Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam

Tema e këtij libri është si përgjigje ndaj dyshimeve rreth rrahjes (goditjes) se gruas, tematikë e cila shpesh hapet në shtetet perëndimore të cilat e akuzojnë Islamin se është nxitës i dhunës familjare, ndërsa realiteti është se Islami e denoncon atë që ata e thonë. Tematika e librit i rëzon të gjitha dyshimet dhe shpifjet e tyre me rradhitje logjike e cila përforcohet me argumente Kura’nore dhe hadithe Profetike të cilat e qartësojnë faktin se Islami është fe e vetme e cila në mënyrë decide dhe të qartë e ndalon rrahjen e gruas. Ndërsa sa i përket feve të tjera, veçanarisht fetë e perëndimit, ata kanë kanë mendim krejtësisht të ndryshëm në këtë çështje. Lusim Allahun e Madh dhe të Lartësuar që t’ua ndriçoj zemrat e tyre me Islam dhe që t’i hap sytë e verbër të tyre dhe që t’ua hap veshët e shurdhër të tyre, se me të vërtetë Ai ka mundësi për këtë gjë.

Ndalesa e rrahjes (goditjes) së grave në Islam

تحريم ضرب النساء في الإسلام باللغة الألبانية

 

Autorë:

Ahmed el Emir  &  Cakora Vivian

 

Përktheu:

EUROPEAN ISLAMIC RESEARCH CENTER (EIRC)

& Enis Arifi

 

WWW.ISLAMLAND.COM 

 

 

Hyrje

 

Falënderimi i takon Allahut i cili e dërgoi Profetin Muhamed si përgëzues dhe si qortues, thirrësin për tek Allahu me lejen e Tij dhe që është dritë e udhëzimit. Ai i cilësoi sahabët (shokët e tij) me veti shumë të mira. Pra le të jetë paqja dhe mëshira mbi Muhamedin, familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

 

Këtë libër e kam shkruar si përgjigje ndaj sulmeve të individëve të cilët i ka mashtruar djalli dhe i ka devijuar na rruga e drejtë. Rrahja e gruas paraqitet në vende të ndryshme. Shohim në shumë  internet portale se si njerëzit japin idetë dhe bindjet e tyre pa dituri dhe pa menduar fare. Ndërsa armiqtë e Islamit marrin të gjitha mjetet në dispozicion për të përhapur gënjeshtra të cilat nuk përputhen aspak me të vërtetën.

 

Dëshiroj që lexuesve me këtë vepër t’ua bëj të qartë qëndrimin e Islamit rreth çështjes së rrahjes së gruas dhe që të shfaqet dallimi në mes Islamit dhe feve të tjera rreth kësaj çështje, pasiqë Islami është feja e vetme e cila në mënyrë të prerë dhe decide e potencon ndalesën e rrahjes së grave, qofshin ata të reja apo plaka. 

Përpara jush është qartësim detal, pra vendosni vet pas leximit dhe mendimit në këtë çështje.

 

Autori: Ahmed el Emir

18 Muharem, 1435 H


Kaptina e parë

Ndarja  e dispozitave dhe veprave në të Drejtën Islame

 

Të gjitha veprat e njeriut mund të ndahen në disa lloje, derisa të bëhet e qartë se një vepër është e lejuar apo e ndaluar.

  1. Vepër e obligueshme (Farz): Kjo është niveli më i lartë i obligimit. Kjo përfshin atë që Ligjdhënësi e kërkon nga ne në mënyrë decide të padyshimtë, siç është Namazi, Zekati, Agjërimi. Ai i cili i kryen këta urdhëra shpërblehet, ndërsa ai i cili nuk i kryen dënohet.

 

  1. Vepra të pëlqyeshme (Mustehab): Janë të gjitha veprat që Ligjdhënësi i kërkon nga ne, por jo në mënyrë të urdhërit, ashtuqë ai i cili i kryen këta vepra shpërblehet, por nuk dënohet, siç është për shembull përdorimi i misvakut (copë druri për pastrimin e dhëmbëve) përpara faljes së namazit dhe ngjashëm.

 

  1. Vepra të lejuara (Mubah): Janë të gjitha veprat të cilat njeriu i kryen, por nuk ka as dënim, e as shpërblim, siç është për shembull: ecja, kalërimi dhe shumë vepra tjera të lejuara që i kryejmë në jetën e përditshme.

 

  1. Vepra të papëlqyeshme (Mekruh): Janë të gjitha veprat të cilat i ka ndaluar Ligjdhënësi, por që nuk nuk janë ndalesa në formë decide urdhërore. Ai i cili e len këtë vepër shpërblehet, por nuk dënohet. Prej njeriut është e kërkuar që të largohet prej këtij lloji të veprave dhe prej veprave që rezultojnë prej saj. Vazhdimësia e njeriut në kryerjen e këtyre veprave, shpesh shpien deri te thyerja e kufijëve të Allahut dhe hyrje në atë që Allahu e ka ndaluar. Shkaku se pse vepruesi u kësaj vepre nuk dënohet qëndron te fakti se ndonjëherë situatat dhe nevojat e skajshme të jetës imponojnë që njeriu të bie në Mekruh. Për shembull, divorcin (ndarjen) Allahu e ka cilësuar Allahu si të papëlqyeshëm, por nuk e ka ndaluar për robërit e tij, ashtuqë t’ua lehtësojë atyre nëse ata kanë nevojë për një gjë të tillë.

 

  1. Ndalesa decide (Haram): Janë të gjitha veprat që Ligjdhënësi i ka ndaluar në mënyrë decide në të cilat s’ka dyshim. Vepruesi i kësaj vepre dënohet, ndërsa ai që heq dorë shpërblehet, sepse i nënshtrohet urdhërit të Allahut. I këtij lloji është ndalesa e pirjes së alkoolit etj.

 

Dallimi në mes Hallallit dhe Haramit

Njohja e Hallallit dhe dallimi i tij prej Haramit është shtyllë e Islamit dhe është dëshmi e Imanit. Kjo njohje është e lidhur me veprat e zemrës dhe me veprat e gjymtyrëve. Esenca e veprave është se ata janë të lejuara, derisa nuk vjen tekst i qartë për të kundërtën. Pra, ndalesa e veprave dhe lejesa është e drejtë ekskluzive vetëm e Allahut të Lartësuar, sepse Ai është Krijuesi dhe Rregulluesi i tyre, Ai është që furnizon dhe vetëm Ai është që lehtëson. Ai u lejon robërve të vet atë që dëshiron dhe u ndalon atyre atë çka dëshiron. Prej bujarisë dhe mëshirës së tij është fakti se i ka bërë veprat e ndaluara të kuptueshme dhe të arsyeshme, të cilat janë vetëm në dobinë e njeriut. Pra, Allahu i Lartësuar ka lejuar vetëm vepra të mira dhe i ka ndaluar vetëm të këqijat.

 

Kalimi i veprave prej një kategorie në tjetrën

 

  1. 1.    Kalimi i veprave të lejuara prej kategorisë së veprave të lejuara në kategorinë e veprave të ndaluara dhe e kundërta:

Veprat e lejuara ndonjëherë bëhen të ndaluara kur paraqiten shkaqe për një gjë të tillë, ashtuqë vepra kalon prej veprës së mirë, në vepër që është e dëmshme për njeriun. Për shembull, ecja apo shëtitja nëpër rrugë është gjë e lejuar, mirëpo kjo dispozitë ndonjëherë mund të kaloj në ndalesë. Kjo mund të ndodh kështu kur për shembull, Udhëheqësi Sheriatik sjell vendim për rreziqet që mund të rezultojnë nga dalja në rrugë pas mesnate në ndonjë rrugë apo ndonjë qytet dhe që mund të rezultojë në humbjen e jetës.

Vepra e ndaluar kalon në vepër të lejuar kur ekzistojnë arsye të cilat e bëjnë të patjetërsueshme atë vepër për ta ruajtur jetën. Alkooli është i ndaluar në Islam, por ndonjëherë mund të lejohet. Për shembull kur njeriu është në buzë të greminës së vdekjes nga etja dhe me veti nuk ka gjë tjetër përveçse alkool, në këtë rast i lejohet atij që të pin, aq sa i mjafton për të mbijetuar dhe jo më tepër se kaq.

