e Kuranit dhe Sunetit

Nën hijen e teksteve Kur’anore mund të shohim se Allahu i Lartësuar urdhëron që të jetohet mirë me bashkëshorten dhe të respektohet ajo. Urdhëron që të jetohet mirë me ata, edhenëse në zemrën e bashkëshortit është ndërprerë dashuria ndaj saj.

 

Thotë Allahu: “Dhe jetoni mirë me ata, nëse tek ata (gratë) urreni diçka, ndoshta mu tek ajo Allahu ka bërë ndonjë hajr të madh”. (en Nisaa 19)

 

Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Besimtari nuk e nençmon besimtaren, nëse ai nuk është i kënaqur me ndonjë veti të saj, ai është i kënaqur më një (veti) tjetër”. (Transmeton Muslimi)

 

Allahu ka qartësuar se gruaja i ka drejtat e saja tek bashkëshorti, thotë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta, aq sa kanë edhe detyra” (el Bekare 228)

 

Prej emaneteve të fundit të Pejgamberit përpara se të shpërngulet nga kjo botë është këshilla që burri të jetë i kujdësshëm ndaj gruas së tij dhe t’i respektojë dhe mos t’i bëj asaj padrejtësi dhe as mos t’i thej të drejtat e saja. Ka thënë: “Ju porosis që të jeni të mirë me gratë”.

 

Ka urdhëruar që të durohen gabimet e saja dhe t’i falen gabimet që i bën. Kur Pejgamberi e përshkruan natyrën e gruas thotë: “Me të vërtetë gruaja është krijuar nga brinji. Ajo nuk do të qëndrojë në një rrugë. Nëse ti kënaqesh me atë, do të kënaqesh edhenëse nuk është e drejtë, ndërsa nëse mundohesh ta drejtosh do ta thesh, thyerja e saj është divorci”. (Transmeton ibn Auane)

 

Dhe ka thënë: “Ju porosis të jeni të mirë me gratë, ato janë krijuar nga brinji, ndërsa më e shtrembër tek brinji është maja, nëse mundohesh ta drejtosh do ta thesh, ndërsa nëse e lër ajo do të ngel e shtrembër. Ju porosis të jeni të mirë me gratë”. (Transmeton Buhari)

 

A ka rrahur Pejgamberi ndonjëherë ndonjë grua të tij?

Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të) është shembull për të gjithë besimtarët. Allahu na ka urdhëruar që ta ndjekim praktikën e tij. Thotë Allahu: “Ju keni shembull më të mirë në të Dërguarin e Allahut, për atë që shpreson në shpërblimin e Allahut dhe beson në Ditën e Fundit dhe që e përmend Allahun shumë”. (el Ahzab 21)

 

Ky është shembulli më i mirë. Allahu e ka dërguar atë me Fenë e pastër dhe e ka edukuar në mënyrën më të mirë, thotë Allahu i Lartësuar: “Ti me të vërtetë je në moral të lartë”. (el Kalem 4)

 

Në jetën e tij praktikonte moral të lartë dhe i bëri edhe të tjerët që këtë ta hetojnë. Thotë Pejgamberi: “Jam dërguar që t’i plotësoj vlerat morale”. (Transmeton Maliku në el Muvetta)

 

Gruaja e tij, Aisha (radijAllahu anha) e cila e ka njohur Pejgamberin më së miri në aspektin e sjelljes, thotë për atë: “Sjellja e tij ishte Kur’ani”. (Transmeton Ahmedi)

 

Kjo don të thotë se Pejgamberi i ka ndjekur urdhërat e Tij dhe është larguar prej ndalesave që ia ka ndaluar. Pejgamberi ka qenë i pari i cili i ka ndjekur urdhërat e lavdëruara në Kur’an dhe nuk ka ndonjë ndalesë në Kur’an, përveçse Pejgamberi ka qenë i pari që më së shumti është larguar nga ajo.

 

Në jetën e tij asnjëherë nuk ka rrahur grua apo fëmijë!

Ai i cili e ndjek rrugën e tij dhe mendon rreth haditheve që na transmetohen nga ai, qartë mund të shihet se ai ka ndaluar nga rrahja e grave dhe fëmijëve dhe ka tërhequr vërejtjen nga ajo. Thotë gruaja e tij, Aisha: “Pejgamberi asnjëherë nuk ka goditur dikë me dorë, as grua, as rob, përveçse në luftë në rrugë të Allahut. As që është hakmarë ndaj dikujt që i ka bërë padrejtësi, përveç kur janë thyer kufijtë e Allahut, është hakmarë për Allahun”.(Transmeton Muslimi)

 

Edhe armiqtë e tij të cilët dëshirojnë që ta shtrembërojnë thirrjen e tij dhe t’i ndalin njerëzit nga pasimi i rrugës së tij, nuk kanë mundësi që ta vërtetojnë të kundërtën e asaj që e thamë.

Tani të shohim se çka thonë për Pejgamberin më të afërmit që më së shumti kanë kaluar kohë me atë.

 

Thotë Safije bint Hujej: “Nuk kam parë dikë me karakter më të mirë sesa Pejgamberi”. (Transmeton Taberani)

 

Thotë shërbetori i tij, Enes bin Malik (radijAllahu anhu) i cili e ka shërbyer Pejgamberin dhjetë vite “E kam shërbyer Pejgamberin dhjetë vite, asnjëherë nuk më ka thënë “Uf” e as të më thotë diçka që e kam bërë “Pse e ke bërë?” apo për diçka që nuk e kam bërë “Pse nuk e ke bërë?” Ishte Pejgamberi me moral më të mirë”. (Transmeton Tirmidhi)

 

Gjithashtu thotë Enesi: “E kam shërbyer Pejgamberin shumë vite dhe asnjëherë nuk më ka sharë, as nuk më ka goditur, as nuk më ka nënçmuar, asnjëherë nuk më ka shikuar me fytyrë të mrolur dhe as që të më urdhëroj diçka e që unë ta vonoj atë dhe si rezultat i kësaj të më kritikojë, kur dikush nga familja e tij do të më kritikonte, ai do ta thërriste dhe do t’i thoshte: “Lëreni atë, ajo që është e caktuar do të ndodhë”. (el Begavij)

 

 

 

Kaptina e tretë

Dispozita Islame për goditjen e gruas

Burim i Ligjit të Sheriatit është Kur’ani dhe Suneti autentik i Pejagmberit. Prej këtyre dy burimeve do të vërtetojmë se në cilën kategori hyn rrahja e grave: A është Farz, Mustehab, Sunet, Mubah, Mekruh apo Haram. Në Hadithin të cilin e transmeton Ijas bin Abdilah thuhet se Pejgamberi ka thënë: “Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë). Më pastaj erdhi Omeri (radijaAllahu anhu) tek Pejgamberi dhe i tha: “E kanë tepruar gratë ndaj burrave të tyre”. Dhe Pejgamberi lejoi që të goditen gratë pak. Në atë natë erdhën tek Pejgamberi shumë gra dhe u ankuan për burrat e tyre dhe pas kësaj Pejgamberi tha: “Tek familja e Muhamedit kanë ardhur shumë gra për t’u ankuar për burrat e tyre. Ata (burra) nuk janë më të zgjedhurit (më të mirët) në mesin tuaj”. (Transmeton ebu Davud, ibn Maxheh, ed Darimij)

 

Nëse analizojmë Hadithin e mësipërm vijmë në konkluzat që vijojnë:

 

Këta fjalë të Pejgamberit në Hadithin e cituar nuk janë të thëna në të njëjtën kohë, por janë të thëna në tri periudha të ndryshme kohore dhe në situata të ndryshme.

 

Periudha e parë kohore:

Në këtë periudhë ka thënë pejgamberi “Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë)” dhe me këtë është kryer periudha e parë dhe situate e parë.

Sipas kësaj, secili që i ndëgjon këto fjalë të Pejgamberit e kupton se goditja dhe rrahja e gruas është e ndaluar në Islam, përshkak të ndalesës së Pejgamberit. Ai i cili e bën këtë vepër është gabimtar dhe llogaritet si tejkalues i kufirit, sepse nuk e ka respektuar urdhërin e Pejgamberit.

 

Periudha e dytë kohore:

Ardhja e Omerit në kohën e cila nuk është e njëjtë me kohën kur Pejgamberi ka thënë “Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë)”, porse ka ardhur Omeri të ankohet duke thënë “E kanë tepruar gratë ndaj burrave të tyre” që don të thotë se gratë janë bërë të pandëgjueshme dhe të pabindura nda burrave të tyre dhe duan që të dominojnë.

Në këtë situatë Pejgamberi ka lejuar që të goditet gruaja duke i patur parasysh rrethanat jetësore pa të cilat bashkësia bashkëshortore nuk mund të mbijetojë.

Mirëpo si është natyra e kësaj goditjeje?

Këtë do ta përmendim në vijim.

 

Periudha e tretë kohore:

Pas faktit se Pejgamberi ka lejuar që pak të goditet gruaja e cila është e pandëgjueshme dhe e pabindur ndaj burrit të saj, kanë ardhur tek ai shumë gra për t’u ankuar për burrat e vet, pas kësaj ju thotë Pejgamberi: “Tek familja e Muhamedit kanë ardhur shumë gra për t’u ankuar për burrat e tyre. Ata (burra) nuk janë më të zgjedhurit (më të mirët) në mesin tuaj”.

Në këtë periudhë të tretë dhe të fundit bëhet e qartë dispozita e goditjes së gruas.