 

  1. 2.    Kalimi i një vepre që është Farz në vepër të ndaluar dhe e kundërta:

Vepra që është obligim i patjetërsueshëm, ndonjëherë mund të bëhet vepër e ndaluar, dhe e ndaluara mund të bëhet obligative për t’u kryer. Për shembull, Namazi që është Farz, mund të bëhet i ndaluar, si për shembull nëse njeriu gjindet në shtëpi në kohën kur ka tërmet të fuqishëm dhe kur vet është i bindur se do të pësojë nëse nuk del nga shtëpia menjëherë!!!

Prerja e këmbës së dikujt është gjë e ndaluar, mirëpo nëse doktori nuk është në gjendje ta mjekojë pacientin, përveçse me prerjen e këmbës, ose në të kundërtën vdes i sëmuri, në këtë rast prerja e këmbës së tij bëhet obligim. Nëse mjeku nuk e kryen këtë vepër është gabimtar dhe do t’i bartë pasojat e veprës së tij.

 

  1. 3.    Kalimi i një vepre prej kategorisë së veprave të papëlqyeshme, në vepër të pëlqyeshme dhe kalimi i një vepre Mubah në kategorinë Haram:

Për shembull divorci është vepër e papëlqyeshme, por ndonjëherë mund të vijnë situata të palakmueshme të cilat nuk mund të zgjidhen ndryshe, përveçse me divorc. Kur gruaja është e pamoralshme, ndërsa bashkëshorti e ka humbur shpresën se ajo do të përmirsohet, në këso raste është më mirë dhe e preferuar që ai të ndahet prej saj.

Ndonjëherë një vepër që është e pëlyeshme, mund të bëhet e ndaluar. Përdorimi i misvakut është i pëlqyeshëm, por kjo mund të bëhet e ndaluar. Kur dhëmbët e tu do të vuanin nga një sëmundje prej së cilës të bien dhëmbët, dhe ti e din se nëse përdor misvak, do të përkeqësohet gjendja, në këtë rast përdorimi i misvakut bie në kundërshtim me rregullën Islame:

S’lejohet shkaktimi i dëmit, e as durimi i dëmit”.

 

Rrumbullaksim:

Thelbi i asaj që e thamë më lartë është se Islami nuk është fe e verbër e cila nuk i ka parasysh gjendjet e njerëzve dhe mundësitë e tyre në jetën e përditshme, por Islami është verbëri në zemrat e armiqëve të cilët dëshirojnë të shpërndajnë gënjeshtra dhe të pavërteta për Islamin dhe duke dëshiruar me këtë ta shuajnë dritën e Allahut, por Allahu do ta plotësoj dritën e Tij, edhenëse këtë e urrejnë jobesmitarët.

Shpresoj se ti lexues i nderuar deri tani ke mësuar se Islami nuk është fe e padrejtësisë, por është fe e drejtësisë. Veprat e lejuara dhe të ndaluara në Islam janë të ndërtuara mbi drëjtësi dhe jo mbi verbëri, ndërsa sa i përket padrejtësisë, ajo në Ligjin e Sheriatit është e ndaluar në të gjitha format.

 

Kaptina e dytë

Trajtimi i gruas nën hijen e Kuranit dhe Sunetit

 

Nën hijen e teksteve Kur’anore mund të shohim se Allahu i Lartësuar urdhëron që të jetohet mirë me bashkëshorten dhe të respektohet ajo. Urdhëron që të jetohet mirë me ata, edhenëse në zemrën e bashkëshortit është ndërprerë dashuria ndaj saj.

 

Thotë Allahu: “Dhe jetoni mirë me ata, nëse tek ata (gratë) urreni diçka, ndoshta mu tek ajo Allahu ka bërë ndonjë hajr të madh”. (en Nisaa 19)

 

Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Besimtari nuk e nençmon besimtaren, nëse ai nuk është i kënaqur me ndonjë veti të saj, ai është i kënaqur më një (veti) tjetër”. (Transmeton Muslimi)

 

Allahu ka qartësuar se gruaja i ka drejtat e saja tek bashkëshorti, thotë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta, aq sa kanë edhe detyra” (el Bekare 228)

 

Prej emaneteve të fundit të Pejgamberit përpara se të shpërngulet nga kjo botë është këshilla që burri të jetë i kujdësshëm ndaj gruas së tij dhe t’i respektojë dhe mos t’i bëj asaj padrejtësi dhe as mos t’i thej të drejtat e saja. Ka thënë: “Ju porosis që të jeni të mirë me gratë”.

 

Ka urdhëruar që të durohen gabimet e saja dhe t’i falen gabimet që i bën. Kur Pejgamberi e përshkruan natyrën e gruas thotë: “Me të vërtetë gruaja është krijuar nga brinji. Ajo nuk do të qëndrojë në një rrugë. Nëse ti kënaqesh me atë, do të kënaqesh edhenëse nuk është e drejtë, ndërsa nëse mundohesh ta drejtosh do ta thesh, thyerja e saj është divorci”. (Transmeton ibn Auane)

 

Dhe ka thënë: “Ju porosis të jeni të mirë me gratë, ato janë krijuar nga brinji, ndërsa më e shtrembër tek brinji është maja, nëse mundohesh ta drejtosh do ta thesh, ndërsa nëse e lër ajo do të ngel e shtrembër. Ju porosis të jeni të mirë me gratë”. (Transmeton Buhari)

 

 

A ka rrahur Pejgamberi ndonjëherë ndonjë grua të tij?

 

Pejgamberi (Paqja qoftë mbi të) është shembull për të gjithë besimtarët. Allahu na ka urdhëruar që ta ndjekim praktikën e tij. Thotë Allahu: “Ju keni shembull më të mirë në të Dërguarin e Allahut, për atë që shpreson në shpërblimin e Allahut dhe beson në Ditën e Fundit dhe që e përmend Allahun shumë”. (el Ahzab 21)

 

Ky është shembulli më i mirë. Allahu e ka dërguar atë me Fenë e pastër dhe e ka edukuar në mënyrën më të mirë, thotë Allahu i Lartësuar: “Ti me të vërtetë je në moral të lartë”. (el Kalem 4)

 

Në jetën e tij praktikonte moral të lartë dhe i bëri edhe të tjerët që këtë ta hetojnë. Thotë Pejgamberi: “Jam dërguar që t’i plotësoj vlerat morale”. (Transmeton Maliku në el Muvetta)

 

Gruaja e tij, Aisha (radijAllahu anha) e cila e ka njohur Pejgamberin më së miri në aspektin e sjelljes, thotë për atë: “Sjellja e tij ishte Kur’ani”. (Transmeton Ahmedi)

 

Kjo don të thotë se Pejgamberi i ka ndjekur urdhërat e Tij dhe është larguar prej ndalesave që ia ka ndaluar. Pejgamberi ka qenë i pari i cili i ka ndjekur urdhërat e lavdëruara në Kur’an dhe nuk ka ndonjë ndalesë në Kur’an, përveçse Pejgamberi ka qenë i pari që më së shumti është larguar nga ajo.

 

Në jetën e tij asnjëherë nuk ka rrahur grua apo fëmijë!

Ai i cili e ndjek rrugën e tij dhe mendon rreth haditheve që na transmetohen nga ai, qartë mund të shihet se ai ka ndaluar nga rrahja e grave dhe fëmijëve dhe ka tërhequr vërejtjen nga ajo. Thotë gruaja e tij, Aisha: “Pejgamberi asnjëherë nuk ka goditur dikë me dorë, as grua, as rob, përveçse në luftë në rrugë të Allahut. As që është hakmarë ndaj dikujt që i ka bërë padrejtësi, përveç kur janë thyer kufijtë e Allahut, është hakmarë për Allahun”.(Transmeton Muslimi)

 

Edhe armiqtë e tij të cilët dëshirojnë që ta shtrembërojnë thirrjen e tij dhe t’i ndalin njerëzit nga pasimi i rrugës së tij, nuk kanë mundësi që ta vërtetojnë të kundërtën e asaj që e thamë.

Tani të shohim se çka thonë për Pejgamberin më të afërmit që më së shumti kanë kaluar kohë me atë.

 

Thotë Safije bint Hujej: “Nuk kam parë dikë me karakter më të mirë sesa Pejgamberi”. (Transmeton Taberani)

 

Thotë shërbetori  i tij, Enes bin Malik (radijAllahu anhu) i cili e ka shërbyer Pejgamberin dhjetë vite “E kam shërbyer Pejgamberin dhjetë vite, asnjëherë nuk më ka thënë “Uf” e as të më thotë diçka që e kam bërë “Pse e ke bërë?” apo për diçka që nuk e kam bërë “Pse nuk e ke bërë?” Ishte Pejgamberi me moral më të mirë”. (Transmeton Tirmidhi)

 

Gjithashtu thotë Enesi: “E kam shërbyer Pejgamberin shumë vite dhe asnjëherë nuk më ka sharë, as nuk më ka goditur, as nuk më ka nënçmuar, asnjëherë nuk më ka shikuar me fytyrë të mrolur dhe as që të më urdhëroj diçka e që unë ta vonoj atë dhe si rezultat i kësaj të më kritikojë, kur dikush nga familja e tij do të më kritikonte, ai do ta thërriste dhe do t’i thoshte: “Lëreni atë, ajo që është e caktuar do të ndodhë”. (el Begavij)

 

 

Kaptina e tretë

Dispozita Islame për goditjen e gruas

 

Burim i Ligjit të Sheriatit është Kur’ani dhe Suneti autentik i Pejagmberit. Prej këtyre dy burimeve do të vërtetojmë se në cilën kategori hyn rrahja e grave: A është Farz, Mustehab, Sunet, Mubah, Mekruh apo Haram. Në Hadithin të cilin e transmeton Ijas bin Abdilah thuhet se Pejgamberi ka thënë: “Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë). Më pastaj erdhi Omeri (radijaAllahu anhu) tek Pejgamberi dhe i tha: “E kanë tepruar gratë ndaj burrave të tyre”. Dhe Pejgamberi lejoi që të goditen gratë pak. Në atë natë erdhën tek Pejgamberi shumë gra dhe u ankuan për burrat e tyre dhe pas kësaj Pejgamberi tha: “Tek familja e Muhamedit kanë ardhur shumë gra për t’u ankuar për burrat e tyre. Ata (burra) nuk janë më të zgjedhurit (më të mirët) në mesin tuaj”. (Transmeton ebu Davud, ibn Maxheh, ed Darimij)

 

Nëse analizojmë Hadithin e mësipërm vijmë në konkluzat që vijojnë:

 

Këta fjalë të Pejgamberit në Hadithin e cituar nuk janë të thëna në të njëjtën kohë, por janë të thëna në tri periudha të ndryshme kohore dhe në situata të ndryshme.

 

Periudha e parë kohore: Në këtë periudhë ka thënë pejgamberi “Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë)” dhe me këtë është kryer periudha e parë dhe situate e parë.

Sipas kësaj, secili që i ndëgjon këto fjalë të Pejgamberit e kupton se goditja dhe rrahja e gruas është e ndaluar në Islam, përshkak të ndalesës së Pejgamberit. Ai i cili e bën këtë vepër është gabimtar dhe llogaritet si tejkalues i kufirit, sepse nuk e ka respektuar urdhërin e Pejgamberit.

 

Periudha e dytë kohore: Ardhja e Omerit në kohën e cila nuk është e njëjtë me kohën kur Pejgamberi ka thënë “Mos i goditni robëreshat e Allahut (gratë)”, porse ka ardhur Omeri të ankohet duke thënë “E kanë tepruar gratë ndaj burrave të tyre” që don të thotë se gratë janë bërë të pandëgjueshme dhe të pabindura nda burrave të tyre dhe duan që të dominojnë.

Në këtë situatë Pejgamberi ka lejuar që të goditet gruaja duke i patur parasysh rrethanat jetësore pa të cilat bashkësia bashkëshortore nuk mund të mbijetojë.

Mirëpo si është natyra e kësaj goditjeje?

Këtë do ta përmendim në vijim.

 

Periudha e tretë kohore: Pas faktit se Pejgamberi ka lejuar që pak të goditet gruaja e cila është e pandëgjueshme dhe e pabindur ndaj burrit të saj, kanë ardhur tek ai shumë gra për t’u ankuar për burrat e vet, pas kësaj ju thotë Pejgamberi: “Tek familja e Muhamedit kanë ardhur shumë gra për t’u ankuar për burrat e tyre. Ata (burra) nuk janë më të zgjedhurit (më të mirët) në mesin tuaj”.

Në këtë periudhë të tretë dhe të fundit bëhet e qartë dispozita e goditjes së gruas.

A mund të vijmë në përfundim prej tekstit të Hadithit se Pejgamberi ka nxitur që gruaja të rrihet? Apo se Pejgamberi e ka përshëndetur goditjen e tyre?

Në fjalët e Pejgamberit ka shprehje turpi dhe mohim të prezencës të së mirës tek ai person që e godet gruan e tij.

Shokët e Pejgamberit (Allahu qoftë i kënaqur me ata) e kanë kuptuar fjalën e Pejgamberit dhe kanë kuptuar se ai që e godet gruan, nuk do ta arrijë kënaqsinë apo animin e Pejgamberit. S’ka dyshim se diçka që nuk i pëlqen Pejgamberit me siguri është në gradën më të lartë të papëlqyeshmërisë apo jo edhe Haram.

 

 

A ka mundësi që goditja (rrahja) e grave të kalojë prej kategorisë së veprave të papëlqyeshme në kategorinë Haram?

 

Siç e pamë se dispozita fillimtare në çështjen e goditjes së grave është ndalesa, pas kësaj bëhet e lejuar në raste kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për një gjë të tillë dhe prap së fundmi të fitojë dispozitën si vepër e papëlqyeshme.

Por kur është e ndaluar rrahja e grave?

Goditja e grave është Haram kur burri e çon dorën e tij ndaj gruas pa patur arsye. Secila dhunë pa arsye në Islam është e ndaluar kur bëhet fjalë për padrejtësi ose për teprim ndaj dikujt pa arsye.

Thotë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij ku tërheq vërejtjen për çdolloj padrejtësie: “Ai prej jush që bën padrejtësi do t’i japim dënim të madh”. (el Furkan 19)

Thotë Pejgamberi: “Ruajuni prej padrejtësisë, sepse padrejtësia është errësirë në Ditën e Gjykimit”. (Transmeton Bejheki)

Islami ndalon që t’i bëhet dëm dikujt, edhe nëqoftëse ai dëm është vetëm me fjalë. Thotë Allahu: “Ata të cilët shpifin për besimtaret e pafajshme dhe të ndershme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën dhe do të kenë dënim të madh”. (en Nur 23)

E ndaluar është që dëmi të jetë i natyrës fizike, trupore, përveçse kur është me të drejtë.

Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Ata të cilët i maltretojnë besimtarët dhe besimaret për diçka që nuk e meritojnë ata kanë ngarkuar mbi vete shpifje dhe mëkat të vërtetë”. (el Ahzab 58)

Është e ndaluar në Islam edhe padrejtësia kur i bëhet dikujt me ngrënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Thotë Allahu: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar” (el Bekare 188)

Në këtë janë të barabartë të gjitha krijesat: burra apo gra, të rinjë apo pleq, musliman apo jomusliman.