A mund të vijmë në përfundim prej tekstit të Hadithit se Pejgamberi ka nxitur që gruaja të rrihet? Apo se Pejgamberi e ka përshëndetur goditjen e tyre?

Në fjalët e Pejgamberit ka shprehje turpi dhe mohim të prezencës të së mirës tek ai person që e godet gruan e tij.

Shokët e Pejgamberit (Allahu qoftë i kënaqur me ata) e kanë kuptuar fjalën e Pejgamberit dhe kanë kuptuar se ai që e godet gruan, nuk do ta arrijë kënaqsinë apo animin e Pejgamberit. S’ka dyshim se diçka që nuk i pëlqen Pejgamberit me siguri është në gradën më të lartë të papëlqyeshmërisë apo jo edhe Haram.

 

A ka mundësi që goditja (rrahja) e grave të kalojë prej kategorisë së veprave të papëlqyeshme në kategorinë Haram?

Siç e pamë se dispozita fillimtare në çështjen e goditjes së grave është ndalesa, pas kësaj bëhet e lejuar në raste kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për një gjë të tillë dhe prap së fundmi të fitojë dispozitën si vepër e papëlqyeshme.

Por kur është e ndaluar rrahja e grave?

Goditja e grave është Haram kur burri e çon dorën e tij ndaj gruas pa patur arsye. Secila dhunë pa arsye në Islam është e ndaluar kur bëhet fjalë për padrejtësi ose për teprim ndaj dikujt pa arsye.

Thotë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij ku tërheq vërejtjen për çdolloj padrejtësie: “Ai prej jush që bën padrejtësi do t’i japim dënim të madh”. (el Furkan 19)

Thotë Pejgamberi: “Ruajuni prej padrejtësisë, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit”. (Transmeton Bejheki)

Islami ndalon që t’i bëhet dëm dikujt, edhe nëqoftëse ai dëm është vetëm me fjalë. Thotë Allahu: “Ata të cilët shpifin për besimtaret e pafajshme dhe të ndershme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të kenë dënim të madh”. (en Nur 23)

E ndaluar është që dëmi të jetë i natyrës fizike, trupore, përveçse kur është me të drejtë.

Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Ata të cilët i maltretojnë besimtarët dhe besimaret për diçka që nuk e meritojnë ata kanë ngarkuar mbi vete shpifje dhe mëkat të vërtetë”. (el Ahzab 58)

Është e ndaluar në Islam edhe padrejtësia kur i bëhet dikujt me ngrënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Thotë Allahu: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar” (el Bekare 188)

Në këtë janë të barabartë të gjitha krijesat: burra apo gra, të rinjë apo pleq, musliman apo jomusliman.

Thotë Pejgamberi: “Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit njerëzit janë të sigurtë”. (Transmeton Ahmedi 8086, en Nesai 4995)

 

Dispozita e Sheriatit për atë që e godet gruan

Legjislativi Islam e merr seriozisht çështjen e rrahjes së gruas dhe dhunën ndaj saj nga ana e burrit. Islami i jep rëndësi sakrificës për të vendosur drejtësi, ashtuqë burri që është i dhunshëm dhe i padrejtë ndaj gruas dënohet. Mbi atë do të praktikohen hapa Sheriatike konkrete, kur të ngritet proces përpara drejtëisë, siç është në rastin që vijon:

 

Gazeta “er Rijad” në faqen e saj të internetit me datë 12.12.2012 e botoi këtë:

 

“Gjyqi Lokal në Katif në Arabinë Saudite solli vendim kundër burrit i cili ka çuar dorë ndaj gruas së tij. Ai u dënua me dënim 30 goditje ma kamxhik, ekzekutim që do të kryhet në vend publik dhe që do të jetë mësim për të gjithë që janë të dhunshëm ndaj grave të tyre. Gjithashtu në kuadër të dënimit hyn edhe vendimi që ky person është i obliguar që të kryej kurs special prej dhjetë ditëve në institucion special për probleme familjare. Pas kësaj duhet të jep provim me shkrim i cili do të shtohet në arkivin e lëndës gjuqësore”.

Në Shtetin Islam me të cilin gjykohet me Sheriat, gratë kanë të drejtë që të ngrejnë padi ndaj burrave të tyre dhe të dalin përpara gjyqit, ashtuqë e drejta të del në pah.

 

Thelbi i kësaj është se muslimani i arsyeshëm i cili ec pas hapave të Islamit nuk është i kënaqur që gruas t’i bëhet padrejtësi ose dhunë. Ne jemi urdhëruar që të falim, të kalojmë mbi gabimet, të jemi të butë, të durimshëm dhe të keqen ta kthejmë me të mirë. Duhet të dihet se Islami nuk e lejon rrahjen e grave, por goditjen e saj e ka lejuar në raste të ralla kur bëhet përjashtim dhe e gjithë kjo me qëllim të ruhet martesa dhe normat e përgjithshme morale.

 

 

 

Kaptina e katërt

Dispozita e Sheriatit për gruan e pandëgjueshme ndaj burrit

Dikush ka të drejtë të thotë: A nuk është më mirë që burri ta këshillon gruan e tij në vend që ta godas?

 

Ne themi: Po, edhe kjo është Ligj i Allahut i Cili në Librin e Tij thotë: “Dhe ata gra nga mosbindja e të cilave druheni, këshilloni ata, ndani ata në shtrat dhe rrihni. Nëse ata ju binden, bëhen të ndëgjueshme ndaj jush, atëherë mos kërkoni rrugë tjetër për ata. Me të vërtetë Allahu është i Lartësuar dhe i Madhëruar”. (en Nisaa 34)

 

Ka thënë Pejgamberi në Haxhin e tij lamtumirës: “Ju këshilloj që të silleni mirë ndaj grave. Ata janë ndihmësit tuaj, ju nuk posedoni asgjë më tepër tek ata, përveç nëse ata vijnë me një vepër të qartë të amoralitetit. Nëse kjo ndodh, atëherë ju ndani ata në shtrat dhe (nëse kjo nuk korr sukses) goditni ata me goditje që nuk len kurrfarë shenje. Nëse ata bëhen të ndëgjueshme, atëherë ju mos u bëni atyre padrejtësi. Me të vërtetë ju tek gratë tuaja keni të drejta dhe gratë tuaja tek ju kanë të drejta”. (Hasen-Sahih, Tirmidhi)

 

Tani shohim se si Allahu i Lartësuar e ka qartësuar se si duhet të veprojnë robërit e tij, ndërsa Pejgamberi i Tij e ka vizatuar rrugën për zgjidhjen e problemeve me gruan e pabindur në tri etapa:

Etapa e parë:

Burri e këshillon gruan me këshilla dhe më vërejtje me qëllim që të përmirsohet gjendja e gruas së pandëgjueshme dhe kjo është përpara se të filloj me ndarjen e saj nga shtrati. Sipas shumicës së dijetarëve të Jurispondencës Islame, kjo renditje është obligative (Vaxhib). Pra obligim i burrit është që të afrohet tek zemra e gruas së tij me fjalë të bukura dhe me këshilla. Ta flet atë që ia zbut zemrën asaj dhe me të cilën do t’i tregoj asaj rëndësinë që ajo e ka për atë. Burri do të tregojë se i dëshiron asaj vetëm mirë dhe se ai është këshilltar besnik i saj i cili e jep tërë aftësinë dhe mundin e tij në këshillim dhe tërheqje vërejtje, vetëm me qëllim që ta përmirsoj gjendjen e saj. Duhet të mirret parasysh se këshillimi nuk duhet të del nga zemra e ftohtë, ose në mënyrë të vrazhdë, por të jetë me fjalë të bukura dhe të buta, ose për shembull me blerjen e ndonjë dhurate, me qëllim që gruaja ta pranojë këshillën me zemër të çelë dhe tru të kthjellët. Padyshim gruaja e mençur e cila e vendos përpara saj ardhmërinë e saj dhe të fëmijëve, e pranon këshillën e burrit. Ndërsa nëse gruaja tregohet kokëfortë dhe që nuk i bën dobi tërheqja e vërejtjes apo këshilla, në këtë rast burri kalon në hapin e ardhshëm, ashtusiç ka urdhëruar Allahu i Plotfuqishëm, pra në ndarjen e saj nga shtrati.

 

Etapa e dytë:

Burri mundohet që ta përmirson bashkëshorten me bojkotim në shtrat, në atë mënyrë që ai ia kthen shpinën asaj në shtrat dhe ia mohon asaj të drejtën e marrdhënies intime, dhe kjo në afat prej maksimum tri ditëve, duke u bazuar në thënien e Pejgamberit: “Nuk i lejohet muslimanit që ta bojkotoj muslimanin për më shumë se tri ditë”. (Buhari, Muslim, Malik)

Në këtë mënyrë burri i tregon gruas se nuk është i kënaqur me veprimet e saj. Ky hap është edhe si shans i dytë për gruan që t’i rishqyrtojë veprimet e saja brenda afatit prej tri ditëve dhe ky afat është mundësi për gruan që të mendoj rreth sjelljes dhe veprimeve të saja. Ndërsa ai i cili e bojkoton gruan më shumë se tri ditë, vetëmse më llogaritet se është duke keqtrajtuar atë dhe kjo nuk është më metodë përmirsimi. Nëse ajo përmirsohet dhe i kthehet arsyes, është obligim i burrit që ta ndërpret bojkotin ndaj saj, të pajtohet me atë dhe t’ia falin njëri tjetrit. Nëse ajo kundërshton, tregohet kokëfortë dhe e pabindur dhe vazhdon me të veten dhe kur as bojkoti në shtrat nuk ndihmon, në këtë rast burri kalon në etapën vijuese.