Thotë Pejgamberi: “Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit njerëzit janë të sigurtë”. (Transmeton Ahmedi 8086, en Nesai 4995)

 

Dispozita e Sheriatit për atë që e godet gruan

 

Legjislativi Islam e merr seriozisht çështjen e rrahjes së gruas dhe dhunën ndaj saj nga ana e burrit. Islami i jep rëndësi sakrificës për të vendosur drejtësi, ashtuqë burri që është i dhunshëm dhe i padrejtë ndaj gruas dënohet. Mbi atë do të praktikohen hapa Sheriatike konkrete, kur të ngritet proces përpara drejtëisë, siç është në rastin që vijon:

 

Gazeta “er Rijad” në  faqen e saj të internetit me datë 12.12.2012 e botoi këtë:

 

“Gjyqi Lokal në Katif në Arabinë Saudite solli vendim kundër burrit i cili ka çuar dorë ndaj gruas së tij. Ai u dënua me dënim 30 goditje ma kamxhik, ekzekutim që do të kryhet në vend publik dhe që do të jetë mësim për të gjithë që janë të dhunshëm ndaj grave të tyre. Gjithashtu në kuadër të dënimit hyn edhe vendimi që ky person është i obliguar që të kryej kurs special prej dhjetë ditëve në institucion special për probleme familjare. Pas kësaj duhet të jep provim me shkrim i cili do të shtohet në arkivin e lëndës gjuqësore”.

Në Shtetin Islam  me të cilin gjykohet me Sheriat, gratë kanë të drejtë që të ngrejnë padi ndaj burrave të tyre dhe të dalin përpara gjyqit, ashtuqë e drejta të del në pah.

 

Thelbi i kësaj është se muslimani i arsyeshëm i cili ec pas hapave të Islamit nuk është i kënaqur që gruas t’i bëhet padrejtësi ose dhunë. Ne jemi urdhëruar që të falim, të kalojmë mbi gabimet, të jemi të butë, të durimshëm dhe të keqen ta kthejmë me të mirë. Duhet të dihet se Islami nuk e lejon rrahjen e grave, por goditjen e saj e ka lejuar në raste të ralla kur bëhet përjashtim dhe e gjithë kjo me qëllim të ruhet martesa dhe normat e përgjithshme morale.

 

 

Kaptina e katërt

Dispozita e Sheriatit për gruan e pandëgjueshme ndaj burrit

 

Dikush ka të drejtë të thotë: A nuk është më mirë që burri ta këshillon gruan e tij në vend që ta godas?

 

Ne themi: Po, edhe kjo është Ligj i Allahut i Cili në Librin e Tij thotë: “Dhe ata gra nga mosbindja e të cilave druheni, këshilloni ata, ndani ata në shtrat dhe rrihni. Nëse ata ju binden, bëhen të ndëgjueshme ndaj jush, atëherë mos kërkoni rrugë tjetër për ata. Me të vërtetë Allahu është i Lartësuar dhe i Madhëruar”. (en Nisaa 34)

 

Ka thënë Pejgamberi në Haxhin e tij lamtumirës: “Ju këshilloj që të silleni mirë ndaj grave. Ata janë ndihmësit tuaj, ju nuk posedoni asgjë më tepër tek ata, përveç nëse ata vijnë me një vepër të qartë të amoralitetit. Nëse kjo ndodh, atëherë ju ndani ata në shtrat dhe (nëse kjo nuk korr sukses) goditni ata me goditje që nuk len kurrfarë shenje. Nëse ata bëhen të ndëgjueshme, atëherë ju mos u bëni atyre padrejtësi. Me të vërtetë ju tek gratë tuaja keni të drejta dhe gratë tuaja tek ju kanë të drejta”. (Hasen-Sahih, Tirmidhi)

 

Tani shohim se si Allahu i Lartësuar e ka qartësuar se si duhet të veprojnë robërit e tij, ndërsa Pejgamberi i Tij e ka vizatuar rrugën për zgjidhjen e problemeve me gruan e pabindur në tri etapa:

 

  • Etapa e parë:

Burri e këshillon gruan me këshilla dhe më vërejtje me qëllim që të përmirsohet gjendja e gruas së pandëgjueshme dhe kjo është përpara se të filloj me ndarjen e saj nga shtrati. Sipas shumicës së dijetarëve të Jurispondencës Islame, kjo renditje është obligative (Vaxhib). Pra obligim i burrit është që të afrohet tek zemra e gruas së tij me fjalë të bukura dhe me këshilla. Ta flet atë që ia zbut zemrën asaj dhe me të cilën do t’i tregoj asaj rëndësinë që ajo e ka për atë. Burri do të tregojë se i dëshiron asaj vetëm mirë dhe se ai është këshilltar besnik i saj i cili e jep tërë aftësinë dhe mundin e tij në këshillim dhe tërheqje vërejtje, vetëm me qëllim që ta përmirsoj gjendjen e saj. Duhet të mirret parasysh se këshillimi nuk duhet të del nga zemra e ftohtë, ose në mënyrë të vrazhdë, por të jetë me fjalë të bukura dhe të buta, ose për shembull me blerjen e ndonjë dhurate, me qëllim që gruaja ta pranojë këshillën me zemër të çelë dhe tru të kthjellët. Padyshim gruaja e mençur e cila e vendos përpara saj ardhmërinë e saj dhe të fëmijëve, e pranon këshillën e burrit. Ndërsa nëse gruaja tregohet kokëfortë dhe që nuk i bën dobi tërheqja e vërejtjes apo këshilla, në këtë rast burri kalon në hapin e ardhshëm, ashtusiç ka urdhëruar Allahu i Plotfuqishëm, pra në ndarjen e saj nga shtrati.

  • Etapa e dytë:

Burri mundohet që ta përmirson bashkëshorten me bojkotim në shtrat, në atë mënyrë që ai ia kthen shpinën asaj në shtrat dhe ia mohon asaj të drejtën e marrdhënies intime, dhe kjo në afat prej maksimum tri ditëve, duke u bazuar në thënien e Pejgamberit: “Nuk i lejohet muslimanit që ta bojkotoj muslimanin për më shumë se tri ditë”. (Buhari, Muslim, Malik)

Në këtë mënyrë burri i tregon gruas se nuk është i kënaqur me veprimet e saj. Ky hap është edhe si shans i dytë për gruan që t’i rishqyrtojë veprimet e saja brenda afatit prej tri ditëve dhe ky afat është mundësi për gruan që të mendoj rreth sjelljes dhe veprimeve të saja. Ndërsa ai i cili e bojkoton gruan më shumë se tri ditë, vetëmse më llogaritet se është duke keqtrajtuar atë dhe kjo nuk është më metodë përmirsimi. Nëse ajo përmirsohet dhe i kthehet arsyes, është obligim i burrit që ta ndërpret bojkotin ndaj saj, të pajtohet me atë dhe t’ia falin njëri tjetrit. Nëse ajo kundërshton, tregohet kokëfortë dhe  e pabindur dhe vazhdon me të veten dhe kur as bojkoti në shtrat nuk ndihmon, në këtë rast burri kalon në etapën vijuese.

  • Etapa e tretë:

Kur burri mundohet që ta përmirsoj gruan më këshilla, me fjalë të mira, dhurata dhe e gjithë kjo nuk sjell rezultat, ndërsa më pastaj mundohet edhe me bojkot në shtrat duke i treguar asaj se ai nuk është i kënaqur me sjelljen e saj dhe më pastaj edhe kjo mos të korr sukses, në vijim i lejohet burrit që ta godet gruan me goditje me të cilat nuk ngelin shenja në trup dhe që nuk kanë pasoja.

Dijetarët Islam pajtohen se është obligim që të pasohet renditja të cilën e përmendëm në zgjidhjen e problemit me gruan e pabindur, pra: këshillim, bojkot në shtrat dhe më pastaj goditje

Thotë Ataa: “E pyeta ibn Abbasin se si është ajo goditje e cila nuk len gjurmë? Ai tha: “Goditje me misvak ose me diçka ngjashëm”. Ndërsa thotë Hasan el Basri: “Goditje cila nuk ndjehet”.

Lexues i nderuar, çfarë dhimbje mund të shkaktoj goditja me misvak, gjatësia dhe trashësia e të cilit është sa një laps?!

Dhe a meriton që një goditje këtillë të quhet “dhunë familjare?”

Nëse ti, goditjen me misvak e quan dhunë familjare, eja atëherë që së bashku të shohim se si filmat perëndimorë të Holivudit na shfaqin neve reagimin e dy personave të nevrikosur, ose se si reagojnë burri dhe gruaja, ose si reagon drejtori i pakënaqur ndaj nëpunësit. Gjatë bisedës mes dy palëve , njëri prej dy palëve e vendos gishtin tregues në gjoksin e tjetrit duke iu kërcënuar, ose lapsin të cilin e ka në dorë e vendos në gjoksin e tjetrit duke ia tërhequr vërejtjen. Ose një gjë që shpesh mund të shihet në filmat e Holivudit se si njëri e godet tjetrin, apo kur ka zënkë mes një burri dhe një gruaje, e shohim se si gruaja e godet burrin me shuplakë të fortë dhe si si e lëshon vendin, ose edhe e kundërta.

E gjithë kjo në perëndim nuk llogaritet dhunë familjare, por janë thjeshtë emocione të cilat e kanë nxitur çiftin familjar që të godasin njëri tjetrin. Kulmi i gjithë këtij mendimi të gabuar është se këta ende llogariten bashkëshortë modern. Duhet të dihet se shuplaka dhe goditja në fytyrë është rreptësisht e ndaluar në Islam, mirëpo disa armiq të Islamit vazhdojnë të sulmojnë Islamin me akuza se kinse Islami thërret në dhunë familjare.

Islami ka lejuar që burri t’i përdor tri etapat, por njëkohsisht Islami i ka dhënë gruas të drejtën që gruaja të kërkoj divorc përpara se burri të arrij në etapën e tretë dhe kjo në Sheriat quhet el Hul, dhe gruaja ka të drejtë të zgjedh për veten e saj atë që e dëshiron

Sa i përket bojkotit në shtrat apo rrahjes, vlen të përmendet se këta nuk janë zgjidhje për problemet e përditshme në mes çiftit bashkëshortor, por këta janë zgjidhje për probleme të mëdha që rrallë ndodhin.

Për shembull nëse burri i thotë gruas që të gatuaj oriz dhe peshk, ndërsa ajo ka harruar dhe në vend të peshkut ka gatuar pulë dhe oriz. Në këtë rast a zbatohet rregulla: këshillë, bojkot, goditje?!

Padyshim se jo. Këto janë gjëra të rëndomta të cilat duhet të tejkalohen bile edhe fare pa u hetuar.

Mirëpo, nëse bashkëshortja është me moral të ulët, kokëfortë tek e cila mund që të hetohen cilësi të këqija sikurse është aroganca, gjunahet e tepërta, pandëgjueshmëria, ashpërsia, atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me një grua e cila është e pabindur ndaj burrit dhe e cila kërkon që të përmirsohet dhe të udhëzohet, ashtuqë të zgjidhet problemi i saj, ashtusiç është rasti i të sëmurit i cili kërkon mjekim.

Paramando lexues i nderuar, të gjitha ata veti të këqija të gruas që shkaktojnë përçarje në familje dhe që e shkatërrojnë martesën edhe pas gjitha metodave që i përdor burri… prapseprap gruaja nuk reagon pozitivisht ndaj atyre. Cila është më e mirë: shkatërrimi i martesës, apo goditja që nuk len gjurma?

Nëse goditja shkakton humbjen e njërit sy dhe nëse divorci është verbëri, atëherë më mirë është të keshë njërin sy, sesa të jesh i verbër totalisht. Jo vetëm kaq, por nëse një grua me moral dhe sjellje të keqe nëse ngel në atë gjendje, ajo sigurisht do të shkaktoj përçarje në familje dhe shkatërrim më të gjerë në shoqëri! 

 

 

Kaptina e pestë

Domethënia e fjalës “rrahje-goditje” në Islam

 

Islami e ka zgjedhur problemin e dhunës në familje shumë më herët sesa organizatat e ndryshme botërore për të drejtat e njeriut. Islami e ka ndaluar dhunën e padrejtë në familje, me ç’rast ai që i tejkalon kufijtë dënohet me dënim në këtë botë dhe me dënim në botën tjetër. Ndalesa nuk është e përkufizuar vetëm në veprën që shkelësi e vepron, por në Islam ka edhe ndalesë edhe për përdorimin e fjalëve të ndyta. Sipas kësaj, Ligji i Sheriatit është më gjithpërfshirës, më i gjerë dhe më komplet sesa të gjitha ligjet njerëzore. Përpara më tepër se 1400 vite ka thënë Pejgamberi: “Musliman është ai prej gjuhës dhe dorës të së cilit njerëzit janë të sigurtë dhe besimtar është ai tek i cili njerëzit kanë besim përsa i përket gjaqeve dhe pronës”. (Transmeton Ahmedi 7086, en Nesai 4995)

Mund dikush të pyet se si është e mundur që Islami të jetë kundër dhunës, kur në të njëjtën kohë e ka lejuar goditjen e saj?!

 

Si përgjigje në këtë pyetje  duhet që ta shpjegojmë domëthënien e kuptimit të fjalës “goditje” apo “rrahje” në jetën tonë të përditshme dhe kuptimin e saj në Sheriat.

Kur në jetën e përdithshme ndëgjohet se burri e ka goditur, respektivisht rrahur gruan e tij, menjëherë na shkon mendja te pamja e pahijshme e burrit dhunues dhe të padrejtë se si e sulmon gruan duke i shkaktuar asaj goditje të dhimbshme dhe rrahje. Dhe menjëherë na shkon ndërmend gruaja e gjorë e cila e duron padrejtësinë dhe dëmin mbi trupin e saj të mbuluar me nishane, prerje dhe thyejre. Kjo është pra kuptimi i rrahjes gjegjësisht goditjes në jetën e përditshme, sipas asaj që e kemi parë.

 

Nëse të thotë dikush se e ka goditur zilen përpara derës, ti a mendon se dikush i është vërsulur ziles dhe derës duke e goditur?!

Pra fjala “goditje” apo “rrahje” (Darb - ضرب) kuptimin e vet e ndryshon varësisht prej përdorimit të saj në fjali, duke e patur parasyshë se pse folësi e përdor këtë fjalë.

Fjala “goditje-rrahje” në Islam dallon plotësisht nga kuptimi i fjalës së njëjtë në jetën e përditshme.

 

Nëse duam që të jemi të drejtë, atëherë mund të themi se s’ka rrahje të gruas në Islam dhe se vet feja Islame ndalon nënçmimin e grave ose ndaj të sillemi me sjellje të pahijshme ose t’u drejtohemi atyre me fjalë të ndyta. Kuptimi i fjalës “goditje” në Islam është sikurse goditja e ziles, ashtusiç e sqaruam. Qëllimi i gjithë kësaj është që gruaja të kupton se ka gabuar ndaj burrit të saj dhe se ai ka të drejtë ta përmirsoj.

 

Islami burrit i ka vendosur etapa të cilat duhet që t’i merr për ta zgjidhur problemin me gruan e pandëgjueshme dhe ata etapa i paraprijnë “goditjes”. Ndërsa rrahja është etapa e fundit për atë grua tek e cila asgjë tjetër nuk ka sjellur rezultat.

Gjithashtu Sheriati ka sjellur disa ndalesa për burrin, ndalesa të cilat nëse burri i shkel, atëherë ai bëhet prej gabimtarëve që i shkelin kufijtë e Allahut.

 

 

Ata kufijë janë:

 

Rregullativa për edukimin me rrahje (goditje)

 

  • Zgjidhja e problemit në mënyrë graduale. Në atë mënyrë që burri jep mundin maksimal për ta zgjedhur problemin në etapat të cilat i paraprijnë goditjes, e ato janë: këshilla, bojkoti në shtrat, goditja.
  • Goditja të jetë me misvak ose ngjashëm, gjatësia dhe trashësia e të cilit nuk është më e madhe sesa lapsi.
  • Mos të goditet në fytyrë ose në pjesët e ndijshme të trupit. Islami rreptësisht e ndalon goditjen në fytyrë, qoftë i godituri grua apo burrë, ose qoftë edhe kafshë. Fytyra është e ndershme dhe secila goditje, qoftë edhe e vogël shkakton problem. Gjithashtu ndalohet që me qëllim të goditen pjesët e ndijshme të trupit. Këta janë kufijtë e Allahut dhe kush i tejkalon ata, i ka bërë padrejtësi vetes së vet.
  • Edukimi me këtë metodë mos të jetë në prezencë të njerëzve që shikojnë. Ashtuqë nuk i lejohet burrit ta godet gruan përpara të tjerëve dhe në veçanti jo përpara fëmijëve, sepse kjo është nënçmim për gruan dhe gjithashtu shërben si shembull i keq. Si do të jetë edukata e fëmijëve nëse prindi e godet nënën e fëmijëve përpara syve të tyre dhe fëmijët shikojnë apo ndëgjojnë!?
  • Goditja mos të jetë e fortë dhe mos të len gjurma në lëkurë, siç është gjakderdhja, plagët apo thyerje të eshtrave. Nëse burri i shkakton asaj palgë, thyerje apo gjakderdhje në trup, atëherë ky burrë hyn në grupin e gabimtarëve të cilët nuk dëshirojnë që gratë e tyre të përmirsohen, por dëshirojnë që vetëm të hamirren. Ky lloj burri sipas Drejtësisë Islame meriton të edukohet dhe të dënohet me ligj.