 

Etapa e tretë:

Kur burri mundohet që ta përmirsoj gruan më këshilla, me fjalë të mira, dhurata dhe e gjithë kjo nuk sjell rezultat, ndërsa më pastaj mundohet edhe me bojkot në shtrat duke i treguar asaj se ai nuk është i kënaqur me sjelljen e saj dhe më pastaj edhe kjo mos të korr sukses, në vijim i lejohet burrit që ta godet gruan me goditje me të cilat nuk ngelin shenja në trup dhe që nuk kanë pasoja.

Dijetarët Islam pajtohen se është obligim që të pasohet renditja të cilën e përmendëm në zgjidhjen e problemit me gruan e pabindur, pra: këshillim, bojkot në shtrat dhe më pastaj goditje

Thotë Ataa: “E pyeta ibn Abbasin se si është ajo goditje e cila nuk len gjurmë? Ai tha: “Goditje me misvak ose me diçka ngjashëm”. Ndërsa thotë Hasan el Basri: “Goditje cila nuk ndjehet”.

Lexues i nderuar, çfarë dhimbje mund të shkaktoj goditja me misvak, gjatësia dhe trashësia e të cilit është sa një laps?!

Dhe a meriton që një goditje këtillë të quhet “dhunë familjare?”

Nëse ti, goditjen me misvak e quan dhunë familjare, eja atëherë që së bashku të shohim se si filmat perëndimorë të Holivudit na shfaqin neve reagimin e dy personave të nevrikosur, ose se si reagojnë burri dhe gruaja, ose si reagon drejtori i pakënaqur ndaj nëpunësit. Gjatë bisedës mes dy palëve, njëri prej dy palëve e vendos gishtin tregues në gjoksin e tjetrit duke iu kërcënuar, ose lapsin të cilin e ka në dorë e vendos në gjoksin e tjetrit duke ia tërhequr vërejtjen. Ose një gjë që shpesh mund të shihet në filmat e Holivudit se si njëri e godet tjetrin, apo kur ka zënkë mes një burri dhe një gruaje, e shohim se si gruaja e godet burrin me shuplakë të fortë dhe si si e lëshon vendin, ose edhe e kundërta.

E gjithë kjo në perëndim nuk llogaritet dhunë familjare, por janë thjeshtë emocione të cilat e kanë nxitur çiftin familjar që të godasin njëri tjetrin. Kulmi i gjithë këtij mendimi të gabuar është se këta ende llogariten bashkëshortë modern. Duhet të dihet se shuplaka dhe goditja në fytyrë është rreptësisht e ndaluar në Islam, mirëpo disa armiq të Islamit vazhdojnë të sulmojnë Islamin me akuza se kinse Islami thërret në dhunë familjare.

Islami ka lejuar që burri t’i përdor tri etapat, por njëkohsisht Islami i ka dhënë gruas të drejtën që gruaja të kërkoj divorc përpara se burri të arrij në etapën e tretë dhe kjo në Sheriat quhet el Hul, dhe gruaja ka të drejtë të zgjedh për veten e saj atë që e dëshiron

Sa i përket bojkotit në shtrat apo rrahjes, vlen të përmendet se këta nuk janë zgjidhje për problemet e përditshme në mes çiftit bashkëshortor, por këta janë zgjidhje për probleme të mëdha që rrallë ndodhin.

Për shembull nëse burri i thotë gruas që të gatuaj oriz dhe peshk, ndërsa ajo ka harruar dhe në vend të peshkut ka gatuar pulë dhe oriz. Në këtë rast a zbatohet rregulla: këshillë, bojkot, goditje?!

Padyshim se jo. Këto janë gjëra të rëndomta të cilat duhet të tejkalohen bile edhe fare pa u hetuar.

Mirëpo, nëse bashkëshortja është me moral të ulët, kokëfortë tek e cila mund që të hetohen cilësi të këqija sikurse është aroganca, gjunahet e tepërta, pandëgjueshmëria, ashpërsia, atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me një grua e cila është e pabindur ndaj burrit dhe e cila kërkon që të përmirsohet dhe të udhëzohet, ashtuqë të zgjidhet problemi i saj, ashtusiç është rasti i të sëmurit i cili kërkon mjekim.

Paramando lexues i nderuar, të gjitha ata veti të këqija të gruas që shkaktojnë përçarje në familje dhe që e shkatërrojnë martesën edhe pas gjitha metodave që i përdor burri… prapseprap gruaja nuk reagon pozitivisht ndaj atyre. Cila është më e mirë: shkatërrimi i martesës, apo goditja që nuk len gjurma?

Nëse goditja shkakton humbjen e njërit sy dhe nëse divorci është verbëri, atëherë më mirë është të keshë njërin sy, sesa të jesh i verbër totalisht. Jo vetëm kaq, por nëse një grua me moral dhe sjellje të keqe nëse ngel në atë gjendje, ajo sigurisht do të shkaktoj përçarje në familje dhe shkatërrim më të gjerë në shoqëri!

 

 

 

Kaptina e pestë

Domethënia e fjalës “rrahje-goditje” në Islam

Islami e ka zgjedhur problemin e dhunës në familje shumë më herët sesa organizatat e ndryshme botërore për të drejtat e njeriut. Islami e ka ndaluar dhunën e padrejtë në familje, me ç’rast ai që i tejkalon kufijtë dënohet me dënim në këtë botë dhe me dënim në botën tjetër. Ndalesa nuk është e përkufizuar vetëm në veprën që shkelësi e vepron, por në Islam ka edhe ndalesë edhe për përdorimin e fjalëve të ndyta. Sipas kësaj, Ligji i Sheriatit është më gjithpërfshirës, më i gjerë dhe më komplet sesa të gjitha ligjet njerëzore. Përpara më tepër se 1400 vite ka thënë Pejgamberi: “Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit njerëzit janë të sigurtë dhe besimtar është ai tek i cili njerëzit kanë besim përsa i përket gjaqeve dhe pronës”. (Transmeton Ahmedi 7086, en Nesai 4995)

Mund dikush të pyet se si është e mundur që Islami të jetë kundër dhunës, kur në të njëjtën kohë e ka lejuar goditjen e saj?!

 

Si përgjigje në këtë pyetje duhet që ta shpjegojmë domëthënien e kuptimit të fjalës “goditje” apo “rrahje” në jetën tonë të përditshme dhe kuptimin e saj në Sheriat.

Kur në jetën e përdithshme ndëgjohet se burri e ka goditur, respektivisht rrahur gruan e tij, menjëherë na shkon mendja te pamja e pahijshme e burrit dhunues dhe të padrejtë se si e sulmon gruan duke i shkaktuar asaj goditje të dhimbshme dhe rrahje. Dhe menjëherë na shkon ndërmend gruaja e gjorë e cila e duron padrejtësinë dhe dëmin mbi trupin e saj të mbuluar me nishane, prerje dhe thyejre. Kjo është pra kuptimi i rrahjes gjegjësisht goditjes në jetën e përditshme, sipas asaj që e kemi parë.

 

Nëse të thotë dikush se e ka goditur zilen përpara derës, ti a mendon se dikush i është vërsulur ziles dhe derës duke e goditur?!

Pra fjala “goditje” apo “rrahje” (Darb - ضرب) kuptimin e vet e ndryshon varësisht prej përdorimit të saj në fjali, duke e patur parasyshë se pse folësi e përdor këtë fjalë.

Fjala “goditje-rrahje” në Islam dallon plotësisht nga kuptimi i fjalës së njëjtë në jetën e përditshme.

 

Nëse duam që të jemi të drejtë, atëherë mund të themi se s’ka rrahje të gruas në Islam dhe se vet feja Islame ndalon nënçmimin e grave ose ndaj të sillemi me sjellje të pahijshme ose t’u drejtohemi atyre me fjalë të ndyta. Kuptimi i fjalës “goditje” në Islam është sikurse goditja e ziles, ashtusiç e sqaruam. Qëllimi i gjithë kësaj është që gruaja të kupton se ka gabuar ndaj burrit të saj dhe se ai ka të drejtë ta përmirsoj.

 

Islami burrit i ka vendosur etapa të cilat duhet që t’i merr për ta zgjidhur problemin me gruan e pandëgjueshme dhe ata etapa i paraprijnë “goditjes”. Ndërsa rrahja është etapa e fundit për atë grua tek e cila asgjë tjetër nuk ka sjellur rezultat.

Gjithashtu Sheriati ka sjellur disa ndalesa për burrin, ndalesa të cilat nëse burri i shkel, atëherë ai bëhet prej gabimtarëve që i shkelin kufijtë e Allahut.