 

Kaptina e gjashtë

Goditja (rrahja) e gruas në fetë tjera 

 

Me të vërtetë rrahja e gruas nuk është çështje e cila është e përkufizuar vetëm në një kohë ose në një vend, apo e lidhur me ndonjë bashkësi të caktuar apo vetëm në një periudhë kohore. Kjo çështje ka qenë dhe është prezente në të gjitha civilizimet dhe në të gjitha shekujt.

 

Ai i cili dëshiron që të njihet me statusin e gruas në civilizimet  e mëparshme mund që të kthehet në veprat të cilat janë shkruar në këtë lëmi dhe të cilat gjinden sot, si për shembull se si ka qenë statusi i gruas tek grekët, romakët, kinezët, indusët etj. Si e sheh feja krishtere dhe hebreje rrahjen e gruas? Kjo çështje ka qenë prezente edhe në kohën e Mesihut (Isaut) dhe a ka folur ai diçka rreth kësaj, apo a ka ndaluar që gruaja të goditet?

A ekziston ndonjë citat në librat krishtere, qoftë në Dhjatën e Vjetër apo në Dhjatën e Re, citat i cili e ndalon që të goditen gratë, ose që e cilëson këtë vepër si të papëlqyeshme?

A bëhet i krishteri mëkatarë sipas fesë së tij nëse ai i godet gruan e tij?

Cili është dënimi për atë sipas teksteve Biblike?

Padyshim nuk është gabimtar, sepse nuk ekzistojnë citate që aludojnë në ndalesë, as në Dhjatën e Vjetër e as në Dhjatën e Re!!!

Gjithashtu as nuk përndiqet penalisht përderisa nuk gjenden shenjat e dhunës në mënyrë të dukshme në trupin e saj. Nëse shenjat e dhunës nuk janë të dukshme, si mund  që të dëshmohet se ai e ka goditur atë!

Kjo don të thotë se goditja që nuk len gjurma nuk ka dënim tek ata, as në aspektin fetar e as në aspektin ligjor!

Si është rregullimi i kësaj çështje tek hebrejtë dhe budistët? A ekzistojnë tek ata tekste fetare që e ndalojnë rrahjen e gruas?

Padyshim se nuk ka kurrfarë tekste fetare që e ndalojnë goditjen e grave në asnjë fe, përveçse në Islam!

 

Edhe kur goditja e gruas kalon prej kategorisë Haram në kategorinë Mekruh? Prapëseprap Islami është feja e vetme e cila e potencon faktin se goditja e gruas është e papëlqyeshme!

Sa u përket feve tjera, ata aspak nuk i qasen kësaj çështje, as ndalesës e as papëlqyeshmërisë.

Për shembull kur i krishteri e humb kontrollin ndaj vetes së tij dhe fillon ta godet gruan, cilët janë ata rregulla të cilat ai s’guxon t’i tejkalojë?

Krishterizmi a i ka përcaktuar të krishterit kufijë se si ai s’guxon që ta godet gruan në fytyrë, ose të mos i lej gjurmë rrahjeje në trup ose ngjashëm?

Padyshim se jo.

 

Ai i cili mendon në realitetin e sodit në të cilin jetojmë, do të gjej statistika të mëdha të rasteve të regjistruara të dhunës ndaj gruas, nga ana e hebrejve, krishterëve dhe të tjerëve.

Ke mundësi të njihesh online me raportet policore në SHBA dhe në Evropë dhe do të njihesh me përqindjen e madhe të burrave të cilët kryejnë dhunë në familjet e tyre ndaj grave dhe ndaj fëmijëve!

 

Në kohën paraislamike ka qenë gjë normale që burri ta lidh gruan e tij për shtylle dhe ta rrah atë. Kjo gjë nuk ka qenë e ndaluar në asnjë fe (në fetë e pranishme në atë kohë) dhe në asnjë ligj, derisa nuk është dërguar Pejgamberi Muhamed, i cili i ka deroguar këta zakone kur ka thënë: “Dikush prej jush e lidh gruan për shtylle dhe e godet atë me kamxhik, ashtusiç goditet me kamxhik robi, ashtuqë në fund të ditës ai shkon në shtrat me atë”. (Transmeton Buhariu)

 

Me këta fjalë Pejgamberi e ka anuluar çdo adet me të cilin burri gjatë ditës e godet gruan, ndërsa në fund të ditës dëshiron që të ketë marrdhënie intime me atë!!!

 

Me fjalë tjera: Si mund që burri gjatë ditës të jetë aq i ashpër, ndërsa natën dëshiron që të jetë në afërsi të saj dhe i butë me atë!?

 

Shembuj rreth statusit të gruas në Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re 

 

Pasuesit e Krishterizmit çdoherë mundohen që të na bindin se Isau (Paqja qoftë mbi atë) ka qenë i pari i cili ka propaguar për të drejtat e gruas dhe se ai i ka dhënë gruas të drejta që ajo nuk i ka në asnjë fe dhe kjo don të thotë  se Bibla e ka ngritur pozitën e gruas.

Mirëpo kjo a përputhet me realitetin?!

 

Të gjithë e dijnë se sipas Biblës, altari është i ndaluar për gratë dhe njëherit paraqet vendin më të shenjtë në kishë. Altari ndalohet për të gjitha femrat, të reja apo plaka. Kjo rregull nuk është e lidhur me moshën por është e lidhur me gjininë. Kështuqë as në Dhjatën e Vjetër apo në Dhjatën e Re nuk përmendet kurrfarë mundësie që gruaja të ngjitet në altar ose që të mbajë meshë.

Gruas as nuk i lejohet që të flet apo të mësoj dikë në brendi të kishës. Asaj nuk i lejohet që të kryej asnjë funksion kishtarë, por vetëm i lejohet që të ketë rolin e motrës së nderit e cila është në gradën e shërbetorit e jo priftit!

 

Bibla jep zgjedhje të gjerë të profesioneve kishtare siç është: At, Prift, Murg, Patrijark, Peshkop, mirëpo të gjitha këta janë vetëm për meshkujt!

 

Tani do të cekim disa shembuj nga Bibla me qëllim që të shohim se çfarë pozite gëzojnë ata në krishterizëm:

 

  • Gruaja dënohet për mëkatin e burrit 

Në Librin e Jeremijas (23:24) thuhet: “Dhe nëse ndonjë profet, prift ose popull thotë: “Bara e Zotit”, do ta dënoj atë dhe shtëpinë e tij”.

  • Djegia me zjarr e gruas amorale (lavire) 

Në Levitik (21:9) thuhet: “Nëse bija e priftit çnderohet dhe kryen tradhëti (seksuale), ajo e ka çnderuar babain e saj. Ajo të mbytet dhe të digjet me zjarr”.

  • Prerja e dorës së gruas për arsye banale

Në Deutoronomi (25: 11-12) thuhet: “Nëse dy veta rrihen mes veti dhe gruaja kalon aty për ta nxjerrur burrin nga duart e atij që e godet dhe gjatë kësaj ajo e zgjat dorën dhe e kap atë tjetrin për organin gjenital, preja asaj dorën, mos të ketë syri yt fare keqardhje”. 