 

Ata kufijë janë:

 

Rregullativa për edukimin me rrahje (goditje)

  • Zgjidhja e problemit në mënyrë graduale. Në atë mënyrë që burri jep mundin maksimal për ta zgjedhur problemin në etapat të cilat i paraprijnë goditjes, e ato janë: këshilla, bojkoti në shtrat, goditja.
  • Goditja të jetë me misvak ose ngjashëm, gjatësia dhe trashësia e të cilit nuk është më e madhe sesa lapsi.
  • Mos të goditet në fytyrë ose në pjesët e ndijshme të trupit. Islami rreptësisht e ndalon goditjen në fytyrë, qoftë i godituri grua apo burrë, ose qoftë edhe kafshë. Fytyra është e ndershme dhe secila goditje, qoftë edhe e vogël shkakton problem. Gjithashtu ndalohet që me qëllim të goditen pjesët e ndijshme të trupit. Këta janë kufijtë e Allahut dhe kush i tejkalon ata, i ka bërë padrejtësi vetes së vet.
  • Edukimi me këtë metodë mos të jetë në prezencë të njerëzve që shikojnë. Ashtuqë nuk i lejohet burrit ta godet gruan përpara të tjerëve dhe në veçanti jo përpara fëmijëve, sepse kjo është nënçmim për gruan dhe gjithashtu shërben si shembull i keq. Si do të jetë edukata e fëmijëve nëse prindi e godet nënën e fëmijëve përpara syve të tyre dhe fëmijët shikojnë apo ndëgjojnë!?
  • Goditja mos të jetë e fortë dhe mos të len gjurma në lëkurë, siç është gjakderdhja, plagët apo thyerje të eshtrave. Nëse burri i shkakton asaj palgë, thyerje apo gjakderdhje në trup, atëherë ky burrë hyn në grupin e gabimtarëve të cilët nuk dëshirojnë që gratë e tyre të përmirsohen, por dëshirojnë që vetëm të hamirren. Ky lloj burri sipas Drejtësisë Islame meriton të edukohet dhe të dënohet me ligj.

 

 

 

 

Kaptina e gjashtë

Goditja (rrahja) e gruas në fetë tjera

Me të vërtetë rrahja e gruas nuk është çështje e cila është e përkufizuar vetëm në një kohë ose në një vend, apo e lidhur me ndonjë bashkësi të caktuar apo vetëm në një periudhë kohore. Kjo çështje ka qenë dhe është prezente në të gjitha civilizimet dhe në të gjitha shekujt.

 

Ai i cili dëshiron që të njihet me statusin e gruas në civilizimet e mëparshme mund që të kthehet në veprat të cilat janë shkruar në këtë lëmi dhe të cilat gjinden sot, si për shembull se si ka qenë statusi i gruas tek grekët, romakët, kinezët, indusët etj. Si e sheh feja krishtere dhe hebreje rrahjen e gruas? Kjo çështje ka qenë prezente edhe në kohën e Mesihut (Isaut) dhe a ka folur ai diçka rreth kësaj, apo a ka ndaluar që gruaja të goditet?

A ekziston ndonjë citat në librat krishtere, qoftë në Dhjatën e Vjetër apo në Dhjatën e Re, citat i cili e ndalon që të goditen gratë, ose që e cilëson këtë vepër si të papëlqyeshme?

A bëhet i krishteri mëkatarë sipas fesë së tij nëse ai i godet gruan e tij?

Cili është dënimi për atë sipas teksteve Biblike?

Padyshim nuk është gabimtar, sepse nuk ekzistojnë citate që aludojnë në ndalesë, as në Dhjatën e Vjetër e as në Dhjatën e Re!!!

Gjithashtu as nuk përndiqet penalisht përderisa nuk gjenden shenjat e dhunës në mënyrë të dukshme në trupin e saj. Nëse shenjat e dhunës nuk janë të dukshme, si mund që të dëshmohet se ai e ka goditur atë!

Kjo don të thotë se goditja që nuk len gjurma nuk ka dënim tek ata, as në aspektin fetar e as në aspektin ligjor!

Si është rregullimi i kësaj çështje tek hebrejtë dhe budistët? A ekzistojnë tek ata tekste fetare që e ndalojnë rrahjen e gruas?

Padyshim se nuk ka kurrfarë tekste fetare që e ndalojnë goditjen e grave në asnjë fe, përveçse në Islam!

 

Edhe kur goditja e gruas kalon prej kategorisë Haram në kategorinë Mekruh? Prapëseprap Islami është feja e vetme e cila e potencon faktin se goditja e gruas është e papëlqyeshme!

Sa u përket feve tjera, ata aspak nuk i qasen kësaj çështje, as ndalesës e as papëlqyeshmërisë.

Për shembull kur i krishteri e humb kontrollin ndaj vetes së tij dhe fillon ta godet gruan, cilët janë ata rregulla të cilat ai s’guxon t’i tejkalojë?

Krishterizmi a i ka përcaktuar të krishterit kufijë se si ai s’guxon që ta godet gruan në fytyrë, ose të mos i lej gjurmë rrahjeje në trup ose ngjashëm?

Padyshim se jo.

 

Ai i cili mendon në realitetin e sodit në të cilin jetojmë, do të gjej statistika të mëdha të rasteve të regjistruara të dhunës ndaj gruas, nga ana e hebrejve, krishterëve dhe të tjerëve.

Ke mundësi të njihesh online me raportet policore në SHBA dhe në Evropë dhe do të njihesh me përqindjen e madhe të burrave të cilët kryejnë dhunë në familjet e tyre ndaj grave dhe ndaj fëmijëve!

 

Në kohën paraislamike ka qenë gjë normale që burri ta lidh gruan e tij për shtylle dhe ta rrah atë. Kjo gjë nuk ka qenë e ndaluar në asnjë fe (në fetë e pranishme në atë kohë) dhe në asnjë ligj, derisa nuk është dërguar Pejgamberi Muhamed, i cili i ka deroguar këta zakone kur ka thënë: “Dikush prej jush e lidh gruan për shtylle dhe e godet atë me kamxhik, ashtusiç goditet me kamxhik robi, ashtuqë në fund të ditës ai shkon në shtrat me atë”. (Transmeton Buhariu)

 

Me këta fjalë Pejgamberi e ka anuluar çdo adet me të cilin burri gjatë ditës e godet gruan, ndërsa në fund të ditës dëshiron që të ketë marrdhënie intime me atë!!!

 

Me fjalë tjera: Si mund që burri gjatë ditës të jetë aq i ashpër, ndërsa natën dëshiron që të jetë në afërsi të saj dhe i butë me atë!?

 

Shembuj rreth statusit të gruas në Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re

Pasuesit e Krishterizmit çdoherë mundohen që të na bindin se Isau (Paqja qoftë mbi atë) ka qenë i pari i cili ka propaguar për të drejtat e gruas dhe se ai i ka dhënë gruas të drejta që ajo nuk i ka në asnjë fe dhe kjo don të thotë se Bibla e ka ngritur pozitën e gruas.

Mirëpo kjo a përputhet me realitetin?!

 

Të gjithë e dijnë se sipas Biblës, altari është i ndaluar për gratë dhe njëherit paraqet vendin më të shenjtë në kishë. Altari ndalohet për të gjitha femrat, të reja apo plaka. Kjo rregull nuk është e lidhur me moshën por është e lidhur me gjininë. Kështuqë as në Dhjatën e Vjetër apo në Dhjatën e Re nuk përmendet kurrfarë mundësie që gruaja të ngjitet në altar ose që të mbajë meshë.

Gruas as nuk i lejohet që të flet apo të mësoj dikë në brendi të kishës. Asaj nuk i lejohet që të kryej asnjë funksion kishtarë, por vetëm i lejohet që të ketë rolin e motrës së nderit e cila është në gradën e shërbetorit e jo priftit!

 

Bibla jep zgjedhje të gjerë të profesioneve kishtare siç është: At, Prift, Murg, Patrijark, Peshkop, mirëpo të gjitha këta janë vetëm për meshkujt!

 

Tani do të cekim disa shembuj nga Bibla me qëllim që të shohim se çfarë pozite gëzojnë ata në krishterizëm:

  • Gruaja dënohet për mëkatin e burrit

Në Librin e Jeremijas (23:24) thuhet: “Dhe nëse ndonjë profet, prift ose popull thotë: “Bara e Zotit”, do ta dënoj atë dhe shtëpinë e tij”.

  • Djegia me zjarr e gruas amorale (lavire)

Në Levitik (21:9) thuhet: “Nëse bija e priftit çnderohet dhe kryen tradhëti (seksuale), ajo e ka çnderuar babain e saj. Ajo të mbytet dhe të digjet me zjarr”.

  • Prerja e dorës së gruas për arsye banale

Në Deutoronomi (25: 11-12) thuhet: “Nëse dy veta rrihen mes veti dhe gruaja kalon aty për ta nxjerrur burrin nga duart e atij që e godet dhe gjatë kësaj ajo e zgjat dorën dhe e kap atë tjetrin për organin gjenital, preja asaj dorën, mos të ketë syri yt fare keqardhje”.

  • Gruaja e ndarë dhe vejusha janë sikurse gratë tradhëtare

Në Levitik (9:21) thuhet: “Prifti më i madh në mesin e vëllezërve të tij le të merr për grua virgjëreshë nga populli i tij. Mos të merr vejushë, e as grua të ndarë, të çnderuar ose tradhëtare”.

  • Nënshtrim të plotë dhe heshtje të gruas ndaj burrit

Në Letrën e Palit deri te Efesasit (22:5) thuhet: “Gratë të dorëzohen ndaj burrave ashtusiç janë të dorëzuara ndaj Zotit, sepse burri është koka e guras, ashtusiç është Jezusi koka e kishës dhe shpëtuesi i saj. Njëjtë sikurse kisha i dorëzohet Krishtit, ashtu edhe gratë duhet t’u dorëzohen burrave të tyre”.

  • Obligim i grave është që të heshtin në kishë

Në Letrën e Parë deri te Korintijanët (14:34) thuhet: “Gratë le të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin. Le të jenë të ndëgjueshme ashtusiç thotë Ligji. Nëse duan që të mësojnë diçka, le t’i pyesin në shtëpi burrat e tyre, sepse nuk i ngjan gruas që të flet në kishë”.

  • Gruaja është shkak devijimi

Në letrën e Parë të Palit deri te Timoteu thuhet (2:11-15): “Le të mësojë gruaja në heshtje dhe në nënshtrim të plotë. Gruas nuk i lejoj që të mësoj dikë, e as të zotëroj me burrin, por ajo të heshtë. Sepse i pari është krijuar Adami, e pastaj Eva. Dhe Adami nuk është mashtruar, por gruaja e tij është mashtruar dhe ka bërë shkelje. Por gratë do të shpëtojnë me lindje të fëmijëve, nëse ata rrijnë në besim, dashuri, përkushtim dhe mirëkuptim”.

  • Burrat kanë përparsi ndaj grave

Në Letrën e Parë të Pjetrit thuhet (3:1-6): “Ashtu edhe ju gra, bëhuni të nënshtruara ndaj burrave tuaj…dhe zbukurimi i juaj mos të jetë në të jashtmen, në thurrjen e flokëve, në arin apo veshjen. Por le të jetë fytyrë e fshehtë, e veshur në shpirt të paprishur të lehtë e të qetë që është i çmuar në sytë e Zotit. Kështu kanë qenë dikur gratë e shenjta të cilat mbështeten në Zot, të cilat u nënshtrohen burrave të tyre. Ashtu edhe Sara ka qenë e bindur ndaj Abrahamit dhe e ka thirrur “Zotëriu im”.

  • Gurëzimi i gruas lavire deri në vdekje

Në Deutoronomi thuhet (13:22): “Nëse burri e merr gruan dhe shtrihet me atë e pas kësaj e urren dhe e akuzon për vepra të turpshme me ç’rast do ta sjell atë në zë të keq (reputacion) duke thënë: “E kam marrë këtë grua, por kur u shtriva me atë e gjeta që nuk është virgjëreshë”. Atëherë babai dhe nëna e asaj vajze le të marrin argument që ajo është virgjëreshë dhe le ta dërgojnë tek dera e kokave të qytetit. Kokat e qytetit le ta marrin atë burrë dhe le ta edukojnë (me goditje) dhe le t’i marrin dënim prej njëqind sikla argjendi, dhe kokat atë (argjend) le t’ia japin babait të vajzës, sepse e ka çuar virgjëreshën e Izraelit në zë të keq. Ajo edhe mëtej le të jetë grua e tij, ai nuk guzon që të ndahet prej saj sa të jetë gjallë. Por nëse akuza vërtetohet dhe nuk gjendet argument se ajo ka qenë virgjëreshë, atëherë vajzën le ta nxjerrin përpara shtëpisë së babait dhe burrat e qytetit le ta gurëzojnë deri në vdekje”.

Në Librin e Pestë të Mojsiut (22:22) thuhet: “Nëse një burrë gjindet duke fjetur me një grua që i takon një burri tjetër, ata të dy të mbyten, edhe burri që ka fjetur me gruan, po edhe gruaja. Ashtu largohet e keqja prej Izraelit”.

Gjithashtu në Deutoronomi (23:22) thuhet: “Nëse burri në qytet has në virgjëreshë të fejuar dhe shtrihet me atë, të dy nxirrni përpara dyerve të atij qytetit dhe gurëzoni deri në vdekje”.

  • Gruaja është në pozitë më të ulët sesa burri

Në Letrën e Parë deri te Korintijanët (3:11) thuhet: “Por dua që të dini se Krishti është koka e secilit burrë dhe koka e gruas është burri, ndërsa koka e Krishtit është Zoti. Secili burrë që lutet dhe e ka kokën e mbuluar, ai e turpëron kokën e vet. Dhe secila grua që lutet me kokën e pambuluar e turpëron kokën e vet, e kjo është sikurse ta ketë kokën e rruajtur. Nëse gruaja nuk e mbulon kokën, atëherë la ta rruaj dhe nëse është turp që ta rruaj, atëherë le ta mbulojë. Burri nuk duhet ta mbulojë kokën, sepse ai është pamja e Zotit dhe lavdia, ndërsa gruaja është lavdia e burrit. Burri nuk është krijuar për gruan, por gruaja është krijuar për burrin. Për atë mbi gruan duhet të ketë pushtet, për shkak të engjujve”.

 

 

 

 

Kaptina e shtatë

Rrahja e grave në shoqëritë perëndimore

Shumë armiq të Islamit mundohen që të përhapin dyshime rreth Islamit, në mes tjerash edhe dyshime që kanë të bëjnë me rrahjen e grave. Në këtë drejtim ata kanë dhënë mund maksimal duke shtrembëruar çdo ajet ose çdo hadith i cili ne shikim të parë u ka konvenuar. Prandaj “rrahja” në citatet është përmendur në veçanti nga ajo që i paraprin ose që vjen në vijim dhe në këtë mënyrë kanë mbjellur dyshime të rrejshme rreth Islamit. Në këtë drejtim ata përdorin gënjeshtra të ulta me të cilat ata largohen nga e vërteta, pra ndodh që njëri prej tyre ta hap temën në mënyrë jokomplete ose në formë të paqartë me qëllim që të përhap gjëra jo të vërteta rreth Islamit. Mu ata janë ata të cilët në të njëjtën kohë thërrasin në civilizim dhe në marrdhënie të drejtë me gratë, mirëpo ata i kanë harruar faktet në vijim:

E para:

Islami është feja e vetme e cila në mes bashkëshortëve ka vendosur mëshirë dhe dashuri. Dhe Islami është feja e vetme e cila e ndalon dhunën ndaj grave dhe nënçmimin e tyre, qoftë nënçmim me vepër apo me fjalë. Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Dhe prej argumenteve të Tija është se prej llojit tuaj krijoi çift që të gjeni prehje tek ata dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë me të vërtetë ka argument për popullin i cili mendon”. (er Rum 21)

Me rëndësi të përmendet është se dashuria dhe mëshira në këtë Ajet është dashuria dhe mëshira në suaza të martesës ligjore Sheriatike.

E dyta:

Islami është feja e vetme e cila përpara katërmbëdhjetë shekujve e ka ndaluar rrahjen dhe nënçmimin e grave. Thotë Pejgamberi: “I respekton gratë i respektuari dhe i nënçmon i nënçmuari”. (Silsilet Daife - el Albani)

Nëse e kontrollojmë Biblën e cila e përfshin Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re, nuk do të gjejmë asgjë që as përafërmi e as nga larg i ngjan ndalesës së rrahjes së grave.

E treta:

Islami nxit në marrdhënie të mira me gratë. Të gjitha ajetet Kur’anore dhe hadithet e Pejgamberit të cilat flasin për marrdhëniet bashkëshortore, nxisin në mirësi të ndërsjellë dhe zemërgjerësi. Thotë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta aq sa edhe obligime”. (el Bekare 228)

E katërta:

Islami thërret në sjellje të mirë në mes gruas dhe burrit, sjellje e cila garanton shpërblim në Botën Tjetër. Thotë Pejgamberi: “Ai i cili jep dhe me atë dhënie e dëshiron Fytyrën e Allahut, Allahu do t’i jep atij shpërblim, bile edhe për kafshatën që burri e shtin në gojën gruas së tij ka shpërblim”. (Transmeton Buhari)

E pesta:

Islami e ka lejuar goditjen si vepër në rrethana të veçanta dhe jo si rregull e përgjithsme, dhe kjo është e rregulluar në kushte të veçanta të cilat e pengojnë burrin që ta përdor këtë metodë, përveçse në rrethana të posaçme si mjet i fundit të zgjidhet problemi dhe të largohet dëmi më i madh. Kjo është kështu, sepse gratë nuk janë të njëjta në të gjitha kohërat, shoqëritë apo fiset. Për këtë, një metodë e cila është e suksesshme në një shoqëri nuk është e përshtatshme për një shoqëri tjetër dhe në vend që të bëj dobi, mund të shkaktoj dëm. Një sjellje e caktuar ndaj një gruaje mund që të jetë e papërshtatshme për atë, sadoqë ti mundohesh t’ia përshtatish. Ky dallim në mënyrën e sjelljes së grave është gjithëpërfshirës në Ligjin Islam, sepse Islami i merr parasysh të gjitha mundësitë.

E gjashta:

Fenomeni i dhunës në familje është shumë i përhapur në shtetet të cilat propagojnë përparimin dhe civilizimin. Sa të krishterë në perëndim ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre në vende publike, në aeroport, restoran, ose në rrugë përpara syve të kalimtarëve. Dhe kjo nuk është fshehtësi, por është gjë e përditshme që edhe tregohet nëpërmjet mjeteve për informim.

Sa femra krishtere në SHBA, Kanada, Evropë, Australi dhe të tjera, shkojnë në stacionet policore për të paraqitur dhunë nga burrat e tyre me qëllim që të mirret raport. Dhe këto raporte nuk merren nëse nuk ka argument të qartë të dhunës, siç janë: thyerjet e eshtrave, plagët dhe të tjera.