  • Gruaja e ndarë dhe vejusha janë sikurse gratë tradhëtare

Në Levitik (9:21) thuhet: “Prifti më i madh në mesin e vëllezërve të tij le të merr për grua virgjëreshë nga populli i tij. Mos të merr vejushë, e as grua të ndarë, të çnderuar ose tradhëtare”.

  • Nënshtrim të plotë dhe heshtje të gruas ndaj burrit

Në Letrën e Palit deri te Efesasit (22:5) thuhet: “Gratë të dorëzohen ndaj burrave ashtusiç janë të dorëzuara ndaj Zotit, sepse burri është koka e guras, ashtusiç është Jezusi koka e kishës dhe shpëtuesi i saj. Njëjtë sikurse kisha i dorëzohet Krishtit, ashtu edhe gratë duhet t’u dorëzohen burrave të tyre”.

  • Obligim i grave është që të heshtin në kishë 

Në Letrën e Parë deri te Korintijanët (14:34) thuhet: “Gratë le të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin. Le të jenë të ndëgjueshme ashtusiç thotë Ligji. Nëse duan që të mësojnë diçka, le t’i pyesin në shtëpi burrat e tyre, sepse nuk i ngjan gruas që të flet në kishë”.

  • Gruaja është shkak devijimi

Në letrën e Parë të Palit deri te Timoteu thuhet (2:11-15): “Le të mësojë gruaja në heshtje dhe në nënshtrim të plotë. Gruas nuk i lejoj që të mësoj dikë, e as të zotëroj me burrin, por ajo të heshtë. Sepse i pari është krijuar Adami, e pastaj Eva. Dhe Adami nuk është mashtruar, por gruaja e tij është mashtruar dhe ka bërë shkelje. Por gratë do të shpëtojnë me lindje të fëmijëve, nëse ata rrijnë në besim, dashuri, përkushtim dhe mirëkuptim”.

  • Burrat kanë përparsi ndaj grave

Në Letrën e Parë të Pjetrit thuhet (3:1-6): “Ashtu edhe ju gra, bëhuni të nënshtruara ndaj burrave tuaj…dhe zbukurimi i juaj mos të jetë në të jashtmen, në thurrjen e flokëve, në arin apo veshjen. Por le të jetë fytyrë e fshehtë, e veshur në shpirt të paprishur të lehtë e të qetë që është i çmuar në sytë e Zotit. Kështu kanë qenë dikur gratë e shenjta të cilat mbështeten në Zot, të cilat u nënshtrohen burrave të tyre. Ashtu edhe Sara ka qenë e bindur ndaj Abrahamit dhe e ka thirrur “Zotëriu im”.

  • Gurëzimi i gruas lavire deri në vdekje

Në Deutoronomi thuhet (13:22): “Nëse burri e merr gruan dhe shtrihet me atë e pas kësaj e urren dhe e akuzon për vepra të turpshme me ç’rast do ta sjell atë në zë të keq (reputacion) duke thënë: “E kam marrë këtë grua, por kur u shtriva me atë e gjeta që nuk është virgjëreshë”. Atëherë babai dhe nëna e asaj vajze le të marrin argument që ajo është virgjëreshë dhe le ta dërgojnë tek dera e kokave të qytetit. Kokat e qytetit le ta marrin atë burrë dhe le ta edukojnë (me goditje) dhe le t’i marrin dënim prej njëqind sikla argjendi, dhe kokat atë (argjend) le t’ia japin babait të vajzës, sepse e ka çuar virgjëreshën e Izraelit në zë të keq. Ajo edhe mëtej le të jetë grua e tij, ai nuk guzon që të ndahet prej saj sa të jetë gjallë. Por nëse akuza vërtetohet dhe nuk gjendet argument se ajo ka qenë virgjëreshë, atëherë vajzën le ta nxjerrin përpara shtëpisë së babait dhe burrat e qytetit le ta gurëzojnë deri në vdekje”.

Në Librin e Pestë të Mojsiut (22:22) thuhet: “Nëse një burrë gjindet duke fjetur me një grua që i takon një burri tjetër, ata të dy të mbyten, edhe burri që ka fjetur me gruan, po edhe gruaja. Ashtu largohet e keqja prej Izraelit”.

Gjithashtu në Deutoronomi (23:22) thuhet: “Nëse burri në qytet has në virgjëreshë të fejuar dhe shtrihet me atë, të dy nxirrni përpara dyerve të atij qytetit dhe gurëzoni deri në vdekje”.

  • Gruaja është në pozitë më të ulët sesa burri

Në Letrën e Parë deri te Korintijanët (3:11) thuhet: “Por dua që të dini se Krishti është koka e secilit burrë dhe koka e gruas është burri, ndërsa koka e Krishtit është Zoti. Secili burrë që lutet dhe e ka kokën e mbuluar, ai e turpëron kokën e vet. Dhe secila grua që lutet me kokën e pambuluar e turpëron kokën e vet, e kjo është sikurse ta ketë kokën e rruajtur. Nëse gruaja nuk e mbulon kokën, atëherë la ta rruaj dhe nëse është turp që ta rruaj, atëherë le ta mbulojë. Burri nuk duhet ta mbulojë kokën, sepse ai është pamja e Zotit dhe lavdia, ndërsa gruaja është lavdia e burrit. Burri nuk është krijuar për gruan, por gruaja është krijuar për burrin. Për atë mbi gruan duhet të ketë pushtet, për shkak të engjujve”.

 

 

Kaptina e shtatë

Rrahja e grave në shoqëritë perëndimore 

 

Shumë armiq të Islamit mundohen që të përhapin dyshime rreth Islamit, në mes tjerash edhe dyshime që kanë të bëjnë me rrahjen e grave. Në këtë drejtim ata kanë dhënë mund maksimal duke shtrembëruar çdo ajet ose çdo hadith i cili ne shikim të parë u ka konvenuar. Prandaj “rrahja” në citatet është përmendur në veçanti nga ajo që i paraprin ose që vjen në vijim dhe në këtë mënyrë kanë mbjellur dyshime të rrejshme rreth Islamit. Në këtë drejtim ata përdorin gënjeshtra të ulta me të cilat ata largohen nga e vërteta, pra ndodh që njëri prej tyre ta hap temën në mënyrë jokomplete ose në formë të paqartë me qëllim që të përhap gjëra jo të vërteta rreth Islamit. Mu ata janë ata të cilët në të njëjtën kohë thërrasin në civilizim dhe në marrdhënie të drejtë me gratë, mirëpo ata i kanë harruar faktet në vijim:

E para: Islami është feja e vetme e cila në mes bashkëshortëve ka vendosur mëshirë dhe dashuri. Dhe Islami është feja e vetme e cila e ndalon dhunën ndaj grave dhe nënçmimin e tyre, qoftë nënçmim me vepër apo me fjalë. Thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Dhe prej argumenteve të Tija është se prej llojit tuaj krijoi çift që të gjeni prehje tek ata dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë me të vërtetë ka argument për popullin i cili mendon”. (er Rum 21)

Me rëndësi të përmendet është se dashuria dhe mëshira në këtë Ajet është dashuria dhe mëshira në suaza të martesës ligjore Sheriatike.

E dyta: Islami është feja e vetme e cila përpara katërmbëdhjetë shekujve e ka ndaluar rrahjen dhe nënçmimin e grave. Thotë Pejgamberi: “I respekton gratë i respektuari dhe i nënçmon i nënçmuari”. (Silsilet Daife - el Albani)

Nëse e kontrollojmë Biblën e cila e përfshin Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re, nuk do të gjejmë asgjë që as përafërmi e as nga larg i ngjan ndalesës së rrahjes së grave.