 

Përhapja e rrahjeve në shoqëritë perëndimore

Me qëllim që të na bëhet e qartë se sa dhuna ka marrë hov në shoqëritë të cilat veten e quajnë të përparuara dhe të civilizuara, mund që të kthehemi këtyre fakteve:

  • Isntitucionet e shumta dhe shoqatat e sektorit shtetëror dhe qytetar në shtetet e Evropës të cilat merren me dhunën ndaj grave dhe familjes, kanë dështuar që ta zgjidhin këtë problem.
  • Lajmërimet në mjetet е informimit publik thërrasin që të informohet policia për çdo lloj dhune ndaj gruas.
  • Pyetjet të cilat shpesh ju parashtrohen qytetarëve në shoqëritë perëndimore janë:
  • A ke goditur ndonjëherë gruan?
  • A ke parë ose ndëgjuar ndonjëherë se si babai e godet nënën tënde?
  • A ke ndëgjuar se ndonjëri i familjes tënde e ka rrahur gruan e tij?
  • A ke ndëgjuar fqiun tënd se e ka rrahur gruan?

Qëllimi i këtyre pyetjeve është që të vërtetohet ekzistimi i dhunës ndaj grave nga burrat e tyre të krishterë, qoftë ajo në Evrpoë, SHBA, Australi. Dhe kjo njëherit paraqet problem serioz.

Në fund bëhet e qartë për secilin që është objektiv, se Islami e ka nderuar gruan dhe se Islami është feja e vetme e cila e ka ngritur pozitën e saj. Islami e ka mbrojtur gruan nga përdhosja e nderit të saj dhe nga goditja e lavdisë së saj dhe nga ana tjetër ka tërhequr vërejtjen që mos i bëhet asaj padrejtësi. Thotë Pejgamberi: “Ju ndaloj padrejtësinë ndaj dy të dobtëve: ndaj jetimit dhe ndaj gruas”. (Transmeton Bejheki)

 

Paqja dhe mëshira qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij…

 

 

 

 

 

Ndërlidhje me titullin e librit

Tani kur veç më e prezentuam temën e goditjes se gruas në Islam nga të gjitha aspektet, dikush mund të thotë se sipas titullit të librit sheh ndalesë për goditjen e grave dhe se kjo bie në kundërshtim me Ajetin Kur’anor “…dhe rrihni…”.

Ndërsa ne themi se ai i cili e këput fjalën prej fjalisë (pra e nxjerr nga konteksti) dhe i fshin të gjitha fjalët të janë përpara dhe pas, ashtusiç edhe e sqaruam në libër.

Kjo është njëjtë sikurse kur dikush argumentohet kur e lexon këtë ajet: “Dhe mos iu afroni Namazit” pa mos me e lexuar ajetin deri në fund dhe i cili thotë: “përderisa jeni të dehur”,

Pra, në rregull është të lexohet teksti i tërë siç është në vijim “Dhe mos iu afroni Namazit përderisa jeni të dehur”. (el Maide)

Allahu thotë: Dhe ata gra nga mosbindja e të cilave druheni, këshilloni ata, ndani ata në shtrat dhe rrihni. Nëse ata ju binden, bëhen të ndëgjueshme ndaj jush, atëherë mos kërkoni rrugë tjetër për ata. Me të vërtetë Allahu është i Lartësuar dhe i Madhëruar”. (en Nisaa 34)

Sipas kësaj, Ajeti Kur’anor flet për gruan e pandëgjueshme dhe të pabindur ndaj burrit të saj dhe nuk flet në përgjithësi për gratë!

Kjo është njëjtë sikurse nëse themi “I pritet dora burrit”, në vend që të themi “I pritet dora vjedhësit”. Pra vjedhësi, laviri, gruaja e pandëgjueshme, ndaj tyre zbatohet ajo që Ligji i Sheriatit e ka caktuar për ata, varësisht prej veprës dhe prej vepruesit.

Islami nuk e lejon goditjen e burrave, grave dhe fëmijëve ose që t’i bëhet dikujt padrejtësi. Por goditja lejohet në rrethana të caktuara, ashtusiç e sqaruam në libër.

Dhe rastet e veçanta nuk janë rregulla të përgjithshme.

 

Në ajetet Kur’anore të mëposhtme a është për qëllim urdhëri i patjetërsueshëm apo është vepër e lejuar?

 

 …Dhe rrihni ata” (en Nisa)

Dhe kur të dilni (nga ihrami), gjuani (gjueti)” (el Maide)

Dhe kur të kryhet Namazi (i Xhumasë) shpërndahuni nëpër tokë”. (el Xhum’a)

Dhe kur të pastrohen (nga menstruacioni), afrohuni tek ata”. (el Bekare)

Në këta ajete të lartëpërmendura ky urdhër a është urdhër i domsdoshëm që të kryhet, apo është urdhër të cilin je i lirë që ta bësh apo mos ta bësh!!!

Padrejtësia në Islam është e ndaluar dhe është e ndaluar rrahja e grave në përgjithësi, këtu bën përjashtim gruaja e pabindur. Në këtë dallon Islami prej feve tjera duke vendosur dispozita të hollësishme për të gjitha rastet dhe për të gjithë njerëzit.

 

 

 

Përfundim

 Islami është shpallja e përhershme, të cilën Allahu I Madhëruar ia shpalli tërë njerëzimit, nëpërmjet gjuhës së profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kjo shpallje hyjnore, qysh në fillim, ka proklamuar ngritjen dhe nderimin e njeriut më shumë se krijesat tjera, të cilat i ka krijuar Allahu Fuqiplotë. Allahu i Lartësuar ka thënë: ﴾Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar﴿.([167])

 Pas kësaj, Allahu I Madhëruar sqaroi një parim tjetër, e që shtë parimi i barazisë në mes të njerëzve në esencën e krijimit dhe të ekzistimit të tyre, duke thënë: ﴾O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu﴿ ([168]).

 Duke u nisur nga kjo, njeriu është i barabartë me vëllain e tij njeri në vlerën e tyre njerëzore; pra çdonjërit i ipet e drejta e shprehjes, dhënies së mendimit dhe e shfrytëzimit të mirësive dhe begative që Allahu i ka krijuar për ta në këtë botë. E, nëse ka dallim në mes të njerëzve, ai nuk është në bazë të familjes, ngjyrës apo prejardhjes. Edhe nëse dallojnë në mes veti në aspektin material, ky dallim nuk është për shkak të dallimit të tyre në krijimtarinë njereëzore, sepse Allahu nuk e nderon dikë në bazë të gjinisë, ngjyrës apo prejardhjes, pra, të gjithë: mashkulli, femra, i pasuri, i varfëri, i nderuari dhe i nënçmuari në mesin e njerëzve, tek Allahu janë të njejtë. Por dallimi real në mes të njerëzve është në bazë të afërsisë dhe largësisë së tyre nga praktikimi i fesë së Allahut dhe të qëndrueshmërisë së tyre në rrugën e drejtë. Allahu I Lartësuar, i drejtohet njerëzve dhe ua sqaron atyre këtë parim madhështor duke thënë: ﴾O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij﴿ ([169])

 Pra, mësimet islame e vendosin njeriun me vëllain e tij njeri në të njejtën pozitë sa i përket esencës së krijimit dhe vlerës së tyre njerëzore, dhe burrin e barazojnë me gruan, përveç në rastet kur dallimi në mes tyre është i nevojshëm. Allahu I Lartësuar thotë: ﴾Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin﴿ ([170]), gjithashtu thotë: ﴾Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër﴿ ([171]).

 Ndoshta është e përshtatshme që këtu t’i përmend, shkurtimisht, disa mendime dhe konkluza:

  • Mund të them me bindje të plotë se gruaja nuk ka mundur e as nuk mund t’i gëzojë e realizojë të drejtat dhe liritë e saj natyrale vetëm se nëpërmjet Islamit. Kjo sepse Islami është fe qiellore, të cilën e ka vendosur Krijuesi i njerëzimit –Krijuesi i mashkullit dhe femrës-, I Cili e din më së miri se çka i duhet njeriut në këtë dhe në botën tjetër.
  • Nuk duhet gjykuar Islamin në bazë të veprimeve të disa muslimanëve. Ka shumë prej muslimanëve që veprimet e tyre nuk kanë të bëjnë fare me Islamin, sepse Islami nuk është vetëm shqiptim i dëshmisë (shehadetit), por ai është besim dhe vepër. Për shembull, gjejmë prej muslimanëve që gënjejnë, mashtrojnë dhe kryejnë vepra të këqija, por kjo nuk nënkupton assesi së Islami i pranon apo urdhëron në ato vepra. Islami është një rreth i madh që përfshinë të gjithë muslimanët; disa prej tyre i praktikojnë pothuajse të gjitha mësimet islame saqë i afrohen mjaft shumë përsosjes, kurse disa të tjerë kanë mangësi, sepse i praktikojnë disa mëkate për të cilat meritojnë dënim, në këtë apo në botën tjetër, mirëpo me këtë ata nuk dalin prej Islamit, por quhen besimtarë mëkatarë.
  • Thërras çdo jomusliman që të jetë i pavarur në gjykimet dhe mendimet e tij, si dhe të lexojë për Islamin në librat bazike dhe autentike, me qëllim të njohjes së Islamit dhe të sistemit të tij. Duke qenë se Islami është fe e Zotit, ai që lexon rreth tij, i zhveshur nga racizmi dhe ndjenjat e paragjykimet e tij paraprake fetare dhe duke qenë kërkues i sinqert i të vërtetës, kam bindje të plotë se, nëse Zoti ia don të mirën atij, do t’ia ndiçojë zemrën dhe do ta udhëzojë në rrugë të drejtë.