E treta: Islami nxit në marrdhënie të mira me gratë. Të gjitha ajetet Kur’anore dhe hadithet e Pejgamberit të cilat flasin për marrdhëniet bashkëshortore, nxisin në mirësi të ndërsjellë dhe zemërgjerësi. Thotë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta aq sa edhe obligime”. (el Bekare 228)

E katërta: Islami thërret në sjellje të mirë në mes gruas dhe burrit, sjellje e cila garanton shpërblim në Botën Tjetër. Thotë Pejgamberi: “Ai i cili jep dhe me atë dhënie e dëshiron Fytyrën e Allahut, Allahu do t’i jep atij shpërblim, bile edhe për kafshatën që burri e shtin në gojën gruas së tij ka shpërblim”. (Transmeton Buhari)

E pesta: Islami e ka lejuar goditjen si vepër në rrethana të veçanta dhe jo si rregull e përgjithsme, dhe kjo është e rregulluar në kushte të veçanta të cilat e pengojnë burrin që ta përdor këtë metodë, përveçse në rrethana të posaçme si mjet i fundit të zgjidhet problemi dhe të largohet dëmi më i madh. Kjo është kështu, sepse gratë nuk janë të njëjta në të gjitha kohërat, shoqëritë apo fiset. Për këtë, një metodë e cila është e suksesshme në një shoqëri nuk është e përshtatshme për një shoqëri tjetër dhe në vend që të bëj dobi, mund të shkaktoj dëm. Një sjellje e caktuar ndaj një gruaje mund që të jetë e papërshtatshme për atë, sadoqë ti mundohesh t’ia përshtatish. Ky dallim në mënyrën e sjelljes së grave është gjithëpërfshirës në Ligjin Islam, sepse Islami i merr parasysh të gjitha mundësitë.

E gjashta: Fenomeni i dhunës në familje është shumë i përhapur në shtetet të cilat propagojnë përparimin dhe civilizimin. Sa të krishterë në perëndim ushtrojnë dhunë ndaj grave të tyre në vende publike, në aeroport, restoran, ose në rrugë përpara syve të kalimtarëve. Dhe kjo nuk është fshehtësi, por është gjë e përditshme që edhe tregohet nëpërmjet mjeteve për informim.

Sa femra krishtere në SHBA, Kanada, Evropë, Australi dhe të tjera, shkojnë në stacionet policore për të paraqitur dhunë nga burrat e tyre me qëllim që të mirret raport. Dhe këto raporte nuk merren nëse nuk ka argument të qartë të dhunës, siç janë: thyerjet e eshtrave, plagët dhe të tjera.

 

Përhapja e rrahjeve në shoqëritë perëndimore 

 

Me qëllim që të na bëhet e qartë se sa dhuna ka marrë hov në shoqëritë të cilat veten e quajnë të përparuara dhe të civilizuara, mund që të kthehemi këtyre fakteve:

-         Isntitucionet e shumta dhe shoqatat e sektorit shtetëror dhe qytetar në shtetet e Evropës të cilat merren me dhunën ndaj grave dhe familjes, kanë dështuar që ta zgjidhin këtë problem.

-         Lajmërimet në mjetet е informimit publik thërrasin që të informohet policia për çdo lloj dhune ndaj gruas.

-         Pyetjet të cilat shpesh ju parashtrohen  qytetarëve në shoqëritë perëndimore janë:

-         A ke goditur ndonjëherë gruan?

-         A ke parë ose ndëgjuar ndonjëherë se si babai e godet nënën tënde?

-         A ke ndëgjuar se ndonjëri i familjes tënde e ka rrahur gruan e tij?

-         A ke ndëgjuar fqiun tënd se e ka rrahur gruan?

Qëllimi i këtyre pyetjeve është që të vërtetohet ekzistimi i dhunës ndaj grave nga burrat e tyre të krishterë, qoftë ajo në Evrpoë, SHBA, Australi. Dhe kjo njëherit paraqet problem serioz.

Në fund bëhet e qartë për secilin që është objektiv, se Islami e ka nderuar gruan dhe se Islami është feja e vetme e cila e ka ngritur pozitën e saj. Islami e ka mbrojtur gruan nga përdhosja e nderit të saj dhe nga goditja e lavdisë së saj dhe nga ana tjetër ka tërhequr vërejtjen që mos i bëhet asaj padrejtësi. Thotë Pejgamberi: “Ju ndaloj padrejtësinë ndaj dy të dobtëve: ndaj jetimit dhe ndaj gruas”. (Transmeton Bejheki)

 

Paqja dhe mëshira qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij…

 

 

WWW.ISLAMLAND.COM 

 

 

 


 

Ndërlidhje me titullin e librit

 

Tani kur veç më e prezentuam temën e goditjes se gruas në Islam nga të gjitha aspektet, dikush mund të thotë se sipas titullit të librit sheh ndalesë për goditjen e grave dhe se kjo bie në kundërshtim me Ajetin Kur’anor “…dhe rrihni…”.

Ndërsa ne themi se ai i cili e këput fjalën prej fjalisë (pra e nxjerr nga konteksti) dhe i fshin të gjitha fjalët të janë përpara dhe pas, ashtusiç edhe e sqaruam në libër.

Kjo është njëjtë sikurse kur dikush argumentohet kur e lexon këtë ajet: “Dhe mos iu afroni Namazit” pa mos me e lexuar ajetin deri në fund dhe i cili thotë: “përderisa jeni të dehur”,

Pra, në rregull është të lexohet teksti i tërë siç është në vijim “Dhe mos iu afroni Namazit përderisa jeni të dehur”. (el Maide)

Allahu thotë: Dhe ata gra nga mosbindja e të cilave druheni, këshilloni ata, ndani ata në shtrat dhe rrihni. Nëse ata ju binden, bëhen të ndëgjueshme ndaj jush, atëherë mos kërkoni rrugë tjetër për ata. Me të vërtetë Allahu është i Lartësuar dhe i Madhëruar”. (en Nisaa 34)

Sipas kësaj, Ajeti Kur’anor flet për gruan e pandëgjueshme dhe të pabindur ndaj burrit të saj dhe nuk flet në përgjithësi për gratë!

Kjo është njëjtë sikurse nëse themi “I pritet dora burrit”,në vend që të themi “I pritet dora vjedhësit”. Pra vjedhësi, laviri, gruaja e pandëgjueshme, ndaj tyre zbatohet ajo që Ligji i Sheriatit e ka caktuar për ata, varësisht prej veprës dhe prej vepruesit.

Islami nuk e lejon goditjen e burrave, grave dhe fëmijëve ose që t’i bëhet dikujt padrejtësi. Por goditja lejohet në rrethana të caktuara, ashtusiç e sqaruam në libër.

Dhe rastet e veçanta nuk janë rregulla të përgjithshme.

 

Në ajetet Kur’anore të mëposhtme a është për qëllim urdhëri i patjetërsueshëm apo është vepër e lejuar?

 

 “…Dhe rrihni ata” (en Nisa)

Dhe kur të dilni (nga ihrami), gjuani (gjueti)” (el Maide)

Dhe kur të kryhet Namazi (i Xhumasë) shpërndahuni nëpër tokë”. (el Xhum’a)

Dhe kur të pastrohen (nga menstruacioni), afrohuni tek ata”. (el Bekare)

Në këta ajete të lartëpërmendura ky urdhër a është urdhër i domsdoshëm që të kryhet, apo është urdhër të cilin je i lirë që ta bësh apo mos ta bësh!!!

Padrejtësia në Islam është e ndaluar dhe është e ndaluar rrahja e grave në përgjithësi, këtu bën përjashtim gruaja e pabindur. Në këtë dallon Islami prej feve tjera duke vendosur dispozita të hollësishme për të gjitha rastet dhe për të gjithë njerëzit.

 

 

Përmbajtja

 

Hyrje

Kaptina e parë

Ndarja  e dispozitave dhe veprave në të Drejtën Islame

Dallimi në mes Hallallit dhe Haramit

Kalimi i veprave prej një kategorie në tjetrën

Kaptina e dytë

Trajtimi i gruas nën hijen e Kuranit dhe Sunetit

Kaptina e tretë

Dispozita e Sheriatit për atë që e godet gruan

Kaptina e katërt

Dispozita e Sheriatit për gruan e pandëgjueshme ndaj burrit

Kaptina e pestë

Domethënia e fjalës “rrahje” në Islam

Kaptina e gjashtë

Goditja (rrahja) e gruas fetë tjera 

Kaptina e shtatë

Rrahja e grave në shoqëritë perëndimore