 Shkrimtarja L. Veccia Vaglieri([172]) e cila, edhe pse nuk është muslimane, e mbron Islamin në librin e saj duke thënë: Për t’u mbrojtur nga joshja prej sjelljeve të këqija dhe rezultateve të saj, gruaja muslimane obligohet që të bartë veshjen islame dhe të mbulojë tërë trupin e saj, përveç pjesëve që patjetër duhet zbuluar, siç janë sytë dhe shputat e këmbëve. E tërë kjo nuk është mosrespekt për gruan, e as shtypje e vullnetit të saj, por ësëhtë mbrojtje e femrës nga epshet e burrave. Kjo rregull e lashtë, që kërkon mospërzierjen e grave me burra të huaj, ka sjellur një jetë të moralshme dhe ka bërë që prostitucioni i organizuar të jetë i panjohur në shoqëritë lindore, me përjashtim të rasteve kur të huajt kishin ndikim dhe pushtet në ato shoqëri. Nëse ndokush nuk mund t’i mohojë disa përfitime që vijnë nga këto veprime, obligohemi ta pranojmë se bartja e mbulesës islame ka sjellur dobi madhështore për shoqërinë islame.

 Dhe krejt në fund themi: Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve.

 

 

 

www.islamland.com

 

 

 

 

 

([1]) Kaptina el-Huxhuratë, ajeti 3.

([2]) Përndryshe, ku janë kërkesat e tyre për të drejtat e atyre grave që vriten, pushtohen vendet e tyre dhe largohen nga vendbanimet e tyre dhe plaçkitet pasuria e tyre? Ku janë kërkesat e tyre për të drejtat elementare të uriturve dhe të sëmurve në disa vende të varfëra? E tëra që kërkojmë prej tyre është që mos t’i pengojnë shoqëritë islame nga ndihma e atyre nevojtarëve, e nga e cila ndihmë nuk shpresojnë asgjë tjetër përveç shpërblimit të Allahut.

([3]) Revista “El-Mustakbel el-Islamij”, nr. 146-6/1424 hixhrij, The Debuchery Of American Womanhoot Bikini vs. Burka.

 

([4]) Transmeton Buhariu. Pjesa e dytë. F. 882. Nr.2361.

)[5]) Kaptina edh-Dharijatë, ajeti 49.

([6]) Marrur nga libri “El-Kadau ue el-Kaderu” i dijetarit Muhamed Muteuel-li Esh-Sha’raui. F.13-132.

([7]) Dr. G. Lebon. F.488. Përktheu në arabisht: Adil Zuajter.

([8]) Kaptina en-Nahl, ajetet 58-59.

([9]) Kaptina el-Israë, ajeti 31.

([10]) Kaptina el-En’am, ajeti 139.

([11]) El-Esfaru el-Mukades-setu fi el-Edjani es-Sabikati. Dr. Ali Abduluahid Uafi. F.168.

([12]) Çfarë ka humbur bota me rënien e muslimanëve. En-Nedeuij. Cituar nga tregimi I Meha Beharat (lufta e madhe dhe e përgjakshme indiane).

([13]) Kis-satu el-Hadareti. Ë. Durant. Vëllimi. 1. Pjesa. 3. F: 178, 180-181. Përktheu në arabisht: Muhamed Bedran.

([14]) Hadaretu el-Arab. Dr. G. Lebon. Ndikimi I Islamit në gjendjen e gruas në Lindje.

([15]) Pjesa 3. Vëllimi 1. Gruaja në Kinë I autorit Ë. Durant.

([16]) Pjesa 4. Vëllimi 1. Gruaja në Kinë.

([17]) Hadaretu el-Arabi. Dr. G. Lebon. F. 406. Përktheu në arabisht Zuajter.

([18]) Ë. Durant. Pjesa 1. Vëllimi 3. F. 119.

([19]) Kisatu el-Hadareti. Ë. Durant. Pjesa 9. F. 118-119-120. Përktheu në arabisht Muhamed Bedran.

([20]) Mukarenetu el-Edjani. Dr. Ahmed Shelebijj. F. 188. Shih gjithashtu Hadaretu el- Arabi. Dr. G. Lebon. F. 408. Përktheu në arabisht Zuajter.

([21]) Hadaretu el-Arabi. Dr. G. Lebon. F. 406.

([22]) Shih referencen paraprake. F. 408.

([23]) Mukarenetu el-Edjani. Dr. Ahmed Shelebij. F.186.

([24]) Kisatu el-Hadareti. Ë. Durant. Pjesa 7. F. 117-118. Përktheu në arabisht Muhamed Bedran.

([25]) Dr. G. Lebon. F. 406. Përktheu në arabisht Adil Zuajter.

([26]) Dirasat fi tarihi hadareti el-Junani ue err-Rrumani. Dr. Husej Esh-Shejh. F. 149.

([27]) Zanafilla 3/1.

([28]) Kpitulli i shtatë. Pragrafi 25-26.

([29]) Ë. Durant. Pjesa 2. Vëllimi 1. F. 374.

([30]) Ligji i Përtërirë, kapitulli 25, paragrafi 5.

([31]) Mexhmuatun min el-kauanini el-jehudijeti ue el-a’dat. Rabini: Rabi Sulejman Xhazfrajd. F. 22.

([32]) Mukaranetu el-Edjani. Ahmed Shelebij. F. 187. Feminism. Përktheu në anglisht Arthur Chater.

([33]) Libri I Shenjtë, Dhjata e Re, kapitulli 11, nga letra e Palit dërguar popullit të Korintasve, paragrafi 3-7-9, f 280.

([34]) Libri I Shenjtë, Dhjata e Re, kapitulli 5, nga letra e Palit dërguar Efesianëve, paragrafi 22-23, f 317.

[35] Kaptina En-Nahl, ajeti 97.

[36] Kaptina En-Nisaë, ajeti 1.

([37]) Transmeton Ebu Daudi në sunenin e tij. Pjesa 1. F. 61. Nr. 236. Albani e ka vlerësuar hadithin si të saktë.

[38] Kaptina En-Nur, ajeti 4.

[39]Kaptina En-Nisaë, ajeti 19.

([40]) Sahihu Muslim. Pjesa 2. F. 1108. Nr. 1479.

[41] El-Bekare: 267

[42] El-Ahzabë: 35.

([43]) Sahihu i Ibn Hibanit. Pjesa 9. F. 483. Nr. 4176. Albani në librin e tij “Sahihu I Sunenit të Ebi Daudit e ka vlerësuar si të saktë.

([44]) Suneni i Ibn Maxhes. Pjesa 1. F. 81. Nr.224. Albani në librin e tij “Sahihu i Ibn Maxhes” e ka vlerësuar si të vërtetë.

([45]) Transmeton Buhariu në librin e tij “El-Edebu el-Mufred”, Ibn Maxheh dhe Ahmedi. Zinxhiri I transmetuesve është i saktë, të tillë e ka vlerësuar Albani në librin e tij “Es-silsiletu es-Sahihatu”, nr. 294.

[46] Et-Teube: 71

[47] Et-teube: 6.

([48]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 3. F. 1160. Nr. 3008.

[49] Shih Sahihun e Buhariut, Pjesa 1F. 141. Nr. 350.

([50]) Suneni i Tirmidhiut. Pjesa 4. F. 141. Nr. 1579. Albani në librin e tij “Sahihu el-Xhami’” e ka vlerësuar si hasen, nr. 1945.

[51] El-Israë: 31.

[52] Et-Talakë: 6.

[53] El-Bekare: 233.

([54]) Sahihu i Ibn Hibanit. Pjesa 10. F. 51. Nr. 4240. Albani në librin e tij “Sahihu suneni Ebi Daud” e ka vlerësuar si hasen.

([55]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 1. F. 304. Nr. 853.

([56]) Suneni I Ebi Daudit. Pjesa 2. F. 283. Nr. 2276. Albani e ka vlerësuar si hasen.

([57]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2235. Nr. 5651.

([58]) Suneni i Ibn Maxhes. Pjesa 1. F. 81. Nr 224. Kurse në Sahih El-Xhami’ është me nr. 3913.

([59]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 1955. Nr. 4795.

[60] En-Nahl: 90.

([61]) Mut-tefekun alejhi (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

([62]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 1974. Nr. 4843.

([63]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 6. F. 2547. Nr. 6546.

([64]) Sahihu Ibn Hibban. Pjesa 2. F. 189. Nr. 446.

([65]) Sahihu Muslim. Pjesa 4. F. 2027. Nr. 2630.

([66]) Sahihu Muslim. Pjesa 3. F. 1242. Nr. 1623.

([67]) Transmeton Bez-zari në librin “Keshfu El-Estar”. Nr. 1893, dhe Hejthemiu në librin “Mexhmeu’ Ez-Zeuaid”. Pjesa 8. F. 156. Kurse Albani në librin “Es-Sahihatu” e ka vlerësuar si hasen.

[68] En-Nisaë: 10.

([69]) Em-Mustedrek Ala Es-Sahihajni. Pjesa 1. F. 131. Nr. 211. Albani në “Es-Sahihatu” e ka vlerësuar si hasen, nr. 1015.

[70] Ed-Duha:

([71]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2032. Nr. 4998.

([72]) Transmeton Taberaniu. Hadithi gjendet në “Sahihu El-Xhami” me nr. 80.

([73]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 2. F. 870. Nr. 2334.

[74] Err-Rrum: 21.

[75] En-Nisaë: 4.

[76] En-Nisaë: 20-21.

[77] En-Nisaë: 19.

([78]) Sahihu Ibn Hib-ban. Pjesa 10. F. 7. Nr. 4207. Kurse në librin “Es-Silsiletu Es-Sahihatu” gjendet me nr. 2077.

([79]) Sahihu Muslim. Pjesa 2. F. 886. Nr. 1218.

[80] Et-Talakë: 7.

([81]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 6. F. 2052. Nr. 5049.

([82]) Es-sunenu El-Kubra i Bejhekiut. Pjesa 7. F. 469. Nr. 15485.

([83]) Sahih El-Buhari. Pjesa 2. F. 694. Nr. 1867.

[84] El-Bekare 222.

([85]) Përmbajtja e vargjeve ishte se vetëm frika ndaj Allahut, I cili sheh çdo gjë, e ndalon, se përndryshe do ta merrte ndonjë mashkull që të flente me të. Ps.

([86]) Musanef Abd Err-Rrezak. Pjesa. 7. F. 152. Nr. 12594. Hadithi është mursel.

([87]) Sahihu Muslim. Pjesa 7. F. 152. Nr. 1437.

[88] En-Nisaë: 19.

[89] El-Bekare: 229.

([90]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 3. F. 1212. Nr. 3153.

([91]) Sahihu Muslim. Pjesa 2. F. 1091. Nr. 1469.

([92]) Sahihu Ibn Hib-ban. Pjesa 9. F. 483. Nr. 4176. Shejh Albani në Sunenin e Tirmidhiut ka thënë: Hadithi është hasen sahih.

([93]) Sahihu Ibn Hib-ban. Pjesa 10. F. 545. Nr. 4691. Hadithi është i saktë. Shih: El-Iruau, nr. 1502, dhe Es-Sahihatu, nr. 131.

([94]) Sunenu En-Nesai dhe Taberaniu. Hadithi është i saktë.

[95] El-Bekare: 188.

[96] Esh-Shura: 38.

([97]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 1. F. 239. Nr. 644.

([98]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2008. Nr. 4946.

([99]) Sunenu Ebi Davud. Pjesa 2. F. 244. Nr. 2142. Albani e ka vlerësuar si të saktë.

([100]) Sahihu El-Buhari.

([101]) El-Mustedrek ala Es-Sahihajni. Pjesa 1. F. 144. Nr. 244. Dhehebiu ka thënë në librin e tij Et-Telhis: senedi (zinxhiri I transmetuesve) i hadithit është i saktë.

([102]) Sahihu Muslim. Pjesa 4. F. 2114. Nr. 2761.

([103]) Sunenu Ibn Maxheh. Pjesa 1. F. 643. Nr. 1996. Albani e ka vlerësuar si hadith të mirë (hasen).

[104] El-Israë: 23-24.

([105]) El-Mustedrek ala Es-Sahihajni. Pjesa 4. F. 167. Nr. 7248. Dhehebiu në Et-Telhis ka thënë: hadithi është sahih, kurse Albani ka thënë: hasen sahih.

([106]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2227. Nr. 5626.

[107] Llukman: 14.

([108]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2229. Nr. 5630

[109] Llukman: 15.

([110]) Sahihu Ibn Hib-ban. Pjesa 2. F. 172. Nr. 429. Albani e ka vlerësuar si të saktë në Sunenin e Tirmidhiut.

([111]) Sahihu Muslim.

([112]) Buhariu në librin El-Edebu el-Mufred, kurse Albani e ka vlerësuar si të mirë (hasen).

([113]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 3. F. 1268. Nr. 3253.

([114]) Sahihu Muslim. Pjesa 4. F. 1975. Nr. 2549.

([115]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 2. F. 924. Nr. 2477.

([116]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 2. F. 793. Nr. 2152.

([117]) Sahihu Ibn Hib-ban. Pjesa 2. F. 177. Nr. 435. Shuajb Aranauti ka thënë: Isnadi (zinxhiri i transmetuesve) i hadithit është i saktë, në përputhje më kushtet e dy shejhave (Buhariut dhe Muslimit).

([118]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 2. F. 960. Nr.2552.

([119]) Sahihu Muslim.

([120]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 1. F. 182. Nr. 467.

[121] Muhammed: 22.

([122]) Sahihu Muslim. Pjesa 4. F. 1981. Nr. 2556.

([123]) Sahihu Ibn Huzejme. Pjesa 3. F. 278. Nr. 2067. Albani e ka vlerësuar si të saktë.

[124] En-Nisaë: 36.

([125]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2239. Nr. 5668.

([126]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 224. Nr. 5670.

([127]) Sahihu El-Buhari. Pjesa 5. F. 2047. Nr. 5038.

([128]) Transmeton Ebu Nuajmi në librin e tij.

([129]) Revista El-Mustakbel El-Islamijj, nr. 146, 6/1424 sipas hixhretit. The Debuchery Of American Ëomanhoot Bikini vs. Burka.

([130]) Marrë nga libri: “Udhëheqësit perëndimorë thonë: Shkatërrojeni Islamin dhe asgjësoni pasuesit e tij”, i autorit Xhelal El-Alim.

[131] El-Bekare: 120.

([132]) Revizta el-Mustakbel el-Islamijj, nr. 146, viti: 1424, tema: The Debuchery Of American Ëomanhoot Bikini vs. Burka.

([133]) Musnedi i Ahmedit, pjesa 5, f. 256, nr. 22265, kurse Albani e ka vlerësuar si të saktë.

([134]) Tarihu ez-Zeuaxh. Ëester Mark. Përktheu në arabisht Abdulhamid Junus.

([135]) El-mer’etu fi el-Kuranil-lkerim. Abbas Mahmud el-Akkad.

([136]) Sahihu Ibn Hibban, pjesa 9, fq 463, nr 4156. Albani e ka vlerësuar si të saktë.

([137]) Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu, kurse Albani e ka vlerësuar sit ë saktë.

([138]) Shih Umdetu et-Tefsir. Ahmed Shakir e ka vlerësuar si të saktë në parathënien e tij të librit Umdetu et-Tefsir.

 Dijetarët kanë treguar se është për qëllim dashuria, e cila mund të jetë për ndonjëren prej grave më e madhe, e që nuk është në mundësinë e tij që të gjithat t’i dojë njësoj. (shënim i përkthyesit).

([139]) Muxhel-letu el-Ezher, vëllimi i tetë, fq. 281.

([140]) Ne nuk pajtohemi me krahasimin që i bën kjo autore poligamisë me prostitucionin. Poligamia mund të jetë e keqe vetëm atëherë kur burri nuk mban drejtësi në mes të grave të tyre (shënim i autorit).

([141]) El-Bekare 282.

[142] En-Nur 6-9.

[143] En-Nisa 34.

([144]) Shih: Gruaja në Kuranin famëlartë, autor: Abbas Mahmud el-Akkad.

([145]) Shih: Islami sfidon, autor: Uehiduddin Han, fq: 168, marrë nga libri: Njeriu, ky I panjohur, autor: Alexis Carrel, fq: 93.

([146]) Sahihu el-Buhari, pjesa 4, fq: 1670, nr: 4303.

([147]) En-Nisa’ 19.

([148]) En-Nisa’ 7.

([149]) Fi Dhilal el-Kuran, Pjesa1, fq: 588.

([150]) En-Nisa’ 11.

([151]) Kush dëshiron të dijë më shumë rreth kësaj teme le t’i kthehet librave të trashëgimisë në Islam, e ku do të gjejë sqarime të hollësishme rreth këtyre gjërave.

([152]) Sahihu el-Buhari, pjesa 1, fq: 435, nr: 1233.

([153]) Ed-Dijetu në gjuhën arabe quhet pasuria që i ipet viktimës apo kujdestarit të tij për shkak të krimit, qoftë ai krim që përfundon me vdekje të viktimës apo jo. (Shënim i përkthyesit)

([154]) Sahihu el-Buhari, pjesa 1, fq: 304, nr: 853.

([155]) Sahihu Suneni Ibn Maxheh, nr: 2363.

([156]) Shih: Amel el-Mer’eti fi el-Mizan, autor: Dr. Abdullah ibn Ukejjil el-Shejh.

([157]) Es-Selam el-Alemij ue el-Islam, fq: 56.

([158]) Nedharat fi kitab el-hixhabi ue es-sufur, autor: Mustafa el-Galajinij, fq: 94-95.

([159]) Koha e pritjes së gruas së shkurorëzuar apo të asaj që i ka vdekur burri para se të ketë të drejtë të martohet me burrë tjetër.

([160]) En-Nisaë 128.

([161]) Sahihu Ibn Hiban, pj. 9, fq. 386, nr. 4075, kurse Albani dhe Arnauti e kanë vlerësuar hadithin si të saktë.

([162]) Sahihu el-Buhari, pj. 6, fq. 2547, nr. 6546.

([163]) Sahihu el-Buhari, pj. 5, fq. 1974, nr. 4843.

([164]) El-Mustedrek Ala Es-Sahihaejni, pj. 2, fq. 179, nr. 2695, kurse Albani e ka vlerësuar si hasen në librin e tij rreth Sunenit të Ibn Maxhes.

([165]) Sahihu el-Buhari, pj. 2, fq. 658, nr. 1763.

([166]) Sahihu el-Buhari.

)[167] (El-Israë 70.

([168]) En-Nisaë 1.

([169]) El-Huxhuratë 13.

([170]) Et-Teubetu 71.

([171]) Ali Imran 195.

([172]) Kjo është një hulumtuese moderne italiane e cila e ka studiuar historinë e vjetër dhe atë moderne islame.